Home / Lajme / Anekdota: NOSTALGJIA

Anekdota: NOSTALGJIA

Autor: Beqir Elshani

1. MËSUESI ME FENER
– Çka do të thotë shprehja “Mësuesi me fener”? – e pyeti veterani i arsimit kolegun e tij.
– Shprehja “Mësuesi me fener” ka kuptimin e mësuesit që për shkak të mërgimit të banorëve ka mbetur pa nxënës në shkollë, – tregoi kolegu i tij.
2. KARAKTERI
Në mësimin e gramatikës shqipe, arsimtari e pyeti nxënësin: – Çfarë fjalie është ”Shefi ka karakter”?
– Është fjali e paplotë arsimtar, pasi që nuk dihet nëse shefi ka karakter të mirë apo të keq, – u përgjigj drejt nxënësi.
3. SAMARI
– Agim, i kujt është samari? – e pyeti nxënësin arsimtari i biologjisë.
– Samari është i babait tim, punon hamall në skele, – u përgjigj Agimi.
– Unë të pyeta në biologji, nuk të pyeta në sociologji, prandaj duhet të thuash që është i gomarit, – ndërhyri arsimtari.
4. KOMPROMISI
– Çka domethënë fjala kompromis? – i pyeti arsimtari nxënësit në klasë.
– Kompromis domethënë marrëveshje kur Kosova e shtypur Serbisë ia jep lopën, kurse Serbia agresore Kosovës ia jep pulën. Besoj të jem përgjigjur drejt, arsimtar, – u përgjigj një nxënës.
– Patjetër, – e miratoi arsimtari.
5. KARRIGA
– A më mirë është të digjen këmbët e karriges apo bytha e karriges? – e pyeti njëri qytetarin e vuajtur.
– Më mirë të digjet tërë karrigia e pushtetit burokratik, – ia ktheu qytetari i vuajtur.
6. FRIKA
– A ka frikë qeveria prej zotit? – e pyeti njëri mikun e tij.
– Çfarë budallai, qeveria nuk ka frikë prej popullit, jo më prej zotit, – ia ktheu i dyti.
7. NOSTALGJIA
– A ka ndonjë lajthitje në deklaratën nostalgjike të Sali Berishës ”Do kthejmë të rinjtë që studiojnë në perëndim, për të zhvilluar Shqipërinë”? – e pyeti gazetari kolegun e tij.
– Patjetër, konkretisht duhet të jetë ”Do kthejmë të rinjtë që studiojnë në perëndim, për t’i plaçkitur në Shqipëri”, – u përgjigj i dyti.
8. FENERI I DIOGJENIT
– “Çdo ditë ndodhin vrasje, prostitucioni, plaçkitje mallrash, fatkeqësi rrugore, dhunime femrash, kultivimi i kopshteve me hashash si dhe tregtia me drogë”, – shkruante në faqet e shtypit ditor.
– I dashur, ku po shkon me fener në pikë të ditës me diell? – e pyeti gruaja burrin.
– Po shkoj të kërkoj Enver Hoxhën, se doli fare shqiptaria, – tha burri duke dalë me fener në dorë.
9. AKUZA
– Ku është dallimi në mes betimit të gjykatësit në drejtësi për dënimin e fajtorit dhe të pafajshmit në gjykatë? – e pyeti gazetari avokatin.
– Dallimi është se gjykatësi i parë betohet se të akuzuarin e pafajshëm do ta dënojë, ndërsa të akuzuarin me fakte për vjedhje dhe krime do ta lirojë, – u përgjigj avokati.
10. DALLIMI
– Ku është dallimi i dënimit të ministrit dhe qytetarit për vjedhje? – e pyeti gazetari avokatin.
– Kur ministri dënohet për vjedhjen e miliona eurove, miqtë e tij e quajnë sabotim dhe viktimë e intrigave, mirëpo kur qytetari vjedh një çikletë, atëherë e quajnë hajdut, siç thuhet me emër e mbiemër, – tregoi avokati.
11. MUSHKA
– A kanë dallim shprehjet mushka i do drutë, dhe mushka i do krundet, – e pyeti njëri fshatarin.
– Patjetër, e para kur nuk sillet mirë, e dyta kur është i uritur, – u përgjigj fshatari.
12. MJEKU I SYVE
– Mjek, më është dobësuar shikimi, nuk shoh mirë, – u ankua pacienti.
Mjeku i syve e shikoi me thjerrëza, pa që pacienti është i shëndoshë: – Nuk ke simptome të sëmundjes.
– E pamundur, unë nuk mund të shoh gabimet e mia, prandaj jam i verbër, – ndërhyri pacienti.
– Nuk je i vetmi, ka shumë të tjerë që nuk i shohin gabimet vetjake, – ia ktheu mjeku i syve.
13. SEBEPI I SHAMISË
– Ku është dallimi në mes bartjes dhe mosbartjes së shamisë në Kosovë? – i pyeti kujdestarja e klasës nxënësit.
– Arsimtare, kam dy teze, me tezen e parë që është kundër bartjes së shamisë, mund të rrimë dhe të bisedojmë së bashku në familje, kurse tezja me shami nuk pranon të përshëndetet as me dorë, jo më të rrimë së bashku, – tregoi një nxënës.
14. VDEKJA
– Hoxhë i nderuar, jam plakur dhe vdekja po më afrohet, prandaj do të shkoj në parajsë apo në ferr? – e pyeti plaku hoxhën
– Sa të jesh gjallë, je në parajsë, kur të vdesësh nuk i sheh asnjërin, – ia ktheu hoxha.
15. MARTESA E RREME
– “Inspektor, kam bërë një krim për shkak se kam lexuar lajmin për martesën e filipinases së re me plakun e vjetër amerikan, që e ka bërë për fitimin lejeqëndrimit të refugjates”, – kështu shkroi një lexues në facebook.
– Jo, i nderuar, nuk ke bërë krim, martesat e tilla janë në modë, ngjashëm vepron edhe gjinia e kundërt, siç është martesa e plakës me djaloshin e ri, – u përgjigj inspektori.
– Më e tmerrshme se kjo është martesa e burrit me burrë, – ia ktheu lexuesi në facebook.
16. TRADHTARË
– Roma me 3 milionë banorë ka 60 mijë tradhtarë bashkëshortorë, sa tradhtarë duhet të ketë Tirana me 300 mijë banorë? – e pyeti arsimtari nxënësin.
– Më vjen keq, arsimtar, në muzikë jam i fortë, kurse në matematikë i dobët, – tha një nxënës.
– Përgjigjja është e lehtë, tre milionëshit i hiqet një zero, dhe rezultati del me 6000 tradhtarë bashkëshortorë, – tregoi arsimtari.
17. HAJDUTËT
– Bankën Ekonomike e kanë hapur hajdutët e mëdhenj, por po e vjedhin hajdutët e vegjël, – tha një avokat i vjetër kur e lexoi lajmin vjedhjes së bankës në kryeqytet.
– Vjedhje e ndërsjellë, prandaj populli vazhdon të vuajë, – ia ktheu avokati i ri.
18. BURRË APO GRUA
– Qysh mund të identifikosh një person të mbuluar prej kokës deri te këmbët me ferexhe nëse është grua apo burrë? – e pyeti gazetari policin.
– Në fillim ia shaj burrin, prandaj nëse është grua mbrohet, nëse është burrë, hesht, – u përgjigj polici.
19. HOXHA ME POPIN
– Çka i ndanë dhe çka i bashkon hoxhën e Preshevës me popin e Shumadisë? – e pyeti mësuesi nxënësin.
– Abetarja shqipe i ndanë, kurse Kurani mysliman i bashkon, mësues i nderuar, – u përgjigj nxënësi.
20. LIDHJA SHQIPTARE
– A keni ju ndonjë vend të shenjtë në Shqipëri, siç e kanë arabët Çabenë në Mekë të Arabisë? – e pyeti një suedez mërgimtarin shqiptar në Suedi.
– Po, e kemi Qendrën e Lidhjes Shqiptare në Prizren, – u përgjigj mërgimtari.
21. SHTËPIA NË ANKAND
“E ndërroj shtëpinë në qytet me një të ngjashme në katund. Shtëpia ime gjendet në qendër të qytetit me kafene të shumta. Të interesuarit mund ta shikojnë çdo ditë”, – kështu shkruante në ankand.
– Ofertë e mrekullueshme, po e ndërrojmë shtëpinë tonë në fshat, – tha gruaja me gëzim kur e lexoi lajmërimin.
– Je në vete, ai po ik prej zhurmës së kafeneve, e ti dëshiron t’u afrohesh… – ia priti bashkëshorti.
22. SHAMIA E VONUAR
– Është revolucion apo kundërrevolucion bartja e shamisë në Kosovë? – e pyeti kujdestarja e klasës nxënësit në klasë.
– Jo vetëm që është kundërrevolucion, por është edhe kundërkombëtare bartja e shamisë në Kosovë, – u përgjigj një nxënëse.
23. SHKËLQIMI
– Kush shkëlqeu më shumë këngëtarja Dua Lipa, apo “martesa” e mjekroshëve gay në Francë? – e pyeti njëri kolegun e tij.
– Dihet, këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, të tjerat janë baltë, – u përgjigj tjetri.
24. SORRA APO SHQIPONJA
– Qysh bëhet inversioni i fjalisë së Ilir Metës “Me mua dhe Sali Berishën nuk bëhet shaka, o sorra, ne jemi shqiponja”? – e pyeti gazetari kolegun e punës.
– “Me mua dhe Sali Berishën nuk bëhet shaka, o shqiponja, ne jemi sorra”, – u përgjigj drejt kolegu i tij.
25. SINDIKATI
– Ne do të fitojmë… kemi përkrahjen e të gjitha partive politike, – tha Sindikati.
– Ne kemi mbështetjen e popullit, prandaj nuk dorëzohemi, – ia ktheu Vetëvendosja e patundur.1. 26. 1.
26. AUTOKRITIKA
– Çka domethënë fjala “autokritikë”? – i pyeti arsimtari nxënësit në klasë.
– Autokritikë është kur ministri me vetëdije i pranon gabimet e veta, – u përgjigj një nxënës.
– Megjithatë, një gjë e tillë kurrë nuk ka ndodhur që ministri me autokritikë të pranojë gabimet, – ndërhyri nxënësi tjetër.
27. MUZEU I ARMËVE
– Një grup studentësh shkuan të vizitojnë Muzeun e Armëve në Stokholm. Ndërkohë që ciceronia po shpjegonte për armët e vjetra në Suedi, një student e pyeti: – Cicerone e nderuar, dëshiroj të di, pse në muzeun tuaj nuk vjen era barot?
– Nuk vjen era barot për shkak se ne vazhdimisht e ajrosim muzeun, – tregoi ciceronia.
– Jo zonjë, armëve suedeze nuk u vjen era barot për shkak se Suedia as një të katërtën e luftës nuk e ka bërë në krahasim me Napoleonin francez, – ndërhyri studenti tjetër.
28. BABAI
– Baba, iu luta zotit t’na kthejë Enver Hoxhën, për shkak se populli po del fare, – iu drejtua i biri babait.
– Eee, vonë është, duhej përmbajtur mësimeve të tij, sot nuk po udhëheqin forcat demokratike, maskarenjtë po sundojnë, – ia ktheu i biri.
– Nëse vazhdon kështu, asnjë bankë nuk do të mbetet në këmbë dhe asnjë vajzë nuk do të duket në rrugë, – shtoi babai.
29. KUISLINGËT
– Serbët po frikohen prej nesh që Kosovën po e bashkojmë me Shqipërinë, – kishte thënë dhëndri i parë jugosllav, Ali Shukriu.
– Po të mundja Shqipërinë e kisha bërë republikë të shtatë në Jugosllavi, jo më t’ia jap Kosovën, mirëpo Enver Hoxha po na pengon, – ia kishte kthyer dhëndri dytë… Sinan Hasani.
30. FESTAT
– A kanë dallim festat serbe me festat shqiptare pas takimit të Edi Ramës me Aleksander Vuçiqin? – e pyeti gazetari diplomatin e vjetër.
– Jo, të dytë festojnë me ‘Votkën’ ruse, – tha diplomati i vjetër.
31. HERKULI I VONUAR
– Po shkoj ta vras luanin e tërbuar, na tmerroi me njerëz e bagëti, edhe tokën e bukës na shkrumboi, – tha Herkuli i vonuar mitologjik.
– Me siguri e ke fjalën për përbindëshin blu me dy këmbë dhe me kravatë në qafë?! – e pyeti miku i tij, Prometheu.
32. KINEMATORGRAFIA
– Ku po shkon, mik i nderuar? – e pyeti Regjisori Skenaristin e filmit dhe teatrit.
– Po shkoj ta vizitoj Kinematografinë, ka mbetur vetëm, – u përgjigj Skenaristi.
– E, more vëlla, vetë e kemi fajin, televizionin e deshëm më shumë se Kinematografinë, – ia ktheu Regjisori.
33. EMRAT
– Ku është dallimi në mes bushtrës dhe gomarit? – e pyeti arsimtari nxënësin.
– E para është emër i gjinisë femërore, i dyti i gjinisë mashkullore, – u përgjigj nxënësi.
– Mirëpo në etikë të dyja tingëllojnë njësoj, – shtoi nxënësi tjetër.
34. PIANISTI
– A më shtrenjtë janë gishtat e pianistit apo të avokatit? – e pyeti njëri mikun e tij.
– Më shtrenjtë janë gishtat e pianistit, avokati mund të punojë edhe gojarisht, – u përgjigj i dyti.
35. DHËMBI
– Zotëri, një dhëmb duhet nxjerrë, është i pajetë, – tha mjeku i dhëmbëve kur ia shikoi dhëmbët pacientit.
– Mjek i nderuar, jam i dobët në stilistikë, pse nuk thoni “…është i vdekur”, – e qortoi pacienti.
36. FRIKA
– A më shumë ke frikë prej ujqve në mal, apo prej dhunuesve në qytet, – e pyeti gazetari një nënë me fëmijët pranë vetes.
– Prej dhunuesve në qytet, sa për ujqit që fëmijët m’i sulmojnë në mal, hallall u qofshin, – ia ktheu nëna me shqetësim.
37. GOTAT ME MBISHKRIM
Me një shitore një kureshtar u magjeps pas gotave të porcelanit me mbishkrime të ndryshme: “Vjehrrit dhe vjehrrës më të mirë!”, “Resë më të mirë!”, “Hallës më të mirë!” etj., ndaj e pyeti se cila prej tyre po shitej më së shumti.
– Asnjëra, gotat e bardha po shiten më së shumti, – tregoi tregtarja.
38. ASNJËRËN
– Këngëtares që para masës, sidomos fëmijëve, këndon pothuaj e zhveshur, ia shava fenë, nderin dhe etikën, – tha një grua e zemëruar për paraqitjen e turpshme të këngëtares.
– Për fat të keq, ajo asnjërën prej tyre nuk e ka, – ia ktheu fqinja e saj.
39. GOZHDAT
– Jam i drejtë, prandaj më shtypin me sëpatë e çekan, – u ankua gozhda e fortë dhe e drejtë.
– Unë duke iu falënderuar shtrembërimit shpëtova prej goditjes së çekanit, – tregoi gozhda e shtrembër.
40. BASHKËPUNIMI
– A po bashkëpunoni me kompaninë e ujësjellësit? – e pyeti gazetari shefin e kompanisë së energjisë elektrike.
– Patjetër, kur ne e kyçim energjinë, kompania e ujësjellësit e furnizon qytetin me ujë, kur kompania e ujit e ndërpretë furnizimin, e shkyçim ne energjinë elektrike, – tregoi shefi i kompanisë.

Therandë, 6 shtator 2022

About xhzeqiri

x

Check Also

Një lajm i gëzueshëm dhe historik për shqiptarët vjen nga SHTËPIA E BARDHË

Nga: Ramazan Bekteshi Një lajm i gëzueshëm dhe historik për shqiptarët vjen...