Home / Opinion / NUK E NDERON EMRI NJË PERSON, POR PERSONI E NDERON EMRIN E TIJ

NUK E NDERON EMRI NJË PERSON, POR PERSONI E NDERON EMRIN E TIJ

Çudira të botës shqiptare

Me shkas, komenti i një lexuesi mbi njërin nga shkrimet e mia të fundit, i cili në vend se të komentojë në lidhje me shkrimin, merret me emrin personal dhe mbiemrin e autorit. Sa gjest i ulët njerëzor!

Nuk kam dashur asnjëherë të merrem me etimologji popullore (folklorike), që mund edhe të kenë një bazë të së vërtetës, por një lexues zevzek i shkrimeve të mia, siç duket ka nevojë për shpjegimin e domethënies së emrit dhe mbiemrit tim, sipas tij, me prejardhje turke-arabe. Kështu, autori (unë) u dashka “të kthehet në identitetin kombëtar”, vetëm me ndryshimi e tyre, të emrit dhe mbiemrit!

Emri Abdulla është tepër i lashtë, sipas burimeve shkencore dhe fetare, shumë para krijimit të identiteteve kombëtare dhe fetare të popujve. Ky emër personal nuk lidhet me identitetin turk as atë arab. Këtë emër e ka pasur, sipas studiuesve, edhe i ati i profetit Muhamet, a.s.v.

Prejardhja e këtij emri shpjegohet kështu në gjuhën shqipe:

Abd: apd – apt-haptë, i hapur, i çelë, i ndritur, ndriçues.

Ull-a: Ull, yll, me prapashtesën a, që merr kuptimin, i yllit.

Pra, emri personal Abdulla, emër i lashtë në gjuhën pellazge-ilire, ka këtë kuptim: yll i ndritur, ndriçues, sipas kultit ilir të diellit (yllit), jo siç e shpjegojnë disa, se mund të ketë prejardhje nga gjuha turke (osmane), persiane apo arabe, të cilat kanë huazuar shumë fjalë nga gjuha e lashtë pellazge-ilire-shqipe, si gjuhë e fillimit, e zanafillës (së paku në hapësirat evropiane dhe të Mesdheut).

Lindja e islamizmit dhe identiteteve kombëtare janë tepër të reja në historinë e njerëzimit, të pamjaftueshme për të shpjeguar fjalët e gjuhëve të lashta, të lindura bashkë me qeniet e para njerëzore në planetin Tokë, siç është gjuha shqipe.

Në vazhdim, e ndaj me lexuesit e mi këtë “zbulim”, “mrekulli” dhe “shqetësim atdhetar” nga kjo mendësi primitive që i ka lënë prapa shqiptarët ndër shekuj.

(19 qershor 2022)

About admin

x

Check Also

Prof. Farudin Hoxha: Si i ndërtoi Shqipëria 650 diga në të gjithë vendin dikur

INTERVISTA/ Akademiku Farudin Hoxha, parashtron rrezikun që mund të vijë nga amortizimi ...