Home / Lajme / Një president për të Finlandizuar Shqipërinë.

Një president për të Finlandizuar Shqipërinë.

Tashmë duket se është mbërritur në fazën e fundit të zgjedhjes së një presidenti në Shqipëri.

Por presidenti i kësaj rradhe nuk do jetë vetëm një pjesë fundore e mazhorancës qeverisëse, ashtu si kanë qënë të gjithë presidentët e tjerë në këtë 30 vjeçar.

Presidenti i rradhës duhet të jetë edhe greko fil, që të Finlandizojë Shqipërinë për hesap të mazokistit psiqik që udhëheq kartelin Rilindja.

Them të Finlandizojë vëndin, pasi ashtu si Rusia i mori Finlandës në 1940 rreth 9% të territorrit, si rezultat i fitores së luftës edhe Greqia tashti kërkon t’i marri Shqipërisë një përqindje të territorit të saj.

Por ne, as nuk jemi në fund të një lufte me Greqinë dhe as që e kemi humbur një të tillë me të.

Më e pakta, me anë të këtij veprimi, ndoshta do të gjëndemi në fillim e një lufte.

Dhe një president i tillë, që t’i bëjë këtë dëm Shqipërisë po kërkohet nga të gjithë faktorët politikë në vend.

Edhe pse të gjithë po luajnë parimorin, ca në emër të kushtetutës, ca në emër të demokracisë dhe të gjithë si përherë edhe në emër të Shqipërisë.

Po mundohen të na mbushin mendjen se presidenti i kësaj rradhe, do të jetë jokonsensual. Ndërkohë që të gjitha palët janë dakordësuar sipas formulës : Jemi marrë vesh që mos të merremi vesh.

Dukë u dakordësauar për mos t’u marrë vesh për zgjidhjen e një problemi kaq të madh kombëtar, do të lejojnë zgjedhjen e një presidenti të propozuar vetëm nga mazhoranca, i cili do të pëmbushi premtimet që jo shqiptari Ed Rama i ka dhënë Greqisë në këto 10 vitet e fundit.

Por edhe opozitës që i ngjan një familjejë të ndarë në dy kurora, por që jetojn në të njëjtin apartament, i intereson zgjedhja e një presidenti të tillë.

Ku njëra palë, ajo që vepron si hije e Bashës do të përbyllte premtimin e nisur nga ai kur ishte ministër i jashtëm.

Dhe njëkohësisht ta përdori zgjedhjen e tij si një arsye argumentative ndaj pjesës tjetër të familjes në të cilën bën pjesë, se po të kishte qën ky në krye akoma të asaj familjeje, kjo nuk do kishte ndodhur, edhe pse ai nuk e ndoqi propozimin e bërë fillimisht për zgjedhjen e presidentit nga populli.

Ndërsa kurorës tjetër të kësaj familjeje të udhëhequr nga Berisha, i intereson që mazhoranca ta bëjë një veprim të tillë e të zgjedhi një president që të Finlandizojë Shqipërinë, pasi kështu do kishte një arsye të madhe për të nisur protesta popullore për rrëzimin e qeverisë, në emër të patriotizmit.

Po ashtu edhe pjesës tjetër të opozitës së presidentit aktual, ju intereson ky lloj presidenti i ri, për t’i treguar pasuesve të tij dhe ndoshta gjith opozitës dhe t’ju mbushi mendjen shqiptarëve se ky nuk ka qënë hajdut ordiner, i zënë me bllok në dorë, por një patriot i vërtetë që nuk e bëri atë që do bëjë presidenti i ri.

Edhe pse ky i tanishmi e ka mundësinë që ta prishi komplet këtë lojë të pisët ndaj Shqipërisë dhe ndaj të gjithë atyre që i mbajnë ison kësaj loje.

Do të mjaftonte vetëm që të prishte leltrat kredenciale të ambasadorit grek në Shqipëri.

Arsyeja për këtë veprim është gjëndja e luftës në të cilën ndodhet SHqipëria me Greqinë, duke qënë se ata e kanë në fuqi akoma ligjin e luftës dhe traktati i miqësisë ndërmjet dy vendeve të firmosur në 21 Mars 1996 ka mabaruar që në momentin që grekët po kërkojnë të marrin territor tonin dhe na kërcënojnë haptazi.

Ashtu siç shihet, ky president nuk do të jetë aspak jo konsensual, por totalisht konsensual, pasi të gjitha palët, kanë vënë partinë mbi Shqipërinë.

Duke qënë se ne vetë jemi të zënë duke komentuar e bërë shkrime në FB si puna ime, e nuk kemi kohë të ngrihemi, të organizohemi, të luftojmë e mbrojmë atdheun nga kjo tradhëti e dakordësuar e gjithë klasës politike në shqipëri, të shpresojmë që fjala e e Faik Konicës se: Shqipërinë e shpëtoi rastësia.

Të bjerë edhe kësaj rradhe në vesh të Zotit.

About admin

x

Check Also

Prof. Farudin Hoxha: Si i ndërtoi Shqipëria 650 diga në të gjithë vendin dikur

INTERVISTA/ Akademiku Farudin Hoxha, parashtron rrezikun që mund të vijë nga amortizimi ...