Home / Opinion / Ku i shpie mushka Ali kallajxhiun dhe Bugar(Bujar) Osmanin!

Ku i shpie mushka Ali kallajxhiun dhe Bugar(Bujar) Osmanin!

Shkruan: Medai Shaholli

Pasi qeveria e ‘drzhavës Severna’ ka marr propozimin e ri francez për marrëveshjen me Bullgarinë, integristët e Ali Kallajxhiut kanë nxituar të thonë edhe ata fjalën e tyre edhe pse nuk i pyet kush se çfarë do të vendoset për ‘Severnën’, fjalën e fundit do ta thonë pinjolli i Gligorovit Dhimo Kovaçi dhe kryekomiti Micko.

Megjithatë, integristët kanë thënë : “Vendi ynë ndodhet para një vendimi historik, atë të hapjes së negociatave me Bashkimin Europian dhe mbylljes së të gjitha çështjeve me fqinjët dhe kontestuese për vendin tonë, prandaj vlerësojmë se shanset e këtilla të një kompromisi që nuk cënon aspak identitetin, gjuhën dhe dinjitetin kombëtar të bashkëqytetarëve tanë maqedonas nuk duhen lëshuar, për të mirën e së ardhmes së sigurtë dhe progresive të vendit dhe rajonit”.

Kjo dekleratë shpreh shqetësimin dhe dëshirën e integristëve për të zgjidhur problemin me veton e bllokimit bullgar nga njëra anë, por nga ana tjetër ata nuk shprehin asnjë shqetësim për përdhosje në kushtetutë të gjuhës shqipe dhe zhbërjes së identitetit tonë duke na quajtur si shifra pa identitet.

Ky është shqetësimi që duhej të ngrinte qysh në fillim të zgjedhjs së tij në krye të diplomacisë Bugar Osmani dhe jo të shqetsohej për identitetin gjuhësor të maqedonasve.

Pra, integristët e Ali Kallajxhiut në vend të angazhoheshin për heqjen e nofkës së 20% angazhohen në mbrojtje të gjuhës së fqinjëve sllavo-maqedonë, ku ata shqipen e kanë përdhunuar si gjuhë pa emër dhe pa identitet.

Në vijim të këtyre zhvillimeve në rajon kreu i shtetit shqiptar i përhënuri Edi Rama, në konferencën e sotme për shtyp tha ‘se do të ishte shumë i lumtur nëse Qeveria shqiptare do të kishte në dispozicion një person si Bujar Osmani’.

Ndërsa ne populli i thjeshtë kemi një përgjigje për Edvin batërdinë ku atij ia japim me dy duart Bugar Osmanin, pasi ai nuk i shërben kombit tonë por vetëm të huajve ashtu siç i shërben edhe ti Edvin lemeria.

Nofka e re për Bugar Osmanin është e qëlluar mbase e vonuar për një shef diplomacie që injoron nofkën e 20% për gjuhën shqipe duke shkelur kështu interesat kombëtare, por nuk pushon së mbrojturi gjuhën e ‘dërzhavës Severna’ para burokratëve të Brukselit.

About admin

x

Check Also

SI TË ELIMINOHEN MOSMARRËVESHJET DHE PENGESAT MES POPUJVE DHE SHTETEVE BALLKANIKE PËR HAPJEN E PERSPEKTIVËS EVROPIANE DHE EUROATLANTIKE TË TYRE

Shkruan: Dr. Abdulla Mehmeti 12 gusht 2022 A k t u a...