11 April 2019
1. ”Enver Hoxha ishte simboli i besnikërisë së zjartë për pavarësi, i vullnetit për të ndërtuar socializmin në rrugën e vështirë të pavarur, duke refuzuar mbështetjen në ndihmat e jashtme të pa qëndrueshme, të dyshimta dhe të kushtëzuara.”
Zhan Pier Kot (Personalitet dhe intelektual i shquar Francez.)
2. ”Njoftimi i dhënë se në Moskë po shiten me kërkesa të mëdha të dy librat e Enver Hoxhës me titujt “Me Stalinin” dhe ”Hrushovianët”.
7.8. 2011 Gazeta Shekulli.
3. ”Kontributi i Enver Hoxhës në përpilimin dhe zbërthimin e artit ushtrarak të luftës popullore, tregon se ai ishte udhëheës i gjithanshëm, ai ishte dhe dijetar ushtarak.”
Libri ”Akti Ushtarak i Luftës Popullore”
Gjithë ushtarakët e viteve 1970-1990
Pedagogët e Akademisë Ushtarake.
4. ”Greqia, tani është bërë si Shqipëria e sotme pa Enver Hoxhën, se ai Enveri ka qenë personalitet dhe njeri i madh, burrë shteti i Shqipërisë, sa qe ai Shqipëria përparoi dhe ishte e nderuar në botë.” 22.4.2015 Televizioni, Gazetat Greke.
Pangalos, Ish-Minister i Jashtëm i Greqisë (me prejardhje arvanitase).
5. ”Mendimit dhe gjykimit të Enver Hoxhës, nuk i bëra ballë.”
Cu En Lai , Kryeministri i Republikes së Kinës.
6. ”Historia dhe populli e dinë se fitoret e LANÇ lidhen me emrin e dikujt se në krye të komandës UNCL kishte në krye një udhëheqës të madh, të zot e trim, atdhetar e të pa-përkulur që udhëhoqi ushtrinë partizane që bëri shtet për 45 vjet dhe ngriti lartë emrin e Shqipërisë në botë, e ky ishte Enver Hoxha.
7. De Goli ka thënë: “Lavdija shkon tek ai që nuk e kërkon atë”.
Të gjithë e dinin se komandanti i UNÇL ishte komunist dhe kryetar i P.K.SH.
8. “…Ishte fuqia e tij intelektuale e atdhetare i cili gjatë gjithë natës, pa vënë gjumë në sy, përgatiti raport të ri në frengjisht dhe tronditi sallën kur e lexoi dhe Shqipëria shpëtoi dhe rifitoi të drejtën e të qënit anëtar i koalicionit të madh antifashist të botës.”
(Rustem Peci, Kryetar i Komitetit Kombëtar të veteranëve te LANÇ më 28-29 nëntor 2014 Tiranë).
9. ”40 vjetët e drejtimit të Hoxhës, natyrisht kanë provuar jo vetëm se ai ishte një udhëheqës popullor, por gjithashtu edhe një symbol, sepse Shqipëria u bë pa këneta malariesh dhe pa vdekje fëmijësh dhe vuajtje urie. Një Shqipëri sovrane dhe e pavarur nga fuqitë e mëdha.”
Gazeta Suedeze e datës 20 Shtator 1985 (Gazeta “Gverllsposten”)
10. Pikëllimi na lehtësohet se shoku Enver Hoxha vdiq i mbuluar me lavdi dhe e la Shqipërine kala të pathyeshme, të lulëzuar e të përparuar, të fuqishëm si asnjiherë në historinë e saj mijëra vjecare.
(Një grup shqiptarësh me banim në Njy-Jork) ”Zëri i Popullit”, 17 prill 1985
11. Në Zemrën e Popullit!
– Enveri, vetëm një fjalë nuk mbajti: atë që nuk rrojti, sa deshi populli!
– Enveri, do të na falte që një herë nuk e mbajtëm fjalën, nuk i mbajtëm dot lotët…
– Humbja e shokut Enver është një mungesë me të cilën vetë jeta nuk mësohet dot, jo më njeriu.
– Shoku Enver bëri betimin ”Do të vdes Komunist!” dhe e mbajti.
– Vdekja nuk na mund dot, se nuk na mund dot harresa.
– Enver Hoxha, gëzimin më të madh e kishte kur bëheshin dasma, kur këndohej, kur lindin fëmijë….
Thanas Dino
”Zëri Popullit”, 18 Prill, 1985