Home / Lajme / ANTONY BLINKEN LAVDATA PËR OSMANIN DHE KURTIN: E ÇMOJ SHUMË LIDERSHIPIN TUAJ.

ANTONY BLINKEN LAVDATA PËR OSMANIN DHE KURTIN: E ÇMOJ SHUMË LIDERSHIPIN TUAJ.

Nga: prof. Dr. Binak Maxharraj

Maxharraj-Opozitës: Keni mbet si zhabat pa ujë…E ku jeni ju strucët e opozitës

27 Korrik 2022

 

E ku jeni ju strucët e opozitës diçka sot as zani s’po ju ndihet, as bira e miut s’po ju zënë. Jeni paluar por s`po lëvizni fare. Hajde more dilni folni diçka sot se çka paska ndodhë në Uashington DC. Atje sot paska pëlcit qielli, tek është qelë havaja për të fluturuar lirshëm dy engjëj, dy liderë të popullit dhe për popullin Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti.

Atyre sot iu qelën dyert në majat e Administratës dhe të politikës Amerikane. Këta dy lider sot po i pret me duar dhe krah te hapur njeriu i dytë me i fuqishëm në SHBA Antony Blinken për të thelluar edhe me shumë miqësinë tradicionale me mikun tone.

Më krah dhe duar te hapura dy liderët tani sot i priti Sekretari shtetëror I SHBA Antoni Blinkën i cili iu drejtuar lidershipit tone me këto fjalë:

“Kosova është partnere e palëkundur dhe e rëndësishme e SHBA. Ne jemi duke punuar së bashku për te përcaktuar disa çështje te rëndësishme për SHBA-te dhe shtetin tuaj. I keni pranuar duar hapur afganët dhe ndër te paret u rreshtuat përkrah Amerikën në dënimin dhe sanksionimin e agresionit Rus mbi Ukrainën. Keni punuar edhe në aspekte tjera, të cilën gjë e çmoj. Kemi bashkëpunuar edhe në aspektet tjera, të cilën gjë e çmoj. Nesër do te nënshkruani kontratën me MCC për energji. Kemi bashkëpunuar për të gjitha këto çështje dhe kemi punuar në çështjet kritike të sigurisë rajonale.

Presidente e çmoj lidershipin tuaj”, ishte ky një mesazh i hekurt në përkrahjen e lidershipit tonë të pa korruptuar të dale nga vota e popullit me mbi 50%.

Por, ku janë sot strucët e opozitës në këto çaste vendimtare të përkrahjes së Kosovës për lidershimpin e saj dhe popullin e Kosovës që zëri s’po ju ndihet janë palu si minjtë në birat e tyre, bile as kokën s’po guxojnë ta nxjerrin jashtë të cilët për çdo ditë i përçmoni, i quanin antamerikan, se juve s`po ju do Amerika, se atje keni shkuar sa për te shetit, se do te bëjmë çmos të ju rrezojmë nga pushteti për shkak se iu është sos tagjia, hajnia, etj. të cilët kanë mbet si zhabat pa ujë.

About xhzeqiri

x

Check Also

Një lajm i gëzueshëm dhe historik për shqiptarët vjen nga SHTËPIA E BARDHË

Nga: Ramazan Bekteshi Një lajm i gëzueshëm dhe historik për shqiptarët vjen...