Home / Opinion / Spurdhjakët e politikës shqiptare!

Spurdhjakët e politikës shqiptare!

Shkruan: Medai Shaholli

Kështu duken spurdhjakët e politikës shqiptarë me njëri-tjetrin, si të handakosur që mbodhisen për çdo të diel nëpër monopate gjatë shëtitjeve të tyre të radhës nëpër lulishtet e kryeqytetit.

Kësisoj janë arrakatur me vite këta soj politikanësh duke keqpërdorur besimin e shqiptarëve, të cilët prej vitesh janë zhgurritur në parlament me premtimin se do t’i ngrejnë shqetësimet dhe ankesat e popullit si çështje prioritare për shqyrtim.

Dhe kështu ka ndodhur në vazhdimësi për tri dekada me vajtje-ardhje humbamenot e politikës, ku me dekada i kanë telendisur shqiptarët me premtime pa mbulesë për progres shoqëror dhe për një jetë me plot dinjitet në sistemin e ri të demokracisë liberale i cili për hir të vërtetës favorizon shtresën e lartë në ekonominë e tregut dhe jo shtresën e ulët e lënë në mëshirë të fatit që pret dhe lutet për ditë më të mira.

Mjerisht, shqiptarët e të gjitha trojeve vazhdojnë edhe më tej t’i besojnë spurdhjakëve të politkës dhe përrallave të tyre për mirëqënie dhe progres shoqëror të shoqërisë shqiptare, ku përkundrazi spurdhjakët e politikës që s’u bënë burra kurrë, kanë përvetsuar dhe kullufitur leverditë e pronës publike për veten e tyre dhe nuk i kanë përdorur ato mjete në shërbim të qytetarëve ngë ngritjen e standardit dhe zhvillimit ekonomik.

Ndaj, mjaft më me spurdhjakë të pa rritur në politikë, në parlament apo në qeveri se me këta honxhobonxho nuk mund të ec përpara asnjë shoqëri e ku më ne shqiptarët.

Mund të jetë një vizatim i në këmbë dhe teksti që thotë "SPURDHJAKET E POLITIKES SHQIPTARE!"

About admin

x

Check Also

SALIU JO QË NUK DO TË DËNOHET… POR SË AFËRMI DO TA KEMI KRYEMINISTËR

(Intervistë e supozuar me “Babalen” nga Vlora) I lodhur në takimet me ...