Home / Opinion / Bllokimi i zgjerimit në BE!

Bllokimi i zgjerimit në BE!

Shkruan: Medai Shaholli

Edhe këtë radhë burokratët e Brukselit vazhduan si edhe herave tjera të thonë gënjeshtra pa fund për hapjen e negociatave si ‘kodra pas bregut’ për shqiptarët, se pasi ta bindim Bullgarinë për ta hequr veton do ju qasim në kështjellën tonë të madhe të Europës së Bashkuar të kombeve dhe vlerave.

Samiti i fundit i javës së kaluar në Bruksel dëshmoi për të kundërtën e afrimit dhe zgjerimit, ajo u duk si Europa e akullt dhe jo e gatshme për zgjerim edhe për ca kohë për Ballkanin perëndimor me pretekstin e vetos bullgare.

Megjithatë, shqiptarët sot nuk janë shumë entuziast si dikur për Europën e ëndrrave të tyre pasi ajo po i zhgënjen vazhdimisht përmes lajkave dhe vendimeve për mos hapur procesin e negociatave si hap i fundit i hyrjes në portën e madhe të BE-së.

Nga këto zhvillime negative për rajonin po përfiton politika serbe e cila po i bën karshillëk Procesit të Berlinit, duke manifestuar një tjetër organizim për bashkëpunim rajonal siç është ‘Open Ballkani’, me të cilin ata përpiqen të dominojnë me tregun dhe influencën e tyre duke shmangur Kosovën si subjekt shtetëror, kanë arritur të përçajnë shqiptarët në rajon përmes projektit të tyre të pansllavizmit në ballkan.

Do të varet shumë nga shqiptarët nëse do pranojnë mbi kurrizin hegjemoninë serbe apo do ta kundërshtojnë atë pasi ta kuptojnë se ‘Open Ballkani’ nuk bëhet për leverdi të shqiptarëve por për interesa strategjike të projektit serbo-rus për dominim dhe hegjemoni në rajon.

About admin

x

Check Also

SI TË ELIMINOHEN MOSMARRËVESHJET DHE PENGESAT MES POPUJVE DHE SHTETEVE BALLKANIKE PËR HAPJEN E PERSPEKTIVËS EVROPIANE DHE EUROATLANTIKE TË TYRE

Shkruan: Dr. Abdulla Mehmeti 12 gusht 2022 A k t u a...