Home / Të ndryshme / Zeqir Duraku: POEZI
UÇK
ushtria

Zeqir Duraku: POEZI

VDIQ KRYEFATKEQËSIA E KOSOVËS!

. . .Kosova ka edhe shumë “fatkeqësi” tjera. . .
veçse, jam i bindur shumë dhe plotësisht
se, KRYEFATKEQËSIA e Kosovës
– vdiq më 21 janar 2006; ndërkaq që
vdekja e KRYEFATKEQËSISË së Kosovës
u shpall vetëm më 26 të muajt në fjalë!

ZVJERDHJE NË RRJEDHJE

Qe prej sot, më 26 janar 2006
fjala “DËSHMOR” në Kosovë
u shkel me të dyja këmbët
dhe u fëlliq keq e paq!?!

Ju dëshmorë TË VËRTETË të Kosovës
ngjalluni edhe njëherë, e ejani në jetë
dhe tregojani -se ku e ka vendin
QYQOQYQ-Rugovës që po iu komprometon
e fëlliqë aq e kaq KEQ. . .
Sa s’thuhet as më tëra fjalët!!!
26.01.2006

U FËLLIQ F J A L A “DËSHMOR” !

Që prej sot, më 26 janar 2006
fjala “DËSHMOR” në Kosovë
u shkel me të dyja këmbët
dhe u fëlliq, jo vetëm . . .KEQ!?!

Ju dëshmorë TË VËRTETË të Kosovës
NGJALLUNI edhe njëherë e, ejani në jetë
dhe tregojani – se ku e ka vendin
QYQOQYQËS së Kosovës
që po ju komprometon e fëlliq KEQ!!!

Nuk po e thërras popullin dot
që në këtë ditë të zezë, juve t’iu dalë zot
sepse, kur ju luftonit me pushkë në dorë
për Kosovë; nëpër malet dhe fushat e Kosovës
. . .shumica e popullit – ju URRENTE juve
haptas dhe fshehtë, dhe
– e përkrahte QYQOQYQËN e Rugovës!?!!!
26.01.2006

U ÇSHENJTËRUA SHENJTËRIA!

Qe prej sot, më 26 janar 2006
fjala “DËSHMOR” në Kosovë, u fëlliq
dhe u shkel me të dyja këmbët!?!

Ju dëshmorë TË VËRTETË të Kosovës
ngjalluni edhe njëherë
e, ejani në jetë. . .
dhe tregojani se ku e ka vendin QYQOQYQËS
që, jo vetëm po ju komprometon e fëlliq
– aq e kaq keq!!!

Nuk po i drejtohem popullit, – o dëshmorë
që t’iu mbrojë e shpëtojë nga kjo hata e kohës
sepse, kur ju luftonit me pushkë në dorë
për çlirimin dhe LIRINË e Kosovës
– populli i shpërkëndyer prej vetë
QYQOQYQOQYQËS së Rugovës
fshihej nëpër tavane, nëpër bodrume
e, nëpër bira e birucka të minjve
. . .Ose, ikte prej shkijve
– edhe deri në fund të BOTËS!?!!!
26.01.2006

E KEQJA ËSHTË …EDHE E PAMEND!

Ata, që edhe Ibrahim Rugovën
mëtojnë ta bëjnë “DËSHMOR”
…dhe e varrosin në varrezat e dëshmorëve,
pa dyshimin as më të vogël, se janë
jo vetëm shkelës e përdhosës të së vërtetës
dhe armiq të dëshmorëve të Kosovës!!!

. . .Ç’prej se dëshmorët po e durojnë
dhe po e pranojnë – edhe Ibrahim Rugovën
në mes të tyre, për mua
dëshmorët më nuk janë tjetër – veçse QYQE!?!

Që prej se – edhe Ibrahim Rugovën
e shpallën “DËSHMOR”
– për mua, …edhe luanët u bënë lepuj e qyqe
dhe, …qyqet e lepujt – u bënë LUANË!?!!!
22.02.2006

EDHE MË ZI SESA MARRËZI DHE ZIII!

Në qoftë se Ibrahim Rugova
ka qenë “trim”, siç nuk po kanë turp
disa, jo vetëm të thonë. . .,
– atëherë, as fjalët: frikacak, frikakeq,
trembalak, lalash, e tjera të ngjashme
s’duhet edhe më të ekzistojnë!

. . .Edhe Ibrahim Rugova në pastë qenë trim
siç, disa po mundohen ta shesin me tellall,
atëherë – as lepujt s’bën të quhen edhe më lepuj
– por, – LUANË!?!

Në rast se ka qenë TRIM edhe Ibrahim Rugova
sikurse po guxojnë të thonë e po thonë disa
atëherë, – as fjala F R I K Ë
s’ka pse të ekzistojë …edhe më!?!
26.02.2006

About xhzeqiri

x

Check Also

SALIU JO QË NUK DO TË DËNOHET… POR SË AFËRMI DO TA KEMI KRYEMINISTËR

(Intervistë e supozuar me “Babalen” nga Vlora) I lodhur në takimet me ...