Home / Opinion / MANEKINËT SOCIALISTË NË KURTHIN E BERISHËS!

MANEKINËT SOCIALISTË NË KURTHIN E BERISHËS!

Gjon Bruçi dhe Preng Çuni: Agron Tufa u largua sepse ka ...

Shkruan: Gjon Bruçi

Mefistofeli Berisha, me përvojën e tij 77 vjeçare të gënjështrës e mashtrimit, futi në kurth deputetët socialistë, të cilët janë shndërruar në manekinë të kryetarit të tyre nofashist. Pasi përpiloi një rezolutë për dënimin e gjenocidit serb në Srebrenicë të Bosnjës, ku u masakruan në një ditë mbi 8000 burra, të rinjë e fëmijë, dhe pasi e nënshkroi më vartësit e tij të “Komisionit të Rithemelimit të Partisë Demokratike”, ia paraqiti Parlamentit shqiptar për miratim.

Deputetët e Partisë socialiste, ndonëse Rezoluta kishte kaluar edhe në komisionin parlamentar, u gjendën të befasuar, sepse midis firmave të deputetëve demokratë, gjendej edhe firma e “Non grata” Berisha. Mirëpo, ata kanë vendosur që me “Non gratën” nuk do të kalojnë asnjë lloj dokumenti.

Të ndodhur pa “sinjalin” e kryetarit të tyre, që gjendej diku nga Europa, dhe në mungesë të ndonjë këshille majtas apo djathtas, deputetët socialistë vendosën të ngrinin kartonan e kuq, duke votuar kundër Rezolutës për gjenocidin serb në Srebrenicë. Arsyeja e kësaj vote kundër ishte prania në rezolutë e nënshkrimit të Berishës, i cili, siç dihet, në ato ditë të gjenocidit në fjalë, kishte shkelur embargon ndërkombnëtare, duke furnizuar me naftë makinën ushtarake të Serbisë, në luftën e saj kundër Boshnjakëve, dhe pak ditë më vonë edhe kundër vëllezërve tanë të krahinës së Kosovës.

Kur deputetët socialistë ngritën kartonat e kuq të mosmiratimit të Rezolutës, Berisha, me një kënaqësi perverse, filmoii me telefonin e tij deputetët socialistë, të cilët, tamam si manekinë të kurdisur nga pronari i lokalit, tundnin kartonat, shoqëruar me qeshje të tipit guinplen.

Të formulosh e të miratosh pas 27 vjetësh një Rezolutë për gjenocidin serb në Srebrenicë, është një vonesë e pafalshme, çka e zeron efektin e saj. Por ta refuzosh atë, se midis nënshkrimeve është edhe firma e një personi të padëshiruar, shumëzon me zero vetë politikanët dhe deputetët e Partisë Socialiste, të cilët janë kthyer në robotë që kurdisen vetëm nga Kryeroboti i tyre në Parti e në Qeveri.

A mund të anashkalohej plani djallëzor i Berishës, për t’u evidentuar si nismëtar i hartimit e miratimit të Rezolutës? Sigurisht që po, nëse deputetët socialistë do të kishin minimumin e logjikës dhe të personalitetit të tyre. Kjo mund të arrihej me disa variante:

-Së pari: Të mos e kalonin, me arsye të ndryshme, Projekt Rezolutën në fjalë nga Komisioni përkatës parlamentar në seancën plenare të Parlamentit.

-Së dyti: Ta shtynin projet-rezolutën për në datën 11 korrik 2022, kur ështëb 27 vjetori i masakrës dhe gjenocidit në fjalë.

-Së treti: Më e pakta, të abstenonin miratimin e Rezolutës, por në asnjë mënyrë nuk duhej ta refuzonin atë më kartona të kuq, duke i dhënë shkak dhe “ushqim” stihisë pa fre të Berishës me kompani.

. . .

Socialistët dhe socialdemokratët, njihen si persona e si parti, me shumë flamurë, jo vetëm në politikat e brendshme të vendit të tyre, por edhe në politikat e konjukturat ndërkombëtare. Por socialistët tanë, përveç kësaj, janë kthyer edhe në robotë të kurdisur me zemrekun e injorancës dhe të vasalitetit ndaj shefave dhe liderëve të tyre të paskrupullt.

———————————————————-

About admin

x

Check Also

Xhemil Zeqiri, veprimtar heroik i çështjes kombëtare shqiptare

/ Nga Arkivi i diplomcis.dk/ Epoka e Re, 24.01.2004 Prishtinë, janar – ...