Home / Histori / KATUNDI SHQIPTAR DOBRINA* NË BULLGARINË VERILINDORE

KATUNDI SHQIPTAR DOBRINA* NË BULLGARINË VERILINDORE

Shkruan:Dr. Abdulla Mehmeti

Shpalime historie

(Nga cikli mbi autoktoninë e shqiptarëve në Ilirikun Lindor: Traki, Vllahi, Moldavi, Dobruxhë, Besarbëri – Besarabi*, Odesë – në shtetet e sotme, Bullgari, Rumani, Ukrainë)

* * *

Banorët e katundit Dobrinë u goditën rëndë gjatë trazirave në Kërxhali, në fund të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XIX. Në kishën e vjetër të katundit “Shën Theodori” janë gjetur shumë eshtra – dëshmi e masakrës masive të popullsisë vendëse gjatë rebelimit të Kërxhalive.

Pas luftës Ruse-Osmane të viteve 1828-1829, me ndërhyrjen e trupave ruse, shumica e banorëve të Dobrinës emigruan në vende të tjera. Në vend të tyre u sollën kolonistë sllavë nga Stara Zagora, Lozengradi (qyteti Kirkaleri në Turqi) dhe gjetkë.

* * *

KATUNDI DOBRINË

Dëshmi e miqësisë dhe bashkëjetesës tradicionale me shqiptarëve dhe bullgarëve (trakëve të asimiluar) vendës, të ngatërruar dhe përgjakur nga regjimet jopopullore të kohës, nën ndikimin e propagandës rusomadhe.

Dobrina është një katund i banuar historikisht (në të kaluarën) nga shqiptarët, i cili ndodhet afër katundit tjetër shqiptar Devne (aktualisht ka status qyteti), në Bullgarinë verilindore, që ndodhet në komunën Provadia, rrethi i Varnës. Është 4 km në lindje të qytetit Provadia.

Katundi ndodhet në rrëzën lindore të rrafshnaltës Provadia, në fushën kodrinore të luginës së Danubit, në lartësi 126 m mbi nivelin e detit.

Popullsia e fshatit Dobrinë në vitin 2010 ka qenë rreth 250 banorë. Banorët shqiptarë vendës nga më të hershimit sipas burimeve historike, janë dëbuar, shumica janë larguar në Rumani, Odesë dhe vende të tjera, ndërsa një pjesë janë asimiluar në heshtje.

Fshati Dobrinë ka një histori të gjatë dhe të pasur. Zona e saj ka qenë e banuar që në lashtësi. Në vitet 1961-62, 3 km në veri të fshatit, u gërmua një nekropol me tumë trake nga shekulli VI deri në shekullin e V para erës së sonë, dhe në jug të tij gjenden gjurmët e një faltoreje të Heroit (kalorësit) trak.

Ka disa të dhëna se fshati i sotëm ka qenë i banuar në shekullin XV nga kolonë të ardhur nga Epiri (Greqia e sotme). Më pas fshati është rritur dhe përparuar ekonomikisht, falë zejeve të zhvilluara në të – kryesisht bakërpunues.

Pak më vonë, në shekujt 16-17, thuhet se fshati Dobrinë u bë qendra e një kolonie të madhe nga Dubrovniku (shqiptarë të krishterë), anëtarët e së cilës merreshin me tregti dhe lidhje me qytetet e Evropës.

Siç thonë disa studiues bullgarë, dëshmi e pranisë disa banorëve të ardhurve nga Dubrovniku këtu është kisha e gurtë “Shën Theodori”, e cila ka mbetur edhe sot e kësaj dite, edhe pse në gjendje shumë të keqe.

Gjatë periudhës osmane fshati njihej si Dizdarkoy. I njëjti emër përmendet në vitin 1573 në një dokument tatimor turk. Në turqishten osmane, emri Dizdar vjen nga gjuha persiane, që do të thotë “rojtarët e kalasë”. Ndoshta në atë kohë është ruajtur kujtimi i lidhjes së fshatit me qytetin e afërt mesjetar bullgar Oveç, i cili gjatë Mbretërisë së Dytë Bullgare ishte një qendër e rëndësishme administrative dhe qendër metropolitane.

Dihet se populli i Dobrinës mori pjesë në një kryengritje pak të njohur – kryengritjen Razgrad-Provadia të vitit 1689 (bëhet fjalë për kryengritjen e madhe të vitit 1688/89, me qendër në Çiprovë, e cila u përhap në pjesën veriperëndimore të Bullgarisë së sotme, në Kosovë, Lugina e Moravë (Sanxhak e Toplicë) dhe Maqedoni.

Banorët e fshatit u goditën rëndë gjatë trazirave në Kerxhali, në fund të shekullit XVIII dhe fillim të shekullit XIX. Në kishën e vjetër të katundit “Shën Theodori” janë gjetur shumë eshtra – dëshmi e masakrës masive të popullsisë vendëse gjatë rebelimit të Kerxhalive.

Pas luftës ruse-turke të viteve 1828-1829, me tërheqjen e trupave ruse, shumica e banorëve të Dobrinës emigruan. Në vend të tyre u sollën kolonë nga Stara Zagora, Lozengradi (qyteti Kirkaleri në Turqi) dhe gjetkë.

Fshati Dobrinë është i lidhur edhe me historinë e njësive ushtarake britanike gjatë Luftës së Krimesë (1853-1856). Interesant është fakti se, në mesin e varreve të shumta të ushtarëve britanikë gjendet edhe varri i një gjenerali të ushtrisë angleze.

Me interes është kisha ekzistuese „Lindja е Shën Mërisë ”, e cila ka një ikonostas të shquar dhe në bodrumin e saj ka një vendstrehim me një pus.

Qendra kulturore e komunitetit “Vasil Levski” e themeluar në vitin 1901, ka një ekspozitë të pasur etnografike.

Trashëgimisë kulturore jomateriale të fshatit i përket zakoni i ruajtur për “camilarët”, sipas ruajtësve të deveve, në këtë rast, ruajtësit dhe kultivuesit e bagëtive, zakonisht dhenve dhe kuajve, siç ruanin e prodhimin banorët e Dobrinës. Kjo traditë lidhet me disa familje të ardhura nga Azia e Vogël (Anadolli).

Të dhënat janë sipas Enciklopedisë së Bullgarisë, botim i Akademisë Bullgare të Shkencave, Vëllimi II, 1981.

*Për emrin më të hershëm të katundit Dobrinë nuk kemi të dhëna të sigurta.

(20 qershor 2022)

Në vazhdim do të lexoni:

Katundi shqiptar Poroishte në Bullgari dhe pjesëmarrja e shqiptarëve vendës në luftën për pavarësi nga Perandoria Osmane

About admin

x

Check Also

Prof. Farudin Hoxha: Si i ndërtoi Shqipëria 650 diga në të gjithë vendin dikur

INTERVISTA/ Akademiku Farudin Hoxha, parashtron rrezikun që mund të vijë nga amortizimi ...