Home / Lajme / Kur pëllet lopa e Beogradit, zogjtë e shqipes mprehin sqepat edhe kthetrat

Kur pëllet lopa e Beogradit, zogjtë e shqipes mprehin sqepat edhe kthetrat

NGA: GJOKË DABAJ Më: 3 korrik 2021

Gjokë Dabaj

Lopa Ivica Daçiq na kërcënoi! Tha se është më mirë, për ne shqiptarët, ta pranojmë “paqësisht” Kosovën si pjesë të Serbisë, se sa ata, serbët, lopët serbe, të “detyrohen” të bëjnë një luftë tjetër dhe ta rimarrin me forcë Kosovën.

Por lopa Ivica Daçiq ka harruar që shqiptarët janë bij shqiponjash!

Ne shqiptarët vërtet mund të zihemi në befasi e të masakrohemi, siç është mësuar Serbia të veprojë në shumë raste, por ne dimë edhe të zgjohemi e t’i dalim zot vetes, siç veprojnë të gjitha shqiponjat, kur sorrat rreth tyre i teprojnë zullumet.

Prandaj dhe po i përgjigjem lopës serbe, që e ka emrin Ivicë, me këto fjalë, të cilat kurrë nuk do t’i kishim shqiptuar, po të mos kish pëllitur ai, me pallmën e një lope, së cilës i duket vetja shpend fluturues, sa herë që hip mbi një kalë gërdallë dhe sa herë i hap shalët mbi llamarinat e ndonjë avioni lufte.

Po i përgjigjem, pra, kështu kësaj lope të Serbisë:

Do të ju vrasim si karkalecat! Do të ngordhni nëpër fushat e Shumadisë, si viça, të fryrë prej jonxhës së njomë! Do të organizohemi ilegalisht në të gjithë shtetet ku do të kemi mundësi!

Do të kemi një shtab qendror ilegal diku në SHBA, apo në ndonjë vend tjetër që na e do të mirën dhe do të veprojmë në një mënyrë që s’e ka parë bota deri më sot! Se mjaft e kemi duruar Serbinë, nënë lopësh të racës Ivica Daçiq!

Nuk do të punojmë kundër atyre shteteve, në territoret e të cilëvet do të organizohemi. Përkundrazi, ata shtete do t’i konsiderojmë shtete miq dhe prej andej do të veprojmë kundër Serbisë, armik i kombit tonë, vrasës e masakrues deri ku s’durohet më!

Do të krijojmë çeta ilegale për kundërmësymje: Në Rumani, në Hungari, në Kroaci, në Bosnjë, në Mal të Zi, (në Republikën e Shqipërisë jo, sepse Daçiqët mezi presin të tillë gabime nga ana jonë), në Republikën e Maqedonisë Veriore, por edhe në Zvicër, në Austri, në Gjermani, në Belgjikë, në Itali, në SHBA, në Kanada… Dhe do të hyjmë ilegalisht një nga një mu në Serbi!

Në momentin kur Serbia do të sulmojë ushtarakisht Republikën e Kosovës, ne do të veprojmë brenda Serbisë!

(Do të jenë të tjerë ata që do t’i mbrojnë Kosovën dhe krejt Shqipërinë brenda kufijve të saj. Këtë herë, nëse guxojnë Daçiqët e Serbisë të prekin një pëllëmbë tokë shqiptare, do të ngrihen me armë në dorë, jo 20 mijë, por dhjetëra mijë shqiptarë, të gatshëm për të vdekur në mbrojtje të vendit të vet!)

Brenda Serbisë, 30 mijë luftëtarë, bij të Shqipes, hyrë atje nga të gjithë shtetet rretherrotull, do të mjaftojnë për ta bërë shkrumb e hi atdheun e Ivica Daçiqëvet! Ai tha se 90 për qind e serbëve nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës. Epo, mirë! Të 90 për qind e serbëve janë vetvetiu të dënuar me vdekje! Të 90 për qind e serbëve do të vriten mu atje, në Serbi!

Ka ikur koha kur serbët mund të hynin nëpër fshatrat shqiptarë dhe të digjnin shtëpitë tona, të plaçkitnin, të vrisnin e të përdhunonin gratë e vajzat tona! Shqiptarët nuk do të durojnë më raprezalje të tilla! Shqiptarët do t’i futen Serbisë mu brenda dhe do ta shndërrojnë në gërmadhë, shembull që askush më të mos guxojë t’i prekë kombit tonë as fijen e flokut!

Pa marrë parasysh se çfarë thonë e bëjnë qeveritë tona, sepse historia e ka treguar që Sërbia di të gjejë tradhtarë midis nesh dhe di t’i paguajë mirë, ne do të organizohemi në mënyrën tonë, me metodën e Azem Bejtës, Çerçiz Topullit, Sali Butkës, Dedë Gjo Lulit, Çun Mulës, Sylë Vokshit e dhjetëra heronjvet të tjerë, do t’i dalim zot vendit tonë ndryshe nga ç’mendojnë Daçiqët e shekullit XIII!

Do të dimë t’i gjejmë armët, do të dimë t’i përshtatemi kohës për mënyrat e organizimit dhe do të dimë të mos biem më pré e marifeteve që synojnë t’i shndërrojnë shqiptarët në dele! Dele, lopë e dhi, këtë herë do të jenë sërbët e Ivica Daçiqit! Ata që shkojnë pas tij dhe ata që bëjnë sikur s’e dëgjojnë kërcënim që ai po i bën kombit shqiptar!

Ne ishim e do të jemi shqiponja. Serbia e ka traditë për të ushqyer e trashur lopë si puna e Ivica Daçiqit!

Në mos arrifshim t’i dalim zot kështu vetes, mallkuar qofshim prej nënash që na kanë lindur!

About admin

x

Check Also

SALIU JO QË NUK DO TË DËNOHET… POR SË AFËRMI DO TA KEMI KRYEMINISTËR

(Intervistë e supozuar me “Babalen” nga Vlora) I lodhur në takimet me ...