Home / Lajme / Engel: Të futen listat e hapura dhe votimi për emigrantët në Shqipëri

Engel: Të futen listat e hapura dhe votimi për emigrantët në Shqipëri

Kongresmeni amerikan Eliot L. Engel, ka bërë një deklaratë për median në lidhje me marrëveshjen e arritur mes palëve për reformën zgjedhorë në Shqipëri.


Kryetar i Komisionit të Dhomës së Punëve të Jashtme, shprehet se marrëveshja përmban disa hapa të denjë, por është e nevojshme që parlamenti të marrë hapat të mëtejshëm për të përfshirë idenë e listave të hapura në zgjedhje dhe t’u mundësojë emigrantëve votimin.

“Marrëveshja e reformës zgjedhore në Shqipëri përmban disa hapa të denjë përpara. Ai përfshin dispozita që depolitizojnë administratën zgjedhore, zgjerojnë transparencën dhe forcojnë pavarësinë e komisionerëve të zgjedhjeve. E rëndësishmja, do t’i lejojë Shqipërisë të fillojë procesin e anëtarësimit në BE.

Parlamenti duhet të marrë parasysh të gjithë zërat dhe të marrë një masë shtesë në të ardhmen e afërt, e cila do të përfshijë lista të hapura dhe duke mundësuar që shqiptaro-amerikanët dhe shqiptarët e tjerë në tërë diasporën të votojnë në zgjedhjet e 2021 në vendbanimin e tyre. Unë u bëj thirrje miqve të mi në Shqipëri që të vazhdojnë punën për reformën e zgjedhjeve në mënyrë që demokracia juaj të jetë e fortë, me rrënjë të qëndrueshme dhe me bazë të gjerë“- shkruhet ne deklarate.

About admin

x

Check Also

‘Nuk dua të vdes për Putinin’, arrestohen qindra persona në protestën kundër mobilizimit

Qindra njerëz janë arrestuar në të gjithë Rusinë për protesta kundër mobilizimit...