12 June 2019

A RREZIKON KRIZA AKTUALE TË PËRSËRISË ’97-TËN?

Disa nga analistët kanë pohuar se kriza aktuale nuk mund të precipitojë si ajo e nëntëdhjetë e shtatës. Se, sipas tyre mungon shkaku ekonomik, siç ishin vlerat monetare që qytetarët humbën në piramidat e famshme të “bollekut kapitalist”.

Unë mendoj që ky arsyetim nuk mund të jetë garanci se nuk do të përsëritet ’97-ta, sigurisht në një formë të re, me përmbajtje dhe rreziqe të njëjta, në mos më keq, nëse kriza aktuale nuk do të kapërcehet nga politika – shkaktarja e saj e vetme.

Argumentet:

-Së pari: shkaktarët e krizës janë të njëjtët personazhe si ato të ’97-tës. Organizatorët e piramidave financiare ishin si pozita dhe opozita. E para (pozita) ishte krijuesja; e dyta (opozita) ishte menaxhuesja e tyre.

-Së dyti: Nëse “piramidat finaciare” të 97-tës gërryen xhepat e shqiptarëve për tre-katër vjet, duke sjellur shembjen e tyre dhe të shtetit; “piramidat politike” të tri dekadave, kanë gërryer e po gërryejnë gjer në fund organizmin e shtetit, të shoqërisë e të vendit, shembja e të cilëve do të ishte e pariparueshme. Kam përshtypjen se as politikanët, as qeveritarët, as intelektualët komentues dhe as ndërkombëtarët, nuk e njohin realisht situatën në masën e qytetarëve. Kujtoni frazën e Nolit: “Fryhet Vjosa, derdhet Buna” . . . Dhe kjo “fryrje” vijon prej tri dekadash.

-Së treti: aktorët e kësaj krize, jo vetëm e kanë pjellë atë, por edhe e mbajnë gjallë dhe e cytin, me objektiv: ta çojnë në atë shkallë që të detyrojnë ndërkombëtarët të ndërhyjnë me një kompromis apo amnisti si ajo e vitit 1997, e cila u vuri kapak gjynaheve të politikanëve. Vetëm kjo e fundit mund t’i shpëtojë gjyhnaqarët recidivistë të poilitikës sonë nga ndëshkimi ligjor dhe popullor.

Por, ndërsa ndërhyrja e ndërkombëtarëve mund të arrijë qetimin e politikës, kjo gjë mund të mos arrihet me qytetarët, të cilët, të fryrë tej mase me veprimet antipopullore e antikombëtare të politikës dhe politikanëve, do të shpërthejë duke ia kaluar edhe “Bunës” edhe “Vjosës” që i pati thirrur Noli në poezinë e tij të famshme

( Mar  nga Fezbuku i Gjan Brucit)

About admin

x

Check Also

Ed(vini) ka rënë në dilemë

 Shkruan: Dritan Goxhaj E keni vënë re që sa herë në këtë...