|
E nisim javėn me demonstratė Demonstratė mė 14 shtator 2009 nė ora 12:00
Nė konferencėn e sotme pėr shtyp, Albin Kurti dhe Avni Zogiani, nė emėr tė 23 organizatave qė u bėnė bashkė pėr demonstratėn kundėr protokolleve EULEX-Serbi, njoftuan qė kjo demonstratė do tė mbahet dy ditė mė herėt, pra, tė hėnėn, me 14 shtator 2009, nė orėn 12:00. Marshi protestues fillon nga Biblioteka Kombėtare nė Prishtinė. Me kėtė rast, Albini sqaroi qė nuk bėn qė tė fillojė java, tė fillojė dita e parė e punės, tė ngjajė e hėna sikur tė mos kishte ngjarė asgjė tė premten. Ėshtė interesi i krerėve institucionalė qė ta normalizojnė dėmin e Protokollit: meqė nuk e kundėrshtuan sinqerisht, ata duan ta paraqesin tash protokollin si jo edhe aq tė rėndėsishėm. Ne nuk mund tė jemi assesi tė pėrfaqėsuar me kundėrshtimin tradicionalisht gjithnjė e mė tė butė tė institucioneve cili nė fund shndėrrohet nė pranim. shtoi ai.
Po ashtu, Albini theksoi qė krerėt institucionalė thanė qė ata janė palė jashtė kėtij aranzhmani teknik, mirėpo, Kosova ėshtė pėrbrenda kėtij aranzhmani. Institucionet u anashkaluan porse Kosova pėsoi. Kjo ėshtė dėshmi se ata brengosen pėr veten e tyre ama jo edhe pėr Kosovėn. Nuk mund tė jenė njerėzit nė krye tė institucioneve tė Kosovės mė tė rėndėsishme se Kosova, se qytetarėt e Kosovės e se shteti i Kosovės.
Protokolli i bashkėpunimit policor EULEX-Serbi ėshtė pėrfitim i trefishtė i Serbisė. Sė pari, Serbia fiton informata shumė tė vlefshme tė natyrės policore. Sė dyti, forcohet Rezoluta 1244 dhe bėhet njė hap i madh nė zbatimin e 6 Pikėshit. Sė treti, eliminohet pengesa kryesore e Serbisė drejt liberalizimit tė vizave.
Pas kėtij Protokolli do tė vijnė sė paku edhe dy protokolle tė tjera: ai pėr gjyqėsinė dhe ai pėr doganat. E gjithė kjo ėshtė veēse implementim i planit famėkeq 6 pikėsh tė Ban Ki-moon-it. E, ky plan, siē e dimė, ėshtė vetėm njė emėrtim tjetėr pėr planin e ish ministrit serb pėr Kosovėn Slobodan Samarxhiq pėr ndarjen funksionale tė Kosovės.
Ne nuk jemi kundėr BE-sė por kundėr EULEX-it e protokolleve tė tij qė i shtojnė dhe i trashin lidhjet e varėsisė sė Kosovės me Serbinė. Ne e duam tė drejtėn e Kosovės pėr anėtarėsim nė BE e jo misionet policore tė BE-sė nė Kosovė tė cilat thirren nė sundimin e ligjit por kanė imunitet prej ligjit, thirren nė transparencė por funksionojnė edhe nė bazė tė dokumenteve sekrete, thirren nė llogaridhėnie por nuk i japin pėrgjegjėsi asnjė institucioni tė Kosovės, thirren nė demokraci por mbajnė fuqi ekzekutive arbitrare.
Nė anėn tjetėr, Avni Zogiani potencoi qė politikanėt e Kosovės janė tė korruptuar andaj edhe tė shantazhuar dhe pėr pasojė nuk na i mbrojnė interesat. Ky ėshtė shpjegimi pse kėta politikanė thonė se nuk e njohin Protokollin por njėkohėsisht pohojnė se do ta vazhdojnė bashkėpunimin me EULEX-in, duke e bėrė kėsisoj absurd kundėrshtimin e tyre edhe ashtu vetėm verbal. Nė fund Avniu shtoi qė EULEX-i nuk e njeh Kosovėn si shtet tė pavarur por e njeh Serbinė si palė qė duhet tė pyetet pėr Kosovėn.
Albin Kurti dhe Avni Zogiani, nė emėr tė 23 subjekteve shoqėrore qė janė bashkorganizatore tė kėsaj demonstrate kundėr protokolleve EULEX-Serbi, kundėr hipokrizisė sė krerėve institucionalė dhe pėr sovranitet, iu bėnė thirrje qytetarėve qė masivisht ti bashkohen demonstratės qė mbahet tė hėnėn, me 14 shtator 2009, duke filluar nė orėn 12:00, e duke u nisur nga vendgrumbullimi Biblioteka Kombėtare nė Prishtinė.
23 bashkorganizatorėt e demonstrates sė 14 shtatorit 2009 |