



Gazeta zvicerane thekson se Gjykata Kushtetuese në Kosovë i dha të drejtë presidentit Hashim Thaçi, i cili konsiderohet përgjegjës për plaçkitjen e shtetit.

Partia e Kurtit nuk propozoi një kandidat të ri për kryeministër dhe kërkoi zgjedhje. Në rast zgjedhjesh Kurti ka shanse të mira të rrisë përkrahjen.

“Neue Zürcher Zeitung” thekson se konflikti mes kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit Hashim Thaçi u ashpërsua pasi Thaçi dhe LDK së bashku u angazhuan për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pas përhapjes së pandemisë.

Gazeta thekson se Thaçi i përket establishmentit që dominon politikën e Kosovës që nga lufta dhe konsiderohet përgjegjës për plaçkitjen e vendit.

Në luftën interne për pushtet Washingtoni përkrah hapur Thaçin, të cilit i beson më shumë se Kurtit se do të arrijë një kompromis me Serbinë.
