Home / Opinion / Fuqitë e mëdha po sillen me Kosovën si në Kongresin e Berlinit 1878 dhe në Konferencen e Londrës 1913

Fuqitë e mëdha po sillen me Kosovën si në Kongresin e Berlinit 1878 dhe në Konferencen e Londrës 1913

Me përkrahjen e Fuqive të Medha Sërbia , Greqia dhe Mali i Zi janë bërë shtete dhe janë zgjeruar në trojet shqipëtare 1878-1913

Vetëm Sërbia i ka borxh Kosovës territor rreth tri Kosova ( 1804-1912). 

Edhe historiografia serbe e pranon që ilirët kanë qenë autokton dhe kanë jetuar në Ballkan ,ish Jugosllavi, Sërbi e më gjerë .Dardanët kanë jetuar që nga Maqedonia gjerë në Nishë .H.Serbe e pranon që serbët dhe sllavët kanë ardhë në Ballkan, ish Jugosllavi dhe Sërbi në shek.VI . Ashtu H.serbe e pranon që serbosllavët e kanë pranuar krishterimin në shek. VII -IX ( 5 -6 shekuj pas shqiptarve ). Çka është me rëndesi H.serbe e pranon që shqiptaret kanë jetuar në Sërbi gjerë në shek. XVIII ( 1878). Sipas historiografisë serbe ,shqiptarët e islamizuar janë quajtur edhe turq -myslimanë. Sipas Tatomir Vokanovic :

“Banorët nëpër vendbanimet dhe qytezat e Serbisë para kryengritjes së parë serbe kanë qenë kryesisht me shumicë turke.Serbë kanë qenë shumë pak.

Në vitin 1783 në periferi të Beogradit kanë qenë 6.000 shtëpi turke dhe 800 shtëpi serbe.Në Beograd shumica e lagjeve i mbanin emrat e nacionaliteteve ( lagjja e shqiptarëve ,grekëve,çifutëve,jevgjëve). Më 1784 Kraleva ka patur 89 shtëpi turko-shqiptare, 11 serbe.Më 1826 Çupria ka patur 230 shtëpi shumicë turko-shqiptare e pak serbe.“Sipas T.Vukanoviq ,kryesisht edhe në vendbanimet -qytezat tjera në Serbi më shumë kishte popullatë turke, sesa serbe si : Svetozareva Kragujevci,Krushevci,Pozharevci,Paraqini,Smedereva,Uzhica,Çaçaku,Shabaci etj.Ashtu autorët serb shkruajnë kinse shqiptarët nuk kanë luftuar kundër turqëve,por kanë bashkëpunuar me ta,për këtë vetë kanë ikur…

Serbia e mori Sanxhakun e Beogradit n’fillim të shek.XIX. Kur serbët morën këtë territor, filluan të dëbonin shqiptarët nga Sanxhaku i Beogradit dhe lugina e lumit Moravë.Nga Sanxhaku i Beogradit u dëbuan të paktën 150.000 shqiptarë,që po ta kthesh me numrin e sotëm të rritjes së popullsisë, shkon deri te 1 milionë banorë.Beogradi ka pasur një popullsi të madhe shqiptare, e cila mund të përbënte edhe shumicën e popullsisë në atë kohë.

Më 1833 Serbia i kishte shpërngulur  shqiptarët edhe nga 6 nahijet ;të Krushevcit , Paraqinit ,Rozhanjit, Soko-Banjës , Timokut dhe Negotinit.Me 1878 Serbia i kishte shpërngulur me dhunë shqiptarët në pjesën Verilindore të Vilajetit të Kosovës ( Sanxhakun e Nishit , Prokuplje,Kurshumli,Pirot, Leskovc , Vranjë etj . )

Më 1912  Serbia i okupoi dhe ende i mban, Preshevën , Bujanocin ,Medvegjen dhe Sanxhakun.

Gjatë dy shekujve të fundit , nga territoret e shtetit serb u dëbuan mbi 2.5 milionë banorë.Po të llogarisim edhe numrin e të vrarëve më atë të dëbuarve , sot mund të bënin një popullsi prej 15 milionë shqiptarë .30 milionë në Ballkan . Ashtu në Turqi numri mund të jetë 10-20 milionë shqiptarë .

Këto fakte nuk ja thanë serbisë dhe B. Ndërkombëtare ,asnjë intelektual e historian dhe asnjë politkan e deputet .

Edhe tash fuqitë e mëdha edhe Amerika po e përkrahin Sërbinë( dialogun Kosovë-Sërbi dhe shkëmbim territoresh ), kur dihet që vazhdimisht trojet shqiptare janë copëtuar nga sllavët dhe grekët në konferenca ndërkombtare . Me fajin e ndërkombëtarëve Maqedonia na i mori rreth kufirit 2500 ha . Kurse Mali i Zi na i mori 8200 ha . Asnjë shtet sllav fqinj i Serbisë nuk ka biseduar me Serbinë pas ndarjes, pos Bosnja dhe Kosova . Millosheviqi për ta copëtuar Kosovën formoj komuna serbe . Po aq komuna serbe u formuan pas lufte 1998-1999 . U formua edhe komuna veriore serbe e Mitrovicës , për të mos u kthyer andej rreth 10 mi shqipëtarë që ishin shpërngulur me dhunë gjatë dhe pas luftës 1998-9 edhe në prani të forcave ndërkombëtare -franceze .Tash në veri po ndërtohen komplekse banimi vetëm për serbët e Serbisë .Mitrovica edhe me veriun ishte shumicë shqiptare deri më 1998-9 . Larg duart nga ricoptime të tjera në Kosovë dhe në trojet shqiptare. 

Literatura: 

– Tatomir Vukanovič -Naselja u Srbiji u doba Prvog Srspkog Ustanka 1804 -1813 , Vranje 1975.

– Elena Kocaqi Levanti Planet për Zhdukjen e Shqiptarëve Si u krijua Greqia dhe Serbia në trojet shpiptare, shtypur : EMAL

– Kosovo nekad i danas – Kosova dikur e sot , Beograd 1973.

– Feliks Kanic , Srbia Zemlja i Stanovništvo, Beograd 1986.

Ragip Mexhuani , Prishtinë. 29.06.2019

About admin

x

Check Also

Cikli : I Plotëfuqishmi dhe e madhërishmja!

Shkruan: Genta Petro Kaloçi “Ateisti që b/bisedon me Atë, quhet i çmendur....