Gëzim Mekuli
30-01-2017
Është i papjekur mendimi e bindja se, me largimin e Nikola Grujevskit, apriori, do të largohet edhe politika, urrejtja, sundimi dhe klima kundërshqiptare në Maqedoni.
Pikëllueshëm, “festa e katundarëve” për të festuar ikjen e një njeriu kundërshqiptar, është vetëm humbje kohe dhe, gjithsesi, një “lajm i mirë” për sllavët e maqedonisë, tradicionalisht, kundërshqiptar.
Të nderuar lexues,
Ky “banket i katundarëve politik shqiptarë”, i ndihmuar, i kontrrolluar dhe i organizuar nga mediat sllave, do tu çelte rrugën projekteve politike sllave: përjashtimin e ndikimeve etno-kulturore të shqiptarëve në hapsirën politike të Maqedonisë, por, gjithsesi, tani nën petkun e një “politike të re” e “demokratike” europiane.
Shqiptarët në Maqedoni nuk do të duhej të jenë fotokopje e “katundarëve politk” të Prishtinës. Ata, atje në Prishtinë, duke qenë fort të gëzuar se mënjanuanë “një njeri” e “një person”, Milloshevicin, “festuan e masturbuan!, shpesh e së bashku, me pasardhësit dhe përçuesit e planeve të akademisë serbe dhe të projekteve serbe në Ballkan.
Gruevski, Milloshevic, Zajev, Dacic e Vuqic, të gjithë pa përjashtim, janë misionarë të një kauze madhore serbe, ndërsa, Rugova, Thaci, Mustafa, Ahmeti, Meta, Rama e Berisha, na bindin se janë “katundarët politik” të vitit të rëndë 1878.
Është elita e kombit që, si udhërrëfim politik, ka hartat gjeostrategjike, ajo që i sjellë ndryshime cilësore kombit. Largimi nga këto harta logjike politike, sjellë edhe kapitulimet dhe shkatërrimet; Shiqoni Prishtinën dhe Tiranën. Ndoshta, është mirë të mos i kopjoni këto, sepse janë derivat i politikave “njëshe”.