Home / Opinion / Gomari revoltuar!

Gomari revoltuar!

Shkruan: Medai Shaholli

(qyfyre nga fshati)

Këto ditë të ftohta dimri që thoni juve more shokë veç motit të përkeqësuar janë përkeqësuar dhe marrëdhëniet mes guvernës dhe kafshëve të pakënaqura të fshatit.

Kështu, i pakënaqur me mospjesmarrjen në guvernën e re të premierit Dhimo me përbërje mikste humanë dhe animalë, ka ngelur dhe gomushi ynë i fshatit, megjithëse i diplomuar në shkenca politike për të nuk u kujtua askush për ta ftuar dhe angazhuar në qeveinë e re.

Ja pra, në mes të dëshprimit dhe zhgënjimit gomushi ynë i fshatit i revoltuar çahet dhe ankohet nëpër rrjetet sociale, sesi bashkëfshatarët e sojit të tij pa diploma Universiteti janë emëruar ministra e zëvendësministra, kurse ai me diplomë universiteti ka ngelur vetëm si shef mes gomaricave injorante të fshatit. Gomushit tonë, more shokë, i vjen të pëlcasë nga inati pasi premieri Dhimo nuk denjoi ta merrte në guvernën e tij kërriçin e diplomuar nga fshati, por e la të vithiset mes përrenjve të fshatit duke ruajtur gomaricat e azdisura nga gomerët hamshorë të papërmbajtur. Prandaj, guverna tonë përmes planifikimit familjar të mbarsimit mes sojit të gomerëve synon të kontrollojë shtimin e gomerëve si konkurrentë potencialë dhe kandidatë të mundshëm për qeveritë e koalicionit, të cilët paraqesin kërcënim për karrierën e kandidatëve dykëmbësh siç jemi ne humanët. Që thoni ju, more shokë, së fundmi edhe gojët e liga që janë përhapur nëpër fshat thonë se, një nga arsyet e mospranimit të gomarit të tyre me diplomë në guvernën e Dhimos është prirja e tij ndaj seksit të njëjtë domethënë të qenit ‘gay’, gjë që ka shkaktuar papajtueshmëri dhe mosaprovim nga gomerët e tjerë brenda qeverisë së koalicionit. Diskriminimi brenda llojit në qeverinë Dhimo ka shkaktuar pakënaqësi në mesin e gomerëve të të gjitha fshatrave në mbarë vendin pasi ato ndihen të fyer dhe të diskriminuar. Ndaj, shpresojmë që në të ardhmen qeveritë e koalicionit të respektojnë vendimmarrjet në përbërjet e tyre mos të ketë më diskriminim gjinor qoftë ky edhe brenda llojit😃.

Deri në rrëfenjën e radhës mirë mbeçi!

Mund të jetë një vizatim

About admin

x

Check Also

Xhemil Zeqiri, veprimtar heroik i çështjes kombëtare shqiptare

/ Nga Arkivi i diplomcis.dk/ Epoka e Re, 24.01.2004 Prishtinë, janar – ...