home
autori mediat impresum kontakt
aktuale
kulturė
analizat
intervista
arkiv
historia
Debat

 

Xhemil Zeqiri

Ųrholmgade 9 st, th
2200 Kopenhagė

Danimarkė


info@diplomacia.dk

Pėrse rrezikohet shėndeti ynė?

Ndotja e ajrit sot ėshtė njė problem i madh nė gjithė botėn, por sidomos ai ėshtė bėrė mė i mprehtė nė vendet nė zhvillim. Urbanizimi i shpejtė, mos ndėrgjegjėsimi sa duhet i njerėzve pėr rrezikshmėrinė e ndotjes dhe varėsia edhe nga qymyrguri dhe nafta do tė thotė qė niveli i SO2 dhe LGP tė kenė ritme tė larta edhe nė tė ardhmen. Afro 1 miliardė njerėz janė tė rrezikuar ēdo ditė nga ndotėsit e ajrit.

Njerėzit, nė jetėn e pėrditshme, nė mjedisin e shtėpisė, tė punės dhe atė tė pėrgjithshėm, ekspozohen ndaj faktorėve, qė jo vetėm nuk janė tė domosdoshėm, por janė tė dėmshėm pėr shėndetin e tyre. Ekspozimi ndaj tyre ėshtė pjesė e jetės, ndaj ėshtė e nevojshme tė njihen pėr tė ulur e shmangur efektet negative tė tyre. Nė morinė e kėtyre faktorėve, jo pak tė rėndėsishėm, janė ndotėsit e ajrit, qė kanė efekte tė dėmshme mbi njerėzit, kafshėt dhe bimėt. Meqenėse, veē efekteve dėmtuese tė pėrbashkėta, ata kanė dhe ato tė veēantat, po i trajtojmė nė mėnyrė tė shkurtuar, njė nga njė, gjashtė nga ndotėsit mė tė rėndėsishėm tė ajrit.

Ndotja e ajrit sot ėshtė njė problem i madh nė gjithė botėn, por sidomos ai ėshtė bėrė mė i mprehtė nė vendet nė zhvillim. Urbanizimi i shpejtė, mos ndėrgjegjėsimi sa duhet i njerėzve pėr rrezikshmėrinė e ndotjes dhe varėsia edhe nga qymyrguri dhe nafta do tė thotė qė niveli i SO2 dhe LGP tė kenė ritme tė larta edhe nė tė ardhmen. Afro 1 miliardė njerėz janė tė rrezikuar ēdo ditė nga ndotėsit e ajrit.

OZONI 03
Ozoni ėshtė njė gaz, i cili pėrbėhet nga tri atome oksigjen (O3). Ai nuk ēlirohet nė mėnyrė tė drejtpėrdrejtė nė ajėr, por krijohet nga reaksioni kimik mes oksideve tė azotit (NOx) dhe lėndėve organike tė avullueshme, tė cilat ndodhen nė dritėn e diellit. Ozoni ka tė njėjtėn strukturė, si ai qė ndodhet me km mbi tokė apo kur ėshtė afėr sipėrfaqes sė tokės. Pra, cilėsitė e tij tė “mira” apo tė “kėqija” varen nga lokalizimi i tij nė atmosferė. Ozoni i “mirė” ndodhet nė mėnyrė natyrale nė stratosferė, rreth 10 deri nė 30 milje mbi sipėrfaqen e tokės dhe krijon njė shtresė, e cila na mbron nga rrezet e dėmshme tė diellit. Ndėrsa prania e ozonit pranė sipėrfaqes sė tokės konsiderohet e “keqe”.

Lėndėt qė ēlirohen nga automjetet, ēlirimet industriale, benzina e avullueshme dhe tretėsit kimik, ashtu si dhe burimet natyrale, ēlirojnė NOx dhe LOA (lėndė organike tė avullueshme), ndihmojnė nė formimin e ozonit. Drita e diellit dhe moti i nxehtė krijojnė mė afėr sipėrfaqes sė tokės pėrqendrime tė dėmshme tė ozonit. Kjo njihet si njė ndotės ajri nė kohėn e verės. Pra, nivelet mė tė larta tė ozonit formohen gjatė kohės sė verės, motit tė nxehtė e tė thatė. Shumė zona urbane priren drejt niveleve tė larta tė ozonit tė “keq”, por edhe zonat rurale janė subjekt i kėtij fenomeni, sepse era transporton ozonin dhe ndotėsit e tjerė me qindra kilometra larg burimit ku janė krijuar fillimisht, duke krijuar kėshtu zona tė gjera tė ndotura.

Problemet shėndetėsore
Ozoni mund tė irritojė rrugėt e frymėmarrjes. Simptoma tė tjera pėrfshijnė teshtima, kollė, dhembje gjatė frymėmarrjes sė thellė dhe vėshtirėsi nė frymėmarrje gjatė aktiviteteve jashtė shtėpisė. Njerėzit me probleme tė mushkėrive janė mė tė ndjeshėm, por, nėse ozoni ėshtė nė nivele tė larta, preken edhe njerėzit e shėndetshėm qė bėjnė aktivitet jashtė shtėpisė.

Ekspozimi i pėrsėritur me ozon pėr disa muaj mund tė shkaktojė dėmtime tė mushkėrive. Ēdokush qė qėndron nė verė jashtė shtėpisė ėshtė nė risk, sidomos fėmijėt dhe njerėzit qė kanė shumė aktivitet nė ambientet e jashtme.

Edhe nė nivele tė ulėta, ozoni afėr sipėrfaqes sė tokės shkakton njė sėrė problemesh nė mushkėri, duke pėrfshirė kėtu pėrkeqėsimin e astmės, uljen e kapacitetit tė mushkėrive dhe rrit ndjeshmėrinė ndaj sėmundjeve tė mushkėrive, si: pneumonia dhe bronkiti.

Dėmtimet nė bimė dhe nė ekosistem
Ozoni nė sipėrfaqen e tokės ndikon nė aftėsinė e bimės pėr tė prodhuar e grumbulluar ushqimin, duke i bėrė kėshtu mė tė ndjeshme ndaj sėmundjeve tė ndryshme, ndaj insekteve, ndotėsve tė tjerė dhe motit tė ashpėr.

Ozoni dėmton gjethet e pemėve dhe tė bimėve tė tjera, duke ndikuar nė shkatėrrimin e parqeve nėpėr qytete, parqeve nacionale, etj.

AEROSOLET
Termi Aerosolet nėnkupton grimcat qė gjenden nė ajėr, si: pluhuri, bloza, tymi dhe aerosolet nė formė pikash. Grimcat mund tė pėrhapen nė ajėr pėr njė kohė tė gjatė. Disa grimca janė tė mėdha ose tė errėta, tė cilat mund tė shihen, si: bloza dhe tymi. Tė tjerat janė aq tė vogla, sa mund tė zbulohen vetėm me mikroskop elektronik. Disa grimca ēlirohen menjėherė nė ajėr nga burime, si: makinat, autobusėt, fabrikat, arat e lėruara, rrugėt e pashtruara, guroret apo nga djegia e drurit. Grimca tė tjera mund tė formohen nė ajėr nga ndryshimet kimike tė gazeve. Ato formohen nė mėnyrė indirekte kur gazet qė ēlirohen nga lėndėt djegėse veprojnė me dritėn e diellit apo avujt e ujit. Kjo ndodh gjatė djegies sė lėndėve tė ndryshme djegėse apo dhe gjatė proceseve industriale.

Efektet shėndetėsore
Shumė studime shkencore tregojnė se thithja e grimcave ēon nė manifestimin e problemeve shėndetėsore tė dukshme, duke pėrfshirė kėtu:

- Pėrkeqėsimin e astmės
- Rritja e simptomave tė frymėmarrjes, si: kolla, vėshtirėsi e dhembje nė frymėmarrje
- Bronkiti kronik
- Funksion i ulur i mushkėrive
- Vdekje e parakohshme.

Dėmtimet nė shikim
Prania e grimcave nė ajėr ėshtė shkaku kryesor i uljes sė shikimit apo e mjegullimit.

Depozitimi nė atmosferė
Grimcat mund tė transportohen nė distanca tė largėta nėpėrmjet erės dhe mė pas depozitohen nė tokė apo nė ujė. Efektet qė vijnė nga ky depozitim janė:

- Acidifikimi i ujit tė liqeneve e burimeve
- Ndryshimi i ekuilibrit ushqyes nė ujėrat bregdetare dhe nė basenet e mėdha ujore
- Dėmtimi i pyjeve dhe i prodhimeve
- Ndikimi nė diversitetin e ekosistemit

Dėmtimet estetike
Bloza e tymi, njė lloj i grimcave, grumbullohet nė gurė dhe materiale tė tjera, duke i dėmtuar ato, duke pėrfshirė kėtu objekte tė rėndėsishme kulturore, si monumente dhe statuja.

Monoksidi i karbonit CO
Ėshtė njė gaz pa ngjyrė e pa erė, i cili formohet kur karboni nė lėndėt djegėse nuk digjet plotėsisht. Ai ėshtė njė komponent qė ēlirohet nga motorėt e automjeteve, e pėrbėn 56 % tė tė gjithė CO qė ēlirohet. Kėshtu, pėrqendrimet mė tė larta tė CO ndodhen nė zonat qė kanė njė trafik tė ngarkuar. Kėshtu, nė qytete CO i ēliruar nga makinat arrin nė 85 – 95 %. Burime tė tjera tė prodhimit tė CO pėrfshin proceset industriale (sidomos nė industrinė e metaleve dhe atė kimike), djegia e drurėve pėr qėllime ngrohjeje dhe djegia natyrale e pyjeve. Ndėrsa burimet e CO brenda ambienteve tė shtėpisė janė: sobat e zjarrit, sobat e gazit, tymi i cigares, vatrat e zjarrit dhe pėrdorimi i vajgurit. Nivelet mė tė larta tė CO nė ambientin e jashtėm janė nė muajt mė tė ftohtė tė vitit, sepse inversionet e ajrit janė mė tė shpeshta. Ajri i ndotur zihet nė grackė afėr sipėrfaqes sė tokės, nėn shtresėn e ajrit tė ngrohtė.

- Burimet e CO
- Djegia e lėndėve pėr qėllime ngrohjeje
- Proceset industriale
- Djegia natyrale e pyjeve
- Mjetet e transportit jo rrugor
- Mjete tė transportit rrugor

Efektet kardiovaskulare
Edhe nivele tė ulėta tė CO mund tė pėrbėjnė kėrcėnim pėr jetėn nė personat qė vuajnė nga sėmundje tė zemrės, si: angina, bllokimi i arterieve ose sėmundje kongjestive tė zemrės. Pėr personat qė vuajnė nga sėmundjet e zemrės edhe njė ekspozim i vetėm ndaj CO, edhe nė pėrqendrime tė ulėta, mund shkaktojė dhembje kraharori, ul aftėsinė e personit pėr tė kryer ushtrime fizike etj.

Efektet nė Sistemin Nervor Qendror
Edhe njerėzit e shėndetshėm mund tė preken nga nivele tė larta tė CO. Njerėzit qė kanė pėrqendrime tė larta tė CO shfaqin probleme vizive, ulet aftėsia pėr tė punuar apo mėsuar, ulet shkathtėsia manuale dhe vėshtirėsohet paraqitja e detyrave komplekse. Nė nivele ekstreme, CO ėshtė njė helm e mund tė shkaktojė vdekjen.

CO kontribuon nė formimin e smogut nė ajrin afėr sipėrfaqes sė tokės, e cila nga ana e saj shkakton probleme tė shumta me frymėmarrjen.

Nė ditėt e sotme prodhuesit e automjeteve i kanė pėrmirėsuar ato nėpėrmjet instalimit tė njė sistemi tė kontrollit tė shkarkimit tė gazrave ndotėse tė ajrit, nė mėnyrė qė ndotja e shkaktuar tė jetė nė minimum, megjithatė, kur automjetet pėrdoren, sistemi i kontrollit tė shkarkimeve nuk punon nė mėnyrė tė rregullt apo kur shoferėt e ngacmojnė dhe e dėmtojnė atė.

Oksidet e azotit NOx
Ėshtė njė term i pėrgjithshėm pėr njė grup gazesh me reaktivitet tė lartė, ku secili prej tyre pėrmban nga njė atom azot dhe njė atom oksigjen nė sasi tė variueshme. Shumica prej oksideve tė azotit janė pa ngjyrė dhe pa erė. Megjithatė, njė nga oksidet e azotit, mė tė zakonshmit, dioksidi i azotit (NO2) qė ndodhet nė ajėr pėrmes aerozolėve, shpesh shikohet si njė shtresė kafe nė tė kuqe mbi shumicėn e zonave urbane. Oksidet e azotit formohen kur lėndėt e djegshme digjen nė temperaturė tė lartė. Burimi kryesor njerėzor pėr NO2 janė motorėt e automjeteve, mjetet elektrike dhe nga burime tė tjera industriale, tregtare qė pėrdorin lėndė djegėse.

NO2 mund tė formohet edhe nė mėnyrė natyrale. NOx, ashtu si dhe mjaft ndotės tė tjerė tė ajrit, mund tė transportohen nė distanca tė largėta, duke bėrė qė problemet qė shkaktohen nga NOx tė mos kufizohen vetėm nė zonat ku prodhohen, prandaj duhet tė merren masa nė baza rajonale, jo vetėm nė burimin e formimit.

NO2 shkakton njė varg tė madh efektesh nė shėndet dhe nė mjedis, pasi ka shumė pėrbėrje dhe derivate nė familjen e oksideve tė azotit, duke pėrfshirė kėshtu dioksidin e azotit, acidin nitrik, oksidin nitros, nitratet dhe oksidin nitrik.

Formimi i shtresės sė ozonit afėr sipėrfaqes sė tokės (smogu)
Formohet kur NOx dhe lėndėt organikė tė avullueshme (LOA) ndėrveprojnė nėn praninė e rrezeve tė diellit. Fėmijėt, njerėzit me sėmundje tė mushkėrive dhe ata qė punojnė nė ambientet e jashtme janė mė tė ndjeshmit ndaj efekteve anėsore, si dėmtim i indit tė mushkėrisė apo ulja e funksionit tė tyre. Ozoni mund tė transportohet nėpėrmjet rrymave tė ajrit dhe tė shkaktojė efekte edhe larg vendit tė burimit.

Ndalohet pirja e duhanit nė Parkun e Vankuverit

Prej 1 shtatorit 2010 do tė jetė e ndaluar tė pinė cigare nė parqe dhe nė plazhe tė Vankuverit, kėshtu ka vendosur drejtoria e parkut tė qytetit, i cili ėshtė  njė ndėr tre parqet mė tė mėdha tė Kanadasė. Ky ndalim pėrfshin 200 parqe dhe 18 km plazhe.

Pirja e duhanit ėshtė e ndaluar tashmė brenda dhe jashtė ndėrtesave publike drejtpėrdrejt nė British Columbia, por kohėt e fundit shumė qytete miratuan ndalimin e pirjes sė duhanit nė parqe. Kundėrshtarėt e ndalimit mendojnė se po teprohet dhe se dot do tė jetė pamundur t’iu pėrmbajtur. /be/

20.04.2010

Bleu lopėn pėr 113.700 euro

Njė fermer nga Spanja bleu nė njė ankand nė Britani tė Madhe, lopėn e racės Holstein pėr shumėn e pabesueshme prej 113.700 euro. Edhe pse me ato para ai ka mundur lirisht ta blejė njė Porche, ai megjithatė vendosi pėr mėshtjerrėn pesėmuajshe.

Lopa qumėshtore me lara bardh e zi, e arriti kėtė ēmim pasi brenda vitit mund tė prodhojė deri nė 15.000 litra qumėsht. Po ashtu, organizatorėt e ankandit thanė se lopa me emrin Willsbro Emilyann ka materialin mė kualitativ gjenetik.

Pėrndryshe mėshtjerra ka lindur me mbarsim artificial me qeliza vezė tė prodhuara nė laborator, ndėrsa mė pas embrioni ėshtė implantuar te lopa. Nėna e viēit ėshtė rritur nė Amerikė dhe po ashtu ka njė kualitet kulmor gjenetik, ndėrsa vlera e saj vlerėsohet mbi 445.000 euro.

“Jam i sigurt qė opinioni do tė habitet me ēmimin e kėsaj lope, por ajo ka materialin mė tė mirė gjenetik nė Evropė”, tha Jon Long, redaktor i revistės Farmers Weekly. /Telegrafi/

15.04.2010

Shpikje, makina riciklon letrėn e pėrdorur nė zyra nė letėr banje

http://bw.balkanweb.com/videoAlbum/popup.php?vIDCategoria=40&IDVideo=1827&va_id_video=1827

Shkencėtarėt japonezė kanė shpikur njė metodė shumė tė mirė pėr riciklimin e malit me letra tė pėrdorura dhe mė pas tė hedhura nė kosh nėpėr zyra. Ato kthehen nė topa letre pėr banjė. Makina, e cila quhet "White Goat", funksionon me njė sistem automatik dhe brenda 30 minutash krijon njė top letre me 40 faqe A4. Makina do tė dalė nė treg nė verė pėr njė ēmim prej 100 mijė dollarėsh, dhe mund tė prodhojė nėpėrmjet riciklimit 200 mijė topa letre, tė cilat janė tė mjaftueshme pėr 11 vjet. (balkanweb)

Mbrojeni zemrėn tuaj duke ndryshuar stilin e jetesės

Disa ndryshime tė thjeshta qė mund tė bėni nė mėnyrėn e jetesės mund t’ju ndihmojnė nė mbrojtjen e zemrės, nė uljen e rrezikut tė paralizės dhe nė parandalimin e sėmundjeve dhe infarkteve tė zemrės.

Studiuesit e Universitetit tė Shkencės nė Filadelfia shpjeguan ndryshimet qė mund tė bėhen pėr tė ruajtur shėndetin e zemrės. Ja stili juaj i ri i cili do tė mbrojė zemrėn:

* Ēdo ditė planifikoni 20-30 minuta pėr tė bėrė ushtrime kardiovaskulare si ecja, vrapimi apo notimi. Shkoni kudo nė kėmbė. Mos hipni nė ashensor dhe qėndroni larg shkallėve elektrike.

* Kontrolli i stresit: harxhojini 10 minuta nė ditė duke bėrė lėvizje qetėsuese pėr ju si leximi i njė libri, ecja apo dėgjimi i muzikės. Pijet si ēaji, kafeja apo tė tjera tė ngjashme konsumoni nė masa tė pranueshme. Kafeina mund tė rrisė nivelin e kortizolit, hormonit tė stresit nė trup.

* Mėsoni ritmin e rrahjeve tė zemrės: nė mėngjes para se tė ngriheni nga shtrati mėsoni ritmin e rrahjeve tė zemrės sė ēlodhur. Kėtė gjė mund ta bėni duke vendosur gishtin e mesit tek pulsi ose tek damari i qafės. Pėr tė pasur njė mesatare tė rrahjeve duhet tė bėni matje mė shumė se tre ditė. Pėr tė rriturit numri i rrahjeve nė minute ėshtė 60-100. Nėse rrahjet e zemrės rezultojnė mbi ose nėn kėtė mesatare, atėherė mund tė flitet pėr njė problem tė ritmit tė zemrės. Nėse rrahjet e zemrės i keni nėn 60 ose mbi 100, atėherė shkoni tė bėni njė vizitė tek doktori.

* Niveli i kolesterolit: niveli i lartė i kolesterolit ėshtė faktori mė i rrezikshėm pėr sėmundjen koronare tė zemrės dhe paralizėn. Tė paktėn njė herė nė vit duhet tė kontrolloheni dhe tė bėni matjet e nevojshme.

Depresioni kurohet nga ana mjekėsore

Specialist psikiatėr nė spitalin Gaziantep Özel Sani Konukošlu, Dr. Bülent Ēekem tha se depresioni ėshtė njė sėmundje e cila nga ana mjekėsore ngjason me sėmundje tė zemrės dhe tė ulcerės sė stomakut.

Depresioni haset shpesh dhe nuk ka lidhje me dobėsinė. Nuk duhet tė kihet turp prej tij dhe ėshtė njė sėmundje e cila mund tė kurohet. Dr. Ēekem shprehet se: “Depresioni ėshtė njė sėmundje serioze qė vazhdon pėr njė kohė tė gjatė, shfaqet pas ērregullimeve hormonale, gjenetike dhe tė ambientit. Ai zhvillon tek njeriu njė rėnie morali qė e bėn pothuajse tė pamundur vazhdimin e jetės nė njė mėnyrė normale.”

Shenjat e depresionit janė tė ndjerit i mėrzitur dhe nė boshllėk, pakėsimi i interesit dhe mosinteresimi, ndryshimet e oreksit, ērregullimet e gjumit, shqetėsimi, lodhja, humbje e energjive, pavlefshmėria apo ndjenjat e fajit, mospėrqendrimi nė njė pike ose pavendosmėria dhe mendimet e pėrsėritura tė vdekjes.

Duke theksuar se gjatė depresionit atmosfera familjare mund tė bėhet mė pesimiste dhe negative, Dr. Ēekem shprehet se marrėdhėniet e personit me pjesėtarėt e familjes mund tė prishen. “Mosmarrėveshjet brenda familjes mund tė bėhen shkak tė diskutimeve, shtimit tė problemeve dhe pakėsimit tė aktiviteteve sociale tė familjes. Ndėrsa tek fėmijėt, tensioni dhe shqetėsimet familjare mund tė bėhen shkak tė shfaqjes sė shenjave si ngrėnia e thonjve, urinimi, belbėzimi, ērregullime nė lėvizjen e duarve, lėvizje e pavullnetshme, ērregullime tė gjumit dhe tė oreksit.”

pėrgatiti: Aisa Kaduku Kokiēi
"GAZETA START"