Home / Të ndryshme / MË MUNGON?!

MË MUNGON?!

Shkruan: Fadil Shyti

(Kushtuar, dëshmorit të atdheut, Mustafë Shyti).
Kur e dha kushtrimin, Dardani Shqipëria,
Ty, o Shqipo, – pa frikë, u ngjite malit,
Kur po rrezikohej jona shqiptaria,
Te “Uji i Sokolave”, – furishëm sulmove
Me zjarr lirie qëllove, – i asgjësove hordhitë e krajlit.
Kaluan, më shumë se dy dekadat,
Të hidhura peline, të mprehta si shpatat,
Mustafai ynë, fizikisht nuk është në mesin tonë.
-Ah! Për atë kushëri e vëlla ideali,
Për atë burrë, mësues, poet,
atdhetarë Shqipërie;
Zemra më ndien, trishtim-pikëllim,
Heu, medet, medet, medet?!…
Sa shumë, – shumë po më mungon,
Kur më kujtohesh, – si vetëtimë rrufeje,
Mungesa jote më godet,
– për Ty më përvëlon malli,
– po mbijetoj në kurbet!…
20 janar 2022

PSE?!

Pse, sa mirë,-e, sa keq?!…
Koha qenka, disi “përdreq”!…
Kohë xhevahire, – s’po kam në jetë,
T’jua kushtoi, sa duhet…
Atyre, që i dua dhe më duan,
Pa interesa, – pa aspak lakmi…
Veç, si Shqipo dhe Shqiponja,
– Të vërteta, – për Shqipëri.
20 janar 2022
“JEPNI VURMAK”?!
(Njëri tha: jam mysliman, por e ha mishin e derrit; e, filluan zhurmat, pro-et kontra,
si klithmat prej territ dhe ferrit)
-Vërtet çudi, për këtë “mrekulli”,
Pse hapim “debat”, në fzb, për këtë “befasi”?!
Hajdeni, o shqiptari, -hajdeni!
“Jepni, jepni vurmak”?!…
Për t’i hapur grindjet, – para sherrit;
U kënaqëm në dhijo-kracinë, me fajde?!…
Ngatërrohemi, për liderucë-llaskucë-Galucë,
-për parti dhe, – ooo, sa marrëzi…
Ngatërrohemi, o të mjera, o të mjerë
Dhe, për mishin e derrit?!?!?!
O puse shqiptare,
O pusa shqiptarë?!
Viktima të larmishme,
Të ziut, kapitalizmit.
Turpe të tilla, a janë dëgjuar
Ndonjëherë, – më parë?!
Në epokën e bacë, Enverit,
Në vitet e socializmit ngadhënjimtar?!
Duajeni moj, kë të doni,
Hani mor, çfarë të doni,
Veç, mos harroni!
Armiqtë dhe tradhtarët,
Po ju nuhasin, si ujqërit dhe zagarët,
Po hapin konflikte-hendeqe…
Nga mosmarrëveshjet tona, – kryeneqe,
Si dikur, në feudal-fashizmat barbare…
Pamëshirë, me dinakëri-tradhti,
Prej dheut, po duan, me na qitë fare.
19 janar 2022
ME KËTO POLITIKA ZGAFELLASH?!
Me këto politika zgafellash,
Me këto diplomaci shpellash:
Jo, një lugë gjelle; – por lug-mulliri..
Me helme, turpesh-krimesh tradhtie…
Horrat politikanë, horret politikane,
Me verë e meze, bashkë, i kanë pirë?!…
Me reaksionin e huaj, keq, buzët
dhe grykat, i kanë lëpirë e nxirë…
Prandaj, të dalim faqebardhë, fitimtarë,
Me Shqipërinë Etnike.
Të Ribashkuar, të përparuar…
O shokë, atdhetarë,
O shoqe, atdhetare,
Vërtet, e kemi shumë vështirë.
19 janar 2022

E DIN PSE?!

E din pse, këto rrugë, në këtë vend mik,
Këto bulevarde, parqe dhe kudo;
shkëlqejnë dritat – elektrike, pa pushim,
Atje më tej, shihen fabrikat,
oxhaqet e tyre pandalshëm, nxjerrin tym.
Klasa punëtore heroike, e dëbon terrin pambarim.
18 janar 2022

About admin

x

Check Also

Rexhep Qosja: Berisha, një kriminel që ka vrarë shqiptarë. Të ulë kokën dhe të largohet, se nuk e mund dot SHBA-

  Rexhep Qosja flet në këtë intervistë për Edi Ramën, Albin Kurtin ...