 |
| |
Shkruan: Fadil SHYTI |
PĖRVJETORĖ TĖ DĖSHMORĖVE TĖ KOMBIT QĖ NUK HARROHEN KURRĖ! |
ADNAN SADIK SHYTI (ADI)
(1978-1999)
|
U lind nė katundin Guribardh (ish- Ashlan) rrethi i Vushtrrisė, nėn strehėn e maleve tė Ēyēavicės, nė vitin e lavdishėm 1978, nė atmosferėn festive tė pėrvjetorit tė 100 tė Lidhjes sė Prizrenit, babė Sodikut dhe nėnė Hamides , iu zbukurua rinia se pikėrisht nė kėtė vit-" Atdheut iu shtua edhe njė ushtar"-siē do tė shprehej me krenari xha Sodiku, po ashtu siē e kishte parashikuar Ay, kurdoherė i frymėzuar edhe nga babai Hajzer Tafa-Shyti, luftėtar i aradhave ēlirimtare tė Shaban Palluzhės se: "Prej Serbisė veē me grykėn e pushkės, mund tė ēlirohemi"!...
Dhe, parashikimet e dy brezave tė tij do t“i vuloste me heroizėm brezi i tretė, biri i tyre besnik i trollit tė shqipeve, Adnani.
I rritur dhe i edukuar sa s“ka mė mirė e bukur: nė fėmijėri u shqua pėr dėgjueshmėri e respekt ndaj tė afėrmve, njė djalosh i qetė e fjalėpakė, me njė shiqim vizionar sikur nė shpirtin e tij prej pionieri ziente diēka trazuese, sikur bėnte analizė ndaj kontrasteve tė jetės; por edhe si njė zotim se brezi i tij do vinte nė skenėn e historisė, pėr ndryshime tė thella jetėsore, kėtė sigurisht e kishte vėrejtur atėbotė dhe gjyshi ynė, i cili me njė rast mė pat thėnė: "dėgjo bir ēka tė them; ky djali i Sadikut, Adnani, po bėhet djalė i mprehtė, i menēur, besoj qė do t“rritet djalė ndėr mė t“mirėt- qė s“ka shoqin"!...
Dhe, vėrtetė parashikimi i plakut doli si ēdo herė qe i qėlluar!...
Adnani, shkollėn fillore e mbaroi nė Gurbardh (Ashlan), pėr ta vijuar tė mesmen nė Vushtrri, mirėpo hovin rinor tė mėsimit e pėrparimit jetėsor, egėrsisht ashtu si tėrė brezit tė tij, ia ērregulluan krajatat jetėsore nė pėrgjithėsi e sulmet barbare tė regjimit kriminal serbo- ēetnik nė veēanti: fatkeqėsisht, Ay qe dėshmitar i pėrjetimit tė ndjekjeve policore ndaj babait," tė bisedave informative", pėr t“i kėrkuar armė, pastaj meqė ishte halė nė sy, xha Sadikun e maltretonin shpesh, kjo la vėrragė tė paharruar revolte tek Adnani.
Me njė rast kur e thėrrasin nė polici, xha Sadiku nuk po kthehej dot, djaloshi tepėr i brengosur, se babai ka uri, vendos t“ia dėrgon atje nė "shpellėn e ujqėrve ", pak bukė, por aty nuk e lejojnė t“ia jep bukėn dhe e fyejnė tepėr rėndė- xhelatėt e Pėrtejkarpateve, nga kjo revoltė dėshiroi tė hakmerret, por siē do tė thoshte mė vonė;" ah djalli e marrtė qė s“kisha mundėsi, sepse babain e kisha brenda"- se pėrndryshe po atė ditė do t“ua kisha dhėnė ēka e meritojnė ata, dhe po i shtrėngonte dy bomba nė duar!...
Ashtu tmerrėsisht, vitet e pacifizmit po e ndrydhnin guximin rinor, me vite tė tėra por, fatbardhėsisht jo pėrgjithmonė: me kushtrimin e parė tė UĒK-sė, pa hezitim, i revoltuar me vendosmėri, Adnani iu bashkua celulave tė para tė UĒK-sė, tė cilat pėrshpejtėsisht, do tė bėheshin ēeta, brigada e batalione ēlirimtare, qė do t“ia shtypnin kokėn armikut tė brendshėm e tė jashtėm.
Mori pjesė nė shumė luftime, u shqua pėr trimėri, prandaj u radhit ushtar i Kompanisė I tė Batalionit tė IV Gardist tė Kosovės. Ishte njėri ndėr ushtarėt e dalluar tė ZO tė Shalės.
Nė muajin Maj, derisa zhvilloheshin luftime tė rrepta me ushtrinė okupatore, nė prag tė agut tė parė tė lirisė, mė 29 maj 1999, bie nė fushėn e nderit si tė parėt tanė Muharremi e Mustafa, sikur pėr t“u dhėnė sihariqin atje nė pavdekėsi: xha Muharrem e Ty mėsuesi Tafė: "Kosova po ēlirohet, Serbia i ka ditėt e numėruara nė Kosovė, sepse ushtria e saj po ikėn nga sytė kėmbėt, erdha t“ju njoftoj se UĒK-re, po del fitimtare, atje kam lėnė vėllezėr e shok lufte: me kushėrinjtė: komandant, Bekimin, flakadanėt e gjakut tim: Veselin, Musliun, Ilirin, Beratin, Seferin, e shumė tė tjerė luftėtarė tė pandashėm nė beteja, besoj se do ta bėjnė Kosovėn tė bukur si nuse!...
Tani, do prehem i qetė se: amanetin e gjyshit e realizova!...
Pushkėn ia ktheva armikut tonė shekullor!
Atje, nė malet tona, tek Uji i Sokolave, dhe rreth maleve tė Ēyēavicės, nga armėt e tona kundėrmojnė erė, kockat e hienave tė krajlit!...
Armiqtė po ikin nė theqafje, ne do ta gėzojmė lirinė dhe ribashkimin kombėtar!
LAVDI DĖSHMORIT ADNAN SHYTI!
|
DHEMBJE KRENARE
|
Ka kohė qė gjendem nė mendime-pikėllime
Udhėtoj e udhėtoj rruzullit tokėsor,
Pėr ngushėllime, pėr gjakun e derdhur Arbėror
Nė ēdo vatėr shqiptare.
Ta ndajė:
Me tė gjithė, e pėr tė gjithė
Dhembjen krenare!
Dhembjen ta kthejmė nė forcė!
Forcėn nė Unitet Gjithėkombėtar
E ta lulėzojmė Shqipėrinė Etnike,
Pėr tė cilėn ranė zemrat heroike!
Suedi, 22.07.1999
 |
Nga Ismail Kadare
Ismail Kadare: Njė pasdite me shokun Enver Hoxha
Tani qė udhėheqėsi ynė nuk ėshtė midis nesh, kujtimet pėr tė marrin njė pėrmasė e vlerė tė veēantė. Ato janė pjesė e veprės sė tij monumentale, por njė pjesė sui generis, qė nuk pėrfshihet nė librat, fjalimet, ditaret, porositė e letrat e tij, por ėshtė e shpėrndarė nė qindra, nė mijėra njerėz. E megjithėse e tillė, kjo pjesė e veprės, kėto kujtime qė ai ka lėnė, biseda, fjalė, gjeste, pamje, gjendje shpirtėrore, janė njė pasuri e tėrė qė ndihmojnė pėr tė plotėsuar e ndriēuar anė tė tėra tė personalitetit tė tij si udhėheqės, burrė shteti, mendimtar marksist, filozof, shkrimtar dhe njeri.
Kujtimet pėr tė nuk kanė nevojė pėr zbukurime, ato kanė nevojė vetėm pėr saktėsi, sepse duke qenė tė sakta ato e kanė vetvetiu brenda edhe bukurinė dhe thellėsinė dhe peshėn e vėrtetė. Prandaj ata qė kanė pasur fatin tė kenė kujtime me tė, janė tė ndėrgjegjshėm se ē'thesare tė ēmuara mbajnė nė duar, thesare, pasurinė e tė cilave duhet t'ua zbulojnė tė gjithėve.
Nė verė tė vitit 1961 klima letrare nė vendin tonė ishte sa e gjallė, edhe e komplikuar. Tė angazhuar nė luftėn e madhe qė bėnte populli e Partia pėr pėrballimin e bllokadės sė re revizioniste, qė porsa kishte filluar, forcat krijuese ishin nė njė aktivitet tė plotė. Ishte e natyrshme qė nė kėto kushte, kur kėrkoheshin rrugė tė reja zhvillimi pėr ta bėrė letėrsinė tonė edhe mė shumė tė lidhur me problemet e kohės, tė kishte mjaft debate e polemika, disa herė tė mprehta.
Klima letrare u komplikua nga disa keqkuptime qė lindėn gjatė debateve lidhur me traditėn dhe novatorizmin nė letėrsinė shqipe tė realizmit socialist. Polemika, e cila shpėrtheu edhe nė shtypin letrar, kishte rrezik tė ēonte drejt ndarjes artificiale tė shkrimtarėve nė tė rinj e nė tė vjetėr, gjė tepėr e dėmshme, sidomos nė kushtet ku po ndodhej vendi ynė, kur mė tepėr se kurrė kėrkohej forcimi i unitetit.
Nė njė atmosferė tė tillė, nė korrik tė vitit 1961 nė Tiranė u organizua njė mbledhje e madhe e gjithė forcave krijuese. Mbledhja do tė ishte vendimtare pėr t'i dhėnė zgjidhje apo njė zhvillim tė mbarė debatit qė po vlonte prej kohėsh. Por mbledhja merrte njė rėndėsi edhe mė tė madhe, sepse nė tė asistonte shoku Enver Hoxha.
Mbledhia u bė nė njė nga sallat e Universitetit tė Tiranės. Nė njė pjesė tė materialeve tė saj u pasqyruan ato keqkuptime e teprime qė ishin shfaqur gjatė polemikės sė deriatėhershme. Duhet thėnė se pėr ne, shkrimtarėt e rinj, gjendja ishte jo pak e vėshtirė. Nga disa autoritete tė kritikės e tė letėrsisė u bėnė shkrime disa herė tė pamerituara ndaj nesh. Kishte rrezik tė thellohej ndarja artificiale nė «tė rinj» e «tė vjetėr» dhe zhvillimi i letėrsisė sonė tė ngadalėsohej prej koncepteve konservatore.
Shoku Enver, i cili asistoi nė tė gjitha seancat, dėgjonte vėmendje diskutimin e secilit.
Nė njė nga pushimet, njė shok, qė ishte nė presidium mė tha:
- Pėrse nuk flet askush prej jush? Me sa kuptova unė nga biseda e tij nė pushim, shoku Enver dėshiron t'ju dėgjojė edhe ju tė rinjve.
Kėto fjalė sikur mė hoqėn nė ēast njė farė mpirje qė mė kishte zėnė gjatė kėsaj mbledhjeje. Nxora njė letėr dhe fillova tė pėrgatitem me shpejtėsi.
Nė seancėn e pasdites kėrkova fjalėn. Isha i pari qė po flisja nga «tė rinjtė dhe merret me mend qė auditori priste me interes se si do t'u pėrgjigjeshim ne shumė kritikave qė u bėnė.
Nė kohėn qė zura vend pėr tė folur pėrpara mikrofonit, shoku Enver, i cili me siguri e kishte kuptuar tronditjen shpirtėrore tė shkrimtarėve tė rinj nė kėtė mbledhje, tha:
- Ja, tani t'ju dėgjojmė edhe juve. Jeni tė rinj, por jeni tė pjekur.
Fjalėt e tij ma dhjetėfishuan guximin dhe unė jo vetėm e Iexova diskutimin me zė tė vendosur, por aty pėr aty, i nxitur nga inkurajimi i tij, shtova mjaft fraza qė nuk i kisha tė shkruara.
Pas meje folėn edhe tė tjerė. Shoku Enver vazhdonte tė dėgjonte me vėmendje ēdo diskutim. Tani ai dhe gjithė mbledhja kishin dėgjuar tė dy palėt polemizuese. Duhet thėnė se teprime e keqkuptime kishte nga tė dy anėt, edhe nga ne «tė rinjtė», por, megjithatė, nuk mund tė thuhej se tė dy palėt kishin tė drejtė ose tė dy palėt kishin gabim. Dikush kishte nė thelb tė drejtė e dikush jo.
Ishte pikėrisht ky thelb qė kapi nė mėnyrė tė shkėlqyer shoku Enver nė fjalimin e tij qė pritej me padurim. Ai i bėri. njė zbėrthim tė thellė marksist-leninist problemit, foli pėr raportin dialektik midis traditės dhe novatorizmit, shpjegoi se shkrimtarėt e rinj s'ka si tė kenė interesa tė tjera nga ato tė popullit e tė Partisė, se ata janė tė lindhur me vendin e me kohėn, dhe se ndarja nė «tė rinj» e «tė vjetėr» nuk i shėrben askujt.
Fjala e shokut Enver pati njė efekt tė jashtėzakonshėm nė gjithė jetėn letraro-artistike. U shpėrndanė menjėherė keqkuptimet qė kishin lindur gjatė debatit, u lanė mėnjanė etiketat e kota qė i kishin vėnė njėri-tjetrit, u kuptuan se shumė probleme tė ngritura nė valėn e polemikės ishin fiktive dhe se gjithė shkrimtarėt, tė rinj e tė vjetėr nė moshė, punonin pėr njė qėllim.
E ēliruar kėshtu, nė sajė tė ndėrhyrjes sė Udhėheqėsit prej njė tensioni tė kotė e tė dėmshėm, letėrsia jonė njohu menjėherė njė zhvillim tė ri e tė vrullshėm, nė kundėrshtim me profecitė e zymta tė hrushovianėve qė prisnin shkatėrrimin e saj. Takimi dhe fjalimi i shokut Enver me shkrimtarėt e artistėt nė korrik tė vitit 1961, hyri kėshtu nė historinė e letėrsisė shqipe. Mund tė thuhet me bindje se gjithė brezi i shkrimtarėve tė viteve '60 ia detyron lancimin e kėtij fjalimi.
Kam pasur fatin ta takoj disa herė shokun Enver, nė raste tė ndryshme, nė ditėlindje, nė pushime mbledhjesh solemne apo midis dy seancash tė Kuvendit Popullor. Megjithėse tė shkurtra, ato mė kanė mbetur tė pashlyera nė kujtesė, por veēanėrisht i tillė mė ka mbetur takimi i gjatė me tė nė vitin 1971, nė shtėpinė e tij.
Nė njė ditė marsi, bashkė me time shoqe dhe vajzėn e vogėl, u ndodhėm atje pėr vizitė. Na priti shoqja Nexhmije me vajzėn. Shoku Enver nuk ndodhej nė shtėpi dhe ne nuk e dinim nė do tė kishim fat ta takonim apo jo.
Ishim duke biseduar gjallėrisht, kur u hap njė nga dyert e sallonit dhe nė tė, i gjatė dhe i qeshur, u duk shoku Enver. Meqenėse unė isha pėrballė derės, e pashė i pari kur hyri dhe u ngrita menjėherė nė kėmbė, duke i hobitur pėr njė grimė bashkėbiseduesit, tė cilėt me siguri kanė thėnė mė vėte: «ē'pati ky? »
Pastaj tė gjithė kthyen kokat andej nga kishte hyrė shoku Enver.
- Tė vij dhe unė? - tha ai duke qeshur. - S'besoj se ju prish muhabetin.
Megjithėse disa herė gjatė kohės qė po bisedonim dhe sa herė qė mė dukej se dėgjoja zhurmėn e ndonjė makine, pėrfytyroja se si mund tė vinte, asnjėherė nuk mund tė pėrfytyroja njė ardhje mė tė natyrshme, tė gėzueshme e njerėzore.
Ai u ul midis nesh, duke krijuar aty pėr aty njė atmosferė zakonisht tė pėrzemėrt. Na pyeti me radhė pėr shėndetin, e mori nė prehėr vajzėn tonė 6 vjeēe dhe i tha, duke pėrdorur njė fjalė tė vjetėr gjirokastrite:
- Ngalasėm ti, tė tė ngalas edhe unė (pėrqafomė ti, tė pėrqafoj edhe unė).
Shoku Enver mė pyeti se ē'kisha nė dorė kohėt e fundit dhe unė i thashė se kisha nė shtyp njė roman pėr Gjirokastrėn me titull «Kronikė nė gur».
- Do ta lexoj me kėnaqėsi; - tha ai. - Gjirokastra ėshtė pasionante dhe kėtė e themi jo se jemi andej, - shtoi, duke vėshtruar mė njė buzėgeshje, ngacmuese tė tjerėt, - por se kėshtu ėshtė vėrtet. Apo jo? Por nė mos gaboj, ti ke botuar njė tregim me kėtė subjekt.
- Po - iu pėrgjigja. - «Qyteti i Jugut», por mendova ta zgjeroj e ta: shndėrroj nė njė roman.
- Mirė ke bėrė. - Ai heshti njė grimė, pastaj vazhdoi: - Kam edhe unė nja njėqind e ca faqe shėnime pėr Gjirokastrėn. Ta dija qė po bėje njė roman, mund tė t'i jepja t'i shfrytėzoje, sepse unė s'besoj se do tė kem kohė ta shkruaj atė libėr (Ishte fjala me sa duket pėr librin «Vitet e vegjėlisė», qė e mbaroi dhe e botoi disa vite mė vonė).
S'dija me ē'fjalė ta falenderoja pėr besimin si dhe pėr fisnikėrinė e kėtyre fjalėve, sepse duhej tė ishin tepėr tė rralla rastet nė botė kur njė autor tė dhuronte aq bujarisht librin e tij tė pabotuar pėr ta shfrytėzuar dikush tjetėr.
Kur shoku Enver mė pyeti me se po merresha aktualisht, iu pėrgjigja se «po shkruaja diēka pėr prishjen me sovjetikėt».
Nė tė vėrtetė kisha filluar punėn pėr romanin «Dimri i madh», por nė pėrgjigjen time, nė vend tė fjalės «roman» thashė «diēka» dhe kėtė e bėra pa menduar, si njė mbrojtje instiktive nga qė ende s'isha i sigurt se do ta pėrballoja temėn e madhe, sė cilės i kisha hyrė.
Pėr fat, apo ndoshta nga qė unė i thashė fjalėt nėpėr dhembė, shokut Enver nuk i tėrhoqi vemendjen ky detaj.
- Hm, sovjetikėt, - tha ai. E ke lexuar nė azhanse se ē'ka thėnė ditėt e fundit Radio-Moska pėr ty? - dhe qeshi me tė madhe.
Unė e kisha lexuar dhe ishte vėrtet pėr tė qeshur. Midis marrėzive tė tjera, Radio-Moska nė njė nga emisionet e saj kishte thėnė se gjithė shkrimtarėt seriozė shqiptarė e kishin bojkotuar letėrsinė dhe nuk shkruanin mė nė shenjė mallėngjimi dhe proteste pėr prishjen me sovjetikėt. Pėr tė mbushur boshllėkun e krijuar, vazhdonte Radio-Moska shteti shqiptar kishte nxitur ca pseudoshkrimtarė tė rinj si njė farė I. Kadare me shokė, qė tė shkruanin e tė botonin veprat e tyre, qė ishin aq skematike e pa kurrfarė vlere artistike, sa qė u ngjanin kryeartikujve tė gazetave.
Nuk mė kishte shkuar mendja se kjo mendjelehtėsi e Radio-Moskės do tė mė bėnte njė shėrbim tė madh e tė pritur: hapjen prej shokut Enver tė bisedės se ēfarė kishte ndodhur nė Moskė dhjetė vjet mė parė.
Pas tė qeshurės, ai u mvrenjt dhe tundi kokėn ngadalė, si tė thėrriste njė kujtim jo tė kėndshėm.
Pastaj ndėrsa pinte kafenė, filloi tė fliste me njė ton tė ndryshėm nga ai qė kishte folur gjer atėherė, tė rėndė e tė menduar. Ai foli pėr udhėtimin e tij nė Moskė atė dimėr tė paharruar dhe pėr disa nga takimet e tij me «hrushovianėt», duke bėrė krahasimin e tyre me takimin e parė me Stalinin. Pastaj tregoi njė episod me Kosiginin nė darkėn e Kremlinit nė prag tė mbledhjes dhe kalimthi diēka pėr vilėn ku ishte rezidenca e delegacionit tonė, pėr «vizitat» e mysafirėve tė natės, Mikojanit, Torezit e tė tjerė.
Do tė dėshiroja qė ai tė fliste me orė tė tėra pėr kėtė, po pėr fat tė keq ėndrra ime pėr tė dėgjuar sa mė tepėr hollėsi nga ngjarja monumentale, personazh qendror i sė cilės ishte ai vetė, qe e shkurtėr. Shoku Enver hapi njė bisedė tjetėr, dhe unė s'pata guxim ta pyesja pėr Moskėn.
Mė vonė, gjatė procesit tė punės pėr romanin unė shfrytėzova gjallėrisht arkivat, u njoha me dokumentet e Partisė, me procesverbalet e Mbledhjes sė Moskės, si dhe me dėshmitė e ndryshme tė personelit, sidomos tė fjalimit tė shokut Enver, tė porosive, shėnimeve tė tij nė marxhinalet e faqeve, tė kurbuara lart ose poshtė pėr arsye tė ngushticės sė vendit, tė cilat u ngjanin degėve tė lisave qė i lėkund stuhia. Dhe vėrtet nė tė gjitha ato fjalė, replika, rreshta e shėnime ndihej fuqishėm stuhia e kohės.
E megjithatė duhet ta them se biseda e rastėsishme e shokut Enver mė dha mua si shkrimtar diēka tė pazėvendėsueshme nga asgjė tjetėr pėr romanin qė po shkruaja. Krejt atmosfera e pjesės se dytė tė veprės me nėntitullin «Mysafirė nė kėshtjellė», vizioni i pėrgjithshėm i saj, ngjyrat, simfonizmi, tragjizmi dhe pesha e saj, e kanė zanafillėn e tyre te ajo bisedė e udhėheqėsit. Nė bisedėn e tij kishte njė kolorit tė jashtėzakonshėm: me njė frazė apo njė nėnvizim ai jepte rrėzėllimin e llampadarėve tė festės mbi darkėn e Kremlinit, apo hijet tinzare mbi fytyrėn e Mikojanit, qetėsinė monumentale tė darkės me Stalinin apo komicitetin e figurės sė Hrushovit. Dhe mbi tė gjitha biseda e tij, sado e rastit tė ishte, ngėrthente fuqishėm gjithė dimensionet e dramės.
Mė vonė, kur puna pėr romanin po avanconte, disa shokė tė mi shkrimtarė mė sugjeruan tė kėrkoja mundėsinė pėr njė takim me shokun Enver, por unė nuk guxova ta bėj kėtė; kisha gjithmonė druajtjen se mos nuk e mbaja dot premtimin pėr tė realizuar njė vepėr qė tė ishte e denjė pėr ngjarjen e madhe, por kisha njė arsye tjetėr, edhe mė tė rėndėsishme. Unė kisha punuar nė shtypin letrar dhe e dija se shoku Enver e kishte ndaluar nė mėnyrė tė prerė tė shkruhej pėr figurėn e tij. Nė qoftė se unė do tė arrija tė realizoja njė takim me tė pėr veprėn qė po shkruaja, ē'do tė ndodhte sikur ai, gjatė bisedės, tė merrte vesh se unė e kisha atė personazh qendror historik nė romanin tim? Ai do ta ndalonte njė gjė tė tillė, dhe kjo do tė ishte njė katastrofė pėr romanin tim.
Po le tė kthehem te takimi me shokun Enver.
Pas bisedės pėr Moskėn, ra fjala pėr fuqinė shpirtėrore tė popullit tonė dhe pėr lashtėsinė e tij. Mė pyeti nėse e kisha lexuar njė libėr tė francezit Zaharia Majani pėr etruskėt dhe gjuhėn shqipe, dhe kur unė i thashė se e kisha dėgjuar, por nuk e kisha lexuar mė tha se do tė ma jepte. Dėrgoi dikė ta merrte, duke i thėnė:
- E kam lėnė sipėr oxhakut.
Biseda u bė prapė e lirė dhe e gėzueshme dhe nė njė ēast u kthye pėrsėri te Gjirokastra, te Sokaku i tė marrėve, qė ishte ndoshta rruga e vetme nė botė me kėtė emėr dhe qė ne e njihnim aq mirė, si edhe te plakat e menēura, nė kundėrshtim me emrin e sokakut, tė shtėpive gjirokastrite.
- Vetėm nga tregimet e tyre pėr mėnyrėn e ndriēimit tė shtėpive, pėr futjen e vajgurit apo evoluimin e llampave mund tė nxjerrėsh pėrfundime interesante tė karakterit social-ekonomik, - tha shoku Enver.
I habitur dėgjova tė fliste pėr to, nė njė mėnyrė qė nuk e kisha lexuar asgjėkundi.
(Pasi u ktheva nė shtėpi dhe shėnova nė njė fletore gjithēka qė dėgjova prej tij pėr ngjarjen e Moskės, nė njė fletė tė veēantė shėnova «Projekt pėr njė novelė. Nė formė kronike. Vajguri, kripa, jetėt, vdekjet, gjyqet, ekonomia. breznitė». Ishte bėrthama e novelės qė shkrova mė vonė «Breznia e Hankonatėve», e cila ishte veēanėrisht e dashur pėr mua, veē tjerash, edhe pėr historinė e gjenezės sė saj).
Kishim ardhur pėr njė vizitė tė shkurtėr pasdite dhe ora po shkonte 8.30. Megjithėse kishim dėshirė tė madhe tė rrinim ende, ne morėm leje tė largoheshim. Para se tė iknim shoku Enver na dhuroi gjithashtu librin e Zaharia Majanit «La fin du mistčre etrusque».
Ishim nė kėmbė nė ēastin qė do tė ndaheshim kur ai i tha shoqes Nexhmije:
- Shko nė bibliotekė dhe zgjidh diēka tjetėr.
Shoqja Nexhmije u kthye pas pak me veprat komplete tė Balzakut nė frėngjisht.
- O, e mbushe me Balzak! - bėri shaka shoku Enver. Ishte shakaja e hollė e njeriut tė informuar nė mėnyrėn mė tė plotė pėr diskutimet qė bėheshin kudo nė botė lidhur me raportin midis letėrsisė realiste tė shekullit XIX dhe asaj bashkėkohore, diskutime nė tė cilat Balzaku ishte nė qendėr tė kundėrvėnieve dhe qė nuk kishte kaluar pa njė farė jehone edhe te ne.
Duke e falėnderuar pėr librat e dhuruar, unė i thashė shokut Enver se pavarėsisht se isha shkrimtar bashkėkohor, e pėlqeja shumė Balzakun.
- Po si do t'i ngrini gjithė kėto libra? - tha shoku Enverr kur po ndaheshim. Ai iu drejtua shoqes Nexhmije: - Shiko pėr njė makinė pėr t'i ēuar mysafirėt gjer nė shtėpi.
Kėto ishin ēastet e fundit nga ky kujtim i paharruar.

|
VETËVENDOSJE për popullin e KosovësLetër e hapur drejtuar:
Ministrit të Punëve të Jashtme të Danimarkës z. Per Stig Mųller,
Koordinatorit të BE-së për çështje të jashtme z. Havier Solana,
Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së z. Ban Ki-moon
Që nga lufta e vitit 1999, UNMIK-u ka qenë përgjegjës për çështjet politiko-ekonomike në Kosovë. Në praktikën aktuale, politika e tyre ka qenë që të lejojnë politikanët e korruptuar dhe mafioz që të merren me situatën.
Gjatë disa viteve të fundit, popullata ka treguar pakënaqësinë në rritje ndaj udhëheqjes së jashtme duke demonstruar gati çdo ditë. Këto demonstrata kanë arritur kulminacionin e tyre më 10 shkurt, njerëzit ishin në rrugë në tërë Kosovën për të kërkuar tërheqjen e planit të Marti Ahtisaarit. Një manifestim i madh u bë në Prishtinë, i organizuar nga Lëvizja Vetëvendosje dhe udhëheqësit të saj, Albin Kurti (ish-udhëheqës i studentëve shqiptarë) dhe me Adem Demaçin, kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve. Demaçi është një hero, simbol atdhetari politik, pas mbajtjes së 29 vjet burg politik në kohën e sundimit të ish-Jugosllavisë (shpesh i quajtur edhe si Mandela i Kosovës). Gjatë këtyre viteve, ai, me anë të mënyrave paqësore ka luftuar për të drejtat e popullit shqiptar deri në lirinë demokratike dhe vetëvendosjen politike.
Protesta paqësorë u ballafaqua me brutalitetin policor, me ç“rast 2 u vranë, 80 u lënduan dhe afër 200 të arrestuar në mesin e tyre dhe udhëheqësi i VETËVENDOSJES Albin Kurti.
Rezistenca e popullatës shqiptare kundër planit të Ahtisaarit është protestë kundër faktit që autoritetet e jashtme vendosin për të ardhmen e tyre.
Ata, duan të drejtën e njëjtë si njerëzit e tjerë kudo qofshin ata, të vendosin për jetën e tyre me anë të mjeteve demokratike. Por, përfaqësuesit shqiptarë në komisionin përgatitor në Vjenë nuk janë zgjedhur në mënyrë demokratike dhe ata nuk përfaqësojnë interesat e popullit.
Populli i Kosovës ka vuajtur tmerrshëm, gjatë luftës në vitin 1999:
Më shumë se 14. 000 të vrarë,
Më shumë se 3000 janë të zhdukur,
Më shumë se 20. 000 femra janë të dhunuara
Më shumë se 185.000 shtëpi janë të dëmtuara,
Më shumë se 850.000 shqiptarë u dëbuan jashtë vendit.
Ekonomia e Kosovës është në gjendje katastrofale, dëshpëruese; sepse ushtria Serbe i ka grabitur bankat, pasurinë shoqërore dhe private. Pas gjithë kësaj, askush nuk e pranon që Plani i Ahtisaarit privilegjon 5 % të pakicës serbe kundër minoriteteve tjera dhe 90 % të shumicës shqiptare.
LËVIZJA VETËVENDOSJE kërkon:
Vetëvendosje të popullit të Kosovës përmes votës demokratike; Tërheqjen e Planit të Ahtisaarit; Tërheqjen e sistemit të komunave mbi baza etnike serbe, të decentralizuara duke ju dhënë më shumë pushtet autoriteteve lokale; Serbia, ta kryej ndaj Kosovës, obligimin ekonomik për dëmet e luftës!
Me këtë letër, ne përkrahim kërkesat e VETËVENDOSJES dhe kërkojmë që popullit të Kosovës t’i jepet (njihet) e drejta për Vetëvendosje.
Xhemil Zeqiri, aktivist për të Drejtat e njeriut.
Minna Skafte Jensen, aktiviste për të Drejtat e Njeriut.
Zëdhënësi i Lëvizjes Vetëvendosje në Danimarkë
xhemil@hotmail.com
www.diplomacia.dk
Kopenhagë, 13 shkurt 2007

|
Lëvizja VETËVENDOSJE, degët jashtë vendit
Familjeve të dëshmorëve më të rinj të kombit
Letër ngushëllimi
Të nderuara familje të dëshmorëve të kombit, Man Balaj, Arben Xheladini
dhe Ty familje e dëshmorit, emri i të cilit ende s“është i publikuar!
Pikëllim të madh kemi ndie ne dhe familjet tona jashtë vendit, kur i kemi parë në kanalet televizive skenat e tmerrshme të terrorit policor: unmikas dhe shqipfolësit e ndyrë të cilët vërsuleshin si bishat mbi demonstruesit paqësorë, të cilët kishin dalë në rrugët e Shqipërisë Natyrore, për të kërkuar të drejtat tona që na takojnë si komb!
Pikëllimi ynë u rrit deri në qiell, kur morëm vesh për rënien heroike në ballë të demonstruesve të bijve tuaj! Dhuna që u ushtrua më 10 Shkurt 2007 mbi demonstruesit liridashës, nuk qe e para herë, dhe besojmë nuk do të jetë as e fundit, kështu do të ngjaj deri në kohën, kur populli ynë do të bashkohet fort në veprime që ta gëzojë të drejtën e VETËVENDOSJES, deri kur nga trojet tona etnike do të largohet armiku i jashtëm dhe tradhtari i fundit. Natyrisht, kjo kërkon sakrifica të mëdha dhe është një rrugë e gjatë deri në fitoren madhështore të RIBASHKIMIT territorial të kombit tonë të lashtë e të ri!
Kjo fitore, natyrisht se kërkon shumë vuajtje dhe sakrifica mbinjerëzore, kjo fitore mund dhe do të arrihet atëherë kur kombi ynë do t“i detyrojë faktorët ndërkombëtarë dhe puthadorët shqipfolës - pushtetarët e pa shtet ta njohin të drejtën tonë për VETËVENDOSJE!
Liria, e cila aq shumë u proklamua nga pushtetarët cinikë dhe nga faktorët ndërkombëtarë, kinse Kosovës iu dha e drejta e pavarësisë së cilës veç emri i mungon u pa qartë tani kur kjo liri u mbyt në gjak dhe lot!
Të nderuar familjarë, të nderuar atdhetarë kudo që jeni nëpër botë!
Mbahuni të fortë për djemtë tanë të lirisë!
E paçin të lehtë dheun e Shqipërisë, djelmoshat e VETËVENDOSJES!
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Poshtë armiqtë dhe tradhtarët gjakatarë!
Nënshkruesit:
Ramadan Pllana, Zvicër
Ramadan Kurtaj, Suedi
Xhemil Zeqiri, Danimarkë
Fadil Shyti, Suedi
Mona Agrigoroaiei, Rumani
Shqiptar Oseku, Suedi
Faik Smajli, Angli
Nisret Ahmeti, Gjermani
Azem Musliu, Kanada
Beqir Elshani, Suedi
Sahit Xhemajli, Suedi
Gëzim Mekuli, Norvegji
Evropë-Kanada, më 13 shkurt 2007
 |
Tungjatjeta rini heroike shqiptare!
Vetëm ribashkimi shpirtëror dhe veprimi i përbashkët praktik e sjellë vetëvendosjen tonë!
Më kënaqësi e morëm lajmin se Ju rinia Heroike Shqiptare do të takoheni sot në Tiranë, për t“i analizuar situatat e reja politike, që janë krijuar në trojet tona etnike shqiptare, gjegjësisht me theks të veēantë rreth situatës në Kosovë.
Urojmë, të arrini suksese në përpjekjet tuaja drejt fitoreve të reja! Këto fitore i sjellë vetëm e drejta e VETËVENDOSJES së popullit tonë për të vendosur vet për ardhmërinë e vendit tonë e jo kurrsesi politikanët ēalamanë të ashtuquajtur demokratë, të brendshëm dhe të jashtëm qofshin ata shqipfolës apo të huaj!
Përpara!
Përshëndetje atdhetare!
Xhemil Zeqiri, Danimarkë
Fadil Shyti, Suedi
Ramadan Kurtaj, Suedi
Mona Agrigoroaiei, Rumani
Nisret Ahmeti , Gjermani
Beqir Elshani, Suedi
Azem Musliu, Kanada
Faik Smajli, Angli
Më 27 janar 2007
 |
LETËR PËRSHËNDETËSE VËLLEZËRVE TË IDEALEVE ÇLIRIMTARE KOMANDANTIT TË UÇK-sË, FATMIR LIMAJ DHE USHTARËVE TË DEVOTSHËM HARADIN BALAJ DHE ISAK MUSLIUT.
Përqafime vëllazërore nga Skandinavia!
I nderuar komandant dhe ju të nderuar ushtarë të lirisë Fatmir Limaj,
Haradin Balaj dhe Isak Musliu!
Në pa mundësi për të ardhur në katundet tuaja dhe atje në burgun e
Shevengenit, prej së largu duam t´jua shtërngojmë duart fort dhe t´i
përshendesim dhe familjet tuaja fisnike, familjet që ju rritën, ju edukuan
dhe ju shkolluan si bij´të vërtetë të kombit për t´ i dalë zot vetes,
familjes dhe kombit, siç u dëshmuat fuqishëm duke u inkuadruar në famëmadhen
Ushtri Çlirimtare e Kosovës.
Ty, Fatmir vëllai, u bëre një ndër udhëheqesit e kësaj ushtrie, prandaj
aspak nuk gabuan shokët dhe shoqet kur të quajtën gjatë luftës çlirimtare,
komandant "Çeliku".
Ne, që ishim larg mëmdheut tonë të dashur në ato vite të rënda u
solidarizuam me luftën e drejtë të popullit tonë, sepse ju njihnim ju që
ishit vu në ballë të kësaj lufte se ishit të vendosur të luftonit për lirinë
Kosovës dhe të viseve tjera shqiptare që mbetën padrejtësisht nën qizmet e
huaja pushtuese sllave.
Ty o vëlla i dashur, me zgjuarsi dhe largpamësi me aksione konkrete në
fushëbeteja i ke dhënë grushte të fuqishme armikut duke e ngritur lart e më
lart në piedestalet e historisë sonë të re emrin e madh të UÇK-së së
lavdishme që i tmerroi armiqtë dhe tradhtarët e vendit të shqiponjave
krenare.
Gjatë asaj resistence të madhe, para dhe gjatë bombardimeve, Ty dhe shokët
tuaj kacafyteshit me bishat sllave në tokë ndërsa nga ajri mbi qindra km
lartësi bombardonin aleatët tanë të NATOS të cilët nuk futeshin dot në
luftën tokësore.
Pra, ju or trima me fuqinë e hovit luftarak shqiptar dhe me ndihmën e
vëllezërve shqiptarë të Shqipërisë së andej Drinit e thyet kufirin tek
Kosharja legjendare, atë kufi-zi, që na e kishin vendosur (imponuar me dhunë), miqtë e armiqëve tanë shekullorë në Londrën e mallkuar të vitit të
mbrapshtë, 1913 dhe ky mallkim i historisë europiane u rifirmos sërish më
1992, me tendencën reaksionare se: kufiri në mes shqiptarëvet nuk do
lejohet të lëvizë dot!
Por, ju shokët e legjendarit Adem Jashari e quat amanetin e tij deri në
fund; duke i bërë gurët e kufirit copa copa!...
Vëlla i dashur, ne mërgimtarët pandalshëm jemi munduar kush më shumë e kush
më pak, kemi bërë përpjekëje që ta ndihmojmë popullin nga aspekti politik,
ekonomik dhe besa edhe me armë në dorë t´i çasemi atdheut kur qe në rrezik!
Për ato ndihma të sinqerta për të cilat konsiderojmë se ia kemi borxh
popullit tonë të shumëvuajtur as jemi penduar as s ´do të pendohemi kurrë!
Ne, vetëm një brengë e kemi, sepse mendojmë që kemi dhënë pak kontribut për
aq sa dëshironim të japim!...
Në kohën e lufës çlirimtare dhe më pastaj kishte dhe ka shqipfolës
plan(g)prishës, mjeranë, trutharë dhe tradhtarë që dilnin me zë e vepra
kundër çlirimtarëve dhe çlirimtareve, kundër atyre që u betuan në flamurin e
Gjergj Kastriotit dhe Ismail Qemailit, kur dihet se bota na njohu botërisht
vetëm me atë flamur!...
Pastaj, tani po shihet mirëfilli që pas përfundimit të luftës, që kur forcat
ndërkombëtare u futën në Kosovë dhe filluan padrejtësitë ndaj popullit tonë
i dalur nga lufta i lodhur dhe i traumatizuar, ne vazhduam aktivitetin
politk dhe informativ nga Kopenhaga dhe Malmoja Ne, që nga fillimi i kemi
vërejtur dhe për këtë e kemi ngritur zërin me gojë dhe me shkrime se:
UNMIK-u, do të bëjë provokime të rënda siç qe fillimisht lejimi i fomimimit
të enklavave serbe në veri dhe në zemër të Kosovës, çarmatosja e ushtarëve
tanë, ndarja dhe copëtimi i ri i trojeve tona shqiptare, siç është rasti i
Mitrovicës dhe ato 2500 ha (hektarë katrorë) tokë që Serbia ia dha si
peshqesh IRJM-së.
Partitë "demokratike", që Serbia i lejoi të formoheshin, de fakto e kishin
sabotuar luftën dhe do bëheshin shërbëtore të kolonizatorëve (pushtuesve) të
rinj.
Pastaj, u pa qartë se flamurin e lirisë, pra udhëheqëjen e fitores për
fillimin e ndërtimit të shtetit të Kosovës, nuk mundën ta marrin dot çlirimtarët por shërbëtorët e huaj...
Kjo, erdhi dhe si pasojë e votimit antidemokratik me lista të mbyllura nga
këto parti, që e kurdisën këtë komplot me ndërkombëtarët, shkelësit më
cinikë të demokracisë në Kosovë.
Nga të gjitha këto padrejtësi natyrisht si çdo atdhetarë as ne nuk mund të
ishim të qetë!...
Pastaj, veprimi tepër antinjerëzorë dhe më antidemokratik i burgosjeve të
komandantëve dhe ushtarëve të UÇK-së, të përplasur nga gjykatat e huaja e të
akuzuar me ligjet e ish-Jugosllavisë si në Kosovë ashtu edhe në Hagë, na ka
shqetësuar së tepërmi; prandaj, ne kemi bërë disa protesta nëpër
institucionet daneze, europiane dhe deri në OKB; për lirimin nga burgjet të
bijëve më të mirë të Kosovës, që u izoluan në Hagë dhe në Dubravën famëkeqe,
ku u derdhë aq shumë gjak shqiptari!...
Ne, me kohë kemi konstatuar se këto ishin komplote të kurdisura politike dhe
me kohë kemi deklaruar: në Prishtinë, Dubravë dhe në Hagë, nuk po dënohen
krimet, por e drejta e popullit shqiptar të Kosovës!
Atje, po tentohet të barazohen krimet e kriminelëve okupatorë sllavë, me çlirimimin e çlirimtarëve shqiptarë!
Natyrisht, duke e argumentauar me fakte të pamohueshme.
Vëllezër të dashur çlirimtarë!
Në kohën kur ju ishit atje të mbyllur si luanët në hekura; në Kosovë
zhvillimet politike morën kahje tjera, pra, aspakt pozitive: padrejtësisht,
popullit tonë iu ka imponuar poltika e S. Millosheviqit por, pa praninë e
tij fizike.
Në Kosovë u bënë zgjedhje me listat të mbyllura si para luftës.
Në kohën e viteve 92-97, kur S. Millosheviqi u jepte të drejtë partive
pacifiste të bëjnë zgjedhje ”të lira” por asesi të kërkojnë dhe të punojnë
për zgjidhjen e problemit të Kosovës.
E njëjta gjë po bëhet tani nëpërmjet këtyre institucioneve ndërkombtare të
instaluara në Kosovë.
Partitë pacifiste e në veçanti LDK-ja, po ia imponon popullit shqiptar edhe
simbolet private siç janë; hymni, flamuri dhe gjuha e re "kosovarqe" siç po
tentojnë ta quajnë disa "gjuhëtarë" lokalistë.
Nëse ne veprimtarët e viteve 70-80 ta, e kemi ngritur kërkesën për Kosovën
Repuplikë, ajo ka qenë strategji e përkohëshme, sepse atëbotë ashtu do të
arrihej më lehtë tek ideja jonë madhore e ribashkimit të Shqipërisë Etnike.
Ndërsa, tani pas shkatërrimit të ish-Jugosllavisë, ne shqiptarët është
krejt e natyrshme të dalim hapur për ribashkimin me Nënën Shqipëri.
Tani, fatkeqësisht rrjedhat politke kanë filluar të marrin rrugë të
kundërta, të padëshiruara për çdo atdhetar, kanë marrë rrugën e përçarjes
kombëtare!
Vëllezër të dashur idealesh çlirimtare,
Unë, jam nga Tetova dhe ua them sinqerisht se ëndërra jonë ishte të
bashkohemi me Kosovën siç ka qenë dikur, para se t´i ndanin me dhunë trojet
tona.
Ne sot, kurrsesi nuk duhet të pranojmë të mbesim nën veladonin e zi të
vetëmashtrimit që në emër të çfardo demokracie sërish të na sakatosin fuqitë
imperialiste antishqiptare por duhet të kambëgulim fort që kjo padrejtësi të
përmirësohet.
Për ta bërë këtë me sukses, le të shpresojmë pa dhembje sakrificash të
mëdha, ne duhet të përcaktohemi fort që ta kërkojmë të drejtën e kombeve për
vetëvendosje, kjo e drejtë ne shqiptarëve na u mohua deri tani nga shtetet
ballkanike dhe europiane edhe pse dihet botërisht se kjo e drejtë është e
sanksionuar me ligjet ndërkombëtare e cila e lejon të drejtën e shkëputjes
nga shtetet e huaja dhe bashkimin me shtetin amë, në rastin konkret pra të
drejtën e kombit tonë që ta realizoj parimin madhor: NJË KOMB, NJË SHTET!
Tani, po debatohet shumë për zgjidhjen e statusit përfundimtar të Kosovës,
pra me bisedime; por, çka e bënë të rrezikshme çështjen është fakti se për
grupin negociator dëgjohet zëshëm kërkesa absurde e shumë diplomatëve
euro-atlantikë, që gjatë këtyre bisedimeve duhet që palët (këtu barazohen)
xhelatët me viktimat; duhet të bëjnë kompromise!!!
Po e përfundojmë këtë letër me mendimin e një filozofi të madh i cili
shkruante:
a do të bëjmë kompromise me kusarët?
Dhe, përgjigjej po vet!
Patjetër që do të bëjmë, por kurr që, me pretekstin e këtij kompromisi, të
marrim pjesë në krim!
Vëllezër të dashur idealesh çlirimtare,
Urojmë të jeni mirë me shëndet, të jeni të pathyeshëm si kurdoherë përballë
rreziqeve dhe komploteve që po i përgaditen Kosovës dhe viseve tjera
shqiptare!
Gëzuar për lirimin tuaj nga burgu famëkeq i Hagës!
Ushtarit të devotshëm, Haradin Balaj i urojmë QËNDRESË dhe dalje të shpejtë
nga burgu, konsiderojmë se atje mbahet padrejtësisht!
Vëlla i dashur Fatmir,
Gjatë gjykimit dhe lirimit tuaj nga burgu i Hagës; në personalitetin tuaj e
shihinim personalitetin e të madhit atdhetar, Avni Rustemi kur gjykohej
në Paris, për vrasjen e tradhtarit me damkë Esat Toptanit, pastaj lirimi i
tij, kur u vërtetua pafajësia.
Ndërsa, në personalitetin e Haradin Balajt e shihnim titanikun, çlirimtarin
shqiptar i cili për më tepër se një shekull po dënohet padrejtësisht nga
shtetet sllave të Ballkanit të egër dhe nga Europa cinike dhe aleate besnike
e tyre...
Ndërsa, në personalitetin e pathyeshëm të ushtarit Isak Musliu e shihnim
intelektualin luftëtar shqiptar i cili qëndron i patundur përballë rreziqeve
që ia solli koha-luftë!...
Kësaj letre të sinqertë si një vesë shkëlqyese që buron nga zemrat tona, më
së miri i shkon urimi:
Gëzuar për lirimin tuaj!
Qëndresë për vëllaun tonë të idealeve!...
Kopenhagë-Malmë, 6-7 dhjetor 2005
Xhemil Zeqiri dhe Fadil Shyti

NjË deklaratË politike pËr KosovËn
Kryesia e STS-sit, (Organizatë Politke dhe Humanitare), ka diskutuar për gjendjen në Kosovë dhe njëzëri e ka miratuar këtë:
DEKLARATË POLITIKE
të cilën po e paraqesim sa vijon:
”Në janar të vitit 2005, Grupi i Kontaktit për Kosovën që janë një bashkësi e fuqive të mëdha, zyrtarizoi një raport, në të cilin preferohet që problemet e dhunës, që janë në rritje në Kosovë duhet të zgjidhen, duke e bërë Kosovën një shtet të pavarur.
STS-si- Interanational Solidarite, qëndrimin e grupit të Kontaktit e mirëpret.
Edhe STS-si, që moti ka qenë një ithtare për një Kosove të pavarur, duke ofruar garanci dhe kontroll për respektimin e të drejtave të minoriteteve, në Kosovë, në veçanti për sërbët.
Nëse fuqitë e mëdha do të kishin kërkuar me kohë, të njejtat të drejta nga Serbia dhe Maqedonia, shumë dhunë e panevojshme do të ishte mënjanuar.
STS-si, mendon gjithashtu, se:
" një Kosove të pavarur, duhet t´i bashkangjitet edhe e drejta për vetëvendosje, kështu që t´u lejohet qytetarëve të Kosovës të vendosin vet për të ardhmen e tyre, një Kosovë e pavarur don të ecë".
Përndjekje të pakuptueshme!
Në mars, kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj, vendosi të tërhiqet nga posti, për t´u paraqitur në gjyqin ndërkombetar në Hagë, për tu pastruar nga akuzat e rënda, për shkelje ndaj të drejtave të njeriut dhe krime ndaj të drejtës së kombit/popullit, i cili sipas prokurorise kinse i kishte kryer, kur ai ishte udhëheqës i UÇK-së, në Kosovën perëndimore.
Tërheqja e Ramush Haradinajt, është përshëndetur me shumë ankesa.
Kryesuesi i OSBE-së në Kosovë, Pascal Fieschi, i cili kontrollon demokracinë dhe të drejtat e njeriut në Kosovë, shkruan mes tjerash, në një dekleratë, që:
”Z. Haradinaj ka treguar energji dhe angazhemant në punën e tij dhe se kjo lloj pune, që ai ka treguar, është shumë impresionuese dhe frytdhënëse”.
Kryesuesi danez i misionit të KB-së në Kosovë, Søren Jessen-Petersen, ka lëshuar një dekleratë për shtyp, kërkesë për popullatën që ta mbajnë qetesinë.
„Unë e kuptoj ndjenjën e urretjes dhe shokut, ndaj këtij zhvillimi.
Megjithatë, apeloj tek popullata në Kosovë, që ndjenjat e tyre t´ i shprehin në mënyrë të qetë“.
Edhe Søren Jessen-Petersen, shprehu ndjenja të mira për Haradinajn „udhëheqje dinamike, angazhemant dhe vizion të fortë“.
Ai thotë poashtu;
„Me vjen keq që unë nuk mund të punoj me një partner të afërt dhe shok“.
Ne, kemi pyetur anëtarin shqiptar të kryesisë sonë, aktivistin e të drejtave të njeriut, Xhemil Zeqirin, se si e shikon ai, këtë situatë?
Xhemili thotë:
" duhet të mos harrohet se UÇK-ja, u krijua si reaksion ndaj dhunës së forcave serbe, ndaj shqiptarëve në Kosovë, dhe se kishte luftë atje, dhe se UÇK-ja, në atë kohë të rëndë lufte, ishte aleatja më e afërt e NATO-së, kundër Serbisë, kur kjo po e masakronte popullin e Kosovës,të gjithë komandantët e UÇK-së, kanë qenë të vetëdijshëm që nuk duhej t´i shkelnin të drejtat e njeriut, pasi që ata i dinin, se ky rast do ta dëmtonte çështjen e shqiptarëve".
Xhemili, pastaj shton:
"kjo është një shtypje e re nga ana e Serbisë dhe ndofta një mundësi për të arritur njëfarë „tregtie“, në favor të saj,nëse shqiptarët po i dorezojnë "kriminelët e luftës", atëhërë edhe serbët do të duhej t´i dorëzonin kriminelët e tyre, para gjyqitndërkombetar, si ata të tipit Karaxhiq dhe Ratko Mlladiq, të cilët janë të kërkuar qe kaq shumë vite, nga tribunali i Hagës" -përfundoi ai.
Kopenhagë, 27 qershor 2005
Xhemil Zeqiri

ZotËri Xhafer Leci, na tregoi se vËrtetË qenka naiv me brirË tË ndyrË! Reagim
Ndaj shkrimit të Xhafer Lecit, alias Leckës së LDK-së, lidhur me një shkrim të Fadil Shytit, botuar në faqen e internetit "lajme com" më datën 16 maj 2005.
Shkrimit tënd o mjeran politik do të përpiqem do t´i përgjigjem shkurt, sepse ti nuk e meriton të ta kushtoj këtë kohë, kur kemi kaq shumë punë tjera të mbara kemi për të bërë, në shërbim të popullit tonë të shumëvuajtur.
Ti, e paske lidhur qerren pas mjeranëve të hitorisë më të zezë të Kosovës, nga ata që "sunduan" me ardhjen e tyre "pushtetin paralel" në vitet e errëta 1989-1997, të regjimit të S. Millosheviqit, ata që ia ruajtën aq shumë shpinën këtij regjimi kriminal me politkën paqësore të durim-turpit!
Nuk ka deklaratë dinake e dhënë prej I. Rugovës, që ia lanë krimet dhe turpet politike të tij.
Sepse, ai është lider tejet përçarës satanik në politikë, kurrë se ka dashur as e dëshiron Ribashkimin kombëtar, këtë e ka dëshmuar me shumë vepra antikombëtare.
Ndërsa, Bajram Kosumin mos e fut në një pozitë të barabartë kombëtarisht me të, këta pavarsisht se e përfaqësojnë pushtetin në Kosovë nën tutelën e UNMIK-ut, dallojnë nga njëri-tjetri si nata me ditën nga përpjekëjet e tyre për lirinë e Kosovës.
Bajrami, qe bir i vuajtjeve, sokol djalë i burgut dhe i malit.
Ndërsa, Ibroja qe dhe mbeti "njeri" i lukseve të pushtetit të pa shtet dhe korb i kapitalit...
- Kjo, dihet nga të gjithë njerëzit me mend në kokë!
i, o shkretan provincial e ke sulmuar atdhetarin Fadil Shyti, me epitete ofenduese, duke menduar se marrëzia jote shkon sipas idesë qëllimkeqe të ldk-istëve se prej njëmijë rrenave diçka mendohet si e vërtetë!
Shkrimi yt nuk mund të quhet reagim por një akuzë , trillim që më
vonë sigurimi juaj kriminal t´i ekzekutoj njerzit.
O pelivan i historisë suaj të mjerë, reagimi nuk bëhet kështu me sharje, akuza të paqena, në këte mënyrë tejet banale.
Ti, në shkrimin tuaj me asnjë kuptim nuk iu ke çasur dy shkrimeve të Fadil Shytit.
Në shktrimin tënd ndaj Fadil Shytit , shihet qartë se ke një urrejtje patalogjike ndaj autorit, dhe si i tillë ke pasqyruar edhe foshnërinë tënde politke.
Unë, nuk ka nevojë të di kush je, sepse në sipas "logjikës" së atij shkrimi çoroditës e kuptova drejt se ti je Askushi.
Por, duke bërë këtë gaboshesh rëndë!
Ti ore Xha Ferr,
qenke i mjerë,
qenke i pacipë,
të paska marrë koka erë!
Ti, pa pikë turpi gënjen kur shkruan, kinse "sipas një shoku, Fadil Shyti qenka një mësues katundi, paçka se ai e quan veten profesor" !!!
Jo, mor zotëri gjeloz i mjerë provincial, kjo nuk qëndron sepse:
vërtetë që Fadil Shyti, nga viti 1983-1991 ka punuar në një katund të Shalës (Vllahi ), ku ka bërë një jetë migjeniane, por kjo s´do të thotë se nuk ishte i kualifikuar me titullin, Profesor i Letërsisë Shqiptare.
Këtë mund ta verifikoni, kur të dëshironi, ti dhe të pabesët tjerë inatçorë...
Sa për ilustrim po ta jap një fakt:
Veprimtari atdhetar, Fadil Shyti ka diplomuar në vitin 1982, në degën Letërsi dhe Gjuhë Shqipe në UP.
Ay, punoi në Vllahi për faktin që ishte i burgosur në vjeshtën e vitit 1981, për "fajin" se e paska vizituar Shqipërinë e Përtejdrinit, kur ishte student, pra në vitin 1979, atij nga "sigurimcat" e LKJ-së, me kompani, nuk i lejohej të punonte në qytet, nën akuzat se ishte irredentist, nga lehja e shpifjeve të sojit tuaj se është i rrezikshëm etj...
Nuk mundem të duroj!
Ti, me rrejtë e unë me flejtë - kur thua që:
Fadil Shyti, ka vetëm një përmbledhje poetike, jo more syleshë, vëllau ynë atdhetar i ka jo një përbledhje poetike, "Në kërkim drite", Tiranë ( 1996 ), por dhe një vepër të dytë publicistike të botuar, me titull, "Në rrugën e lirisë" Prishtinë, (2004) dhe ka dorëshkrime tjera që së shpejti do ta shohin dritën.
Pavarsisht, se ju jeni të egërsuar nga sëmurja partiake, kot e keni se nuk mund ta mohoni dot veprimtarinë e tij atdhetare.
Ke shkruar kinse biografia e I. Rugovës, përputhet me "vija e vijaska" me atë të Shaban Palluzhës dhe të gjyshit të Fadil Shytit, kinse duke e "përgojuar" I. Rugovën, analisti Fadil Shyti, "shkon ndesh gjyshit të vet".
Po, a ka më mjerim se kjo logjikë:
vet përcaktimi i I. Rugovës për politikë paqësore tejet pasive, shkon ndesh politikës së Shaban Palluzhës dhe Hajzer Tafës,(gjyshit të Fadil Shytit), të cilët luftuan me armë në dorë, për liri dhe Ribashkim kombëtar.
Kujdes zotëri!
Mos i shqtësoni edhe heronjt nën varre!...
Pastaj, veprimtaria politke qyqare e "heroit" tuaj nuk barazohet me asgjë me qëndresën e tyre heroike.
Ata, luftuan e u vranë me serbët okupatorë.
Ata, kurrë nuk ngritën dolli duke u gajasur në Beograd në kohë të rënda lufte.
Opinioni shqiptar dhe i huaj, e ka të qartë kur ky lideri juaj, i sëmurë nga gangrena ldk-iste, nuk zbriste nga aeroplani në Tiranë përkundër gjithë atyre përpjekëjeve të institucioneve të shtetit shqiptar, ai dëshironte të shkonte në Kosovë se atje e kishte të siguruar mbrojtjesn nga policia famëkeqe e S. Millosheviqit.
Popinioni e di fort mirë për atë deklaratën famëkeqe të I. Rugovës të cilën e transmetuan BBS-ia dhe CNN-i, kur dy "burrecat", Milloshevic -Rugova, kërkuan të ndërpriten Bombardimet e NATO-s.
Ke vjellë vrerë pa pikë turpi se:
Fadil Shyti, vetëpërgënjeshtrohet në arenën kombëtare dhe ndërkombëtare, për titullin :
"Një shkëndijë drite po përhapet në Kosovën shqiptare"- sipas teje "po potencoka atë që nuk është jonormale tendenca e spastrimeve etnike, tamam sikur politika serbe ..."!!!
O, ngadalë e mos u ngut dhe mos u tut o mjeran, se nuk të mbetet Kosova veç me shqiptarë!
Do të keshë ti dhe pinjollët e sëmurë të LKJ-së, aq serbë sa t´i ftoni në kafe të pista dhe në gosti kumbarie...
Kisha fashiste serbe dhe UNMIK-u dhe miqtë tuaj ndërkombëtarë po përgaditen të sjellin sërish kolonë të ri serbo-sllavë në Kosovën tonë shqiptare, at duan ta bëjnë Kosovën multietnike aq sa dëshiron ti dhe ata si gëzohen si ti.
Nuk bëhen spastrime etnike me një titull shkrimi!
Por, ti mor zotëri dhembjen e ke gjetiu, tani ju instutucionalistëve pacifistë u ka hyrë lepuri në bark, duke e shikuar veprimtarinë atdhetare të Albin Kurtit, ka filluar t´ju dridhet "kurora e mbretit".
Lumenjtë, fillojnë ngadalë të vërshojnë, por s´ kalon shumë kohë kur ata i rrëmbejnë të gjitha mbeturinat që u dalin përpara!
Mbase, ju e keni përjetuar këtë, më 1 Tetorin e vitit 1997, tani i druani fort, zgjimit të sërishëm të uraganit popull!
Ju, çmendeni nga frika e prishjes së rehatisë dhe e kumbarisë shumëvjeçare me "pobratimat", vëllamët tuaj serbë.
Nuk dua të ndalem për kontributet "madhore" të LDK-së, dhënë LÇ-re,
e në veçanti ka "shkëlqyer qeveria juaj e drejtuar nga ish-kryeministri B. Bukoshi, me ata 200.000 ushtarët dhe me gjeneralët e tij institucionalë, pinjollë të akademisë së Beogradit; por pa harruar të ta kujtoj se ishte LPK-ja ajo bërthama e parë opozitare ilegale, e cila ia lëkundi themelet ish-Jugosllavisë, në vitin e lavdishëm 1981.
Ishte ajo që pastaj e ndihmoi me djersë e gjak luftën heroike të UÇK-së.
Pajtohem me mendimin që anëtarët e thjeshtë të LDK-së, e kanë ndihmuar këtë luftë, por jo edhe udhëheqja snobe, servile me në krye teknokratin cinik I. Rugovën, të cilët ikën nga sytë këmbët në relacionin, Bllacë-Beograd-Cetinë-Tiranë...
Tendenca jote për ta përshkruar politkën e I. Rugovës, si "politikë të hollë", është fund e krye fataliste, sepse e mbronë haptas tradhëtinë!
Hisatoria e popullit shqiptar, fatkeqësisht i njehu dy liderë tinëzarë e qyqarë të cilët kanë ikur nga fronti në kohët më të rënda kur po rrezikohej Shqipëria:
1. Ahmet Zogun dhe
2. Ibrahim Rugovën.
As balli as bishti, gjegjësisht, as i pari as i dyti, nuk e kishin as aftësinë as trimërinë ta krijonin dhe ta zhvillonin një ushtri çlirimtare, ashtu siç bëri komandanti legjendar, Enver Hoxha.
Pastaj, ta krijojnë dhe ta zhvillojnë një ushtri ashtu siç bënë "bijtë e bijat e tij"- siç do të dëshiroje t´ju thoshe ti dhe kori yt pacifist, djemëve të UÇK-së, pra kinse këta paskan krijuar dhe formuar ushtri ideologjike!!!
Po, marrëzi më e madhe politike se kjo s´ka ku shkon!
Ti, o mjeran, paturpsisht i ke fyer shumë nga udhëhqësit e UÇK-së dhe komandantët e saj, kjo s´ na habitë aspak, sepse kompania jote mbahet nga këto gjepura, nga këto gjellëra bajate të pa kripë jeton; me atë të "famëshmen" "Bota Sot", me sulemet ndaj çlirimtarëve ju ia kaloni edhe politikës serbe, sespe, kinse i njihni situatat nga kanalet e kalasë nga brenda...
Pastaj, këto i transmetoni me servilizërm e besnikëri labirinteve të udbashëve dhe kos-it.
E, pastaj ata i dërgojnë këto dosje deri në Hagë.
Por, kot e keni, sepse :
"anijet që lundrojnë drejt Beogradi, ne i kemi djegur" deklaroi, Xhavit Haliti, veprimtar politik i LPK-së, për më tepër se 20 vjet...
Eh i nderuari Halit, ka harruar ai, se tani drejt Beogradit liderët e LDK-së, dhe puthadorët e tyre, ikun me aeroplana e trena, sa herë ndihen tërmete në trojet etnike shqiptare.
I dehuri Xha Ferr, tenton të na e mbushë mendjen se Klintoni, Ollbrajti, Wokeri, e paskan prishur gjumin për hatër të I. Rugovës.
Kam përshtipjen se këto e perkrahën luftën tonë vetëm sepse e panë realitetin se eksistonteUÇK-ja.
Por kur e panë se ky popull nuk din t´i vlersoj heronjt e vet, dhe është i pa pjekur politikisht, për faktin se dy herë zgjedhjet e fundit në Koso-
vë ishin një manipulim që vetem shqiptarët e hanë këtë gjellë pa
kripë, të dalin në zgjedhje me lista të mbyllyra, pastaj ata na lanë në baltë kjo është ajo pasoja katastrofale që tani këta ushtarët e huaj po tallen me identitetin tonë kombëtar,dhe na rekomandojnë standartae dhe domosdoshmërisht t´ua regullojmë kishat-politke serbëve me me përqindje nga pagat e vogla të punëtorve kosovarë.
Ju, protestat popullore në marsin 2004 i dënuat dhe kështu keni hyrë në vallen "shirikolla" të djajëve sllavë.
Ata, i erdhën në ndihmë Kosovës, vetëm atëherë kur jehuan pushkët partizane maleve të Kosovës e jo kur gjëmuan vajet katundeve e qyeteteve të saj!
I ke shtruar pyetjen shokut Fadil Shyti, si do të dukej sot Kosova pa intervenimin e NATO-s, kundër Serbisë, por unë paraprakisht kam një pyetje për ty:
si do të dukej Kosova pa sikur të mos ngriteshin në luftë djemtë e UÇK-së, e pastaj ta sillnin intervenimin e NATO-s, në Kosovë?
Po të "sundonte" pambarimshëm klika vajtuese e LDK-së, misiguri edhe deri sot, Kosovën do ta shkretërorne kapica serbomadhe me çetnikët me në krye kriminelët si:
Millosheviqi, Arkani, Shesheli dhe do të organizonte tubime festive si ajo e Gazimestanit, peshkopi shovenist, Artemije!
E tani ju o bukëshkalë, hidhni shqelma kundër vëllezërve tuaj çlirmtarë, kafshoni pastaj si kuajt e majmur, që s´duan të dijnë për të zotin e tyre...
Bile, për këtë harlisje e keni edhe bekimin e çetnikëve dhe vazalëve të tyre nëpër botë.
Me gjuhën e nepërkes, në stilin e një agjenti të mjerë e ke pyetur sikur në hetuesi, veprimtarin Fadil Shyti:
Më inereson reagimi yt dhe reagimet e rrethit tëndë në rastet e shpeshta të atentateve?
Ja po ta them si mendoj unë e besoj plotësisht që edhe shoku ynë i nderuar, Fadil Shyti mendon kështu:
Këto atentate janë ato që e tregojnë fytyrën tuaj të vërtetë; klane të ndryshme për intersa të ndryshme andej nga "mëhalla juaj e madhe" e LDK-së, po ia hani kokën njëri-tjetrit!
Ndërsa, për qëndrimin ndaj armiqëve dhe puthadorëve të tyre ne e kemi devizën tonë që e kemi treguar gjatë luftës, por po ta kujtoj këtu një amanet të dëshmorit të kombit tonë, Bajram Bahtiri, ay thoshte:
"Armiqtë dhe tradhëtarët, me plumba kresë duhet t´i qëllojmë"!
Tani e kam një pyetje për lexuesit e nderuar:
E kush është më shkja se shkaju e tregoi koha luftë:
janë ata që u bënë dje dhe po bëhen sot vazalë me të, ata që ngritën dolli para dhe pas luftës, apo ata që ndërruan vetëm plumba, barot e zingjirë me serbët pushtues.
E, sa për hallin e Marrëveshjes së Rambujës - mendoj unë, besoj që këtë mendim e ka katërsipërisht edhe shoku ynë Fadil Shyti se:
atje u shkelë parimi i VETËVENDOSJES, atje u thellua hendeku i mosrealizimit të pavarsisë së Kosovës.
Me fjalë tjra kur Ibroja i juaj u tha diplomatit, Robin Kuk dhe M.Olbrajtit në Shkup, ende pa e lexuar dokumetnin e Rambujës që ne do vijmë atje dhe natyrisht se ky ishte akti i kryer që partia më e madhe që kishte fituar dhe në këtë mënyr ë i fiton zgjedhjet në Kosovë sa herë që të votoni sepse votat janë të mbikqyrura nga serbet dhe tani nga UNMIK-u, pra nga miqtë e serbëve.
Pra zgjedhjet dhe Rambujeja janë dy pika më delikate në politikën shqiptare dhe këte e ka shpjeguar fort mirë simboli i resistencës shqiptare që ty e quan ish-simbol...
Po ta them hapur që ti dhe rethi i juaj nuk e dini se cili popull e ka në botë një njeri si Adem Demaçi me atë kapitalaq të madh politik.
Lexoje librin "Dosja Demaçi", aty do gjejshë shumë gjëra o mjeran kur Demaçi mbronte të drejten e shqiptarëve gjyqeve serbe, Ibra dhe zotërinjtë tuaj, bëni shkolla dhe kurse politike në Kumrovc, Francë, Itali, Irak e Libi pra te Sadami dhe te Gadafi, sepse ata ishin miqtë e Titos., të cilin ju e quanit pejngamer!!!
Pastaj, atje u bë një marrëveshje për një qeveri të cilën e shkeli me të dy këmbët, me inicimin (këshillimin) e qeverisë italiane, "mbreti" ikanak I. Rugova.
Kjo, e pati për pasojë këtë gjendje që e kemi deri sot, pra kemi mbetur:
"as mish e as peshk" - siç thotë populli ynë.
Si dinak që na qenke i sojit më të keq, je përpjekur që dërgimin e Ramushit në Hagë, ta barazosh me "kidnapimin" e I. Rugovës nga serbët.
Mos deshe të thuash që Ramushi u "kidnapua" nga ndërkombëtarët, aletatët tanë, shpëtimtarët tanë - siç thërrisni ju me zë të ngjirur, e për të mos na futur në luftë me botën, u dorëzua pa rezistencë, por "kryeplqenari" yt për hir të cilës paqe u vetëdorëzua në Beograd?
Ja po ta them unë këtë:
jo mor zotëri, mos ke dert fare, për vuajtjet e "Titanikut" rugovas, jo more jo, nuk është kidnapua fare, lideri me "njëmijë okë mend", por sipas të gjitha rrethanave që opinioni fort mirë i mori vesh pastaj - kjo kishte qenë fund e krye marrëveshje midis kumbarëve politikë, në relacionin, Prishtinë-Beograd.
Këtë, sot e di edhe naivi më i madh i sojit tënd, por tjetër është fakti që këtë ju s´keni guxim ta pranoni...
Ti mor qerrata politik, je përpjekur kinse ta mbrosh turpin e Donika Gërvallës, për sulmin e saj të pacipë, kundër Ramush Haradinajt, duke ia dhënë asaj të drejtën se:
për faktin se qenka e bija e hero Jusufit, tani t´i lejohet të llomotisë turpe nëpër botë, kundër heroit tonë të gjallë, Ramush Haradinajt.
Kjo, marrëzi nuk shkon!
Këtë, marrëzi se duan as pionierët e shkollave fillore...
Ju, krekoseni me ata 36000 anëtarët e LDK-së në Gjermani, kjo s ´na habitë aspak, por edhe përkundër respektit për anëtarët e padjallëzuar, sepse nga radhët e tyre ka njerëz të ndershëm e atdhetarë - por dijeni mirë ti dhe sorta jote se as veprimtarin, Fadil Shyti as ne kjo s´na bënë për as një çast,të ndalemi në rrugën tonë të ndritur për ta arritur fitoren e madhe të RIBASHKIMIT KOMBËTAR, për të cilën e kemi pikësynimin kryesorë që ta realizojmë ëndërren shekullore të të parëve tanë...
Nëse ke kurajon, lexoj më me kujdes shkrimet tona dhe atëherë do ta kuptosh se përpjekëjet tona, për atë objektivë madhore synojnë!
Fatbardhësisht, në këtë rrugë sot i kemi përkrah qindra e mijëra, por nesër do të na bashkohen edhe miljona shqiptarë, ashtu siç dijnë atdhetarët t´i ribashkohen qëllimit të shtrenjtë!...
Je shprehur me cinizmin e mykur titisto-ldk-istë, mos UÇK-ja s´ na paska qenë ilegale, për faktin se e paska pasur selinë e saj në Prishtinë; e more trutharë, pa ndalu njëherë e mendoje këtë me gjakftohëtësi, kur dhe pse e hapi këtë seli SHP i UÇK-së?!
Pastaj, kush u bë zëdhënësi i saj?
U bë krejt natyrshëm, ai Anteu shqiptar, i betejave të mëdha politike, Adem Demaçi, të cilin ju ldk-istët dhe të gjithë pacifistët shkretanë e keni fyer dhe denigruar aq shumë dhe sipas teje:
"vetëm njëherë qenka bërë burrë"!!!
Ani, kur se:
- atëherë, kur e paska treguar një "stisje" dinakëri politike të I. Rugovës.
Por, ne fort mirë e dijmë se për simbolin e rezistencës sonë kombëtare, I. Rugova, është njeriu më i pamerituar në historinë e re të Kosovës, për arsyet që opinioni i brendshëm dhe i jashtëm fort mirë i ka të njohura.
Kur ke tentuar të futësh dhenjëza thonjësh, midis viganit Albin Kurti dhe "joviganit" Adem Demaçi, ke dalë shumë mjeran si vet klasa jote politike...
Kurse, siç shprehesh ti i o pacipë "duetin" A. Jashari, A. Demaçi, A. Kurti, kinse këta paskan qenë shokë - këngëtarë, duke kënduar potpuri labe, je treguar shumë i ulët jo veç kombëtarisht por edhe njerëzisht.
Për krahasimin që e ka bërë veprimtari atdhetar, Fadil Shyti, ka pasur plotësisht të drejtë:
- sepse, këta tre viganë të historisë së Kosovës, sikur e plotësojnë njëri-tjetrin, atë çka bëri Adem Jashari dje me armë, këta burrat intelektualë që u shpëtuan golgotave serbomadhe po e bëjnë me penat e tyre të ndritura...
Po e përfundoj këtë reagim me një poezi të Fan. S. Nolit, që ia kushtoi shokut të tij të vrarë, Luigj Guarkuqit, nga dora gjakatare e Ahmet Zogut, është ajo elegjia e famëshme:
"Syrgjyn vdekur", prej së cilës lexuesve po ua kujtoj veç ca vargje:
... Nëno moj mbajë zi për vëllanë,
Me tre plumba na i ranë,
Na e vranë na e shanë,
Na i thanë tradhëtor!
Eh, sikur po na përsëritet historia, sepse sërish atdhetarët po na i vrasin, po na i burgosin dhe po na i shajnë, larotë e krisur dhe të pa shpirt.
Por kot e kanë!
Kopenhagë, 24 qershor 2005
Xhemil Zeqiri

QËNDRIME TË NDRYSHME GJATË NJË KONFERENCE!
Roskilde 13. 06. 2005
Në Roskilde të Danimarkës u mbajt mbledhja vjetore e "S.T.S", që është Organizat Joqeveritare, që veprojnë në mbrojtje të të drejtave të njeriut dhe popujve, nëpër botë siç është rasti i Kosovës, Bosnjës, Somalisë, Palestinës etj.
Mbledhjen e hapi kryetari i organizatës, Vaugna Rasmusen, pasi i përshëndeti të pranishmit, për angazhimin e tyre, për aktivitetin që kanë bërë, pastaj u bë edhe bilanci ekonomik, të ardhurat dhe të harxhimet për vitin 2004, pastaj kryesuesi bëri një vështrim politik të situatave nëpër botë .
Ndër pikat e rendit të ditës në këtë konferencë ishin:
Referendumi i dështuar për Kushtetutën europiane në Francë dhe Holandë,
Situata në Irak,
Situata në Ballkan me theks të veçantë në Kosovë.
Unë, do të përpiqem të paraqes në këtë shkrim zhvillimin e kësaj konference; pikëtakimet dhe polemikat demokratike për çështjen e shqiptare në Ballkan e në veçanti në Kosovë.
Analizat u bënë, në kryesi të organizatës, "STS" - "Solidariteti Ndërkombëtar.”
- Në këtë Organizatë, jam anëtar i kryesisë dhe i vetmi aktivist prej të huajve.
Ishim të pranishëm nëntë veta, pra të gjithë anëtarët e kryesisë.
Për situatën në Kosovë shpjegova ashtu siç i shoh rrjedhat dhe zhvillimet politike.
Me ç´rast theksova:
Unë, isha në muajin mars të këtij viti në Kosovë, kur doli nga shtypi i libri im i dytë, "Polemika, intervista, debate dhe letra", Prishtinë, 2005.
Gjatë vizitës atje, pata shumë kontakte me shumë veprimtarë politikë, shkencorë e kulturorë si me veprimtarin, simbolin e rezistencës shqiptare, Adem Demaçi, i cili tani është Kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve të Kosovës, Prof dr. Hakif Bajramin, nga Instituti i Historisë, pastaj me Rexhep Ahmetin, sociolog dhe veprimtar politik, me veprimtarin veteran, shkrimtarin dhe analistin politik, Beqir Berisha, i cili kohëve të fundit, në mënyrë shkencore i ka shkruar një letër të hapur diplomacisë ndërkombëtare me titull, ” Përse luftuan shqiptarët”, ay, në formë pamfleti që ka afër 100 faqe, e ka paraqitur thellësisht gjendjen reale në Kosovë dhe raportet e OKB-së dhe UNMIK-ut, me shqiptarët e Kosovës.
Kam takuar gjithashtu edhe shumë njerëz të thjeshtë, punëtorë, fshatarë, studentë etj.
Vlerësimi dhe konstatimi i tyre i përbashkët ishte se:
pas intervenimit të NATO-s dhe largimit të forcave serbe nga territori shqiptar i Kosovës dhe hyrjes së administratës ( trupave të OKB-së) , edhe pas 6 viteve situata nuk shkon sipas dëshirës që duhej të ishte pra ky konstatim nuk ishte vetëm imi por dhe i të gjithë atyre që i takova të gjithë argumentonin se pushtetin absolut e ka Kryeadministratori i UNMIK-ut, i cili fatkeqësisht po ndjek një politikë antishqiptare ( regresive) ndaj shqiptarëve, por tejet të kamufluar nën maskën e demokracisë.
Populli shqiptar në Kosovë, në vitin 1999 i priti me lule ndërkombëtarët, por në marsin e 2004 filluan të gjuajnë gur pas tyre.
UNMIK-u, sipas shumë analistëve shqiptarë, po mbanë një qëndrim shumë antishqiptarë dhe po përkrahet nga nga disa parti që në fakt kanë qenë gjatë tërë periudhës së pushtimit vegla të shovenizmit serbomadh dhe që kishin shumë privilegje prej tij.
Për të mos u zgjatur më shumë, dua të përmendi një shembull:
qëndrimi e zëdhënsit të UNMIK-ut, para një viti kur në konferencat për shtyp i mbante para gazetarëve, nuk kishte aspak ndryshim prej fjalorit cinik serb dhe natyrisht ky qëndrim i UNMIK-ut, bëri që populli të protestoi si shkak qe sulmi i huliganëve serbë, të cilët i ndoqën 3 fëmijët shqiptarë me një qen, ata nga paniku u mbytën në lum.
Ky, ishte vetëm shkaku, sepse UNMIK-u, pandalshëm me politikën e vet, që kur është instaluar në Kosovë, shqiptarët po i mbanë nën presion të vazhdueshëm politik, ndërsa serbët kanë qenë dhe janë të privilegjuar gjatë gjithë kësaj kohe.
Dhe, kjo është një e vërtetë, sepse në Kosovë nuk ka pushtet serb por atje ka ndikim kisha ortodose serbe, e cila propogandon jo vetëm propogandë fetare, por del para serbëve me një platformë plotësisht fashiste në dëm të shqiptarëve.
Kjo kishë që mbahet dhe duhet të jetë fetare, por që ishte dhe ka mbetur plotësisht me sëmurje kanceroze politike serbomëdha, tani, është pengesa më madhe dhe po ndikon në destabilizimin e situatës, për më keq që edhe UNMIK-u, ka rënë në ndikimin e saj, mendoj unë.
Ishte kjo kishë që e nxiti dhe bashkëpunonte me S.Millosheviçin, t´i mbante shqiptarët nën thundrën e policisë serbe, duke propoganduar se:
serbët janë të rrezikuar, qeveria jugosllave ia hoqi autonominë Kosovës që ishte pjesë integrale e federatës jugosllave.
Dhe, tani pas luftës është pikërisht kjo kishë ortodokse serbe që e ka vënë para aktit të kryer UNMIK-un, të ketë një qendrim shumë përbuzës ndaj shqiptarëve etnikë dhe ta privilegjoi pakicën serbe.
Fatkeqësisht, tani edhe Grupi i Kontaktit të fuqive të mëdha ka rënë në greminat e ndikimeve të kishës serbe dhe të një veprimtari i cili më shumë se prift, është fashist, ky quhet njeri, Artemije.
Gjatë gjithë kohës, që nga vitet 1912/13-ta, kur Kosova ishte okupuar, kisha serbe ka luajtur një rol të ethshëm antishqiptar dhe ka qenë "fuqi baruti" si mjet rezervë i pushtetit serb, edhe sot kur Serbia nuk është e pranishme me ushri, polici e administratë, por me ndihmën e kishës dhe zëdhënësit të saj Artemije, ajo i bënë pandërprerëje diversion Kosovës.
Dhe, shumë shpejt makinacionet e tyre politike do të dalin në shesh si:
loja për standardet, akuzat ndaj komndantëve të UÇK-së, ndjekja e tyre nga gjykata e Hagës etj...
Por, tani po luhet edhe loja tepër e rrezikshme me decentralizimn e pushtetit lokal, kjo është thellësisht antishqiptare dhe e lansuar nga kisha serbe, e përkrahur dhe e projektuar nga qeveria serbe ose UNMIK-u dhe OKB-ja, por edhe Grupi i Kontaktit (me dijeni apo pa të) ka hyrë në vallën e rrezikshme të lojës serbe.
Deri tani diskutimet në Këshillin e Sigurimit edhe raportet që janë bërë për situatat në Kosovë nuk janë reale dhe kishin dhe kanë një prapavijë politike dhe antishqiptare.
Kjo shihet se Kosovës dëshirojnë t´ia njohin një ”repuplikë” pa sovranitet ose repuplikë në ("SAKSI"), pa të drejta të vendos vetë për çështje më kardinale, por të mbetet sërish nën tutelën e Serbisë, përmes "argatëve" të paguar të Europës.
Kjo për mendimin tim, ështe mohim i së drejtës për vetëvendosje!
Ne, kemi kërkuar të drejtën për vetëvendosje dhe prej saj nuk heçim dorë, mos të harrojmë se për këtë ide madhore, ne shqiptarët i bëmë tri luftëra çlirimatare!
Luftëra, këto që në një far mënyre u përkrahën edhe nga komuniteti ndërkombtar dhe pastaj të tri UÇK- t, ua dorzuan armët evropianëve dhe amerikanëve e jo pushtueve dhe tani nuk është aspak e arsyeshme që Kosova dhe territoret shqiptare të mbetën nën pushtimin sllav, përseri.
Pra, për vetvendosje është derdhur gjaku rreke që nga 1912 e këndej dhe po ju siguroj se nuk do ndalet gjakderdhja, derisa shqiptarëve nuk u njihet e drejta për VETËVENDOSJE!
Kërkoj falje se u zgjata ca tepër, por situata është shumë kritike tani, kur lideri shqiptar, Albin Kurti po arrestohet prej UNMIK-ut, vetëm pse po i ndimon drejtësisë ndërkombëtare dhe me lëvizjen e tij qytetare, KAN-in, i ka shkruar emrat e kriminelve serbë në një çarqaf të bardhë dhe e ka vu para selisë së UNMIK-ut, në Prishtinë.
Kryetari, V.Rasmunsen më falënderoi dhe kërkoi që nëse ka dikush diçka të thotë; në përkrahje ose ta kundërshton diskutimin e Xhemilit.
I pari e mori fjalën Jørn Mikalsen, i cili tha se më kanë munguar disa argumente që i shpalosi z. Xhemil, por më intereson fakti që: pse Qeveria e Kosovës dhe Kryetari, që janë zgjedhë nga populli nuk i thonë këto mendime apo t´i kundërshtojnë ato raporte të OKB-së ose të Grupit të Kontaktit?!
Përgjigje prej meje:
E mira do ishte ju t´ i pyetni ata ”super demokratët”, por për këtë do mundohem të përgjigjem shkurt:
zgjedhjet e fundit që u mbajtën nën kontroll të plotë UNMIK-ut, në ato zgjedhje dualën vetëm gjysma e popullit, ndërsa gjysma tjetër qe e zhgënjyer, pra nuk dualën; mosdalja në këto zgjedhje pasqyron qartë një hap politik, që e argumenton faktin se nuk ishin zgjedhje demokratike dhe se ato ishin vetëm një manipulim; aty tentohej dhe kjo u realizua që me çdo kusht këto struktura të dëgjueshme partiake, të caktohen për të vendosur për të ardhmen e Kosovës.
Populli e di se këto parti të krijuara para luftës në Kosovë, janë formuar me bekimin e Serbisë, pra janë të regjistruara fillimisht në Beograd, ndërsa partitë që dualën prej luftës janë të formuara me bekimin e bashkësisë ndërkombëtare.
Kjo është rezultati, 50% me 50 % tjetër që nuk doli në ato zgjedhje, njerëzit syqelë e kuptuan politikën reale të Adem Demaçit dhe Albin Kurtit.
Dhe tani është rreziku i madh, sepse zgjedhësit që ua dhanë votën këtyre partive nuk i dhanë as për autonomi e as për repuplikë pa sovranitet siç po mundohen miqtë e serbëve të na i servirin këto "shpërblime foshnjore"", pra, duke na sakatosur, e dënuar me prapakëthehu në histori, po të tallen me ne shqiptarët.
Pastaj, e mori fjalën, Erik Berner, ky më kundershtoi në disa pika se:
" nuk është e vërtetë se kisha ka gisht në politkën serbe dhe se zgjedhjet janë zhvilluar në procedura të rregullta, se Grupi i Kontaktit dhe OKB-ja, punojnë mirë, por Xhemili është shumë radikal dhe kërkon mbrojtjen e Shqipërisë së Madhe, se Kosova është multietnike dhe nuk mundet të jetë e pavarur, sepse shprehi merakosjen, ç´do të bëhet me serbët në Kosovë e të tjera" ?!...
Vaugna Rasmusen u përgjegj:
" Jo, nuk pashë këtu asgjë, dhe se gjatë diskutimit nuk kuptuam se Xhemili ka ambicje për Shqipëri të Madhe, ose mohimi i të drejtave serbe në Kosovë, por përkundrazi e argumentoi duke thënë se respektimi i i serbëve të Kosovës është në interes të shqiptarëve; duke i respektuar serbët shqiptarët kanë të drejtë të kërkojnë edhe të drejtat e shqiptarëve që janë afër 600. 000 mijë dhe vetëm në Beograd kanë jetuar 150.000 dhe ka plotësisht të drejtë Xhemili, sepse nga organizatat ndërkombëtare nuk ka asnjë raport se si jetojnë ata shqiptarë në Beograd dhe Serbi dhe çfarë standartesh kërkohen prej Serbisë nga OKB-ja.
Unë, kështu e kuptoj dhe kjo është e njohur për gjithë botën se shqiptarët nuk kishin asnjë të drejtë në kohën e S. Millosheviqit, regjimi i tij i shtypte shqiptarët pamëshirë, prandaj me ndezjen e luftës, u detyrua të ndërrhyjë NATO-ja, sepse Milosheviqi i përzuri gati shumicën e popullit shqiptar nga shtëpitë e tyre.
Ndërsa, si për ironi, tani diplomatët ndërkombëtarë thonë:
shqiptarët, duhet t´i përmbushin standardet e ku ta di se çfarë kërkesa që në këtë situatë katastrofale ekonomike nuk ka mundësi të përmbushen dot, ato "ndërkëmbëza" me emrin standarte; mendoj se:
kosovarët duhet të vendosin vetë për fatin e tyre, s´ka asnjë arsye që vetëm shqiptarëve t´ u mohohet kjo e drejtë tepër legjitime.
Dihet se ne kemi bërë një Rezolutë, ku kemi kërkuar që shqiptarët në mënyrë demokratike të vendosin vet për fatin e tyre dhe kjo është edhe platforma e Organizatës sonë që ta përkrahim vetëvendosjen dhe të ngrejmë zërin, kundër padrejtësive.
Në këtë rast shqiptarët askush nuk po i ndimon, prandaj ne nuk mundemi të rrijmë pasiv, unë, e falënderoj z. Xhemil që është shumë aktiv dhe po ndjek me vëmendje situatat dhe herë pas herë po shkruan në gazetën dhe në faqen e internetit"!...
Pastaj e mora fjalën unë, ( Xh. Z. ) me ç´rast theksova:
"ju lutem nëse kam mundësi t´i them vetëm pak fjalë; nuk do zgjatem- veçse dua të shprehu respektin që z. Vaugna i ka të qarta hallet tona, për një rrezik që po na kanoset, pikrisht kjo parullë shumë e egër, ”Shqipëria e Madhe" !!!
”Por, këtu duhet të jemi të qartë se:
sikur shqiptarët të kërkojnë këtë, unë nuk do t´i përkrahja, sepse në ato vende ku nuk ka shqiptarë, s´ka pse të quhet Shqipëri!
Shqipëri e Madhe, z. Erik është, sikur shqiptarët të kërkojnë gjysmën e Ballkanit:
Istrën, Kalemjdanin e Beogradit e deri në Thesali e Athinë, e të tjera territore ku kanë jetuar dikur paraardhësit e shqiptarëve pellazgo- ilirët.
Kjo, natyrish nuk mund të pranohet, edhe pse shqiptarët janë shpërngulur nga dhuna e terrori romak, bizantin, e pastaj nga sllavo okupatorët, por aty ku jetojnë, 70-80% shqiptarë, atëherë kjo me të drejtë quhet SHQIPËRI ETNIKE, e jo sipas tendencave shoveniste sllave, të etiketohet me përbuzje, "Shqipëri e Madhe "!
Dua t´jua përkujtoj edhe këtë:
një veprimtar danez që ju besoj se e njihni, quhet, Tue Magnuse; ay në Radio Danimarkë në një debat ka thënë:
" po që se bëhet bashkimi i shqiptarëve, nuk është Shqipëria e Madhe, por është një Shqipëri më vogël se Danimarka; Danimarka me një ekonomi të mirë dhe me një ushtri të fortë me NATO-n, nuk ka mundesi të bënë destabilizimin e rajonit, e si mund ta bëjnë këtë shqiptarët, që kanë aq shumë halle të mëdha ekonomike dhe në fakt u mungon edhe buka e gojës, ata nuk munden ta bëjnë destabilizim e rajonit asesi, por jam i sigurt se nëse vazhdojnë padrejtsitë ndaj tyre destabilizimi është i pashmangshëm"!
Vaugna:
Të falënderoj!
Mendoj ta mbyllim këtë pikë…
Me këtë debat, konferenca i përbylli punimet.
Kopenhagë, 14 qershor 2005
Xhemil Zeqiri

Politika reaksionare e LDK-sË me Ibrahim RugovËn nË krye ishte dhe ËshtË nË shËrbim tË Beogradit!
Kohën e "tranzicionit" pastitoist që e kemi përjetuar dhe po e përjetojmë nën sistemin e "demokracisë" rugoviste në fushën politike mundemi lirisht ta cilësojmë politikë gjunjëzimi para okupatorëve serbo-sllavë dhe aleatëve të tyre, që kishin dhe kanë qëndrime anti-humane dhe antishqiptare.
Për të mos u futur në aliza të thella dëshiroj që lexuesve të nderuar t´ua kujtoj se pas pranverës së madhe të vitit 1981 në qendër të vëmendjes ishin posaçërisht parullat shumë domethënse për banorët e Kosovës, me moton:
Punëtorë,student,fshatarë, jemi një e të pa ndarë!
Jo, jo, oj Serbi nuk do të jeshë perandori!
Republikë, kushtetutë, o me hatër o me luftë!
Këto parulla famëmëdha u bënë realitet, sidomos 1989/90.
Kjo vetëdije popullore u ngrit në piedistal, nën udhëheqëjen e bijëve të popullit të shumëvuajtur shqiptarë si : Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka, Rexhep Mala, Nuhi Berisha, Afrim Zhitia, Fahri Fazliu, Fadil Vata, Bajram Bahtiri e të tjerë...
Këta udhëheqës guximtarë të organizuar në një parti revolucionare, të edukuar plotësisht në frymën kombëtare siç ishte LPK-ja (Lëvizja popullore e Kosovës).
Kjo Levizje kombëtare e demaskoi politikën serbe të Tito-Rankoviqit dhe të vazalëve të tyre siç ishin Sinan Hasani, Ali Shukriu, Rrahman Morina të cilët ishin zhytur kokë e këmbë në shërbim të nacionashovenizmit serb, që nga koha e Aleksandër Rankoviqit deri tek xhelati i popujve liridashës, Sllobodan Millosheviqi i përkrahur nga çetniku i kishes serbe patriarku Artemije.
Kur kjo politikë reaksionare u demaskua nga populli ynë që ishte vetëdijësuar në masë të madhe, çetnikët e Beogradit i nxorën në skenë dinakërisht, shërbëtorët e tyre rezervë.
Ata, me inisiativën e serbomëdhenjëve dhe ish-udbashëve me damkë si: Mehmet Kraja Jusuf Buxhovi e të tjerë, me bekimin e Ibrahim Rugovës, formuan LDK -në.
Kjo, qe alternativa e tyre e re, që ta mashtrojnë popullin shqiptar që në fakt ishte rebeluar fuqishëm dhe kërkonte të drejtat e veta, të mohuara me dekada nga sllavët e jugut.
Pra, Serbia i nxori në skenë "politikanët" intelektualët mjeranë të tipit Rugova, Agani, Buxhovi, Cana , dhe shumë të tjerë që për vite të tëra i kishin shërbyer partisë së tyre LKJ-ë, titiste.
Këtu, patjetër duhet të kujtojmë fatin e hidhur se në ketë parti u anëtarsuan edhe atdhetarë të devotshëm që kishin dhënë prova sakrificash për ngritjen e vetëdijes kombëtare dhe që kishin hequr të zitë e ullirit burgjeve serbo-jugosllave siç ishin:Idajet Hyseni, Berat Luzha, Skënder Kastrati, Ramë Buja, Jakup Krasniqi e të tjerë.
Këta elementë përparimtarë u kyqën aty me shpresë që LDK-ja, do t´i çojë proçeset politike përpara ashtu siç premtonte dhe ashtu siç do të dëshironte populli ynë.
Por, kur kjo parti qyshë në vitet e para devijoi në qëndrime dhe veprime, këta (me sa më kujtohet)nga mesi i viteve 90-ta, u larguan nga kjo parti pakurrizore por me kokë të huaj.
Arsyet e anëtarësimit të tyre aty dhe arsyet e largimit, më së miri i ka shpjeguar ish-zëdhënësi i UÇK-së, Jakup Krasniqi, në gjyqin e Hagës, kur ishte në cilësinë e dëshmitarit, në gjyqin që po zhvillohet ndaj ish-komandantit, Fatmir Limaj.
Vlenë të theksohet këtu që ndonëse qe regjistruar aty, i pari që dha dorëheqëje prej LDK-së, në fillim të viteve 90-ta qe politikologu i ndritur, Ukshin Hoti Pastaj, janë rreshtuar kundër kësaj partie reaksionare njerëz përparimtarë- vizionarë si:Adem Demaçi, Halil Alidemaj,Emrush Xhemaili,Muhamet Kelmendi, Rexhep Qosja, Xhevat Bislimi, Bislim Elshani, Azem Hyseni, Bajram Kosumi, Rexhep Ahmeti, Fadil Shyti, Beqir Elshani, Ramadan Kurti e të tjerë...
Por, atëbotë diplomacia ndërkombëtare euro-atlantike i përkrahu me të gjitha mjetet, forcat që ishin të orientuara nga Serbia, për ta ruajtur paqen pa lirinë e Kosovës me vise e jo ato forca që ishin drejtuara nga Shqipëria, ato që dëshironin t´i çojnë proçeset historike përpara!
E them këtë, dhe jam në gjendje ta argumetoj me shumë fakte që mesiguri në një rast të përshtatshëm do t´i nxjerrim në shesh.
Më kujtohet në vitin 1991/92 kur në shtypin suedez doli një intervistë nga një pro-serb, quhet Jan Øberg i cili deklaronte se ishte këshilltar i kryetarit të LDK-së,I. Rugova, dhe se kishin qenë së bashku në disa takime në disa qendra ndërkombëtare.
Dhe, pikrisht sot ky ish-këshilltar "i mbarë" i Rugovës edhe tani shkon shpesh në Kosovë dhe del me ca raporte ku si temë kryesore e ka idenë e mirënjohur antishqiptare "zbulim" të tij se:
"shqiptarët janë shumë agresivë ndaj serbëve"!!!
Dihet nga të gjithë se ai ishte plotësisht kundër intervenimit të NATO-së, mbi trupat okupuese serbe.
Si po duket I. Rugova, nga këshillat e tij qenka bazuar, kur kërkonte nga Italia, ndalimin e bombardimeve të Natos, mbi Serbinë.
- Në ato vite të rënda për shqiptarët "diplomati" suedez thoshte:
"intervenimi i NATO-s-nuk zgjidhë asnjë problem dhe kërkonte që Kosovës t`i jepej një autonomi në kuadër të Serbisë"...
Gjë që edhe programi i LDK-së fillimisht kërkonte autonomi të tillë.
Unë e përmenda vetëm njërin nga këta miqtë e Serbisë,(po vallë sa të tjerë të nëndheshëm mund të jenë, që ne si njohim apo që fatkeqësisht si marrim dot në objektivë?),janë ata, që kanë formuar institucione dhe po bëjnë raporte në dëm të shqiptarve edhe pas luftës dhe që e përkrahin I.Rugovën dhe klikën e tij dhe janë këta ata që e shtynë I.Rugovën të bejë pandërprerëje për vite të tëra përçarjen në mes të Shqipërisë "londineze" dhe Kosovës së okupuar, duke ua kujtuar lexuesve se çfarë marrëdhëniesh vëllazërore ishin ato midis nesh, deri në vitet 90-ta.
- Edhe në perëndim ishte një unitet i çeliktë i shumicës së shqiptarëve dhe i përcillnim me vëmendje ngjarjet.
Por, më vonë u hapën degët e nëndegët e LDK-së, ku në krye të tyre do të emëroheshin bashkëpuntorët e Titos, ata u emruan nëpër poste kryesore dhe me recetat e I.Rugovës dhe rrethit të tij të ngushtë filluan përçarjet e mëdha, filluan fyerjet ndaj ish-burgosurve politikë, duke i quajtur; të kuq, enveristë etj; nga këto ndasi fatkeqësisht kanë ngjarë edhe rrahje dhe vrasje në mes të shqiptarëve.
Titistët e konvertuar në demokratë, në krye me I.Rugovën filluan ta lansojnë politikën antishqiptare, t´i përçanin puntorët në mërgim dhe sot nëse vërehet se nuk ka më luftë frontale kundër Serbisë, por tani duket sheshit se pamëshirë dominon lufta politike kundër UÇK-së dhe çdo force tjetër përparimtare.
Objektiva e sulmeve mbi Adem Demaçin dhe Rexhep Qosjen kurdoherë mirret "revulucioni i vonuar", këto akuza ngriten pandalshëm.
Përkundër ndihmave të mëdha gjatë luftës, për UÇK-në, përkundër dorës së pajtimit për krerët ldk-istë të Kosovës, nga ana e kryeministrit të Shqipërisë, edhe kundër Fatos Nanos, ngriten me qindra akuza që i shkojnë përshtati vetëm Serbisë nacionalfashiste.
Për këtë kanë merita të mëdha I.Rugova dhe akedemik Nexhat Daci që me siguri një ditë Serbia do t´i shpallë njerëz të ndershëm, ndihmësit më besnikë të saj, ndërsa ne shqiptarët atdhetarë, i kemi quajtur dhe do vazhdojmë t´i quajmë, sabotatorë të luftës çlirimtare, pacifstë antikombëtarë, reaksionarë.
Por, në fakt serbët kanë të drejtë sepse I.Rugova me partinë e tij vazale e Serbisë, sipas këshillave serbe e ka shkatërruar unitetin e popullit tonë të palëkundur për gjysmë shekulli që nga lufta e dytë botërore e këndej.
Ato vlera kombëtare që me aq sakrifica të mëdha i krijuan ish-burgosurit politkë, atdhetarët e palëkundur shqiptarë.
Të bazuar me ato parullat dhe veprimet anti- serbomadhe, me në krye të LPK-në dhe, siç i cekëm më lartë...
Pastaj, me luftën që bëri famëmadhja UÇK dhe pritja vëllazërore që u bëri refugjatëve nga Kosova, Shqipëria e Përtejdrinit, dhe gjetiu në viste shqiptare në IRMJ, Mal të Zi e gjetiu, derisa ky soj president,I. Rugova ishte në Beograd e pastaj në Itali tek populli ishte një dëshirë e madhe për Ribashkim kombëtar.
Por kur erdhi I. Rugova nga "peligrenazhi satanik" nga relacioni politik, Serbi-Itali, dhe me ndimën e miqëve të serbëve me presone e makinacoine të ndryshme u zgjodhë dhe u rizgjodhë përsëri president.
Dhe të gjithë jemi deshmitarë se si ndodhën ngjarjet; sikur të bëjmë një sondazh me popullin druaj se të gjithë ata që janë ithtarë të LDK-së, duan bashkim me Serbinë e jo me Shqipërinë.
Kjo më ndodhi mua me disa Intelektual që u takova në Kopenhagë, kur deklaruan se:"na ia kemi dhanë votën kryetarit; po nëse ai ju drejton kah Serbia- ishte pyetja ime?!
Na, atij ia kemi dhënë votën, ishte përgjigja!...
Dhe, i mbronin qëndrimet e tij, duke më akuzuar se unë jam kundër kryetarit dhe votës së popullit, o bu bu, me ç´ njerëz kemi të bejmë!!!
Në tërë botën demokratike për gjërat madhore vendoset me referndum gjithëpopullorë, kurse tek ne, vendos kryetari!!!.
Kur jemi këtu, të nderuar lexues dua t´ju përkujtoja që sa herë flitet për ardhmërinë e statusit të Kosovës, nga krerët e LDK-së, kurdoherë thuhet mjerueshëm:"për statusin e Kosovës duhet të vendosim me referendum popullorë, për pavarsinë e Kosovës"!!!
Jo, kjo moto, s´duhet të deklarohet kështu!...
Edhe kinse vendosë populli, edhe t´i thuhet( t´i përcaktohet) popullit, për çka të deklarohet!!!
Apriori në çështjet madhore kombëtare s´guxon askush të flet!...
Kjo, është logjika e sëmurë anti-ribashkim kombëtar, që zien idhshëm në kokat e sëmura të pacifistëve të pa lavdi.
Populli, duhet ta thotë haptas me referendum; -është apo nuk është për ribashkim me shtetin amë, Shqipërinë!
Dhe jo vetëm ai, por edhe njëfar kismisti plak të cilit i ngjiret zëri nga acidet e huaja, ish-bashkëpunëtor i vyeshëm i politkës serbe, Nexhat Daci.Këta dy ”burra të kombit” çdo ditë tallen me vullnetin e popullit!!!
Ata, dalin me qëndrime "novatore", ja po e ndërrojmë hymnin dhe flamurin!!!
Këtë e bëri dikur edhe "politikani i zgjuar", i cili vepronte si qyqar (sikur I. Rugova, tani), Azem Vllasi, nën tutelën serbomadhe.
Por, dihet pastaj çfarë ngjau pas atyre ikjeve nga politika kombëtare e udhëheqëjes fantoshe të Kosovës.
I. Rugovës dhe klikës së tij edhe njëherë, patjetër,duhet t´jua përkujtojmë se me atë hymn u betuan shqiptarët gjatë luftërave në shekuj, në të gjitha trojet shqiptare.
Për këtë flamur u derdhë gjaku rrëke dhe u mbajtën me qindra e qindra vite burg.
Zotrinjë titistë Rugova dhe Daci & KO mos u tallni me vlerat historike dhe kombëtare të popullit tonë!
Ju si duket jeni të betuar t´i shërbeni "dreçit e birit", por kurrsesi, popullit shqiptar.
Larg duart tuaja të brishta, nga simbolet e shenjta!
Ju me premtime e fraza boshe si dje ashtu edhe sot, po mbaheni në pushtetin tuaj të brishtë të pa-shtet!
Ne, të nderuar lexues fort mirë na kujtohet që kur Rugova u kthye nga vizita e tij "zyrtare" kur qe në SHBA , deklaroi se:
" patëm vizita të suksesshme, sepse e informuam sekretarin e OKB-së, Kofi Anan, për gjendjen në Kosovë!!!
Vetëm pas disa ditësh, Anani e lëshoi një raport anti shqiptar.
Me këtë ia qjerri maskat politikës dredharake të pacifistit I. Rugova.
Pastaj, kur rinia u rebelua për arrestimin e Fatmir Limajt Rugova deklaroi para kamerave paturpsisht se:
"ju lutem, nëse është i pafajshëm ai do të lirohet"!
Po, me vizitën e trafikantit, Leka Zogu që si presedent i Kosovës i dha shpërblim dhe e falenderoi për veprimtarinë e tij kombëtare!!!
-Kur dihet se nga fundi i vitit 1986 pati deklaruar se:
" ai është në shërbim të agjenturave serbe, tenton që të futet në Shqipëri, por ky që njihet si mbret në ato territore që ia ka lënë babai i tij, lidhjet e vjetra me Serbinë tani dëshiron t´i forcoj ato"
-kështu deklaronte për Leka Zogun, atëbotë Ibrahim Rugova!...
Ndersa më vonë si një ballist, i rryer do të deklaronte se:
- "Ai hyn në aksion ta shkatërrojë Shqipërinë e Enver Hoxhës, për ta kërkuar
njohjen e Shqipërisë Etnike"!!!
Tek figura e tij antikombëtare shihet qartë dhe përpjekëja e tij për ta mashtruar popullin dhe të mos ketë reagime për ta zbatuar dokumentin famëkeq të Rambujës, dokument që u shkelë haptazi aty ku u shkon në favor shiqptarëve edhe nga vetë ndërkombëtarët; psh, të gjithë e dijmë se atëbotë thuhejt se:
"populli i Kosovës pas tri vitesh do të vendosë vet për fatin e vet historik", e tani thuhet:
" për Kosovën do të vendosin herë OKB-ja, herë vendet e Ballkanit, herë ish- republikat jugosllave, bile edhe vetë Serbia"!!!
Kjo, është ajo logjika e përherëshme e fuqive imperialiste europiane e tradhëtisë së tyre që lë pas vetes veç tmerre dhe luftëra të reja!...
Ata, lansojnë ide antishqiptare se:
"Kosova të njihet republikë por pa identitet, të ketë sovranitet pa pavarsi, të ketë autonomi të zgjeruar por pa të drejtë ribashkimi me Shqipërinë o me viset tjera shqiptare" etj!...
Ku mbetet këtu drejtësia madhore, e drejta e popujve për vetëvendosje?!
Këto insinuata që do sjellin turbullira e luftëra të reja, tani po i përgadisin miqtë e serbëve si Soren J. Peterseni dhe kriminelët çetnikë të tipit Koshtunica, Drazhkoviq e Tadiq, me bashkëpunëtorin e tyre të ngushtë, I. Rugova &Co.
Ata, po i ndajnë çmime, pse jo edhe çmimin "Nobel" për paqe, anipse populli i Kosovës pandalshëm po mbytet në gjak!...
Mos të harrojmë që është ky I. Rugova, që lidhi marrëveshje prej së cilës s´doli asgjë me grupin fanatik të Shën Egjidios, që me ndërhyrjen e Papës së Dytë të Vatikanit, i jep përkrahje politikës së Sllobodan Millosheviqit.
Pastaj, I. Rugova i jep përkrahje kësaj politike të marrëzishme, e cila së bashku me Nënën Tereze e ngrisnin në piedistal Papën dhe pastaj Papa ua shpërblen këtë...
Papa thoshte se:
"politika e Sllobodan Millosheviqit, është kundër muslimanëve", këtë e ka shënuar edhe analisti anglez, Jems Pedefer, në librin e tij, të cilin e ka cituar, "Expressi" i Kosovës.
Kopenhagë, 23 mai 2005
Xhemil Zeqiri

|
|
|
Fadil SHYTI: Pėrvjetorė tė DĖSHMORĖVE TĖ KOMBIT qė nuk harrohen kurrė! (27/05/2008)
Ismail Kadare: Njė pasdite me shokun Enver Hoxha (10/2007)
VETËVENDOSJE për popullin e Kosovës (13/02/2007)
Lëvizja VETËVENDOSJE, degët jashtë vendit Familjeve të dëshmorëve më të rinj të kombit Letër ngushëllimi (13/02/2007)
Vetëm ribashkimi shpirtëror dhe veprimi i përbashkët praktik e sjellë vetëvendosjen tonë! (27/01/2007)
Letër përshëndetëse vëllezërve të idealeve çlirimtare komandantit të UÇK-së, Fatmir Limaj dhe ushtarëve të devotshëm Haradin Balaj dhe Isak Musliut. (6-7/12/2005)
Një deklaratë politike për Kosovën (27/06/2005)
Zotëri Xhafer Leci, na tregoi se vërtetë qenka naiv me brirë të ndyrë! Reagim (24/06/2005)
Qëndrime të ndryshme gjatë një konference! (14/06/2005)
Politika reaksionare e LDK-së me Ibrahim Rugovën në krye ishte dhe është në shërbim të Beogradit! (23/05/2005)
Familjes së lartënderuar të kombit shqiptar, familjes Haradinaj - Letër ngushlluese(20/04/2005)
Në Hagë nuk dënohen "krimet" por pavarsia e Kosovës ! (14/04/2005)
Sqarim për lexuesit e nderuar të rtvzik-ut, rreth reagimit të Behar Mehmetit (08/02/2005)
A ke lexuar historinë së prapëti o Behar Mehmeti!(25/01/2005)
Ata që nënshkruan në Rambuje për autonominë nuk e besoj se do t´ia sjellin Kosovës ndonjëherë pavarsinë! (05/10/2004)
Përvejtorë të dëshmorëve të kombit që nuk harrohen kurrë!
(14/05/2001) |
Familjes sË lartËnderuar tË kombit shqiptar, familjes Haradinaj
LetËr ngushlluese
Të dashur vëllezër e motra atdhetarë e atdhetare!
Lajmi për vrasjen tinzare të Enverit tuaj, që e bëri dora gjakatare serbe me kolaboracionistët na ka revoltuar dhe hidhëruar shumë.
Unë jam një mërgimtar nga Zhelina e Tetovës, krahas përpjekëjeve që po bëjmë për të mbijetuar si shqiptarë këndej në mërgim, zemra po na bëhet copë kur po marrim lajme të hidhura nga Atmëmëdheu ynë, Shqipëria Etnike.
Por, mbahuni të fortë vëllezër e motra, se jeta luftë këto peripeci i ka!
Ne, tani më shumë se kurrë po e kuptojmë që liria s´ka ardhur ende në trojet tona, kjo vetëm po kallaiset nga pacifistët dhe të huajt me dofarë të drejtash kinse demokratike, por që për shqiptarët s´po kanë kurrfarë peshe historike.
Përkundrazi, pesha e shtypjes e vuajtjeve nga të gjitha fushat e jetës po rëndon më shumë mbi ne.
Shumë të drejta po na mirren nëpër këmbë e mbi të gjitha liria e të drejtës për vetvendosje.
Pra, edhe pas tri luftërave në trojet etnike shqiptare, sërish forca të errëta po duan të vendosin për fatet tona!
Tani, ato po na i marrin djemtë më të mirë burgjeve, po na i marrin ata që me heroizëm i dualën armikut përballë, ata që e detyruan komunitetin ndërkombëtar të mirret me fatet historike të Kosovës, ata që dikur në vitet 90-ta na patën harruar se jemi dikund në rruzullin tokësor.
Ndjekja, presekutimi dhe më në fund vrasjet pas shpine që po bëhen kundër ushtarëve të UÇK-së, këto nuk janë të rastësishme as mund të futen në radhën e krimeve ordinere, këto janë fund e krye vrasje politike; këtu po ndeshen armiku shekullor dhe ushtarët e viseve shqiptare, këtu po ndeshen tradhëtarët dhe atdhetarët.
Më lejoni të dashur vëllezër e motra që në pamundësi për të qenë pranë jush, vendosa këndej nga Danimarka me këtë letër lot e vlime gjaku, të shprehi ngushllimet e mia të sinqerta vëllazërore, unë dhe familja ime duam ta ndajmë dhembjen dhe krenarinë me ju, për djaloshin tuaj sypetrit.
Heroizmi i pashoq i familjes Haradinaj , tani i ka kaluar kufijtë e Atmëmëdheut, po e mahnitë dhe po e freskon si ajri botën; natysrisht kjo e rritë moralin tonë kombëtar, por njëkohësisht kjo i tërbon armiqtë gjakatarë, prandaj edhe sulmet më të egëra i kanë përqëndruar mbi ju!
Por, edhe pse tani ata mendojnë se kanë fituar, në zemrat e tyre ndihet frika sepse me ju të dashur vëllezër është gjithë kombi shqiptar që ju gëzohet në festa dhe ju bashkohet në hidhërime.
Tashmë, ju e përfaqësoni si flamurtarë flakadanë, një komb të lashtë e të ri, siç është kombi shqiptar.
Ju them me sinqeritet vëllazërorë se qëndersa, juaj përballë këtyre krajatave na ka forcuar edhe ne!
Si lu
Enverit, i qoftë i lehtë dheu i Shqipërisë Etnike!
Kopenhagë, 20 prill 2005
Xhemil Zeqiri

NË HAGË NUK DËNOHEN "KRIMET" POR PAVARSIA E KOSOVËS !
Pas akuzave të bijëve më të mirë të Kosovës, ish-komandantëve të UÇK-së, Fatmir Limaj dhe Ramush Haradinaj me shokë; jemi dëshmitarë se si rrjodhën ngjarjet pas asaj që qe planifikuar nga Grupi i Kontaktit; pas një presioni të madh shqiptarët e nënshkruan atë marveshjen famëkeqe të Rambujës-Parisit.
Ndërsa, serbët nuk e nënshkruan, sepse nuk ishin të kënaqur,(ashtu si në vitin 1913-të, në Konferencën e Lonndrës kur u coptuan territoret shqiptare, delegacioni serb bëri protesta dhe nuk ishte i kënaqur se nuk e gllabëroj tërësisht Shqipërinë).
Dihet nga të gjithë, se në ate kohë (gjatë Konferences së Rambujës) ishte një depresion tek ushtria serbe dhe te përkrahësit e tyre rus.
TV- Danez atëbotë, e paraqiti një inçizim prej Dumës ruse (Parlamnetit rus) ku disa parlamentarë e dënonin politkën serbe dhe luftën e tyre në Kosovë; ne nuk mundemi ta përkrahim këtë politkë të S. Millosheviqit, thoshin ata…
Ndërsa, delegacioni i Kosovës u kënaq me disa premtime boshe kinse diplomacia botërore do ta detyrojë Serbinë të hyjë në dialog dhe të njohë dokumentin e Rambujës…
Duhet patjetër të përkujtojmë se gjatë kohës së bisedimeve (pazarllëqeve)në Rambuje, që Serbia dhe aleatje e saj LDK-ja, me Ibraim Rugovën,ishin të bindura se nuk do ketë intervenim të NATO-s, sepse shpresonin, katërcipërisht se në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, nuk do miratohet kërkesa për intervenim ushtarak.
Dhe, kërkesat e I.Rugovës për intervenim të NATO-s, dhe ndërhyrja e një administrate ndërkombëtare në Kosovë, si duket e kishin marrë heret lejen edhe nga Serbia, që ky t´i shprehte lirisht këto, në konferencat për shtyp.
Kjo mundet të argumentohet se kur SH.B.A, dhe NATO-ja intervenuan ishte pikrisht I.Rugova që kërkonte krahas Millosheviqit e Shainoviqit; të ndërpriten bombardimet se kjo kërkesë bëhej prej I. Rugovës, sepse këtij i dhimbseshin civilët serbë, duke i harruar civilët shqiptarë që masakroheshin njëkohësisht nga ushtria dhe paramilitarët serbë !!!
Gjatë 78-të ditë lufte nga ajri me një largësi mbi 10000 metra, bobardonte NATO-ja, ndërsa në tokë bëhej resistenca nga bijtë më të mirë kombit shqiptar nga mbarë hapësira ballkanike dhe diaspora, nga bijë e bija që u radhitën nën amblemën famëmadhe të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Po, sigurisht që për këtë heroizem në të ardhmen duhet të mirren shkrimtarë, puplicistë dhe analistë e ndryshëm, jo vetëm nga hapësira gjithëshqiptare, por edhe nga ajo ndërkombëtare, përparimtare.
Televizionet vendore dhe të huaja duhet të bëjnë dhjetëra e qindra filma dokumentarë për pasqyrimin e heroizmave të pashoqe që bënë ushtarët e UÇK-së, kur NATO-ja, bombardonte nga ajri.
Televizionet vendore dhe të huaja duhet të bëjnë dhjetëra e qindra filma dokumentarë për pasqyrimin e heroizmave të pashoqe që bënë ushtarët e UÇK-së, kur NATO-ja, bombardonte nga ajri.
Dihet nga të gjithë, gjithashtu se ushtria serbe bënte kërdinë, bënte pamëshirë masakra mbi popullatën e pambrojtur, prandaj nga dhuna e terrori, një pjesë e madhe; afër 1 milon ikën në Shqipërinë e Andejdrinit, (dyshoj, kjo ka mundur të bëhet, edhe me porosinë e partive pacifiste dhe agjenturave të huaja), kinse duke e bërë këtë shpërngulje biblike, vetëm atëherë, do të na përkrahin Evropa dhe Amerika.
Ndërsa, si edhe më parë gjatë historisë, kombi shqiptar u gjend në UNITET, në Shqipërinë e Andej- drinit, populli i një gjuhe i një gjaku dhe i një flamuri u dha çdo gjë, që kishte në vatrat e veta, refugjatëve nga Kosova, atje u pritën me bukë e kripë e zemër bujarie, ashtu siç pritet dhe nderohet vëllau prej vëllau;ishte një bashkim shpirtëror nga kjo fatkeqsi historike.
Ndërsa, në Maqedoni në Stankovec, Bllacë, Nepreshten e gjetiu, shfaqej hapur një urretje e madhe, një nëçmim i madh ndaj shqiptarëve, por nga ato vende të mallkuara, do t´i nxirrnin kosovarët shqiptarë, vëllezërit e tyre shqiptarët që jetojnë në trojet e veta nën administrimin e Maqedonisë, ata do t´i hapnin zemrat dhe portat për refugjatët, njësoj si vëllezërit që nga Shkodra deri në Vlorë, Sarandë e gjetkë.
-Në ato situata shumë delikate dhe tragjike do të shfaqej në TV botërore I.Rugova duke ia shtërnguar dorën miqësisht, Millosheviqit.
Nuk ka hiq rëndesi a shkoj vet apo e morën me dhunë, kur dihet fakti se ajo pjesa e rrezikuar e delegacionit të Rambujës u ndalen në Tiranë.
Ishte pikrisht ky Rugovë, që nuk zbriste nga aeroplani por "trimi", i botës së çudirave, dëshironte të nisej për në Prishtinë.
Siç dukej, ai heret i kishte bërë hesapet, me "hanxhiun" e huaj, Millosheviqin.Edhe pse pilotët kishin marrë informacione se në malet e Kosovës, janë duke u zhvilluar luftime të rrepta nga UÇK-ja dhe ushtria serbe.I.Rugova, nuk zbriti nga aroplani, por këmbënguli që të shkonte në Prishtinë, sepse atje e kishte më të sigurt se e mbronte policia serbe!!!
Pastaj, rregjimi millosheviqian, do ta lejonte që ky "zotëri i kidnapuar", të fluturonte si dikur mbreti Ahmet Zogu, prej Beogradi drejt Romës!
Ai, presidenti i zgjedhur prej popullit edhe kur ishte Kosova në gjendje lufte, nuk do të kthehej nga Italia në Kosovë, derisa UÇK-ja, të çarmatosej!
Të gjitha këto që përmendëm heroizmat, po për fat të keq edhe dështimet në politikë e kanë burimin tek ajo Konferenca famëkeqe e Rambujës dhe pastaj tek Marrëveshja e Kumanovës, ku tërësisht u injorua faktori UÇK, por edhe tek rezoluta e Këshillit të Sigurimit, 1244, që bazohet tek ato, konferencë-marrëveshje, që pasoi pastaj nënshkrimi në Paris...
Dhe, kështu prapakëthehu, do rjedhin ngjarjet hap pas hapi, do të shtrihet pastaj, Korniza Kushtetuese,Marvesheja Hekerup-Çoviç e të tjera intriga që do përgaditeshin në dëm të shqiptarëve, sipas versioneve nga hekerupët e "rinj", që do vijnë...
Po, edhe shumë plane tjera do jenë në dëm të shqiptarëve dhe Kosovës!Pastaj,do bëhen edhe zgjedhjet e para lokale dhe ato parlamnetare ku fitues do jenë "partitë demiokratike" pacifiste, faktikisht ata që e fituan luftën dhe u përgjakën me ushtrinë serbe në tokën shqiptare, pakuptimisht do të ngelin opozitë!!!
Kush kupton sadopak në politkë i njeh edhe këto intriga që iu benë atyre partive të dala nga lufta (shembull tipik ishte edhe në luftën nacional-çlirimtare ku ”miqtë" e sotshëm, anglo-amerikanë do të këkonin nga Enver Hoxha që edhe bashkpuntorët e gjermanëve dhe italianëve të dalin në zgjidhje të lira), por strategu i luftës dhe i politikës shqiptare, për gadi gjysmë shekulli; nuk pati pranuar që të Shqipëria dhe parlamenti i saj të bëhet lesharapi, të firmosin së bashku atdhetarë dhe tradhëtarë, sikurse e detyruan delegacionin e UÇK-së, në Rambuje.
Enver Hoxha, po t´i kishte lejuar të hyjnë në zgjedhje ballistët, legalistët, e parti tjera që do të mbinin pas çlirimit, si këpurdhat pas shiut; pra simotrat e tyre, ato, pastaj padyshim me ndimën e ”miqëve të shiqptarëve”, nën rrogoz do t´i fitonin zgjidhjet dhe pastaj antifashistët do të përballeshin me akuza:
për genocid ndaj popullit të vet, sikur sot që po dënohen komandantët dhe ushtarët trima, para ”drejtsësisë” në gjyqet si në Hagë po edhe në Kosovë.
Me Rugovën në krye të Kosovës, si para dhe pas luftës,po kemi vetëm vuajtje, varfëri, ndjekëje, dhe persekutime!
Shpifjet ndaj ish-pjestarëve të UÇK-së, si gazetat shqiptare, ashtu edhe të hueja, dolën në shesh se gjatë luftës krerët e LDK-së, dhe vazalët e tyre, shërbëtorët e urtë të serbëve okupatorë, jo vetem që e sabotuan luftën por ato kishin bërë edhe raporte me shpifje dhe trillime ndaj luftëtarëve të lirisë.
Raportet e errëta montuese, nga Eqrem Kryeziu me shtabin e tij famëkeq, të atij komisioni për krime lufte do të dalin sheshit.
Kjo, ishte një tradhëti pakrye, që vetëm të kenë përkrahje nga serbët dhe ndërkombëtarët, këto komisione të LDK-së, po e dëmtonin luftën heroike të UÇK-së, prej atyre raporteve, pastaj prokurorët serbë dhe gjykata e Hagës do të trilloj akuza, dhe dosje ndaj çlirimtarve.
Në fillim do të dënohet për ”krime ” lufte Dauti Haradinaj me shokë një hero i gjallë, më pastaj edhe Rrustem Mustafa "Remi", me shokë me akuza qesharake gjenocid ndaj polullit shqiptar, sepse gjatë luftës na qenkan vrarë edhe disa bashkëpuntorë të policisë serbe.etj, etj.
Luftën e fitojnë gjeneralët e jo ushtarët!
Pra, lufta ushtarakisht u fitua, por lufta politike humbi.
Pse ngjau kështu?
- Sepse:të kujtojmë thënjen gjeniale të Napalon Bonapartës:
"Lufta fitohet me komandantët, që të jenë luan, s´ka randësi, ushtarët le të jenë gomarë, por lufta humbet, nëse ushtarët janë luanë dhe komandantët janë gomarë".
Kjo, tragjedi, ndodhi tek ne!
- Politkën e udhëhoqi "komandanti gomar" me emrin I. Rugova, dhe humbëm, ndërsa luanët ishin: Adem Jashari e Ramush Haradinaj, pra ishin luanët ushtarakë dhe e fituan luftën.
Jo! Natoja nuk e çliroi Kosovën para qëndresës së tyre heroike; pastaj ata bënë pazarllëqe në dëm të shqiptarëve në Kumanovë, lufta fitohet nga toka (me kambësori) e jo nga qielli.
Tani, që kemi mjaft politikanë, "të hollë", le të bëjnë eksperimnete me vite të tëra, në trupin shqiptar agjeturat e ndryshme. Dhe, tani le të shohin sërish ( se si duket kanë harruar shpejtë), narcistët pacifistë, se ushtari i huaj është i huaj.Po kush do çoftë ai edhe nga vendi më mik, le të dihet mirë, se ai ka ardhur aty t´i mbron vetëm interesat gjeo-politke dhe jo shqiptarët ndaj të cilëve po përgaditen lloj-lloj skenarësh, të errëta, më vonë dikujt të shpresojmë se do t´i vijnë mendtë, por atëherë, do të na humbin "dhentë", po druaj do të jetë shumë vonë, për përmirësime...
Këto manipulime politike, si më heret edhe tani po i bënë Grupi i Kontaktit, kur mendon se Kosovës nuk i lejohet Vetëvendosja, as Ribashkimi me Shqipërinë, apo me viset tjera shqiptare që e rrethojnë në kufi; por për të ardhmen e saj të vendosin të tjerët, të vendosë KS, për më keq, të vendosin dhe armiqtë e saj të përbetuar sllavo-okupatorët dhe mikja e tyre e vjetër, Rusia.
Kjo, është shkelje flagrante mbi të drejtën e popujve për vetëvendosje!
Në vitet e vetadmnistrimit jugosllav kur Kosovën e kishin okupim serbët dhe vazlët e tyre; Azem Vllasi dhe Rrahman Morina, çlirimtarëve, prengat ua vinin në duar; ndersa, këto "aleatët" e vjetër e "miqtë" e rinj të unmikistanit, po ua lidhin duart çlirimtarëve me paseardhësit e Vllasit e Morinës: I. Rugova, N. Daci S. Hamiti, Eqrem Kryeziu etj, prangat shqiptarëve po ua hedhë në kokë!!!
Si duket kjo qenka lidhje "moderne" apo jo?!
Si vet politika e tyre lavire, aha "më falni", moderne!
Këto janë ato prangat në tru që ua kanë vënë puthadorët e huaj shqiptarëve.Kjo, tregon edhe sa u besuan, e përcollën Ramush Haradinajn me ”daulle" deri në aeroport, me bindje se do ta lirojnë të mbrohet në liri!!!
Kam bindjen se komandantin legjendar, R.Hardinajn, nuk e lirojnë të mbrohet në liri, sepse ata nuk e morën ta lirojnë, por edhe në rastin "më fatlum" edhe sikur ta lirojnë, më nuk do jetë legjenar, as pushtetar, por shërbëtor i klanit Rugova dhe unmikistanit.
E, kjo do të ishte për të vdekje për së gjalli...
Atë, dhe çlirimtarët tjerë do të liroheshin vetëm me organizim të mirëfilltë, me demonstrata të fuqishme e të përditshme se ai është komnadanti i ynë dhe ka sakrifikuar familjen edhe jetën në mbrojtje të popullit, e të pavarsisë, prandaj, populli duhet ta kupton drejt e jo të dëgjon raporterët profiterët titist, të tipit Agim Zatriqi e të Agim Malajve që ia imponojnë popullit terrorin psikologjik me ato farëkëqiat komente të "famshme" të tyre.
Ata, që prej kohës së Titos, e kanë pasur "den-baba-den", si pronë private RTP, tash,kinse RTK.
Politika e tyre antikombëtare, doli hapur edhe njëherë prej marsit të vitit 2004, pas trazirave popullore.Prandaj, duke i parë të gjitha këto ngjarje në dritën e së vërtetës, jam i shtërnguar nga rrethanat e krijuara, që si shqiptar i brengosur, për këto që po ngjajnë, t´ju bëjë një thirrje të gjithë intelektualëve përparimtarë, në të gjitha institucionet e atdheut, të gjitha shoqatat jo qeveritare që ta demaskojnë kudo, kurdhoherë dhe në çdo vend politikën dinake të unmikistanit e cila është vënë në shërbim të Serbisë, fatkeqësisht kësaj politike famëkeqe po i shërbejnë me besnikëri të verbër edhe "politikanët" modernistë.
Kopenhagë, 14 prill 2005

Sqarim pËr lexuesit e nderuar tË rtvzik-ut, rreth reagimit tË Behar Mehmetit
Sqarim për lexuesit e nderuar të rtvzik-ut, rreth reagimit të Behar Mehmetit
- Gjat punës sime atdhetare, kam pasur polemika me politikanë të huaj, dhe vendosmërisht e kam mbrojtur të drejtën e popullit tonë për vetvëndosje.
Natyrisht, herë pas here kam pasur edhe disa artikuj, letra të hapura që e kritikoja kursin katastrofal që janë duke ndjekur liderët politkë pacifistë, por nuk kam pasur ndonjë reagim, ç´ ështe e vërteta kam pasur dëshirë të hy në polemika për çështjen shqiptare por deri më sot përveç z.Behar Memetit nuk e kam pasur këtë mundësi.
Personalisht, merem me veprimtari politike, qe një çerek shekulli dhe për veprimtarinë time janë të njohur shumë politikanë shqiptarë dhe të huaj.
Për veprimtarinë time janë të njohur edhe shumë aktivist politikë në mbarë hapsirën e Shqipëris Etnike.
Por, më njohin edhe shumë personalitete të huaja, kryesisht publicistë - analistë që janë marrë në dobi të çështjes shqiptare.
Më habit fakti se z.Behar Memeti po më jep leksione nga skaji i botës, nga Kanadaja se si duhet të jetë veprimtaria ime.
Bukur mirë!
Prandaj, e pashë të arsyeshme të dijë pak a shumë për personin në fjalë se kush është prej nga ka ikur atje?!
Me sa kuptova nga disa informacione, Ti z. Bujar, qenke i ri dhe paske bërë një shkollë të lartë në Kanada.
Më vjen keq se jo vetëm Ti por edhe disa të rinj shqiptarë problemin dhe zgjidhjen e çështjes shqiptare e shohin me syzet e politikanëve perëndimorë dhe të vazalëve të tyre vendorë (Tiranë-Prishtinë), që e udhëheqin politikën "largpamëse" në trojet shqiptare.
Harrohet apo nuk dihet mirë nga "politikanët" e rinj se, politikanët perëndimorë dhe vazalët tyre deri tani, vendimet që kanë marë nëpër Konferencat ndërkombtare kanë qenë gjithmonë thikë pas shpine për Shqipërinë Etnike.
Z. Behar Memeti, po më jep disa shembuj që nuk e vlejnë as t´ i përmendim t´jua them të drejtën as nuk humba kohë t´i lexoja me vëmendje, sepse ato shpifje "historike" çoroditse nuk mundem t´ i lexoj, sepse ai "kalemgji" po shkruan si gazeta "Bota Sot" që botohet në Prishtinë.
Ato shkrime "shkencore" të historianëve falsifikatorë nuk mundem dot t´i pranoj.
Sepse, me shpifje e trillime nuk dua të merem!
Tërë jetën time, kam vepruar në shërbim të Atmëmëdheut dhe nuk kam kursyer asgjë: shëndetin as pasurinë dhe për Shqipërinë Etnike, nuk do ta kursej as jetën.
Megjithatë, për hirë të së vërtetës, diçka do të sqaroj Ty dhe lexuesit e nderuar:
Ti, z.Behar i quan komunistë të njëjtë; Koçi Xoxen, Mehmet Shehun e të tjerët që morën dënimin e merituar për tradhti ndaj atdheut dhe këto janë të dokumentuera fort mirë.
Ti, po më citon letrat e Mehmet Shehut, drejtuar Mugoshës, dhe Ti e sulmon
paturpsisht, Enver Hoxhën!!!
Ti, je i ri dhe nuk mund ta kuptosh bile as ta imagjinosh se Enver Hoxha ka qenë një burrë shteti me famë botërore.
Heroi ynë i madh, Jusuf Gërvalla, e ka quajtur Enverin, PISHTAR I NJERËZIMIT, gjatë një takimi me bashkatdhetarët në Gjermani, kur këta e pyetën për rolin e Enver Hoxhës në historinë e kombit shqiptar
Ay, ka thënë kështu, për t´i sqaruar pikërisht, ata pinjollët e rrymës zogiste-titiste që e akuzonin Enver Hoxhën.
Të njejtin qendrim e kishte edhe politollogu ynë i madh Ukshin Hoti.e të tjre intelektual…
Ti, nuk e kupton se ai ishte vigan që njerëzimi dhe popujt e shtypur kanë marrë dhe po marrin mësime si duhet të luftohet për çlirim kombëtar dhe se si duhet të mbrosh atdheun se borgjezia reaksionare që Ti e adhuron po hudh mjegullnaja për popujt që t´i verbrojnë, se vetëm të duke i verbuar popujt këta i arrijnë qëllimet e tyre antinjerëzore.
Ti, z. Behar je i ri dhe nuk e kupton se Enver Hoxha ishte para meje e teje në Evropë dhe si student në Francë, dihet nga të gjithë se sa bukurosh ishte, Ay, mund të ishte ndër kapitalistët më të mëdhenj, po ta kishte përdorë talentin e tij në shërbim të interesave personale, për t´u pasuruar sipas kushteve të këtij sistemi që sot e quajnë Demokraci.
JO! Ay, nuk ra në grackat e kapitalit as të interesave personale.
Ay, u këthye t´i ndihmoi kombit të tij, u këthye kur Shqipëria qe në gjendje të rëndë varfërie dhe pastaj në gjendje lufte veproi guximshëm.
Ay, shkoi i priu popullit në lufën e madhe çlirimtare, Ay, shkoi tek Nënëlokja Shqipëri, kur mbreti ikanak, Zogolli e la Shqipërinë e sulmuar nga fashistët italianë, e la në "mëshirë" të tyre.
Ay, e formoi Partinë Komuniste Shqiptare.
E organizoi dhe e ngriti popullin në kryengritje popullore gjithëkombëtare dhe luftoi kundër bishave nazi-fashiste, pas një lufte të gjatë dhe të lavdishme, Shqipëria e Enver Hoxhës u radhit me fitimtarët antifashistë euro-atlantikë: me amerikanët, anglezët dhe rusët, pra me boshtin antifashistë e fituan luftën kundër musolinëve dhe markagjonëve bajraktarë të shitur tek serbët dhe të tjerët...
Anipse, Fishta do t´ju këndonte hymne, kjo nuk u bëri punë, përkundrazi turpi i mbuloi!...
Enver Hoxha, qendroi si shqipe në malet shqiptare pa iu trembur syri prej askujt dhe pas çlirimit Shqipëria e Enver Hoxhës do të përballet përsëri me dhjetëra e qindra gupe të organizuara nga CIA, INTELIGJENCIESERVISI dhe nga UDB-ja , pastaj falangat italiane dhe greke iu sulën pamëshirë Shqipërisë.
Sipas një oficeri të CIS-së , 360 grupe u futën në Shqipëri ta bëjnë "përmbysjen popullore", ta "demokratizojn Shqipërinë " si sot që politikanët e Shqipërisë, po mvaren nga të huajt që në shumicën e rasteve janë miqë të armiqëve tanë.
Bile, për heroizmin dhe shpartallimin e bandave të huaja ka deklaruar edhe Kryeminisrtri i Anglisë, Toni Bleri, duke theksuar se :
"vetëm në Shqipëri kanë dështuar agjenturat dhe ndërhyrjet anglo-amerikane".
Por, për t´i shpartalluar këto banda kriminale që zbritnin me parashuta dhe hynin nga malet dhe deti, nuk ishte e lehtë, mua më kujtohet që e kam lexuar një libër që shkruante për këto veprime të bandave të huaja, herë-herë të veshura me petkun shqiptar; libri quhej "Ato s´duhet harruar", me ç´rast autori (s´më kujtohet) i përshkruante ngjarjet, por më kujtohet tani se gjatë kësaj lufte të hapur e të maskuar, prej vitit 1944-1949, kishin rënë në fushën e betejave, katundeve dhe qytetetve të Shqipërisë, 463 heronj e heroina.
Sot, jemi dëshmitarë kur shtypi pothuaj vazhdimisht po shkruan për sulmet e këtyre bandave, lexojeni zotëri, "Shekullin", "Panoramën" e të tjera revista të kohës, aty do ta gjejshë të vërtetën nga erdhën këto banda, përse erdhën, kush i dërgoi dhe si përfunduan?!...
Kjo, dëshmon edhe njëherë e mirë, vendosmërinë dhe dashurinë që kishte populli shqiptar, për partinë dhe rregjimin që e drejtonte Enver Hoxha me shokë.
Ti je i ri në politikë o Behar Mehmeti!
Ti, s´ke njohuri, për përkushtimin dhe trimërinë e paepur që Enveri, tërë jetën ia kushtoi çështjes së kombit.
Ti, nuk e kupton se sa mund e sakrifica të mëdha janë bërë për mbrojtjen e asaj pjese që quhet "Shqipëria londineze!
Ti, s´ke njohuri, se plani ushtarak, i quajtur, "Shpërthimi", me vite të tëra është punuar, për ta realizuar edhe me forcë Ribashkimin kombëtar.
Enver Hoxha, ishte politikolog i madh, Ay, nuk u mashtrua ashtu siç po mashtrohen sot politkanët tanë: pinjollët, titisto-zogistë.
Berisha dhe Rugova janë bërë shërbëtorë të së keqes.
Ti, o finok në politikë, më detyrove të t´ i them këto gjëra se ke shumë besim në "demokratët" euro-atlantikë.
Tek ata, që politkën "shqiptare" të Rugovës u dirigjua në vitet 1989/90 nga një dhëndër serb që ishte ambasador i Amerikës në Beograd dhe qe i martuar me nje serbe, të re nga Knini.
Ti, nuk e kupton se Lorenc Igellbergeri dhe Lordi Karringtoni, do ta udhëheqnin edhe Konferencen e Londres, (1992).
Ti, duhet ta kuptosh se ç´ vendime u morën aty.
Ishte titisti Rugova dhe zogisti Berisha që iu pajtuan.
Dhe, pikërisht për këtë politikë antishqiptare po përkrahen bile edhe në fushata parazgjedhore po marrin pjesë personalitete të huaja, vetëm që të fitojnë këta shërbëtorë e puthadorë të të huajve, që Ti verbërisht i përkrahë.
Natyrisht, se këtyre nuk ka nevojë t´ ua mbroj të drejtat, sepse këtyre ua mbrojnë të drejtat armiqtë tanë.
Zotëri, Behar!
Thirri mendjes logjikisht e mendo:
- po a nuk ishte Serbia, gjegjësisht policia dhe ushtria serbe që e mbronte Rugovën, që pasi u armtos UÇK-ja dhe filloi rezistencën ndaj hordhive çetnike, pikrisht erdhën serbët e morën Rugovën dhe e nisën në relacionin: Beograd-Romë, që prej andej ta pengonte çlirimin e Kosovës.
Natyrisht, unë e kuptoi se ai dëshiron të bëhet kryetar i Kosovës dhe i të gjithë shqiptarëve, i Ballkanit po pse jo i Evropës etj, por pa qenë shërbëtor i politkës antishqiptare, kjo nuk mund të arrihet.
Rugova, u këthye në Kosovë, vetëm kur miqtë e Serbisë e çarmatosën me dinakëri, UÇK-n.
Ti, nuk ke njohuri se janë titistët rugovistë, që kanë përgaditur raporte spiunazhi, kundër ushtarëve dhe komandantëve të UÇK-së, që këta pastaj të dënohen në Hagë.
Zotëri, Behar!
Të lutem shiqoje gjykimin e Fatmir Limës, do të bindesh shpejtë se cilët dëshmitarë dalin!
Kjo, është krejtësisht qesharake!...
Ti, z. Behar,
Nuk din se kur ishte në pushtet në Shqipëri, hija e Amet Zogollit, dhëndrri i Milicës, Sali Berisha, që Ti e "harron" ta përmend, sepse ishte dashnorja e Svetozar Vukmanoviq Tempos një serb, antishqiptar i përbetuar.
A ishte vetë Berisha ai, që i ndiçte dhe i persekutonte burgjeve atdhetarët shqiptarë që nuk pranonin rrugën paqësore-mortore, të Rugovës, këtë rrugë që Ti e quan demokratike.
A nuk i burgosi ky psikopat i shitur, Adem Jasharin, Zahir Pajazitin, Hashim Thaqin, Fehmi Lladrovcin e të tjerë, duke i quajtur terroristë, kontrabandistë etj.
Për të vetmin "faj" se këta heronj të heshtur, atëbotë, po përgaditeshin t´ia këthenin pushkën Serbisë.
Sepse këta burra të kombit, e dinin fort mirë që liria e kombit shqiptar, nuk do t´i vinte as nga lutjet e Rugovës gjatë xhumave në Barakë, as nga lutjet e Papës, gjatë së dielave, në Vatikan.
Ti, or çun!
Nuk ke njohuri se Fishta të cilin Ti e adhuron , ia dha kurorën e Skënderbeut, Viktor Emanuelit, pastaj atij xhelati të popullit shqiptar, i këndoi edhe hymne.
Ti, nuk ke njohuri se Fishta ishte antar i Akedemisë Fashiste italiane dhe më vonë do kërkonte ndihma nga Italia e Musolinit, që shqiptarët muslimanë, t i hudhe në det!...
Ti, o i pagëdhendur!...
E krahson Fishten një rapsod këngësh epike, me një kolos!
Pastaj, Ti thua se Jon Holydei nuk paska ditur për Gjergj Fishten!!!
E e ka ditur mirë mor zotri, por Ti nuk e kupton se Fishta ishte i pozicionuar gabimisht në politikë, ishte pozicionuar në llogoret e betejave diplomatike fashiste, në kohën kur kundër fashizmit luftonin amerikanët, anglezët e të tjerë, prandaj gjermanët dhe italianët e humbën luftën.
Por, kur edhe këta fitimtarë mbi fashizmin, i shkelën parimet e të drejtave të vendeve të vogla, edhe këta në Shqipërinë e Enver Hoxhës, dualën humbës.
Kopenhagë, 8.02.2005
Xhemil Zeqiri

A KE LEXUAR HISTORINË SË PRAPËTI O BEHAR MEHMETI !
Sqarim rreth reagimit të Behar Mehmetit, ndaj letrës sime të hapur, drejtuar Pandeli Majkos, lidhur me statusin e Enver Hoxhës.
Zotëri, Behar Mehmeti, fillimisht jam i kënaqur bile për një fakt që nuk ke rënë në batakun ideologjik të "demokratëve" të rinj, kur e pranoni që Komandant i Përgjithshëm i UNÇSH, ishte Enver Hoxha. Nga ky konstatim ju i jepni edhe një leksion ministrit të mbrojtjes, Pandeli Majko dhe një dyzine të tjerë që veten e konsiderojnë si ajka e kombit, kupolat e demoikracisë shqiptare, por që këtë status, sipas tyre Enver Hoxhës nuk i duhet dhënë për inatë.Zotëri , historia nuk shkruhet me inate. Me këtë fatmirësisht ju keni rënë në pozita antishkencore, qesharake kur
pretendoni që ta krahasoni marshimin e mbretit satrap, Ahmet Zogu me 6000 trupa serbe, drejt Tiranës, për ta përmbysur Qeverinë e parë demokratike në Ballkan, Qeverinë e Nolit, me marshimin e ushtrisë partizane shqiptare nën komandën e Shefqet Peçit drejt Kosovës dhe viseve tjera shqiptare dhe më tej...
Dihet historikisht, që trupat serbo-ruse e Beogradit, hynë në Tiranë si okupatorë dhe mercenarë të zogollit, ndërsa partizanët shqiptarë, me komandantin legjendar Shefqet Peçin, hynë në Kosovë si çlirimtarë të popullit të Kosovës dhe viseve tjera shqiptare. Ndërsa, përpjekjen tënde për ta sulmuar udhëheqjen shqiptare, kinse kjo nuk e paska dëshiruar ribashkimin e territoreve shqiptare, me Shqipërinë, ju njëkohësisht e demantoni vet kur na e kujtoni Konferencën e Bunjanit.Po, kush e propozoi i pari Konferencën e Bujanit; atë e propozoi, Enveri. Dihet historikisht përse u bë kjo Konferencë dhe çfarë vendimi morën aty komunistët shqiptarë. Aty, u muar vendimi më madhor historik që pas Luftës së Dytë Botërore; Kosova me viset tjera shqiptare, do t´i bashkohen Shqipërisë.Krahasimi i kësaj Konference me Mbledhjen e Mukjes, nuk shkon askundi!...
Për faktin që kjo e fundit, shtronte probleme të brendshme midis shqiptarëve të cilët ishin hedhur në dy pozicione antagoniste, pro dhe kundër fashizmit, bëhej përpjekëje të eliminoheshin ndasitë, të bashkoheshin forcat, por kjo s´u arrit, përse ndodhi kjo, do të flet historia! Shkurt,aty deshtën ta merrën pushtetin ata që sabotuan luftën dhe bashkëpunimin me okupatorin.
Është krejtësisht e pavërtetë që në rrethin e Vushtrrisë, nga partizanët shqiptarë janë vrarë 500 burra të asaj ane. Dihet historikisht që tradhtia jugosllave qe tepër e egër me shqiptarët e Kosovës dhe të viseve të tjera, prandaj si kudo në trojet shqiptare edhe në rrethin e Vushtrrisë këta "aleatë" u sollën si barbarë, dihet nga të gjithë që jo 500 por mijëra shqiptarë, u vranë në burgun e Vushtrrisë dhe maleve të Qyqavicës e të mbarë Drenicës, nga bandat çetnike të Tito-Rankoviqit. Mosni kështu, o të mjerë, krimet e të huajve mbi ne, mos ua hedhni çlirimtarëve tanë!...Dihet, që sipas rrëfimeve të të parëve të këtyre anëve, në dalje të Vushtrrisë, kur e merr rrugën andej nga ura e lashtë prej guri, në brigjet e lumit Sitnica, (Lumi i ngushtë), thuhej se gjendet një varr masiv me shqiptarë të pafajshëm, i cili as deri në ditët tona s´është zbuluar.
Jo, zotëri, nga këto shpifje kukuvajkash, nuk mund të njolloset figura e ndritur e Enver Hoxhës.
Ndërsa, për faktet se çka është diktaturë mbi popullin e çka është demokratike, unë si luftëtar i të drejtave të njeriut po t´i jap disa shembuj:
1. Ju, nuk e dini çka d.m. th. e drejtë e njeriut: - këtu hyn e drejta të punosh, e drejta ta thuash mendimin që është në interes të përgjithshëm kombëtar, por jo e drejta për tradhti që ti kupton për ta
shitur Shqipërinë tek italianët, grekët, serbët, e tek të tjerët...
... e drejta e për t´u dhënë të tjerëve të drejtë për të shfrytzuar popullin shqiptar dhe pasurinë e tij:
- minatorët në Shqipëri, sot po vdesin për një kothere, pronari i tyre francez as nuk kujdeset për shëndetin e tyre është kjo ajo që ti e quan e drejtë e njeriut?!
- Ku po respektohen sot në Shqipëri, të drejtat e njeriut; shëndeti i tyre. Tani puntorët e minjerës nuk kanë të drejta, ata e kanë të drejtën vetëm për të vuajtur, për të dalur jashtë shtetit për t´u trajtuar si qentë; sot, shumë fëmijë në Shqipëri nuk kanë mundësi të shkollohen, nuk kanë veshëmbathje, mbeten analfabetë etj, etj :
- e drejta e mjekimit:sot,njerëzit po vdesin, sepse nuk kanë lekë për t´u mjekuar dhe për të dhënë ryshfete etj, etj...
Sot,në Shqipëri njeriut i mohohet e drejta për punë, pra i mohohet e drejta për jetë, a e quan ti të drejtë njerëzore këtë ?
Në kohën e Enver Hoxhës, shqiptarët e kishin mjekësinë dhe shkollimin falas, e kishin dhe sigurimin në rast fatkeqësie në punë.
A më thua zotëri, diktaturë e egër qe kjo, mbi popullin?
2. Enver Hoxha, nuk është fajtor pse që nga Koçi Xoxe, Liri Belishova e deri tek Sali Berisha, këta tradhtarë kanë qenë dhe janë vënë në shërbim të UDB- ës jugosllave dhe të agjenturave tjera, të huaja...
Jo, z. Behar Mehmeti,
-Enver Hoxha, nuk është fajtor pse titistët kosovarë që nga Ali Shukriu, Sinan Hasani, Rrahman Morina e deri tek Ibrahim Rugova, donin të hanin nga sahani i Titos.
- Të akuzosh Enver Hoxhën për mosbashkim është foshnjëri politike aq e madhe sa është për të ardhur keq për ata që merren me shpifje të këtilla Është për të ardhur keq për paditurinë e këtyre njerëzve që zënë në gojë fjalë të këtilla që nuk kanë të bëjnë aspak me situatën a atëhershme gjeopolitike.
3. Është meritë e Enver Hoxhës që i ka dalë zot Shqiperisë dhe e ka shpëtuar këtë në ato momente të rrezikshme kur kjo rrezikohej nga grekët, jugosllavët, italianët etj, etj.
Çka do të ndodhte po të ishte Koçi Xoxe, në krye të shtetit shqiptar! Padyshim, planet titiste për ta bërë Shqiperinë republikë të 7-të, do të ishin realizuar.Pastaj, Enver Hoxha qëndroi si vigan edhe përballë superfuqive siç ishin rusët, kinezët etj, kur këta "aleatë" donin t´i shkelnin Shqipërinë.
Ay, qe i pari që këtyre besëprërve ua caktoi kufirin tek thana!
Ay, qe i pari që e dha sinjalin që Shqipëria të del nga traktati i Varshavës. Ai deklasoi Bashkimin Sovjetik, në Mbledhjen e 81 Partive, në vitin e madh, 1961.Për këtë guxim historia dhe breznitë e reja shqiptare do të dijnë ta nderojnë lart!...
Merita e Enver Hoxhës nuk mund të matet me asgjë!...
Rezultat i kujt është ngritja e vetëdijes kombëtare në Kosovë dhe në vise tjera shqiptare në ish-Jugosllavi:e askujt tjetër vetëm e Enver Hoxhës!A nuk i dërgoi Enver Hoxha çyshë në vitet 4-ta, 500 mësues, dhe qindra e mijëra libra shqipe, për ta ngritur arsimin shqip në Kosovë dhe më tej në
Viset shqiptare që mbetën padrejtësisht, me ndihmën e fuqive të mëdha nën këthetrat e shovenistët jugosllavë?...
Pa folur pastaj për marrëveshjet e mëvonëshme kur qindra profesorë vinin nga Tirana në Prishtinë e gjetiu, për ta përparuar me dituri, kulturë dhe edukatë, rininë tonë.Të gjithë ata patriotë që ranë në altarin e lirisë, u edukuan dhe u frymëzuan nga idealet e PPSH-së me në krye Enver Hoxhën.
Ata, ranë për një Shqipëri që Enveri i thoshte: "As e vogël as e madhe, po ka vetëm një Shqipëri.
A e dini ju zotëri, Behar Mehmeti, se: nën sundimin e Titos, në Kosovë dhe në vise tjera nën ish-Jugosllavi, për ta mundur kulturën e huaj në Kosovë dhe më tej, fatbardhësisht kjo fitore kulturore u arrit në vitet ´80-ta. Nga mësimet dhe udhëzimet e Enver Hoxhës, u kultivua fuqishëm e nuk u zhduk kultura shqiptare.
4. Mos mendo se duke fyer Enver Hoxhën dhe përkrahur ata që e rrënuan shtetin shqiptar do ta çosh kombin dhe zhvillimin përpara!
Sot, shqiptarët po konsiderohen si mafiozë e sigurisht edhe në atë shtet ku je ti.Kjo, nuk ka ngjarë me shqiptarët, në kohën e EnverHoxhës.Ti e di mirë këtë gjë.Në kohën e Enverit shqiptarët kishin status të barabartë moral me kombet tjera.Shqipëria, kishte vlerë politike dhe ishte faktor politik në Ballkan.Ti, nuk di çfarë rëndësie ka që Shqiperia të bëhet faktor politik dhe për këtë arsye nuk di ta vlerësosh figuren e Enver Hoxhës nga pikëpamja kombetare.
5. Po të mos ishte rrënuar shteti shqiptar në vitet e "tranzicionit" e në veçanti në vitin famëkeq, 1997-të, por të ishte stabil siç e la Enver Hoxha, po të vazhdonte edhe më tutje Shqipëria të qëndronte faktor politik, ndryshe do të kishte përfunduar çështja kombetare!
Prandaj, shikuar nga këto fakte të pakontestueshme, mund të konstatoj lirisht që përpjekëja ime për të fituar drejtësia, që: Enver Hoxhës t´i njihet statusi i veteranit, e cila u paraqit me letrën e hapur drejtuar Pandeli Majkos, mendoj që nuk e zbehë aspak, përkundrazi e nderon veprimtarinë time si luftëtar i të drejtave të njeriut. Enver Hoxhës, këtë të drejtë askush s´mundet t´ia mohojë. Ay e ka fituar atë me mund e sakrifica të mëdha!
Jo, z. Behar Mehmeti,
Ti dhe të tjerët duhet të dini siç e dijnë edhe të huajt, duhet të lexoni në gjuhën angleze, Jon Halliday, origjinalin ku e përshkruan historinë shumë mirë dhe qartë, sepse një soj i shqiptarëve më shumë u besojnë të huajve dhe shërbimeve të huaja , si hietoriani Zekeria Cana me kompani si
falsifikatorë të regjur, se sa e sa argumenteve historike, ja si shkruan me konsiderata të larta, për Enver Hoxhën, ushtaraku angez, Jon Holliday:"Hoxha udhdëhiqej nga nacionalizmi i rreptë. Del se ai ishte njëri nga dy burrat e shtetit bashkëkohës që De Goli i admironte më shumë.Ai ishte njeri
me kulturë i kënduar. Njësoj si Stalini, e kishte cilsinë e brutalitetit, porse nuk ishte brutal. Ishte aktor i përkryer.Këtë aftësi si aktor ai e gërshetoi me një vendosmëri të palëkundur për të provuar se kishte gjithmonë të drejtë, po e kishte edhe kokëfortësinë që të vazhdonte e të vazhdonte, gjersa i lodhte kundershtarët. Ai mund të pikturohej fare mirë duke mbajtur në njerën dorë diktaturën e proletariatit dhe në tjetrën llambën e arësimit perëndimor"Jon Halliday, në librin, "Shqiptari dinak".
Le të bëjnë zhurmë sa të duan e le ta quajnë diktator, Enverin, parllakët e ahmakët (kopukët) e Shqipërisë, se kot e kanë; sepse:Jam i bindur që sot o nesër, Enver Hoxha do ta ketë vendin e nderit në faqet e lavdishme të historisë sonë kombëtare dhe ndërkombëtare.Ay, këtë nderë e gëzon sot, te njerëzit liridashës dhe përparimtarë, brenda e jashtë Shqipërisë,të cilës ia kushtoi tërë jetën e tij.
Kopenhagë, 25 janar 2005
Shkruan: Xhemil Zeqiri

ATA QË NËNSHKRUAN NË RAMBUJE PËR AUTONOMINË NUK E BESOJ SE DO T´IA SJELLIN KOSOVËS NDONJËHERË PAVARSINË!
Situata politike është shumë e brisht në Kosovë dhe në territoret shqiptare etnike në Ballkan. Pa hyrë në historinë e saj tragjike që si rjedhojë kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë ndërhyrjet e fuqive të mëdha në mënyrë jo të drejtë antishqiptare.Vet fakti se prej Kongresit famëkeq të Berlinit i udhëhequr prej një antishqiptari, Bizmarku gjerman, pastaj Mbledhja e Ambasadorëve në Londër, 1913, Konferenca e Versajës, shiqptarët kanë protestuar dhe vazhdojnë të protestojnë ndaj padrejtësive që po bëhen në kurriz të shqiptarëve.
Këtu vlen të theksojmë me përjashtim të Konferencës së Londrës të vitit 1992-ku morën pjesë ”një grumbull servilësh që përfaqësonin shqiptarët” dhe që udhëheqësi me shallë, optimisti e ka përshendetur dhe vazhdon t´ i përshendes çdo iniciativë antishqiptare që ndërmarin forcat pro- serbe-ndërkombëtare e raste kemi si në Konferencën e Londrës ashtu edhe të Rambujes, të Ohrit dhe të Konçulit, që nuk mundemi t´i përmendim të gjitha në këte shkrim, por une dëshiroj të shpjegoj se si ndërkombëtarët përfshirë këtu edhe intervenimin ushtarak të NTOS, që nuk ishte në favor të shqiptarëve por ishte në favor të sllavëve sepse sipas A. Demaçit, Robin Kuk ish- Ministri i jashtëm anglez dhe M. Ollbrajti ish-minister e jashtëm e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në hotel Grand në Shkup i thotë A.Demaçit se ja platforma e Mbledhjes së Rambujës, ejani se Rugova, ka pranuar të vijë, (si maçoku në thes). Ndërsa, Demaçi i përgjigjet se ne do të shohim, do konsultohemi me bashkpuntorët dhe do japim edhe vërejtjet tona. Kjo politikë parimore në fakt nuk përkrahet nga ndërkombëtarët, por përkrahet politika servile e I. Rugovës. Ky i ngjanë atij Kryetarit të Indonezisë, Vaitit, i cili është i vërbër i shkreti, dhe dokumentat (Marrëveshjet) që ia ofrononin ndrëkombtarët, ai nuk i lexonte por i firmoste, dhe më në fund ata (ndërkombëtarët) arritën ta shkatrrojnë Indonezinë për një kohë të shkurtë. Këtë taktikë po e përdorin ndërkombëtarët ndaj shqiptarëve, me Ibrahim Rugovën, në këto pesëmbëdhjetë vitet e fundit të ”pushtetit ” të tij.
Nëse marim një retrospektivë dhe analizojmë këte politikë që e kanë ndjekë Rugova dhe Berisha, do të shohim se ka qenë politikë e GOMARIT kur i hip nga e prapa dhe natyrisht, ata, nuk e udhëheqin kurrë gomarin, por gomari të drejton ata, dhe i dërgon ku të dëshiron, Ai. Kjo politikë po ndiqet me daljen në skenë të partive ”demokratike” të tipit, Berisha- Rugova dhe nuk ka asnjë dyshim se politika destruktive e plotësisht antishqiptare i ka bërë kurdoherë presion edhe opozitës që kjo t´i ndërrojë qëndrimet radikale.
Po u referohemi shembujve:
Partia Socialiste, në fillim kishte krejtësisht qëndrime tjera më përparimtare, ndaj çështjes shqiptare jashtë kufinjëve të shtetit amë. Pikrisht, ishte politika e Berishës që pa hezitim e pranoi njohjen e shtetit artificial që quhet IRJ-Maqedonisë, kur flasim për këtë, përkujtojmë që këtu në fakt ishte eksperimentuar apartheidi ndaj shqiptarëve edhe lufta kur shpërthejë në këtë Repuplikë, ishte politika destruktive e PDSH-së që SHP i UÇK-re ndërroi qëndrim dhe këtu është krejt e qartë se në atë Marrëveshje të Ohrit që e nënshkruan Kryetari i PDSH-së, Arben Xhaferi dhe Kryetari i PPD-së, Imer Imeri, ndërsa lideri politik i UÇK-re, Ali Ahmeti, nuk e pranonte Marrëveshjen e Ohrit, mirëpo nën trysninë e liderëve pacifistë detyrohet ta pranoj dhe tani është tepër paradioksale se çka po ngjanë sot në politikën shqiptare në Iliridë: Arbër Xhaferi, ishte tepër këmbëngulës për nënshkrimin e kësaj Marrëveshjeje, ndërsa tani po del hapur kundër kësaj, ndërsa, Ali Ahmeti i cili e kundërshtonte me këmbëngulje, tani e respekton këtë me fanatizëm.
Në Kosovë, ka ngjarë e njëjta fatkeqësi politike, tani po flitet hapur se në Rambuje qenka nëshkruar që Kosova të ngelet në kuadër të Serbisë.
Dihet nga të gjithë, që në atë kohë ish-Përfaqësuesi Politik i UÇK-së, Adem Demaçi, delegacoinit shqiptar hapur ju pat thënë: „atje po shkoni, si cjapi tek kasapi“ por Ramë Buja me kompani ish- bashkpuntor i I. Rugovës e bindi z. H. Thaqi, dhe nuk i mori fare parasyshë këshillat vizionar të simbolit të rezistencës kombëtare, z. Adem Demaçi.
Kësaj popullorçe i thonë: „kur djali ia mëson babës kufinjtë e arës“. Bile, është ky Ramë Buja që edhe sot me të madhe po e mbron atëfarë dokument paçavureje, të nënshkruar në Rambuje. Këtë, në fakt e kishin projektuar akademikët serbë dhe farnçezë; këtë diplomacia serbo-franceze e realizoi , me premtimin që i bëri I. Rugova, Robin Kukit; se ne shqioptarët do të vijmë në Rambuje, në atë Mledhje, sepse fraçezët para luftës në Kosovë i kishin dhënë dekorata I. Rugoves dhe tanimë ai, nuk kishte kuptim, t´ua prishte planet antishqiptare. Pa çka se ky njeri me dinakëri diplomatike do të kërkonte Pavarsi, kjo aspak nuk do t´ua prishte kurrë planet Serbisë as miqëve të saj ndërkombëtarë.
Dhe krejtësisht në fund; ky presion politiko- psikologjik i këtyre lide(rr)ave „demokratë“ i ka rrënjët tek ideologjia titiste, kjo i ka qorientuar si mos më keq jo vetëm piopullin e shumëvuajtur shqiptar por i ka ka habitur, çorientuar si mos më keq, për të mos thënë ka sjellë dështime të mëdha në rrugën e ish-të burgosurve politikë dhe tek ata që u rreshtuan nën emblemën e të famshmes UÇK.
Politika disfatiste dhe shantazhuese e krerëve pacifistë dje dhe sot e ka vënë para aktit të kryer të dështojnë edhe forcat e djeshme përparimtare. Liderët e luftës së UÇK-së, janë vënë në garë kush po pasurohet më shumë, ata apo pacifistët, por këtu ata i kanë bërë hesapet keq, sepse kurrën e kurrës nuk munden t´jua kalojnë me pasuri ; Rugovës, Bukoshit, e lëre më birit të ish-ambasadorit jugosllavë të Madridit, puthathembrorit të të huajve, Veton Surroit, sepse ai thith nga shumë anë vetem Zoti e di sa e e paguajnë atë bukëshkalë, qarqet antishqiptaare, për cdo sulm që ky u bënë luftëtarëve të lirisë e në veçanti, kryeheroit tonë, Adem Demaçit, pa harruar të theksoj që ky servil, paguhet shumë e dhe për sulmet që i bënë historisë së Shqipërisë, për 50 vite.Veton Suroi është më i përshtaturi për serbët dhe ndërkombëtarët, që ta zëvendësoj I. Rugovën, apo më saktë „Vaitin e Kosovës“, siç po rrokullisen ngjarjet, këtë syleshë, apo këtë djallë në politikë, armiqtë e Shqipërisë po e mbajnë rezervë, që ta përdorin si xhokerin në momentin e duhur. Ky tradhtar me damkë i cili dikur e pati formuar njëfarë Unioni Jugosllavë, por atëbotë, pati abortuar turpshëm, uroj që kjo politikë tij prej urithi të abortoj sërish. Ai dinakrisht partinë tij të re me ide të vjetra po e quan „Ora“ duke menduar se tani i ka ardhur koha krismës së orës së tij famëkeqe.
Le të shpresojmë që edhe kësaj radhe ky pinjoll i titizmit nuk do të ketë sukses!
Po, a nuk e kishte edhe satrapi S. Millosheviqi orën 12.00 e kishte si cak kohe për të demonstuar në viin 1986, por ora e tij u thye copë-copë, jo nga lutjet e I. Rugovës, as nga kortezhet e Varrmihësit,V. Surroi, por nga LÇ-re e UÇK-së, të cilën ky i pacipë e sulmon UÇK-në, për ndarjen e Mitrovicës, duke e fshehur qëllimisht se janë qarqet ndërkombëtare me Serbinë dhe Francën që e ndanë qytetin tonë verior dhe i krijuan enklavat serbe që janë kurdoherë në vallene e tyre serbomadhe. Ky njeri me këto shpifje dhe akuza duke i fyer forcat më përparimtare Gjithëkombëtare, është bërë sot, miljoneri më i madh, duke u paguar për këto shpifje nga qarqet ndërkombëtare.
Sa për I.Rugovën po ju përkujtoi që shumë mirë e përshkruajti analisti politk i gazetës „Politika“, Danimarkë më 11 mars 2001, Jens Hølso kur thotë: „Ibrahim Rugova me partinë e tij LDK-në i fituan zgjedhjet lokale, faktikisht ata që e sabotuan luftën çlirimtare i fituan zgjidhjet dhe vijon më tej; se Ibraim Rugova është një ALKOOLIST i rëndë dhe nuk është në gjendje të përgadis strategji e të dalë nga kjo amulli”.
Fundi-fundit janë antarët e LDK-së dhe Këshilli i tyre që munden ta dëshmojnë se ai kurrë nuk e shqyrton asnjë veprim për Çështjen kombëtare me anëtarët e Këshillit të vet.
Ose, të marim edhe një shembull tjetër; veprimet demagogjike të akademik Nexhat Dacit, antar i LDK-së si Kryetar i Parlamentit të Kosovës, kur në Parlament u vendos që të mos merret pjesë në atëfarë dialogu serbo-shqiptar në Vjenë, por akademik Daci para kamerave hapur deklaron se ka pranuar shumë dekorata, brenda e jashtë vendit dhe se e njeh politikën.
Këtu do t´i thoja që nuk janë dekoratat që këtë apo atë „politikan“ e bëjnë njeri të denjë dhe politikan që është vënë në shërbim të popullit, pozicionimi i tij përballë vështirësive, kurdoherë të huajt i dekoronin politikanët shqipfolës të titizmit, por ata kurrë s´i shërbyen popullit me devotshmëri, por ia bënë jetë ferr, për gjysmë shekulli.
Në këtë linjë mashtrimesh po i shkon përshtati edhe „politikanit“, I. Rugovës, i cili për fat të keq po dekorohet edhe nga politikanët e Tiranës, me tituj dhe dekorata bombastike si „honoris-kauza“. Këto dekorata para zgjedhjeve ishin edhe një një përkrahjeje që zyrtarët e Tiranës ia bënë, sigurisht me dirigjimin e qarqeve „mike“ ndërkombëtare. Them kështu, për faktin që I. Rugova, po as ata që e dekoruan, në të kaluarën po as sot, sikur nuk i kanë fort në qejf, vizitat e ndërsjella ndërpartikake... S´do mend që vizita e I. Rugovës në Tiranë, “para ardhjes së dimrit”, i ka dhënë infuzion mashtrimi zotriut. Nnk mundem pa e përmendur faktin që ku ishin këta „demokratë me namë“, ku ishin gjithë kjo mori intelektualësh që brenda trojeve shqiptare i formuan përmbi 90 Parti e Shoqata të ashtuquajtura joqeveritare pra ku ishin në vitin 1981 mbi 380 Dr.shkencash dhe mbi 420 Mr. atëherë kur vetëm Ukshin Hoti me ca shokë që mundemi t´i numërojmë në gishta dore, kur i dualën në mbrojtje popullit, Repuplikes së Kosove.
Dhe, kjo tragjedi fatkeqësisht, na u përserit edhe në marsin e vitit 2004, Tanimë, nuk dihet se ku gjendet i madhi, Ukshin Hoti; ndoshta e ka zënë vendin e Adem Demaçit në burgjet serbe dhe përsëri Adem Demaçi e mori në mbrojtje popullin, ashtu siç e mori atëhërë, politikologu ynë i madh.
Nga kjo mund të konstatojmë që: servilët e djeshëm të Serbisë, sot janë shndërrruar në servilë që qarqeve ndërkombëtare. Për faktin që këta si kurdoherë janë të gatshëm të dënojnë çdo kërkesë të drejtë popullore. Ndërsa, tani në kohën e zgjedhjeve nuk lënë gur pa lëvizur që ta mashtrojnë popullin që ta marrin besimin e votës, të cilën nuk e meritojnë.
Pikrisht, nga ky këndvështrimi e shohë se Kosovës po i përgaditet një tragjedi e re me pasoja të mëdha me zgjidhjet e ardhshme, sepse nuk do t´i jepet Pavarsi, Kosoves, por nëndheshëm po planifikohet një autonomi që e patën nëshkruar në Rambuje; bile, bile edhe nderkombtarët shpesh po e përdorin se për Kosovën mundet të ketë një Pavarsi të kushtëzuar!...Por nuk thonë se nga kush do jetë e kushtezuar!...
Unë, si veprimatar politik, në Danimarkë kam pasur takime, biseda, konsulta me diplomatë danezë, që janë përfaqësues të Europës, por edhe me diplomatë të tjerë ndërkombëtarë, gjatë kontakteve me ´ta ; kur ju them se nuk do të pranojmë kurrfarë autonomie në kuadër të Serbisë, ata revoltohen dhe më thonë se kush je ti që flet kështu, kundër përfaqësuesve shqiptarë të cilët e kanë nënshkruar Marrëveshjen e Rambujës, që Kosova është nën sovranitetin e Serbisë dhe të cilën Marrëveshje ende deri sot nuk e kanë mohuar. Pastaj, me habi vijojnë në kundërshtimet e tyre; duke më thënë, Ti ke pak anëtarë rreth teje që ta ndërrosh politikën e Kosovës. Unë, me vendosmëri po u them atyre se;pse shqiparet e bënë luftën jo për të forcuar pozitën nën Serbi por për t i këputur zinxhiret e robrisë, bile, ju falënderojmë që edhe ju e përkrahët luftën tonë të drejtë, sepse UÇK-ja qe aleate e NATO-s.
JO, përgjigjen ata, ne intervenuam ta ndalim terrorin e Serbisë por edhe Pavarsinë e Kosovës. Jam i sigurt se këto gjëra fort mirë i di politikani dinak, Ibrahim Rugova me kompani. Diplomacia perëndimore e sheh zgjidhjen e problemit të Kosovës si mundësi të variantit , ashtu siç i ka zgjidhur me dy kolonitë daneze Gronlandin dhe Feurnin që i kanë nga 40.000 banorë, që kanë parti politike, kanë edhe parlament, janë të ”pavarur”, të kushtëzuar nga Danimarka, apo shqip, janë koloni daneze. Danimarkës, i njihet sovraniteti i plotë mbi këto dy krahina të kolonizuara.
Të këtilla eksperimente fatkobe për shqiptarët, po duan të bëjnë ndërkombëtarët sot, prandaj aq shumë i lusin shqiptarët të dalin në zgjedhje dhe t´jua japin votën servilëve e puthadorëve të tyre.
Pikërisht, për këtë dekorohen dhe ftohen në vizita nga perëndimorët, tipat si I. Rugova dhe V. Surroi, N. Daci, E.Tahiraj, etj.
Tani, do të vijoj më tej pa u shkëputur me ato kontaktet me ndërkombëtarët, por nga një kënd tjetër i Shqipërisë; e kam fjalën për Çamrinë:Greqia, edhe sot e kësaj dite nuk u jep shqiptaarëve asnjë të drejtë mbi 3 milionë shqiptarë që quhen Arvanitas nuk guxojnë të zhvillojnë gjuhën dhe kulturën e vet, e mos të flas për çamët që me dhunë janë ndjekur me zjarr e hekur nga vatrat e tyre. Greqia, është anëtare e të gjitha instauticioneve ndërkombëtare dhe se mbahet si profete e demokracis, po njëkohësiht i fshehë gjurmët e krimit ndaj shqiptarëve, por kësaj radhe i dualën të palarat në shesh, është fjala për ndeshjen futbollistike, për faktin që e humbi ndeshjen me ekipin e kombëtares, kur shqiptarët dualën të festojnë fitoren, shovenistët grekë u sulën si bishat mbi të pambrojturit qytetarë të rendit të dytë apo të tretë. Rezultati qe tepër fatkob; një i ri shqiptar u vra mbi 500 u plagosën dhe qindra të tjerë u arrestuan burgjeve dhe u maltetuan pamëshirë nga policia fashiste greke, kjo nuk më habiti fare, por më habitë fakti që përse diplomacia ndërkombëtare nuk don me dijtë ç´ndodhë me shqiptarët e shumëvuajtur në Greqi dhe më tej në trojet shqiptare.
Pothuaj në çdo mbrëmje po dëgjohet refreni se këto zgjedhje do të jenë si një Referendum nëse është kështu ky qenka Referendum për Autonomi.
Tentohet kjo t´ i fshihet popullit shqiptarët duhet të këthjellohen e të mos dalin t´i thonë PO këtij Referendumi fatkeq.
Mosdalaja në zgjedhje është një PO për Pavarsi, një mbrojtje nga rreziku që po na planifikohet nga politika ogurzeze e korit antishqiptar.
Kopenhagë, 05.10.2004
Shkruan: Xhemil Zeqiri
E botoi Gazeta „Zeri i Kosovës” ë Kopenhagë dhe Gazeta“ lejmi“
në Kanada
 |
PËRVEJTORË TË DËSHMORËVE TË KOMBIT QË NUK HARROHEN KURRË!
ADNAN SADIK SHYTI (ADI)
(1978-1999 )
U lind në katundin Ashlan, nën strehën e maleve të Qyqavicës, në vitin e
lavdishëm 1978, në atmosferën festive të përvjetorit të 100 të Lidhjes së
Prizrenit, babë Sadikut dhe nënë Hamides , iu zbukurua rinia se pikërisht në
këtë vit-" Atdheut iu shtua edhe një ushtar"-siç do të shprehej me kranari
xha Sadiku, po ashtu siç e kishte parashikuar Ay, kurdoherë i frymëzuar edhe
nga babai Hajzer Tafa-Shyti, luftëtar i aradhave çlirimtare të Shaban
Polluzhës se: "Prej Serbisë veç me grykën e pushkës, mund të çlirohemi"!...
Dhe, parashikimet e dy brezave të tij do t´i vuloste me heroizëm brezi i
tretë, biri i tyre besnik i trollit të shqipeve, Adnani.
I rritur dhe i edukuar sa s´ka më mirë e bukur: në fëmijëri u shqua për
dëgjueshmëri e respekt ndaj të afërmëve, një djalosh i qetë e fjalëpak, me
një shiqim vizionar sikur në shpirtin e tij prej pionieri ziente diçka
trazuese, sikur bënte analizë ndaj kontrasteve të jetës; por edhe si një
zotim se brezi i tij do vinte në skenën e historisë, për ndryshime të thella
jetësore, këtë sigurisht e kishte vërejtur atëbotë dhe gjyshi ynë, i cili me
një rast më pat thënë: "dëgjo bir çka të them; ky djali i Sadikut, Adnani,
po bëhet djalë i mprehtë, i menqur, besoj që do t´rritet djalë ndër më
t´mirët- që s´ka shoqin"!...
Dhe, vërtetë parashikimi i plakut doli si çdo herë qe i qëlluar!...
Adnani, shkollën fillore e mbaroi në Ashlan, për ta vijuar të mesmen në
Vushtrri, mirëpo hovin rinor të mësimit e përparimit jetësor, egërsisht
ashtu si tërë brezit të tij, ia çrregulluan krajatat jetësore në përgjithësi
e sulmet barbare të rregjimit kriminal serboçetnik në veçanti: fatkeqësisht,
Ay qe dëshmitar i përjetimit të ndjekjeve policore ndaj babait," të bisedave
informative", për t´i kërkuar armë, pastaj meqë ishte halë në sy, xha
Sadikun e maltretonin shpesh, kjo la vërragë të paharruarr revolte tek
Adnani.
Me një rast kur e thërrasin në polici, xha Sadiku nuk po këthehej dot,
djaloshi tepër i brengosur, se babai ka uri, vendos t´ia dërgon atje në "shpellën e ujqërve ", pak buk`, por aty nuk e lejojnë t´ia jep bukën dhe e
fyejnë tepër rëndë- xhelatët e Përtejkarpateve, nga kjo revoltë dëshiroi të
hakmirret, por siç do të thoshte më vonë;" ah djalli e marrtë që s´kisha
mundësi, sepse babain e kisha brenda"- se përndryshe po atë ditë do t´ua
kisha dhënë çka e meritojnë ata, dhe po i shtërngonte dy bomba në duar!...
Ashtu tmerrsisht, vitet e pacifizmit po e ndrydhnin guximin rinor, me vite
të tëra por, fatbardhësisht jo përgjithmonë: me kushtrimin e parë të UÇK-së,
pa hezitim, i revoltuar me vendosmëri, Adnani iu bashkua celulave të para të
UÇK-së, të cilat përshpejtësisht, do të bëheshin çeta, brigada e batalione çlirimtare, që do t´ia shtypnin kokën armikut të brendshëm e të jashtëm.
Mori pjesë në shumë luftime, u shqua për trimëri, prandaj u radhit ushtar i
Kompanisë I të Batalionit të IV Gardist të Kosovës. Ishte njëri ndër
ushtarët e dalluar të ZO të Shalës.
Në muajin Maj, derisa zhvilloheshin luftime të rrepta me ushtrinë okupatore,
në prag të agut të parë të lirisë, më 29 maj 1999, bie në fushën e nderit si
të parët tanë Muharremi e Mustafa, sikur për t´u dhënë sihariqin atje në
pavdekësi: xha Muharrem e Ty mësuesi Tafë: "Kosova po çlirohet, Serbia i ka
ditët e numëruara në Kosovë, sepse ushtria e saj po ikën nga sytë këmbët,
erdha t´ju njoftoj se UÇK-re, po del fitimtare, atje kam lënë vëllezër e
shok lufte: me kushërinjt: Komandant, Bekimin, flakadanët e gjakut tim:
Veselin, Musliun, Ilirin, Beratin, Seferin, e shumë të tjerë luftëtarë të
pandashëm në beteja, besoj se do ta bëjnë Kosovën të bukur si nuse!...
Tani, do prehem i qetë se: amanetin e gjyshit e realizova!...
Pushkën ia ktheva armikut tonë shekullor!
Atje, në malet tona, tek Uji i Sokolave, dhe rreth maleve të Qyqavicës, nga
armët e tona kundërmojnë erë, kockat e hijenave të krajlit!...
Armiqtë po ikun në theqafje, ne do ta gëzojmë lirinë dhe ribashkimin
kombëtar!
LAVDI DËSHMORIT ADNAN SHYTI!
Fadil Shyti
Suedi, 14 maj 2001
 |
|