Home / Të ndryshme / Poezi nga:  Avdi Ibrahimit

Poezi nga:  Avdi Ibrahimit

15.01.2022
Poezia e Fadil Shytit shquhet në radhë të parë për zërin dhe përmbajtjen militante. Përmes vargjeve poetike, poeti shpreh tërë një botë mllefi e pezmatimi kundër padrejtësive që iu kanë bërë dhe po iu bëhen shqiptarëve. Ai kurdoherë tregohet i gatshëm të bëjë roje nderi për kombin, për atdhetarët, për çlirimtarët e Kosovës dhe për të gjithë ata që angazhohen për bashkimin e kombit. Sulmon e godet pamëshirshëm të gjithë ata që nuk e duan bashkimin, të gjithë ata që hedhin baltë mbi vlerat kombëtare, të gjithë ata që bëjnë përpjekje ta përdhosin traditën e pastër kombëtare… (Avdi Ibrahimi, shkrimtar)

AY, ËSHTË KUSHTRIMI!
– Epo, nga t´ia filloj më parë, do të shkruaj për gjakun e derdhur shqiptar?!
– Dëshmorit Adnan Shyti, me rastin e 14-vjetorit, të rënies heroike në altarin e lirisë.
Sot në vendlindjen time, Gurbardh,
Gjethet e pemëve puthen me dielloret,
Rrënjët e lisave forcohen nga toka,
Burimet nga malet shpërthejnë…
Kullat tona kështjella, i hapin dritaret,
Bilbilat herakë ia krisin këngës epike,

Japin sihariqin, dilni ore shikoni,
Se, në truallin e dëshmorëve…

Flamuri Kuqezi po valon me rreptësi, – krenari!
Si duket paska ditë-rilindjen njëri nga fisi i tyre….

Vetëm kur kanë ditë-rilindje dëshmorët – meteorët,
Flamuri merr forca dhe krenari për shqiptari!….

Flamuri na freskon, na çelikos e fton:
Qëndroni të fortë, dëshmorët një ditëlindje e kanë,

Ditën, kur Atmëmëdheu do të Ribashkohet,
Ditën, kur në hapësirat e tij s´do ketë – PËRJETË…

Robëri, kolonizim, – s´do ketë padrejtësi, – pabarazi…
Nuk do të ketë tufane, – nga kjo Botë e poshtër…

– E mashtruesve, – egërsive,
Prej xhelatëve dhe tradhtive!…

Sot në vendlindjen time, Gurbardh,
Uroj të mos ketë, mjegullnaja verbuese,

Të mos dominojnë idetë e mykura, mashtruese,
Të fitojnë idetë e reja, – freskia, – VETËVENDOSJE,

Të mposhtim pamëshirë çdo të keqe,
Në këtë “demon-kraci” stërkeqe, kryeneçe!…

Askujt, t´mos i humbet rruga, – t´mos lëbyren sytë,
Nga interesat, nga mashtrimet apo frika,

Të mos i dobësohet shikimi – përpara….
Ah! Sa pluhur i madh po ngjitet…

Uroj, gjaku im, – të qëndrojë!
E, të mos thyhet kurrë…

Nga mashtrimet, lakmitë, marrëzitë…
“Gjellbërësit”, nga kuzhina të pista,

Po servojnë gratis-helmin për këtë fis!…
Ditë-netëve, pambarim, – për kapitullim!

Ardhacakët e zinj, – me disa faqezinj e faqezeza,
Mbi Atmëmëdhe, – po vërsulen re të zeza!…

Koha e stuhishme do t´jetë, – padyshim,
Ndryshe, dëshmorët s´do kenë,

Prehje, qetësie…, – parajsa u bëhet ferr,
Drita, u bëhet terr, atje në amshim!

Kur nëpërkëmbet Flamuri,
Kur dytë – zohet, zezohet Gjuha!

Kur ri-copëtohet Atmëmëdheu!
Kur nëpërkëmbet Lufta Çlirimtare,

Kur rrezikohet shteti – nga toka e deti!…
Kur tjetërsohet, Historia Shqiptare,

Sot, Adnani u rikthye nga Nëna Shqipëri,
Si dikur i ngarkuar me armatim…

– E harroi lodhjen, rreziqet, e rrugës…
Ishte befasuar e tmerruar…

– Çfarë kish parë e dëgjuar,
Në këtë kohë të mallkuar!!!…

Flamurin ahtisarian, opiumin laraman…
Mitrovicën me dytë-zi, – ndarje…

Detin Jon, po e lakmonin greko – shovinistët,
– Po e bekonin, pro – fashistët e Saliut në Tiranë…

Në Bruksel po shtrohej sofra e ri – copëtimit të Kosovës,
Hasha, Daçiqi dhe znj, Ashton;

Me puthje me “Marrëveshje”, – e ngërdheshje,
Bekonin me cinizëm, – fatkeqësinë tonë!…

Komandantët e UÇK-së, – duke vrapuar gjyqeve…
– Nga Haga gjer në Prishtinë…

Heu, sa fort u dëshpërua, u revoltua…
E, klithi: Jo ore, jo!…

– Ende se paskemi fituar Pavarësinë!…
– Ende se paskeni Ribashkuar Shqipërinë!

…Ashtu papritur as Ay nuk e kuptoi,
– Shpresat e rrëmbyen, – jeta vazhdon…

Një rreze diellore në fytyrë i shkëlqeu….
– Forcat mblodhi, me aromë baroti e lulesh,

Kur e pa në marshim rininë heroike…
Vetëvendosja, e rrëmbeu, krenarinë, ia ri – ktheu,

Në këtë kohë trazirash, – kohë epike!…
Për ta bërë Shqipërinë Etnike!
Më 29 maj 2013

ISHE I PASTËR!…
“Emrin tënd e kemi n´ Flamur, – njëherë ke lindë e nuk vdes kurrë”!
(Rapsodja popullore, Fatime Sokoli)
O, Enver Shqiptari, – ishe dhe mbete PËRJETËSISHT,
Yll i pari, – granit, – me zemër margaritari!
Ishe, – më i pastër se kristali,
– Më i pastër, – besa edhe se loti!
Gjysmë shekulli në ballë të furtunës,
Mendje – NDRITURI, i Partisë së Punës!
Vigan i pamposhtur, stuhive ndër mote,
Ardhmëria KOMBËTARE, – vepra jote!
Armiqtë të organizuan komplote, – prita,
Shqipërisë Nënëloke, t´i ndalej, – rrita!…
Tradhtarët u tërbuan, kudo nëpër botë,
Ty, i SFIDOJE, si SHQIPOJA – Kastriot!
Komplotet e tyre, i humbi era,
Komplotet e tyre i fundosi deti!
Me Ty o Enver Shqiptari!
Atdheu, përparonte, – marshonte,
Me punë, – si dukur me Flamur!
Forcohej, ndërtohej e krenohej shteti!…
Vepra jote shekujve do të rritet,
Shqipëria, krenare, lartësive do ngritët!
Prehu i qetë, o Komandant,
Ty, Atmëmëdheut, – gjithçka i fale…
Populli, kurdoherë të përkujton…
Jemi krenarë, – me të shtrenjtat ideale!…
Më 9 prill 2013

MOHIMI!
(Sipas një motivi popullor).
Në rrugën e gjatë të jetës,
Në rrugën e shkurtë – drejt vdekjes:
U takuan dy veta:
Binjakë – të pandarë i kanë,
Jeta dhe Vdekja!
Nderi dhe Turpi!
Mbrojtja dhe trupi!
Turpi, e sulmoi,
Nderi, e injoroi!
Po, ai ngucakeq – faqezi,
E sulmoi, – përsëri…
Eja me mua – do të kesh gjithçka…
Të dua, – të kam shok e vëlla!
Nderi ashpër e vështroi…
Turpi ia ktheu; – po më përbuzë?!!!
– Po, i tha me vendosmëri,
E shtyu rreptë, me mëri!…
Jo!…
Nuk lejoj të përlyhem kurrë!
– Se jam trim e burrë!…
Ti, jetën t´ma bën tërkuzë!…
Turpi, iku si qeni,
Me bisht nën shalë,
Askund s´i zinte vendi,
Pisit të përdalë!…
Më 9 prill 2013

…ATËHERË!
(Qëndresa jonë po vazhdon, si valët e detit Jon).
Atëherë, kur filluam të njohim vetveten,
Bllokadat me dinakëri, – ngritën koka…
Na thoshin, “Duroni, – situatën mos e provokoni,
– Murit nuk i bihet kot, – ne, do t´na çlirojë bota”!…
Atëherë, kur u kthjelluam – organizuam,
Ta luftojmë armikun e tradhtinë,
Dolën qyqarë e kusarë; – si minj e zagarë,
Për ca kocka brenin, për ca lëkura lehnin…
Putheshin me ¨Skllavërinë!
Atëherë, kur ilegalët hidheshin në aksione,
Puthadorët – strukeshin, – thellë nën hone…
Demonstratat tona, i dënonin!
Verbërisht, mjerisht, – egërsisht…
I quanin, – kundërrevolucione!
Kurdoherë, qëndruam me nder!
Nëna Shqipëri, – forca na dha!…
Me rrezet e Revolucion Diellit…
Me kaltërsinë, e zemër – qiellit!
Nënëlokja, për lotët e gjakun rrëke,
Na bekonte, – kur binim për Atmëmëdhe!
Kushtrimin e zgjonte, – grushtet i forconte!
Serbo-Jugosllavia, – na sulmonte!
Tradhtia, – si bushtër prapa i shkonte!…
– Stuhishëm u ngritëm mbi fusha,
Shqiptarisht, çlirimtarë, – sfiduam në male,
Penës iu bashkua – motër, Pushka,
Abetarja dhe Flamuri,
Na prijnë – kurdoherë…
Për të shtrenjtat ideale!…
Më 9 prill 2013

ASKUSH!…
Askush më shumë, nuk përbuzet,
Askush më shumë nuk fyhet,
Askush më shumë, nuk nënvlerësohet,
Askush më shumë, nuk keqkuptohet,
Askush më shumë, nuk trazohet,
Askush më shumë, nuk tradhtohet,
Se idealisti, veprimtari, luftëtari…
– Se, – Atdhetar Shqiptari!…
Prej injorantëve!
Prej diletantëve!
O, sa tmerr!
O, medet!…
– Jo, vetëm prej armiqve!
– Po, madje, – prej kujt se:
Prej pusave,
Prej pisave,
Prej puseve,
Prej piseve,
Të kombit të vet!!!
Më 9 prill 2013

HEU, SE BESOJ…, – JO!!!
( Këtë lajm të zi, – jo se pranon dot shpirti im që, Zaim Beqiri, – iku në amshim, AY i duhej Shqipërisë oooiii!!!)
Heu, gjaku po më vlon ndë deje
Zemra po më ndien hidhërim,
Si moj Nënë Shqipëri, – biri yt,
Sot, u nda fizikisht prej teje?!!!
Trojet tona shqiptare,
Ishin dhe mbetën ndë stuhi,
Populli, ky krua gjaku nxori,
Të rrallë atdhetar, si Ty!
Kur Tirana e Kuqe – kërkonte,
Bij´ e bija, fishekë me dritë,
Ty, me shokë të besoi,
Për Qëndresë e Besë,
Armiqve t´i bënit,
Bllokada e prita!…
Për Shqipërinë tonë, të copëtuar,
Me Ribashkim t´i vijë dita!…
Atje, në gjyqet armike,
Grushtin me guxim – si Qemal Stafa,
E ngrite, pa frikë lart,
Shqiptarët e robëruar,
Të zgjohen, – e të shihnin qartë!…
Përballë armiqve vringëllove,
Përballë tradhtarëve rreptë sfidove!
Kur para botës deklarove:
Ju, me këtë shtet okupatorë-lubi,
Nuk do të jeni gjatë!…

Ne, do të bëjmë Shqipëri,
Jo, me lutje, – por me shpatë!…
Dhe, kot e keni o faqezi,
Kur mbi ne si gjarpinjtë e hidhni vrerin,
Askush në botë, – me mend në kokë,
Njerkën më shumë se donë se Nënën,
– E duam Shqipërinë Socialiste,
– E duam Bacë Enverin!…
U tmerruan armiqtë, – bashkë me pisat tradhtarë,
– U drodhën ndë pallate, sllavët okupatorë!
Mbi Ty me shokë, – o tribun i popullit,
Pamëshirë ra dënimi mizor!
Ah! Gabuan horra!…
Ah! Gabuan dhe horret!…
Kur menduan se ju nënshtrojnë
Harruan se Shqipove dhe Shqipeve-burgosjet,
Më shumë urrejtjen,
– Dhe qëndresën ua shtojnë!
Satanët e përtej Karpateve, agresorë,
Miopët, kopukë, – nuk e kuptonin dot,
– Kurrën e kurrës nuk fiken, as ndalojnë…
Meteorët dhe meteorët shqiptare, – mbi Tokë!…
Shqipet e Shqipot e Partisë,
Nuk i trembë, litari as topi,
Bij´ e bija të lirisë,
Janë rritur e kalitur,
– Me gjak të pastër, Mic Sokoli!
Ata, qëndruan kurdoherë,
Burgjeve, – dhe në fushëbeteja,
Ranë dhe u ngritën, mijëra herë,
Shekujve, si Viganët, – për Fitore të reja!
Ty, veprove i fortë,
Besnik, na forcove prore…
Kurrë s´u pendove,
As as u mashtrove!
– Jo! Kurrë se humbe busullën,
– Në xhunglën, me errësira politike;
Të demon-kracisë mortore!…
O, bir i madh i Tokës Arbërore!
Jo! Nuk të shkoi mendja, për privilegje,
Apo të vraposh si zagarët, – për pushtet…
Ty, o vëlla të digjej zemra,
Si të bëjmë Shqipërinë…
Si të kemi Liri, Barazi, Drejtësi!
– Si të kemi shtet!
Të bëjmë një Shqipëri të Ribashkuar,
Një Kala të pathyeshme,
– Këtej, në “Barotin Ballkan”!…
O, bota do të kallet,
Toka do të digjet, – vullkan!
Ah! E keqja e liga,
Armikja, tradhtia…
Nuk duan – kurrë,
Lule naimiane, të bëhet Shqipëria!
Koha po ikën, me oshtima e psherëtima,
– Po, ikën e mjera, – e keqja,
E, trimat si Ty, o Flakadan,
Po i rrëmben, – vdekja-kryeneqja!
– Një ditë, o sot o kurrë!
Ata do të humbin, do të dorëzohen
O, sa shumë vdekje – si kjo jotja,
Pse i morën Yjet tona, do të pendohen…
Jeta do të fitojë, padyshim!
Mbi robëri, – vdekjen vrastare,
Jo! Kurrë s´do të ketë paqe mbi botë,
Derisa, nuk Ribashkohen, trojet shqiptare!
Prehu i qetë o burrë i dheut,
Në truallin e zjarrtë të Tetovës Kreshnike,
Sot Shqipot e Shqipet,
Për Ty idhshëm po lotojnë,
Me zemrat vullkane, në heshtje
Po betohen, e po bashkohen…
Amanetet e të parëve – çlirimtarëve,
Në vend do t´i qojmë!…
Më 10 mars 2013

FLAKA E JANARIT!
Kur vinë janari e shkurti,
Me ploja e pjalmat…
E serta, – valë,
Kur i kujtojmë trimat,
Që ranë për Ideal,
Shpirti më flakëron,
Zemra më trokëllin…
Mua, mërgimtarit atdhetar,
Në ferr – mërgim-trazim,
I tretur nëpër botë!
– Dhe, Bota nëse bëhet imja…
Nuk gëzohem, – as kënaqem dot:
Se shkjau okupatori,
E tradhtar horri…
Tradhtisht, yjet “i vranë”..!
Atdhetarët flakadanë,
Stërnipër, të Gjergj Kastriotit…
Me pushkë e penë…
Dolën në atë epokë terri;
Përballë armikut,
Me heroizmin – partizanë…
Ata, ishin ndër të parët,
Pishtarë të lirisë,
Idetë dhe veprat:
I kishin, gur-themelet,
E ribashkimit, – e përparimit,
Të Nënë Shqipërisë!…
E kam zor të mendoj,
E, me qetësi të krahasoj:
Cili qe më i bukuri,
Cili qe, më dituri,
Cili qe më guximtari,
Cili qe më i miri!!!
Rexhep Mala,
Nuhi Berisha,
Kadri Zeka,
– Jusufi e Badhosh Gervalla,
O, sypatremburi,
– Bajram Bahtiri?!!!
E “tretem”, tutje – tëhu…
Ashtu në mendime…
Me zjarrmi-vendosmëri,
I tej thelluar, i revoltuar!…
Me bindje – e shpirttrazuar,
E ndiej, e përjetoj…
Se, Flakë e Janarit…
Flakëron dhe rritet,
Dhe, nga zemra ime!
Për idealin tonë,
Ende të pa – realizuar
Më 19 janar 2013

MË TËRHEQ SI MAGNETI!
Nuk e di pse?!!!
Brezi im më tërheq,
Hiç më pak, se magneti,
Mbase, – jo pse,
Nuk kemi mospajtime?!!!
Por, megjithatë…
Nuk e di, – pse?!!!!
Disi, më të afërt jemi!
Në gëzime e hidhërime!…
Më 21 janar 2013

TY!
Herë më vjen shpirtit vërdallë,
Si valë, – e qeshur, si rreze diellore,
Herë më vjen ngadhënjyese-shkëlqyese…
Si rreze e ftohtë me largësi hënore…
Herë më therë, – tej zemrës,
Herë më je larg, – tej botës…
E paarritshme, e paanë…
S´ka vuajtje për ne, mbi dhe:
Kur jemi pranë e pranë!…
Nuk kam menduar që, ia kaloj çelikut,
Me qëndresë, – në mërgim, disi “po gjalloj”!…
Zjarrmitë dhe afri-largësitë rinore…
Vetëm satanëve, ua dëshiroj!…
Sa afër të kam, – sa larg më ke mbetur,
E, si përballohet kjo jetë mizore,
Nga këto krajata, në gjakra ngjitur…
Për Ty mendoj e po vuaj-prore…
Më 31 janar 2013

EPOKË E NDERIT!
Epokë e ndritur, epokë e nderit,
Shkëlqente si diellore, – prore…
– Epokë e komandant, Enverit!
Për shqiptarët kudo nëpër botë,
Ishte epokë e lirisë, – e, jo e skllavërisë!
Atëbotë, me Shqipërinë Socialiste,
Nuk luhej dot, – nga këlyshët e tradhtisë!
Hienat fashiste, i mbrehnin dhëmbët,
Por, të sulmonin nuk guxonin dot!
Fashistëve dhe kolaboracisonistëve,
– SHQIPTARIA, – ua mbushi,
Gojët dhe shpinat me barot!…
Më 4 shkurt 2013

TË PËRJETSHËM!
Nuk janë z, e znj, e biznesit,
Nuk janë as z, e znj, e ahengjeve…
Nuk janë as ato të pasurive…
Të devizave e bizhuterive!
Janë shokët e shoqet e idealit,
Shokët e shoqet e burgut e të malit,
Shokët e rrezeve diellore,
Shoqet e gjakut, – tejet tokësore…
Të shpirtit e jo të mashtrime – vesës,
Me këta yje jemi të pangopur,
Me këto yllka, – freski, të besës,
Janë përjetësi, e shpresës…
Janë tërësia e Gjuhës dhe Lirisë…
Janë vërtetësia e Flamurit të Ribashkimit,
Janë hapësirat e paanë detare, qiellore…
Të përparimit, të Nënë Shqipërisë!…
Ideale, të pavdekshme prore!…
Më 4 shkurt 2013

1.
Atdheu
Atdheu, më bëri të zgjohem…
Atdheu, më bëri të mbroj të vërtetën,
Atdheu, më bëri të revoltohem,
Atdheu, më bëri të njoh vetveten!…
Atdheu, më bëri t´i dua dituritë,
Atdheu, më bëri t´i urrej tradhtitë!
Atdheu, më bëri t´i urrej të liqtë,
Atdheu, më bëri t´i urrej armiqtë!
Atdheu, më bëri t´i çmoj atdhetarët…
Atdheu, më bëri t´i demaskoj tradhtarët!
Atdheu, më bëri t´i dua – hapësirat e paanë të lirive…
Atdheu, më bëri t´i urrej pakufi-zinxhirë e robërive…
Atdheu, më bëri ta përqafoj qëndresën…
Atdheu, më bëri – përballë vështirësive, – ta forcoj besën!
Atdheu, më bëri përballë dinakërive të fitoj…
Atdheu, më bëri përkrah besnikërive të dëshmoj…
Atdheu, më bëri të gjurmoj historinë,
Atdheu, më bëri të notoj valëve të jetës,
Me – lulëkuqe letërsinë!
Atdheu, më jep forca, – dhe, ndonjë çast ligshti…
Kur shoh e dëgjoj, – sa e padrejtë është bota imperialiste…
Mbi drejtësinë e fitoreve, – kur po e shkelë pamëshirë…
O, me dinakëri…
Mbi djersën dhe gjakun e tij!
Atdheu, më bëri të jem, – ky që jam!!!
Për idealet e fitoret tona, – jo, se ndërroj lëkurën…
– As ndërmend, – kurrë se kam!…
Më parë do pranoja; – që sot:
– Vetes t´i hapja dyert e burgut,
Apo varrin nën hijen e ftoit,
Se të shkelja mbi idealet e mia; –
E, të zhurmoja me lehjet e servil langoit!…
Atdheu, më dha forca – më bëri të tillë;
I pastër i çeliktë, – stoik, përballë sulmeve…
E, kurrë i qullët, – e shkretan, shëllirë!…
O i shtrenjti Atmëmëdhe!
Lumë që të kemi:
Të ëmbël e të sertë…
E, lumë që na ke…
Me qëndresë, – vaj e dert!…
Më 3.12.2012

2.
Eh!…
Eh, sa shumë dashuri mbetën pengje…
Në zemra të djegura, – fatkeqësi me dengje…
U shkrinë si mjalta, në një gotë…
Të thyera nëpër botë, – për arsye – ”krejt kot”!…
Shikime të pashijuara kurrë!
Freskime të pangrohura kurrë!
Fjalë të pathëna kurrë!
Përkëdhelje të padhëna kurrë!
Nga një cucë, nga një djalë,
Nga një grua, nga një burrë,
Të lagura, – si fletë liriko-epikash…
Të vala, si bukët në furrë!…
Më 14.6.2012

3.
Paralajmërim!
Shpeshherë gjatë udhëtimeve,
Idetë poetike më vërshojnë…
Papritur, rrufeshëm, me rrëmbim,
A mos qenka kjo, – paralajmërim?!
Për mua udhëtarin, – ushtarin e Atdheut,
Me penën shpatë – të sfidoj armiqësi e tradhti…
Kudo, dhe kurdoherë në do situatë!…
Atdhe – të zgjuar, – vigjilentë më ke!
Për ty Atdheu im i shtrenjtë…

Ditë e natë do të shkruaj…
Kujtimet tua të jetës-shtrëngatë…
Si reliket më të zjarrta, – në zemër i ruaj!
Më 19.6.2012

4.
Rikthimi
Kur vij tek Ty, – Atdhe,
Ndihem, më i fortë se graniti malor,
Ndihem, i pathyeshëm mbi dhe,
Thellësisht, Shqipo – arbëror!
Eh! Kur ditëbardhat tokësore ikin,
Kur udhë – mërgimi, më rrëmben…
Si ujku siberian, – si – ujku i zi…
Shpirti më shpërthen stuhi!…
Më 12.12.2012

5.
Perandoritë moderne!
Dalëngadalë, si detet me të qeta valë…
Pa u ngutë, – tinëzisht, egërsisht…
Popujve të shtypur LIRITË…
Pafundësisht, po ua përpijnë…
– Po ua ”përkëdhelin”, – shkelin…
Si tanket, netëve në periferi!…
Si re të zeza, zbritur në kodrina,
Dinakërisht, me sa më pak oshtima…
– Kur livadheve, mbi lulet marshojnë,
Pahetueshëm, padëgjueshëm, trishtueshëm…
Me ”manovrime”, – ngjyrat ua tjetërsojnë…
Shpirtra e trupa –po ua deformojnë!…
Perandoritë gjakësore-mizore…
Po shkelin mbi shtetet,
Flamujt po ua ndryshojnë,
Përbuzen me ngulfatje,
– Sovranitetet…
– Deformojnë, e humbin, Gjuhët,
Ndryshojnë e shkelen, Flamurët,
Sakatosin, e përdhosin, Identitetet…
Kombet, – po mezi frymojnë…
Viktimat përballë me xhelatët!
E atomit, – e gjuhë-shpatët,
O, sa ”mrekullueshëm”, sfidueshëm,
Po bashkë – ”jetojnë”,
”Liritë njerëzore” – po i gëzojnë!…
E habitshme, si po kohezojnë!!!…
Botën me mashtrime, trillime…

Po e mbulojnë, po e befasojnë!…
Qëllimet vrastare, t´i realizojnë!
Në emër të – multi ”atom”…
Ndërkombë – (shkatërrim)-tarizimit
Me ”parajsë” të euro-bashkimit,
Fshihen sherret…
Mbulohen tmerret…
E, të ziut, e të kobshmit, – kapitullimit!
O, sa fatkeqësi, – tragjedi në histori…
Në këto kohëra të errësuara…
E, shumë të dështuara…
Qeveritë servile, – somnambule…
Të majmura, të verbuara, të dështuara…
Frikësohen, mashtrohen e gjunjëzohen!…
Popuj, zgjohuni!
Shpërtheni si tufane…
Përmbysni këto hiena…
”Legjitime”, – me revolucione,
– Të vala – Vullkane!…
Më 15.11.2012

6.
Riciklim!
Kur po shkëpusja lehtësisht,
Një trëndafil me dy gonxhe,
Papritur –gishtat më therën…
Jo, aq tmerrësisht, – por gjaku shpërtheu…
Po, papritur nga ai ”tërmet”…
Trëndafilit të përgjakur i mbetën
Vetëm dy fletë…
Era si përhera, – i rrëmbeu në ikje,
Ndërsa, tjetra, e plotë mbeti,
Ajo, gonxhe bukuroshe,
Ishte e fortë, – në rilindje!…
Mendova; – vërtet:
Si këto gonxhe trëndafili,
Puqen jeta dhe vdekja:
Me rilindje dhe ikje!
Kështu, hidhen ”vallet”, –pambarim,
Kështu, këndohen me rilindje…
Kështu, vajtohen me ikje…
Jeta dhe vdekja në riciklim!…
Më 7.12.2012

7.
Ëndrra dhe realiteti
Sonte po ëndërroja ëmbëlsisht për Ty,
Po e shijonim një natë bardhoshe, – me dëborë,
Ty, e kishe shtrirë dorën mbi krahun tim,
Përqafoheshim ngrohtë si dy engjëllorë…
…Disi, s´të kisha parë shumë kohë,
Malli më kish zhuritur moj!…
Dëshiroja të të fus në shpirt…
Papritur një krismë, – na zgjoi!….
Ah! Iku ajo ëndërr mjaltore – mëngjesore,
Në këtë kohë me furtuna…
Papritur, – kishte krisur alarmi-ora…
Na prisnin aksionet, – na priste puna!
E dashur!…
Jeta nuk është ëndërr, – parajsore…
Por, është dhe, – betejë me stuhi…
Gjatë viteve rinore, – më shumë…
Gjenim kohë, – dashuroheshim,
Me zjarrmi!…
Ato hovet freskuese, – përvëluese,
Na zgjonin, – natën e kthenim në ditë!
E sheh e dashura grua – stoike…
Tri filizat tona, – tani janë rritë!…
Nuk donim t´ ua dinim brengave – situatës!
Kishim vrulle dashurie, – pafundësie…
Jo! Nuk përshkruhen dot,
Ndonëse në kohë robërie…
Na mungonin shumë gjëra, – në botë!…
Por, QËNDERESA, shkëlqente me dashurinë,
Atëbotë, ishim me rrënjë, në TOKËN tonë…
Atje, ku zemrat hëna, – netëve i gjallëron…
Shpresonim, ardhmërinë, – për Shqipërinë!
Ka vite, na rrëmbeu jetë-mërgimi…
Dashuria mbeti, – rinia ca na treti…
U cenuan, jo pak-hareja dhe gëzimi
Herë-herë, si hije, – po na bie trishtimi!
Epo, jeta s´ është e denjë…
Vetëm për lumturi…
Breznitë vinë e ikin,
Të rrojë Nëna Shqipëri!
Më 12.12.20.12

8.
Kur mungoje Ty!
Kur mungoje Ty e dashur!…
Mungonin shikimet,
Mungonin puthjet…
Mungonin ledhatimet,
Mungonin dëfrimet…
– Por, – nuk munguan,
Kujtimet, vuajtjet,
Lotët, pendimet…
Nuk munguan, – as rënkimet!…
Kur mungoje ty e dashur!…
Bukuroshja i mungonte tokës,
Rrezartja, i mungonte diellit,
Dallga i mungonte detit,
Flakërima i mungonte qiellit!
Më 1.5.2002

9.
Grushti yt, forca jonë!!
(Kushtuar, Enver Hoxhë Shqiptarit, – për qëndresën e tij shqiptare, përballë diplomacisë ndërkombëtare)

Prej Viganit madhështor,
Që, e kishte Shqipëria,
Dridheshin në kor…
Armiku dhe tradhtia!…
– Që nga Parisi, – sinonim Versaje,
Që nga Athina, – gjer në Beograd,
Kur foli Bacë Enveri,
Në vende të huaja, – larg:
Hrushqov Derri e Tito Ferri,
Dridheshin si thuprat në ujë,
Jo, Shqipot për kapistrash,
– Nuk lidheshin…
Të ketë hise, – në Flamurin tonë,
– Dhe, një simbol turpi…
T´i mbetej historisë,
– Njollë e shkujë…
E, të futej Shqipëria,
Nën thundër të huaj!…
Bacë Enveri, Ay GJENI,
Gishtin tregues –sfidues,
E ngriti lart!…
Kurdoherë, me guxim, vetëtimë,
– Para botës foli qartë!…
Nga guxim –drejtësia,
E zhveshur SHPATË…
Ra Moska dinake,
Ngordhi në “Pasha Liman”,
Ariu i Siberisë…
Ra Beogradi gjakatar,
Përballë qëndresës,
Të shqiptarisë!
U thyen copë e grima,
Planet e tyre shekullore,
Të zgjerojnë perandorinë…
gjakpirëse, sllavo–okupatore!…
Ajo natë – sa shekujt e gjatë,
Ajo natë, po i ndante EPOKAT,
Pamëshirë – si tehshpatë!…
Grushti yt, o Bacë Enver,
Mbi fashizëm –revizionizmin,
Forca të reja, – si rrufeja…
– Pandërprerë, – kurdoherë,
Do t´përhapë, – për komunizmin!…
Më 1.10.2012

10.
Po na mungoni!…
(Dëshmorëve të Shqipërisë Etnike)
– Poezi të ribotuara me në përkujtim të 14-vjetorit të rënies heroike të vëllait tim të gjakut dhe idealeve, Mustafë Shyti; heroit të popullit Fehmi Lladrovci, heroinave të popullit, Xhevë e Fatime Hetemi, – shokut tim të idealeve, Enver Haliti, nga Drenica e Kuqe dhe qindra e mijëra yjeve të lirisë që ia falën gjakun, ia rritën shpresat dhe nderin Shqipërisë!

Po na mungoni:
Si uji përrenjve dhe ujëvarave,
Po na mungoni:
Si dielli, maleve e fushave!
Po na mungoni:
Si penat shkencëtarëve,
Po na mungoni:
Si armët luftëtarëve!
Po na mungoni:
Si drithërat,
malësorëve!
Po na mungoni:
Si çekanët e drapërinjtë,
punëtorëve!
Po na mungoni!
Ah!…
Sa shumë
Po na mungoni!…
Por, – për Ju,
Nuk po na mungojnë:
Vuajtjet,
Kujtimet!
Dashuritë,
Krenaritë,
Që aq shumë, – i meritoni!
Suedi, 23.12.2009

11.
Përjetësi!
Brenda kësaj jete,
Gjithçka pas një kohe
Tretet!…
Veç vepra madhështore,
E përjetshme mbetet!
Me shekuj jeton madhështia,
Veç, mos të mendon Kurrkushi:
Se harrohet dhe tradhtia!…
Ashtu siç jetojnë,
Ngjyrat bardh e zi:
Kurdoherë luftojnë,
Besnikëri e tradhti!…
Suedi, 16.10.1994

12.
MUNDET
Mundet, uji të shterojë,
Në të gjitha detet…
Mundet, të shterojnë,
Edhe oqeanet…
Por, luftën për RIBASHKIM,
Moj, Nënë Shqipëri,
Kurrë s´do ta ndalojnë Shqiptarët!
Suedi, 11 mars 2009

About xhzeqiri

x

Check Also

SALIU JO QË NUK DO TË DËNOHET… POR SË AFËRMI DO TA KEMI KRYEMINISTËR

(Intervistë e supozuar me “Babalen” nga Vlora) I lodhur në takimet me ...