Home / Opinion / HIPOKRIZIA NË USHTRIMIN E BESIMEVE FETARE JO TË VËRTETA, ËSHTË SATANAI NË VEPRIM PËR SHKATËRRIM TË VLERAVE KOMBËTARE – SHQIP – PËR SHKATËRRIMIN E SHQIPTARIZMËS!

HIPOKRIZIA NË USHTRIMIN E BESIMEVE FETARE JO TË VËRTETA, ËSHTË SATANAI NË VEPRIM PËR SHKATËRRIM TË VLERAVE KOMBËTARE – SHQIP – PËR SHKATËRRIMIN E SHQIPTARIZMËS!

Kur isha fëmijë kur shkoja në shkollën “ 16 Shtatori “, rrugës takohesha me Hoxhë Ibrahimin që ne e thërrismin xha Ibrahim.
E përshëndetja, i puthja dorën edhe ai më përkëdhelte flokët e më jepte të njejtin urim:
“ Kalofsh bukur e pastër sot biri im! “
Kur shkoja tek shtëpia e pionierit, shpesh takoja Papa Razmën të cilit i puthja dorën dhe ai me sy të qeshur më jepte një urim:
T’ja kalosh bukur sot me shoqërinë biri im!”
Çfar fetarësh të urtë dhe të zgjuar të cilët kurrë s’i kam haruar!
Sa rrespekt kishte mbarë qyteti për ta!
Po sot çfar po ndodh?!
Si asnjëherë në historinë tonë mijëravjeçare të besimit në Zot, sot po shohim të gëlojnë mbi Atdhe edhe besime nga më të ndyrat të veshur me hipokrizi të pështirë, që përpiqen të turbullojnë mëndjet e lodhura të shqiptarëve.
Dihet se Shqiptarët janë dalluar në shekuj për një tolerancë unike ndërfetare gjë e cila ka lidhje edhe me vete historinë e pranisë dhe bashkëjetesës së besimeve të ndryshme fetare në trojet e populluara nga shqiptarët si pasoje e ndarjes së krishterimit administrativisht në dy pjesë, në ritualin roman (perëndimor) dhe atë bizantin (lindor) me anë të “vijës së Teodosit” që kalon diku mes lumenjve Shkumbin dhe Mat të Shqipërisë – ashtu edhe si pasojë e përqafimit të islamit kryesisht për t’iu rezistuar asimilimit prej shovinistëve në fund të shekullit XVIII dhe XIX.
E çuditëshme është se në krye të këtyre sekteve, kishave e xhamive të rreme që gëlojnë jashtë institucioneve tona të ligjëruara të besimit në Zot, e të pranuara prej shekujsh nga populli, vemë re se janë vendosur përfaëqsues të degjeneruar me prejardhje nga familje me precedente degjenerative, familje të dalluara për prostitucion, shkelje kurore,të normave morale, poligamisë duke i u kundërvënë hapur ligjeve shpirtërore të shqiptarëve që lidhen me Atdhedashurinë e Dashurinë për mbarë njerzimin.
Në këto kushte, është detyrë e rëndësishme e shtetit që të mos bëj sehirin por të evidentoj e shpartallojë këto krijesa satanike e vampire nga gjiri i Ardheut!
Duket se është i nevojshëm një institucion auditimi i kualifikuar në fushën e teologjisë, për të bër skanimin e vatrave të tilla të rrezikshme, me qëllim që pas një analize të drejtë ato që përcaktohen si jo të vërteta dhe që kanë prirje terrorriste edhe jo paqësore, të largohen sa më parë nga vendi.
Një akt i tillë nuk përbën aspak shkelje të së drejtës së besimit, përkundrazi, kjo ka të bëjë me të drejtën për të besuar në Zotin e vërtetë dhe në atë Zot që besimet tona bazë kanë respektuar nëpër shekuj një marrëveshje paqeje dhe mirkuptimi shembullor.
Ne duhet t’i ruajmë bashkkombasit tanë
me njohuri të pakta dhe kulturë jo të mjaftueshme nga këto vatra verbërimi që i synojnë ata si mish për “ Topat “ e tyre! …
Sepse kur Fjala e Shkrimeve Të Shenjta e Biblës pra dhe e Kuranit nuk kthehen ne vepra, kur disa të vetshpallur klerikë që siç konstatojmë janë krejt injiorantë e donkishotë idiotë që krijojnë lloj lloj ferrash që gërricin e pickojnë hidhur shpirtin e butë të besimtarëve dhe çorodisin sidomos brezin e rri duke e shtyrë atë në udhë pa krye, faktet e të cilave tashmë i dimë të gjithë!…
Këto fundërrina këlthasin kulteve të tyre jo zyrtare, jo formale, apo të pautorizuara, me ligjërata ekstremiste e bile edhe antikombëtare dhe që bien në kundërshtim me traditat shumë shekullore të Kombit Shqiptar, kur slloganet për dashuri njerëzore dhe ndihmë nuk vërtetohen ne jetën e përditëshme.
Kur buzëqeshja ballafaqohet me indiferencën në realitetin e jetës, kur premtimet për vëllazëri dhe sakrificë për njeritjetrin shëmben në humnerën e mashtrimit nëpërmjet modifikimit të shkrimeve të shenjta, shtimeve dhe sajimeve të lloj lloj dokrrave obskurantiste e tekstesh gënjeshtare që janë larg së vërtetës së besimeve tek ne.
Këto organizata si ndihmëse të terrorrizmit mes aksioneve konkrete ( këto fakte të vërtetuara ligjërisht ..), kërkojnë të fshihen pas disa ndihmave realizuar me para të dyshimta, ( Burime ndaj të cilave organet përkatëse duhet të kryejnë siç duhet detyrën e tyre..).
Kjo situatë duhet të na mobilizojnë të gjithëve ne edhe sidomos organet e rendit dhe të sherbimeve të inteligjencës që kësaj hipokrizie të shëmtuar t’ja çjerrim maskën dhe t’i trgojmë vëndin, dhe jo të arrij e liga të rrëmbej gra e fëmij dhe familje të tëra e t’i dërgojnë nëpër kasaphana të tmerrshme nëpër Botë që kryhen për të mbështetur errësirën dhe obskurantizmin, armiqtë e paqes dhe të demokracisë, që ne as mund t’i përfytyronim më parë!…
Pra këtyre demagogëve mashtrues që guxojnë të flasin në emër të Zotit, dhe veprojnë e synojnë kundër mësimeve të Tij ne duhet t’i flakim me kulturë…jashtë kufijve të Kombit.
Sa e shëmtuar është kjo hipokrizi kur konfirmohet në vellazerinë e besimeve fetare, ku njerëz të mashtruar shkojnë me besim verbërisht dhe nuk e kuptojnë ligësinë dhe indokrinimin që u bëhet aty, indokrinim ky që i nxit ata për ndërtimin e pikpamjeve jo të drejta mbi funksionimin dhe mardhëniet fetare në shoqëri e më gjerë!…
Hipokrizia ne këtë rast, pra hipokrizia në atë që ata e quajnë shtëpi e Zotit, në fakt është shëmtia më e madhe njerëzore! Kjo është leva e tmerreshme qe synon të shemb nje botë besimi i së ciles njerezit e ndershëm në Atdheun tonë u kanë kushtuar shpirtin e tyre!
Por fatmirësisht traditat tona të lashta të besimit na kanë mbrojtur mrekullisht nga këta çibanë të fëlliqur e për pasojë megjithë përpjekjen e tyre këto dregëza injorance dhe jo vetëm…ende nuk kanë arritur të përmbysin, ( Me pak përjashtime por shumë të dhimbshme e deri tragjike në fakt!…), dhe kjo sepse njerëzit e shëndetshëm, klerikët e ndershëm dhe të kulturuar e shikojnë Zotin tek ne jo tek “ Sektet “ që vijnë e shkojnë si gjarpërinjtë në shkretëtirë sepse populli nuk i mbështet e i le në të thatë, por qëllimi ynë duhet të jetë që asnjë shqiptar i vetëm të mos bjerë preh e këtyre kriminelëve që fshihen nën maskën e shërbimit për Zotin!
Dhe në fakt këto plehra duke përfituar nga varfëria megjithatë në jo pak raste nga injoranca dhe mos njohuria e shkrimeve prej shtresave të vobekta të shoqërisë, arrijnë të mbajnë rreth vehtes shtresa në nevoja ekstreme, duke vënë në krye të tyre intrigantë dhe të degjeneruar, duke arritur të mbajnë hapur objektet e tyre të kultit që në fakt nuk përfaqësojnë Zotin – por Djallin!
Është detyrë e besimeve tona bazë dhe të shëndetëshme që të jenë më aktive e të drejtpërdrejta në sqarimin e popullit për t’ua përplasur derën turinjve këtyre ushtarëve të satanait që synojnë të shkatërrojnë qëllimin e vërtetë të ushtrimit në besimin ndaj Zotit.
Sepse e vërteta e madhe e mirësisë, dashuris, mirkuptimit, sakrificës dhe mbështetjes për njeritjetrin pikërisht në këto kohë të veshtira, kërkon rritjen cilësore të veprimtarisë së besimeve tona bazë, ku futja e mësimit të dashurisë për Atdheun në aktivitetet e tyre, si një mision i shenjtë i besimeve të pastra tek ne, është detyrë e shenjtë!
Dhe ështe pikërsiht kjo që kërkon koha!
Të gjitha teoritë e tjera janë bllofe dhe mashtrim i turpshem, janë opium dhe mashtrim për të vënë në gjumë njeriun e urtë dhe të ndershëm për t’a bërë atë një qënie të përulur përballë shtypjes injorante te feve të rreme!
Por ne e dime se pamvaresisht nga mijëra besime të genjeshtërta, Ai egziston dhe di gjithçka dhe ështe vetëm Një dhe i madhërishëm , i plotfuqishem,i pakrahasueshem dhe i mrekullueshem!
Ai është Dashuri mbi të gjith Dashuritë!
Dhe mashtrimi do zbulohet,
dhe i urti do të mbrohet,dhe i ndershmi do jetë mbreti i tokës dhe i qiellit kurse hipokriti është i mbaruar dhe i vdekur – pamvaresisht pasurisë së tij materiale – sepse mungesa e shpirtit është të qenurit i vdekur për së gjalli!
Perëndia na haptë mirë sytë vëllezër e motra dhe mëndjen dhe e bekoftë familjen shqiptare dhe popullin tonë të mrekullueshëm me urtësi e mençuri për të ndarë grurin nga egjra!…
Perëndia na ruajtë nga shkaterrimi i traditave të të parëve tanë dhe Shqipëria shpëtofte nga rënia në batakun e çmendurisë ku duan të na shtyjnë hipokritët dhe mashtruesit e besimit – sepse ata synojnë as më pak dhe as shumë por pikërisht shkatërrimin e ëndrrës së stërgjyshërve tanë, vëllazërinë mes shqiptarëve – pamvarësisht lloit të besimit nën sloganin hyjnor që “ Feja e shqiptarit është shqiptaria!”.
Të ruajm fëmijët, të duam njeritjetrin,të mbështesim njeritjetrin,të mbajmë premtimin e dhënë dhe urdhërimet sipas asaj që na kanë mësuar shkrimet dhe stërgjysherit , gjyshërit ,dhe prindërit tanë të mrekullueshem dhe t’u përplasim derën e t’u tregojmë rrugën mashtruesve dhe hipokritëve e feve të rreme-që jane vetëm shërbëtore të atij pushtetit që synon shkatërrimin e vlerave tona kombëtare!…
21/01/2017.

About admin

x

Check Also

Xhemil Zeqiri, veprimtar heroik i çështjes kombëtare shqiptare

/ Nga Arkivi i diplomcis.dk/ Epoka e Re, 24.01.2004 Prishtinë, janar – ...