Home / Opinion / Maja e plehut dhe udheheqja drejt vdekjes.

Maja e plehut dhe udheheqja drejt vdekjes.

Nga: Luan Baci

27 Qershor 2022

     Krekoset si kaposhi ne maje te mullarit te plehut kryeministri shqiptare Edi Rama, njejte si Berisha, per borxhet qe merr, per rregullimin e lulishteve te qyteteve, pa ngritur aktivitete prodhimi, pa qene ne gjendje te fuse askend ne pune per prodhim industrial

      Mjerisht, keta qe duartrokasin kryeministrin “e sukseshem”, fluturojne me pras ne prapanice, nuk e kuptojne se sa te rrezikshme jane borxhet e jashteme, qe jo vetem pasurite kombetare ti bejne qe te mos jene me te tuat, por te kthejne gjithe popullin ne refugjat pa atdhe!

     Vetem nje shembull te thjeshte fare: Ne se blen nje shtepi per te banuar ne Amerike me paret e tua, pa kredi bankare, je i lire per tere jeten, e ne rastin tjeter, ne se e blen me kredi bankare, po te njejten shtepi, ne rastin me te favorshem, vleren e shtepise e paguan me e pakta tre fish, pa le me kur humbet punen dhe nuk ke para te paguash kredine, atehere banka te merr shtepine dhe del me cader ne diell, por edhe vendi ku ngrihet cadra, ka nje pronar toke qe te kerkon qerane, e je apo nuk je ne gjendje te paguash qerane ku eshte ngritur cadra, e pastaj fol me vete, ose hiqja vetes, se fuqi per me shume nuk ke!  Kujdes ju fanatiket…!

     Pastaj do te perseritet historia e Zogjit te pare, ku “udheheqesit e shquar” do ja mbathin naten neper erresire me avione private, larg nga Shqiperia e larg nga rremeti!

     Urrrrraaa…! Rrrrooofte dhjerokaracija dhe hajnija! Merrni rruget e botes o njerez, me nje torbe te grisur, te lidhur me gjalme, ku bashkeatdhetari juaj, qe eshte nje hap pas teje, ne shtegun per kurbetit, do te mallkoje: “Hej te shitofte zana”, se ti pa dashur shkele kokrren e misrit qe ra nga thesi i shpuar i atij qe ke perpara.

     Urraaa, te na rrojne Rama, Berisha, Meta, e soj e sorollopi i njejte me ta!

About admin

x

Check Also

ÇËSHTJA SHQIPTARE NUK ËSHTË ÇËSHTJE E SHAMIVE DHE FEREXHEVE TË ZEZA

Shkruan: Dr. Abdulla Mehmeti Aktuale Kujt i shërben hapja e këtij debati...