NËNË SHQIPËRI! URIME DITA E MËSUESIT! URIME, DITA E ARSIMIT SHQIPTAR!

09
Mar
2024
Shkruan: Fadil Shyti

Thank you for reading this post, don't forget to subscribe!

(“…DRITË E DITURISË, PËRPARA DO TË NA SHPJERË”
(NAIM FRASHËRI).

-NË MËNGJESIN E HERSHËM TË DITËS SË 2 NËNTORIT TË KUQ TË VITIT 1981, NJË GRUP PREJ 8 SHOKËSH E SHOQESH, NË MESIN E TYRE ISHA EDHE UNË, ATËBOTË, ISHIM STUDENTË/E TË UP-s, TITISTËT NA PATËN ARRESTUAR “NË EMËR TË POPULLIT”, SEPSE, SIPAS TYRE:
“PASKEMI BËRË HEREZI, PASKEMI SHKUAR NË RPSSH,
PËR T´U ANGAZHUAR E PËRGADITUR PËR REVOLUCON-
IN POPULLOR, PËR RRËZIMIN E ISH-FEDERATËS JUGOSLLAVE, SË Shpejti DO TË FILLONIM PROTESTAT DHE LUFTËN ÇLIRIMTARE PËR ÇLIRIMIN E KOSOVËS DHE TË VISEVE TË TJERA SHQIPTARE NË ISH-JUGOSLLAVI, ATO, PASTAJ, DO T´IA RIBASHKONIN SHQIPËRISË!

-ATËBOTË UDB-ët, NA THOSHIN:
“JU, KENI SHKUAR ATJE ME DIREKTIVA TË ENVERIT, ME KËRKESËN E PPPSH-së, TË EDUKOHENI DHE TË KALITENI ME IDETË KOMUNISTE REVOLUCION-ARE TË ENVER HOXHËS DHE TË PPSH-së.
-MIRËPO, JU MOR REBELË DHE REBELE, KOT E KENI!
JU, PO THONI:
KOSOVA ËSHTË E SHQIPËRISË?!
JO, JU ME ADEM DEMAÇIN, AS ME ENVER HOXHËN, BILE EDHE ME ZOTIN NË QIELL NËSE BASHKË-. PUNONI, NUK DO TË ARRINI KURRË,
TA SHPARTALLONI JUGOSLLAVINË
E TITOS”!
-FATBARDHËSISHT, PAS SHUMË PËRPJEKJEVE DHE SAKRIFICAVE NË BETEJA DHE NË LUFTËRA ÇLIRIMTARE, NDODHI E KUNDËRTA E ATYRE QË THOSHIN ATA! ISH-JUGOM…,
ISH-JUGOSLLAVIA, U SHKATËRUA SI NJË KALA E ÇULLËT PREJ PLEHËRAVE!

LOTËT NË BURG, PËR ARSIMIN SHQIP!

Mbase, nuk do të theksoja këtu, faktin e burgosjes sonë, sikur të mos më kujtohej fakti që, udbash-ët, shpesh na kërcënonin:
“Ju, irredentistët dhe nacionalistët, që keni qenë atje, ju që jeni kundërshtarë
/e të shtetit jugosllav,
-harrojeni që, ndonjëherë, do t´ju lejojmë, të punoni në arsim”!
Unë, nuk di, si e kanë përjetuar këtë sulm bllokimi, mbi arsimimin tonë; shokët dhe shoqet e mia, mirëpo, di për veten, si e përjetoja; tepër rëndë, po, po, më rëndë, sesa që, mund të dënohesha gjer në 10 vite burg, natyrisht, jo vetëm për vizitën time në RPSSH-së, por për veprimtarinë ilegale.
Atëbotë isha absolvent, pra të gjitha provimet i kisha mbaruar, në kohën e artë kur po e përgatisja temën e diplomës, më erdhën “mysafirët e paftuar”,-ashtu i quanim ne, milicinë fashiste-titiste të kolaboracionistit, Azem Vllasi.
Pra, materialet e temës diplomës, me titull: “Kritika letrare, mbi krijimtarinë e Luigj Gurakuqit”, bashkë me një makinë shkrimi, gjatë kontrollit në bibliotekën, time, milicët i gjetën me ç’rast makinën ma morën, të cilën ma kthyen vetëm pas tre muajsh, ndërsa mbi 20 tituj libra të cilat shkruanin te çmimi me lekë, kopukët thoshin: ja, këto i ke sjellë nga Shqipëria e Enverit, a?!
Po, ua ktheva me krenari.
Po atë ditë milicia në sirtar më gjeti dhe flamurin kuqezi.
Po, ky flamur çfarë të duhet, i Fadil?
-Ju e shihni, unë jam djalë i ri, prandaj, kur të martohem flamurin e ruaj për dasmë, ju fola me alegori, por shkretanët nuk e kuptuan.
Ne, atëbotë “dasmë” i quanim demonstratat dhe luftën për liri.
Po atë flamur e kisha përdorë në marsin e po atij viti në demonstratën e prillit në Mitrovicë.
Po rikthehem ku e pata, fjalën për arsimin:
-Të jesh kaq pranë të dalësh me detyrë në arsim, pas gjithë atyre përpjekjeve dhe vuajtjeve materiale e të tjera; kur papritur të ndodhë kjo barrierë e pamëshirë e jetës-luftë, natyrisht se, ishte aspak e lehtë, ishte si një gjëmë e madhe-mordi, që i goditi fort ndjenjat personale dhe jo vetëm personale, por edhe ato familjare!…
Ato ditë të acarta nëntori, pas një “seance” hetimesh nga udba-ët, njëri prej tyre më hapi plagën e vuajtjeve me këto fjalë:
“Çka kujton ti more Fadil Shyti, të mohosh dhe ta fyesh, të përgatitesh edhe ta vrasësh, pra, të shkatërrosh regjimin e Titos dhe të mendosh pastaj, të punosh profesor i Letërsisë Shqiptare në Kosovë, -a nuk është kjo budallaki për ty”?!!!
-Natyrisht, kjo, më rëndoi goxha fort shpirtërisht.
Kur në atë ditë-zezë, u kryen hetimet e radhës, pas 7-8 orësh, pyetjesh, akuzash, maltretimesh, inskenimesh, sulmesh, trillimesh etj, kur më kthyen në njëfarë ode skëterre ku ishim afërsisht 15 veta, në atë “odë moderne” në burgun e Prishtinës, njëri nga shokët atdhetar, më pyeti:
-Hë, Fadil si kalove?!
Çka të thoshin ata pisat?!
-Pasi i rrëfeva shkurt, ai u largua i qetë; por, poaq papritur kur e mendova rrezikun e humbjes së punës në arsim, pas daljes nga burgu, qe besa, atëbotë as brengoseshim shumë sa po dënohemi…,
-krejt i vrerosur, më shpërthyen lotët?!
U mundova ca të kujdesesha, të mos i shqetësoja shokët, mirëpo, shoku i dhomës së burgut, një djalosh student gjilanas i quajtur, Qerim Maliqi, i cili po ato ditë, e kishin dhe sjellë aty në burg, pra Ay më kishte vërejtur, pa u vonuar shumë, më është ofruar pranë, më ka shtrënguar në kraharor si vëllai-vëllain:
-Hë, më tha, si është puna?
Ke shumë presione?!
Mos u the kaq kollaj, mor djalë?!…
-Qerimi, atëbotë ishte student i vitit të parë në UP.
Armiqtë dhe zagarët e tyre, e kishin burgosur në një protestë për Republikën e Kosovës, bile, disa ditë para se të burgosej bashkë me disa shokë e shoqe -e kishin skuqur tërë rrethin e konvikteve me parullat; “Kosova Republikë” etj.
Qerimi, mësa më kujtohet ishte dënuar 2 muaj burg.
Por, mbahej fort mirë, ishte shumë gazmor, i dashur dhe as që e honepste (as që ia ndiente), për kopukët shqipfolës dhe regjimin jugosllav.
-Përkrahja e tij morale më ndihmoi goxha mirë!
Pasi e mora veten ca, ia tregova të vërtetën:
“Dëgjo mor Qerim vëllai,-i fola: Ty, ke drejt që më thua, mos u the kaq lehtë !
Jo! Nuk jam thyer as kurrë s´do të thyhem, idealet tona kombëtare, ishin, janë dhe do të jenë kurdoherë të shenjëta, por ama dhimbje kemi kur na godasin fizikisht,-por, përbesë, dhimbjet psiqike, ato shpirtërore, qenkan edhe më të hidhura:
Sot, mua më thanë, me gjuhën e ligë, të njëfar udbash-i, i quajtur, Muharem Dana, ato që m´i kishin thënë ca ditë më herët, udbash-ët e pacipë, Faruk Mehmeti dhe Sulejman Arifi:
“Ti Fadil, harroje, se do të punosh ndonjëherë në arsim”!
-Kjo barrierë e së ardhmes sime, më rëndoi goxha shumë,
-më falni vëlla, se ju mërzita!…
Jo! S`ka gjë,-më tha, por, po na dhimbsesh ty.
-Edhe diçka, mos harro, Fadil, “më kërcënoi”, duke qeshur ca, – po u mërzite për të tjerat halle që kemi këtu në burg dhe jashtë burgut, unë, veç në mos dalsha nga ky burg i poshtër,
-se, pa folur kudo dhe dhe pa shkruar për ty se, shoku ynë, Fadil Shyti, nuk ishte aspak burrë i fortë, sepse po mërzitet në burg, etj…
Kur Ay, qeshi të “shfajësohej”, unë i fola; harroje im vëlla këtë, “skandal”, të sotëm prej meje, se qe besa për asgjë tjetër nuk jam mërzitur, as po mërzitem më shumë, sesa, për këtë çështje tepër madhore -si kjo e arsimit.
Mbahu i fortë, -më tha, sepse, udb-ët,
-prej aq shumë të këqijave, e kanë edhe të mirë: kanë rrejtë dhe po rrejnë shumë!Hahaha!…
-Dhe, vërtet Qerim Maliqi, shoku im i mirë, i paharruar në mendjen dhe zemrën time, që më dha kurajë në ato momente të zorit-ia kishte qëlluar sakt!…
Unë, pas daljes nga burgu, kam punuar në një katund malor, të Shalës së Bajgorës, në Vllahi, 9 vite në arsim.
-Pas ca ditësh hetuesie, në mungesë të provave materiale, për akuzat ndaj nesh, shumicën prej nesh, gjykata komunale në Mitrovicë, Prishtinë, Ferizaj e gjetiu, i liroi nga burgu pas pak dënimesh vetëm me nga një muaj apo dy, gjykata për kundërvajtje një muaj hetuesie, përjashtime bëri gjykata në Mitrovicë, ndaj një shokut tonë, Sabri Haxhiut të cilin e dënuan 6 vite burg, prej tyre 3 vite e ca muaj i mbajti në burgjet jugosllave.
-Sabriu, Ay, Sokol djali, kur ishim në Shqipëri, e mori një pako me libra të shokut Enver Hoxha, i solli në Kosovë, prej tyre ne kemi marrë dritë diturie, dhe forca rinore, për betejat tona të mëvonshme.

Lavdi Enver Hoxhës.
Kujtime të paharruara qëndrese në arsim!

-Ne, mësuesit e të Kosovës së Shqipërisë dhe të Viseve të tjera shqiptare, që kur ishim në robëri, 7 Marsin, ditën e mësuesi; -e kishim ditën më të dashur, më të shtrenjtë për zemrat tona.

Atë ditë bardhësie për kombin shqiptar, nga rilindësit tanë, Dhori Qiriazi, Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi e të tjerë, e kanë vënë fuqishëm gurthemelin i diturisë për popullin dhe zhvillimin e Atmëmëdheut tonë.

-Në jetën time, ato 9 vitet e mia si mësues, do t´i veçoja si vitet më të begatshme të jetës sime, kur punoja arsimtar o Gjuhës Shqipe, me fakultetin filozofik dega në Letërsi Shqiptare.
Më kujtohet në veçanti kur isha në Prishtinë, në orën e dhënies së provimit në praktikë, ato orë mësimi, kur me mendje, me zemër dhe me shpirt; kam shpjeguar dhe recituar para nxënësve shpirtrabardhë, të padjallëzuar, atdhetarë dhe atdhetare, që zemra iu gufonte për lirinë, për Shqipërinë, kur i mësonim dhe i recitonim bashkë poezitë e rilindësve tanë, Frashërit, Vasës, Mjedjes, Çajupit, Gurakuqit, Nolit dhe poezitë e poetëve të realizmit socialist, Agollit, Arapit, Vincës, Gërvallës e të tjerë.
-Përkundër gjendjes së rëndë, në robëri, ne as i kemi përfillur ligjet jugosllave shoviniste që, si urithët nëndheshëm që i shkatërrojnë perimet,
-apo, si derrat që i shkatërrojnë misërishtet në arat tona; armiqtë dhe tradhtarët, në shkollat tona, nga parashkollarët gjer në akademi, janë përpjekur t´i shkatërojnë idetë e shqiptarizmës atdhetare.
-Dikur, nuk ia kanë arritur me lepe-peçe,
ca më vonë me: Jes, jes;
E kam bindjen e pathyeshme që, as sot, as kurrën e kurrës,
nuk do t´ia arrijnë me Yes-ët, yes-ët!…
Identiteti ynë kombëtar, është si diamanti:
JO! Diamanti, shpirtëror, pellazgo-iliriano-arbëror- shqiptar, nuk thyhet, nuk shkatërrohet.

-Në rastin më të keq; edhe kur merr goditje, nga kokë-çekanët kryeneçë të zemrazezë,arsimit tonë, edhe më shumë, i rriten vlerat shpirtërore dhe materiale.
-Arsimi ynë, ishte, e ka dhe do ta ketë, kurdoherë shpirtin revolucionar të pastër dhe të pamposhtur, me vlerat e pakufishme dhe të paanë, të enverizmit, sipas motos atdhetare: “Kudo dhe kurdoherë, Shqipo, për Shqipërinë”!

Lavdi dëshmorëve të arsimit shqiptar!
Lavdi Enver Shqipos!
Botuar më 7 Mars, 2018, në fzb, tani po e
ribotoj në shtyp.
7 Mars, 2024

Shënim:
Redaksia, diplomacia. dk nuk e merr përgjegjësinë për pikëpamjet e autorit në shkrimin e botuar!
Respekt!

Kategoria:

Botuar: 09/03/2024

© 2016 - 2024 | DIPLOMACIA.dk