Home / Të ndryshme / “MYSAFIR”

“MYSAFIR”

Mund të jetë një imazh i 1 person dhe ambiente të brendshme

Nga: Arflet Selmani

Vendosa një natë me shumë dëshirë
Te një miku im të shkoja mysafir
Më kishte marr malli ta shihja or burrë
E të bisedonim ashtu si dikur
U duk se u gëzua kur më pa në derë
Ma zgjati dorën më përqafoi menjëherë
Mirë tha që më erdhe dhe më falenderoi
Mirëpo ky gëzim shpejt na përfundoi
Sapo u ula dhe zura vend unë i shkreti
Miku celularin e nxori nga xhepi
U fut në fejsbuk a një dreq e di se ku
Asnjë fjalë tjetër se foli më me mu
Fillova të mërzitem nga sjellja e tij
Ai nuk brengosej e çonte me terezi
I thash po shkoj më mirë se si duket erdha kot
Se paske miq sa të duash në fejsbuk e tik-tok

E kuptoj i thashë edhe unë këtë dreq ves të ri
Po miku duhet nderuar kur të vjen në shtëpi
Pse në internet ai rrinte mirë mua nuk m’u duk
Po edhe unë ankesën për të e bëra në fejsbuk!

About admin

x

Check Also

RIHAPJA E PROCESIT TË PASTRIMIT REAL ME TË KALUARËN KOMUNISTE, PËR DËNIMIN E KRIMEVE DHE KRIMINELËVE TË ISH-REGJIMIT KOMUNIST JUGOSLLA NË MAQEDONINË VERIORE

A k t u a l e ANALIZA E DITËS Shqiptarët do...