Home / Opinion / LETËR “SALI BABËS” NGA BURGU I PASIGURISË SË LARTË!

LETËR “SALI BABËS” NGA BURGU I PASIGURISË SË LARTË!

Fort i “përndrituri” S’Ali Baba” me më shumë se dyzetë hajdutë!

Unë që po ju shkruaj këtë letër jam një i përndjekur si puna e juaj. Jam i tillë, sepse besoj se ju kujtohet kur shpalle listën e gjithë të atyre që do të përndiqeshin mbas viteve 90-të? Jam i sigurt se e kupton ku e kam fjalën. Por dhe nëse nuk e kupton, per shkak se të ka përkulur mosha, po jua u kujtoj. Po jua u kujtoj sepse ju kini lëshuar shumë të tilla, pra më saktë e kam fjalen te ai “fermani i koduar si 24/1”. Por fundja unë isha i ndërgjegjshëm, se me atë katrahurë të madhe që organizuat ju dhe grupimi gangsterave tuaj, do të ndodhte ajo që ndodhi, pra do të ngriheshin të përthyerit e Partisë së Punës, bashkërisht me të përndjekurit e dikurshëm… për të ndjekur ata që nuk ishin gangësterë. Kemi gati tetë dekada që nga çlirimi i vendit që një klasë përndjek tjetrën, madje jo vetëm kaq, por dhe brenda për brenda llojit ka përndjekje të tilla saqë po hani kokat e njëri tjetrit ashtu si te ferri i Dante Aligerit, ku peshkop Ruxheri grryente kokën e kont Ugolinit. Pa do më thuash zotrote që pse të kam fut në thonjëza si “Ali Baben me 40 hajdutë”?! Në këtë pikë mbase dhe mund të kini të drejtë, sepse karvani i kusarëve tuaj ka lenë me gisht në gojë dhe vet mitikun e legjendës i cili përafron me emrin dhe bëmat e tua, veç me një ndryshim se Aliu e zbuloi vet shpellën e pasurisë, teksa Saliu, apo më saktë ti e gjete të gatshme dhe mbasi e rope mirë e mirë Shqipërinë bashkërisht me bandën tënde, në fund na le si dhuratë sëmundjen virale të kusërisë shtetërore. E di ti Salë, që ajo Juria e Kimit gjysëm amerikane e gjysma e gjysmës koreane, me ty s’ka për tu matur dot, por dhe të dojë e ka të kotë dhe në burg nuk të fut? Zonja në fjalë me ty nuk matet dhe kaq ta bëjnë dhëmbin ngaqë kurrë s’ka për të të burgosur as ajo dhe as SPAK-u. Dhe e di pse? Sepse ata e kanë kuptuar dhe thonë: E përse duhet ta futim Saliun në burg, kur de fakto e gjithë Shqipëria dhe pse ka gati nje çerek shekulli qe do ta fut brenda e nuk po e fut dot? Ata e dinë fort mirë, se arkitekti i burgut të madh të demokracisë shqiptare je jo vetëm ti Salë, por e gjithë shpura e majtë dhe e djathtë që qëndron në krye të piramidës së vjedhjeve, vrasjeve, dhunimeve, përndjekjeve, përdhosjeve kështu që as mos e ça “zollotën” fare, sepse s’kanë për të të bërë gjë! E di Salë e di që të rëndon shpirtërisht termi diplomatik “non grata”. Kot mërzitesh, jo për gjë por dihet mire që diplomacia ka të veçantën e saj të cilës nuk duhet t’i besosh shumë asaj që thuhet e shkruhet. Pra është art i të maskuarit të së vërtetës, që do të thotë se ti je i dëshirueshëm për shqiptarët. Po si mendon ti se Amerika është mosmirënjohëse ndaj teje? Jo aspak! Ajo i di dhe i ka të qarta “meritat” e tua, por ja që e menderose punën. E menderose sepse vjedhjet i ktheve në sistem dha tashmë ky fenomen nuk është më i djathtë dhe i majtë por dhe i qendrës dhe jashtë qendrës sepse ca i mësove si te vidhnin,të tjerët i fute në provë se si të vidheshin. Këtë po bëjnë sot të gjitha partitë. Në fund të fundit kusari kurrë nuk mendon se me cilën dorë duhet të vjedhë floririn, me të majtën a me të djathtën?! Të kujtohet Iliri që ti si e akuzoje më parë si njeriun e aferave dhe vjedhjeve te pa skrupullta? E nxorrën të ziun Ilir dhe ne video me para në duar dhe cilin or Sali? Vet atë Ilir që kusëronte nga pozitat e e socialisteve bythëlëvizur! A të kujtohet kur ai nuk linte gjë pa të thënë duke të anatemuar ty? Ama dhe ti u solle si “Baba” i mirë duke ja njohur vlerat e more dhe e ruajte si zvendesin tënd e ruajte ashtu sikurse të ruajnë dhe ty tani. Madje nga inati yt ata socialistët e Ramë agës e bënë dhe President që do të thoshte se e donin më shumë nga çe doje ti! Nuk e thonë kot që kusari i mirë njihet në ditë të vështira. Ja prandaj të ruajnë sepse ti je si ata sicilianët e Palermos të ruajnë jo se ta kanë nevojën, por larg qoftë nëse të ndodh gjë ty, kushedi se sa e sa do marrësh me vete që nga ministra, zvendësat e tyre, drejtorë, gjykatësa prokuror kryeqytetarë bashkish, kryepolicë kryemaskarenj etj..etj. Po ku ka burgje shteti për të gjithë këta mor aman. Po pse ore borxhet që ne i marrim Evropit, i marrim për burgje, apo për të ndryshuar faqen tonë që na u bë rrogoz? Ja më thuaj ti mua e di që vetëm për gjithë këtë kastë do të duhej një qytet burg i madh me emrin” Bandes burg“? Ruaju Salë! Ruaju jo më shumë nga armiqtë e tu, se sa nga miqtë sepse ta kanë me të kredhur. Të kujtohet Rama se si ta punoi kur plasi Gërdeci? Të hodhi dorën në qafë dhe me tjetrën të ngacmonte nga mbas dhe ti e di mirë që nuk ka dalë rastësisht dhe shprehja se “ ta kanë me gisht në b…thë” paçka se u hoq sikur të ngushëlloi madje të hodhi dhe cigare. Tani që ti i rimore frenat e Partisë tënde, jo vetëm se do të tjetërsohen dhe ish kundërshtarët e tu brenda radhëve duke brohoritur “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, por nga këto thirrje dhe vet Rama ka për me dhi gjak nga frika. Ata të tutë që dikur ta drodhën mos i merr inat, se ashtu jua u desh puna, pse a nuk ishe dhe ti ai qe dikur e ngrije ne qiell Amerikën? Pastaj e shave dhe tani i përsëri betohesh për të. Kështu e kanë këto punë or Salë dhe ti i di më mirë se unë që ajo që thuhet sot mohoet nesër. Është ligj i mohimit të mohimit. Prandaj dhe ata fakir kundërshtarë që kishe dikur, si duket e kanë kuptuar më mirë te jenë te ty si derra të kënaqur.. se sa te Rama e të përvuajtur. Ata e kuptojnë se largimi nga ty do të ishte e njëjtë si me fatin që pësuan Azemi,Sokoli, Koçoja apo dhe Remzi Hoxha. Thonë se ata u zhduken në mënyrë mafioze. Kush ta ketë bërë mor aman di gjë për këtë punë ai SHIK-u yt? Këtë letër po ta dërgoj enkas, sepse pa ty tashmë Shqipëria nuk bën dot. Punë e madhe, nëse s’kemi punë, madje mallkuar qoftë ai që e shpiku atë! Punë e madhe nëse ikën jashtë rinia… Shqipëria përsëri do mbushet me të rinj të tjerë se ka plasur sheshit kurvëria! Punë e madhe nëse marrim paga e pensione te vogla, bar duhet të hajë çdo shqiptar për të jetuar me situatat. Veçse me këtë çështjen e barit është punë dreqi! Duhet kufizuar kjo shprehje në publik, sepse po e hodhe e di që gjithë shqiptarët do i mbushin malet plot kanabis? Dhe puna nuk është, se ja e mbollën si dikur që ti eksperimentove Lazaratin, por me kalimin e kohës kjo bimë të ndryshon gjenetikën, kështu që mbas disa mijëra vjetësh nga shqiptar kthehesh automatikisht në kinez. Aspak për racizëm por në fund fund të fundit, kjo bimë andej e ka origjinën pavarësisht se tashmë mbillet në gjithë botën. Unë në përfundim të këtij shkrimi dua dhe tu përvishem keq edhe disa miqve të mi të cilët çdo ditë nuk më lenë rehat me shkrime duke më thënë: Si nuk e kupton or mjeran se gjithë shqiptaret, janë në burgun e madh të demokracisë e të pasigurisë më të lartë, ku jeta e njeriut nuk vlen aspak para jetës së oligarkisë vrastar?! Ti or qyqar, nuk je gjë tjetër veçse një qenie njëqelizore, që e ke humbur ndjeshmërinë dhe kurajën qytetare, që jep çdo ditë mishin e gjakun tënd për vampirët e këtij vendi, ti je nga ata që del në sheshe për partitë dhe jo për jetën tënde, jo për jetën e fëmijëve të tu, por për dhjamin parazit të shfrytëzuesve të tu, që del e brohoret për vrasësit e dukshëm e të padukshëm të jetës të gjithë familjeve të ndershme shqiptare. Ti ke sy më thonë, por je i verbër, ti flet e flet por je memeci më i madh, ti nuk dëgjon sepse e ke humbur shpirtin dhe e ke shitur atë te djajtë që kanë veshur lëkurën e qëngjit! Ku i dihet or Salë …ata mbase mund të kenë dhe të drejtë.

Nga une” BIkja” që ma futën sa krahu me atë letrën tënde të koduar “24/1”

Botuar në gazetën “Sot” dt. 20.6.2022

About admin

x

Check Also

Prof. Farudin Hoxha: Si i ndërtoi Shqipëria 650 diga në të gjithë vendin dikur

INTERVISTA/ Akademiku Farudin Hoxha, parashtron rrezikun që mund të vijë nga amortizimi ...