February 1, 2018
Z. Hoxha e cilëson fjalën e Albin Kurtit mbi Gjykatën Speciale si një nga “fjalimet politike më të larta i bërë nga një shqiptar që i drejtohet shqiptarëve”, shkruan Realiteti.info
Më poshtë postimi i tërë i Elvis Hoxhës:
Natyrisht që fjala e Albin Kurtit mbi Gjykatën Speciale do të mbetet një nga fjalimet politike më të larta i bërë nga një shqiptar që i drejtohet shqiptarëve.
Po rreshtoj disa nga pikat e kësaj fjale:
• Gjykata Speciale konsiston në një histori të re politike për Kosovën. Historia politike është parashikim i së kaluarës. E Gjykata Speciale me procedurat, dhe në fund vendimet e saj, do të parashikojë ndryshe të kaluarën e rrjedhimisht do ta shkruajë ndryshe historinë.
• Ne e dimë që në Kosovë vazhdimisht kemi pasur gjykata speciale. Pse edhe një tjetër Gjykatë Speciale? Ne na mungojnë gjykatat normale, jo gjykatat speciale. Ne na mungon normaliteti e jo specialiteti. Dhe, kjo gjykatë veç sa e shton abnormalizimin e Kosovës.
• Nëse e marrim si ditë të çlirimit të Kosovës 12 qershorin 1999… kompetenca kohore e Gjykatës Speciale do të jetë për 6 ditë më shumë pas luftës sesa gjatë luftës… Eliminohen komplet krimet e paraluftës, sepse ne e dimë shumë mirë se në Kosovë nuk ka pasur vetëm krime gjatë luftës, por ka pasur krime edhe para luftës. Ndoshta Kroacia, Bosnja e Sllovenia kishin probleme me Beogradin atëherë kur shpërtheu lufta, por ne shqiptarët edhe para luftës nuk e kemi pasur paqe.
• Gjykatat duhet të jenë të pavarura nga qeveria, por jo nga shteti. Edhe në botën demokratike sot nuk mund ta konceptosh drejtësinë pa shtet. Shteti, sovraniteti janë ato që i mundësojnë edhe gjykatat.
• U integrua UNMIK-u në Kosovë, por jo edhe Kosova në OKB; u integrua KFOR-i në Kosovë por jo edhe Kosova në NATO; u integrua EULEX-i në Kosovë por jo edhe Kosova në BE; ngjashëm po orvatet të integrohet edhe Gjykata Speciale tash në Kosovë për ta lënë Kosovën jashtë çfarëdo drejtësie universale.
• Pushtetarët e korruptuar, politikanët e krimit të organizuar, vrasësit e plaçkitësit e veshur me pushtet… as nuk duhet dhe as nuk mundemi t’i heqim qafe me iniciativa që vijnë prej Serbisë e Rusisë.
• Në Kosovë, besoj që shumë prej këtyre politikanëve mujsharë duhen akuzuar e gjykuar si kriminelë të paqes, për atë çfarë i bënë popullit tonë për këto 18 vjet të pasluftës, e jo si kriminelë të luftës për atë çfarë i kanë bërë Serbisë në ata 18 muaj.
• Më 26 qershor, ishte vullneti i Kuvendit, më 3 gusht të vitit 2015 deformohet vullneti i Kuvendit, dhe këtë e bën njeriu që sot është president. Për ta dëshmuar që ky është penduar, që i vjen keq për atë çka ka bërë… ai duhet të jap dorëheqje