Home / Histori / ABËCËJA E GJUHËS SHQIPE NUK ËSHTË ALFABET LATIN – ROMAK

ABËCËJA E GJUHËS SHQIPE NUK ËSHTË ALFABET LATIN – ROMAK

Në përvjetorin e Kongresit të Manastirit për njësimin e Alfabetit të gjuhës shqipe

Çka duhet të dinë shqiptarët?

1. Kongresi i Manastirit për njësimin e alfabetit të gjuhës shqipe (Abëcësë) nuk ka vetëm rëndësi gjuhësore dhe kulturore, por edhe rëndësi historike e politike, sepse i bëri bashkë dijetarët më të mëdhenj shqiptarë të kohës, nga të gjitha krahinat dhe nga mërgata, si dhe organizatat kulturore e atdhtare që mëpastaj e përgatitën shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë dhe i vunë themelet e shtetit tonë kombëtar.

2. Në Kongresin e Manastirit nuk është krijuar (formuar) alfabeti i gjuhës shqipe, por është njësuar kjo alfabet (Abëcëja), nga disa alfabete të ndryshëm (me bazë të përafërt) që i kanë përdorur shqiptarët për shkrimin dhe komunikimin në gjuhën amtare deri në atë kohë.

3. Alfabeti i njohur si alfabet latin është alfabet romak, që e kanë përdorur romakët e lashtë, por edhe këtë alfabet e kanë krijuar ilirët, paraardhësit e shqiptarëve, shumë më herët se të krijohej Perandoria e Romës, i njohur si alfabet i krijuar nga Shën Hieronimi ilir, i cili me këtë alfabet në gjuhën latine e rishkroi dhe përktheu versionin më të përhapur të Biblës në botën e krishterë.

4. Alfabeti që përdorin sot shqiptarët nuk është alfabet latin (romak), por është Alfabet i Gjuhës Shqipe, me 36 shkronja, ndërsa alfabeti latin (romak) ka gjithsej 24 shkronja. Pra, për 1/3 e shkronjave alfabeti i gjuhës shqipe është më i pasur se alfabeti latin (romak).

5. Alfabeti i gjuhës së sotme shqipe duhet të konsiderohet si versioni i ri i alfabetit të gjuhës së lashtë shqipe, i ilirishtes, i modifikuar përmes alfabetit latin (romak), si alfabeti më i pëhapur në botë, i krijuar nga stërgjyshërit tanë – ilirët.

(22.XI.2019)

Billedet indeholder sandsynligvis: træ og friluftsliv
Ingen tilgængelig billedbeskrivelse.
Billedet indeholder sandsynligvis: tekst

About admin

x

Check Also

LIGJERATA E TRETË PËR NEXHMEDIN SPAHIUN, NË VAZHDËN E BROÇKULLAVE TË TIJ PËR MOHIMIN E NGJARJEVE TË VITIT 1981 NGJARJET E VITIT 81’ DHE VAZHDIMËSIA E MOHIMIT

Shkruan: Bedri Halimi Ngjarjet e vitit 1981 përpos që ishin vazhdimësi e...