Home / Opinion / KUR TË BUZËQESH LIGJI E ULËRINË ETIKA…

KUR TË BUZËQESH LIGJI E ULËRINË ETIKA…

Shkruan: Ramadan Veliu

Të ardhurat mujore të zonjës, Fanë Rugova: 2100 euro nga pensioni i ish-presidentit Rugova + 400 euro nga LDK + 1000 euro pension si ish-zonja e parë, dmth. arrijnë në 3500 euro në muaj, respektivisht 42000 euro në vit. Pastaj Qeveria e Kosovës ndanë edhe 58000 euro në vit për mirëmbajtje të shtëpisë dmth. në total 100.000 euro, pa llogaritur automjetin dhe shoferin zyrtar. Meqë Qeveria para një kohe pagoi mbi 9000 euro për nxemje të familjes Rugova, nënkuptohet se shteti përkujdeset për nxemje, rrymë, ujë etj. Pra zonja Rugova 3500 euro në muaj i ka vetëm për nevoja personale…
Të mos harrohet fakti që Shtëpia e bardhë në Velani, ishte paraparë si rezidencë presidenciale, dmth. të ishte në dispozicion të familjeve të presidentëve të Kosovës, gjatë ushtrimit të mandatit presidencial. …Përvetësimi i asaj shtëpie, paraqet një akt pastër tjetërsimi a përvetësimi të paligjshëm…
Në anën tjetër vajza Teuta si deputete merr pagë mujore 1500 euro dhe djali i Rugovës, Mendimi, si koordinator 2000 euro – të gjitha këto para të taksapaguesve. Mirëpo duhet të theksohet se postet e vajzës dhe të djalit të Ibrahim Rugovës, ata i gëzojnë jo aq nga zotësia profesionale, por ato poste i kanë më shumë si peshqesh që u vjen nga të qenit fëmijë të I. Rugovës, pra nga konsumimi i statusit të dikurshëm të të atit.
…Kjo ndodhë në Kosovën e sotme ku varfëria e skajshme ua gërryen damarët dhe shpirtin shumë fëmijëve e shumë familjeve. …Në Kosovën ku shumë familje, të cilat kanë dhënë nga dy e tre e më shumë dëshmorë, janë në zgripc të ekzistencës, …ku luftëtarët e plagosur në luftë e beteja nuk kanë mundësi t’i përballojnë shpenzimet e kurimit të plagëve, ushqimin dhe shkollimin e fëmijëve të tyre etj.
Dikush që merr vesh nga “ligji” e elaboroi rastin e privilegjeve të zonjës Fana dhe gjithë familjes Rugova, erdhi në përfundim: në aspektin ligjor është krejt OK!
Ndoshta një mal privilegjesh të familjes Rugova mund të jetë ligjërisht krejt në rregull, …po në aspektin etik, do të pyesnim ne, si qëndrojnë gjithë këto privilegje?!…
…Ligjet që kanë diskrepanca të paimagjinueshme me etikën janë ligje imorale.

About admin

x

Check Also

Xhemil Zeqiri, veprimtar heroik i çështjes kombëtare shqiptare

/ Nga Arkivi i diplomcis.dk/ Epoka e Re, 24.01.2004 Prishtinë, janar – ...