Home / Opinion / Ne kerkim te heronjve

Ne kerkim te heronjve

Mbasi kemi vrare çdo hero te kombit Shqiptar ne 100vitet e fundit,mbasi denigruam Ismail Qemalin dhe Isa Boletinin,mbasi prishem çdo lapidar te luftes antifashiste,mbasi heshtim per te fshire nga memoria plejaden me te ndritur te kombit Shqiptar Rilindasit me Naum Veqilharxhi,Pashko Vasa,Hasan Tahisini dhe vellezerit Frasheri,sot jemi ne nje gare te shfreniar duke kerkuar heronj imagjinar ne legjendat mithollogjike Pellazgologjige.
Kombet nuk ju sherbejne heronjve,heronjte ju sherbejne kombeve.
Asnje hero sa do i lavdishem te jete,nuk mund te dali mbi kombin.Heronjte kudo ne bote zgjidhen,kalojne proçesin e “pastrimit Biografik” dhe vendosen per nje qellim te perbashket,per ndergjegjesimin e vetedijes kombetare.Heronjte nuk jane engjej aspak,por njerez te cilet luftuan,punuan,dhane kontributet e tyre per kombin me te mirat dhe minuset e tyre.Ka nje Zot dhe heronjte nuk jan Zoti.Vete Zoti kishte profetet e tij dhe vete profetet dishepujt apo nxenesit e tyre.
Jane Shqiptaret popull I lashte mitologik pavetedije kombetare?
Popujt nuk jane kombe,kombet nuk jane shtete.
Ne boten moderne ku jetojme sot dhe si vend qe do te jetojme perkrah shteteve te tjera si anetare kombeve te bashkuara,duhet dhe te kualifikohemi si te tille.
Mos harrojme me themeltaren,ndergjegja vetedijes kombetare Lindi ne Francen e revolucioneve te fund shekullit 18te si nevoj e kerkesave te klasave te pasura borgjeze per te patur vetadministrim ekonomik,politik dhe kontroll jashte ombrellave perandorake ne te cilen bota jetonte.Popujt Gjerman krijuan disa shtete,sot nga krijimi ketyre shteteve kemi disa kombe ne te cilen ka perzierje popujsh Gjerman.Nje e tille eshte vete Franca,nje komb me perzierje fisesh Gjermane te Frankeve,Galeve,latineve,Norvegjezeve dhe Danezeve.
Po ashtu Spanja,nje komb i perzier me disa popuj si Gjermanet,Arabet,Galet,Latinet,Greket,Fenikasit,etj.
Do te vazhdoja gjate me te gjithe shtetet europiane apo shtetet e botes.
Por le te kthehemi aty ku na dhemb me shume,per çfare studiohet sot lashtesia apo mitilogjia popullit tone?Si trashegimi kulturore apo si nje perpjekje per te paraqitur Shqiptaret si nje popull pa histori kombetare dhe Jo e afte per te ndertuar nje shtet te perbashket per tu quajtur kombi Shqiptar?Siç e theksova me lart,
kemi vrare çdo gje Shqiptare te 150 viteve te fundit dhe sot duan te na drogojne me enderra futuristike,
nderkohe duke i treguar botes ne Shqiptaret nuk jemi popull qe kemi heronj te cilet saktifikuan per ndertimin e nje shteti dhe te paafte per te patur simbole te perbashketa si komb.Ahmet Zogu e kishte kuptuar me kohe per te pasur nje komb te perbashket Shqiptaret,
duhet te kishin nje shtet te perbashket.Situata dhe kushtet e kohes nuk munden te realizohej nje gje e tille ne kohen e tij per disa faktore dhe pse duhet theksuar dhe mos te mohojme realitetet e kohes,ne Çameri p.sh Zogu me ardhjen e Pangallos me pushtet ne janar 1925,te Dy qeverite Shqiptare dhe ajo Greke nenshkruan hapjen e shkollave te gjuhes Shqipe.
Biles ne ate kohe u arriten disa mareveshje dhe ne pronesi te tokave ne Çameri.Ne Janine tek arkivat e ketij qyteti ekziston dhe nje mareveshje e familjes time,ku gjysma fushes me pjellore e Çamerise,arat e Agait ne Lops,Çameri kalonin ne pronesi te familjes time sebashku me disa kullota ne Koske si shkembim per territore ne Sarande dhe nje pjese te molit Qytetit Sarandes dhene nga familja ime ne pronesi te Dajos tyre Muharrem Rushitit,Kapedanit dhe figures me madhore Çameria ka nxjerre qe nga koha Pirros Epirit dhe Gjin Bue Shpates.Mirepo me gjithe deshirat dhe vizionin Zogu kishte per krijimin e nje kombi te perbashket ne nje shtet,faktoret e kohes e bene te pamundur nje gje te tille.I vetmi Shqiptar i cili arriti te ndertonte nje shtet dhe sebashku me viset Shqiptare nen pushtimin Serbo-Sllav ishte Enver Hoxha.Vetem brilianca tij mundi te ndertonte nje shtet solid dhe te rizgjonte tek Shqiptaret ne Kosove dhe viset e tyre nen Jugosllavi vetedijen kombetare te Shqiptareve.
E verteta nuk mund mohohet,urrejtje apo Dashuri ndaj tij,vuajtje apo mireqenie individuale,persa i perket dhenies Shqiptareve nje shtet dhe si rrjedhim nje komb te perbashket,Enver Hoxha ka meriten e ndertimit te kombit Shqiptar dhe vetedijes kombetare Shqiptare.
Heronjte kombetar ndertojne shtete.Rilindasit ushqejne vetedijen kombetare.
Koha kerkon heronjte e saj
Sot Shqiperia ka nevoj me shume se kurre per heronj.
Nuk eshte nevoja te dalim te gjithe me Shpata dhe te vishemi si Aleksandri madh,Pirro,Skenderbeu.Sot heronjte qe Atdheu Shqipetareve kerkon eshte te vishemi me doreza dhe te pastrojme pislleqet qe hedhim rrugeve,te dalim si Komunitet per pune vullnetare te lyejme pemet,te protestojme sebashku kunder betonizimit parqeve te femijeve kur luanim dikur.Te protestojme per kushtet mizerje te pensionisteve,prinderve tane.
Te ndihmojme te varferit qe nuk kane kushte per te jetuar,arsimuar dhe mjekuar.Vetem keshtu mund te shpetojme vrasjen e shtetit Shqiptar nga “Patriotizmi tregetar” i sharlataneve te diteve te sotme.
Mund të jetë një imazh i libër

About admin

x

Check Also

SALIU JO QË NUK DO TË DËNOHET… POR SË AFËRMI DO TA KEMI KRYEMINISTËR

(Intervistë e supozuar me “Babalen” nga Vlora) I lodhur në takimet me ...