Home / Lajme / NDAHET NGA JETA KOMUNISTI LEGJENDAR KALEM HODO KALEMI

NDAHET NGA JETA KOMUNISTI LEGJENDAR KALEM HODO KALEMI

Shkruan: Xhemal Shehu

(Anëtar i Komitetit Qendror të PKSH-së)
Ndahet nga jeta, pas një sëmundje të rëndë, komunisti legjendar Kalem Hodo Kalemi, Anëtar i Komitetit Qendror të PKSH-së, një ndër rithemeluesit e Partisë Komuniste të Shqipërisë më 10 shtator të vitit 1991 e udhëhequr nga drejtuesi i saj legjendë Hysni Milloshi, si dhe një ndër rithemeluesit e drejtuesit kryesor të Organizatës së Partisë Komuniste në Vlorë.
Kalemi lindi më 8 janar të vitit 1943, në një familje të nderuar me tradita atdhedashurie, autokton dhe të vendosur në Hadëraj, Gorisht Vlorë. Gjyshi i tij Avdul Kalem Kalemi rënë dëshmor në luftën e Vlorës më 1920, në gjurmët e të cilit eci edhe Hodo, (babain i Kalemit), pioner i guerileve të Vlorës, do të jepte jetën kundër fashistëve pushtues, në gusht të vitit 1942, duke u renditur i dyti dëshmor i Vlorës…
Fëmija i fundit i Hodo Kalemit, pas Delos, Hyqmetes dhe Emlihas, Kalemi, i lindur në zjarrin e Luftës për Liri, mund ta kishte emrin “Partizan”, por zakoni e donte të merrte emrin e Kalemit, burrit të madh dhe babait të dëshmorit të parë në fisin e Kalemajve, Avdulit, rënë në Luftën e Vlorës më 1920)…
Kalemi u rrit me erën e barotit dhe jehonën e betejave për liri e rindërtim, i cili nuk e ndjeu kurrë përkëdhelinë e babait e zërin e tij… Por shpejt do të ulej në bankat e shkollës, ku do të mësonte se krismat që pati dëgjuar, kishin qenë pushkët e LANÇ, historinë e së cilës, do ta përcillte me shumë pasion, tek moshatarët e tij, në aksionet ndërtimtare të rinisë, dhe në gjithë veprimtarinë që ai realizoi në periudhën e ndërtimit socialist si edukator i Brezit të Ri e derisa mbylli sytë më 13.01.2022…
Kalemi i lindur dhe i burrëruar me jehonën e luftës për liri e rindërtim, i edukuar me vrullin e aksioneve të atyre viteve të lavdishme, i përket asaj plejade të pionerëve të parë, të cilët jetën dhe energjitë, mendjen dhe zemrën e tyre, i vunë në shërbim të Atdheut, në shërbim të komunitetit ku jetoi… Kudo ku shkoi e punoi, njohu vetëm arritje, vetëm miq e shokë…! Të tillë do ta gjente dhe bashkëshorten, shoqen dhe bashkëluftëtaren e tij të jetës, Devedishen, laburanten me emër në spitalin e Vlorës.., të cilët rritën dhe edukuan tre fëmijë të mrekullueshëm: Gentianin, Edlirën dhe Hodjanin, të tre të arsimuar, martuar me fëmijë e të punësuar… Por cili ishte Kalem Hodo Kalemi?
Biri i dëshmorit Kalem Hodo Kalemi e kreu shkollën fillore e tetëvjeçare në shkollën “4 Dëshmorët” në Vlorë, që më vonë u quajt “4 Heronjtë”. Shkollën e mesme pedagogjike e filloi në atë “Halim Xhelo” në Vlorë, por e mbaroi në Shkodër ku u dërgua me bursë shteti. Më pas vazhdoi studimet në Universitetin e Tiranës për Histori-Gjeografi. Kur u diplomua mësues në vitin 1967 shkoi ku kish nevojë Atdheu dhe nuk mbeti dyerve të zyrtarëve t’i bënin privilegj si djalë dëshmori e i një nëne, (si nënë Manushaqja, burrë dhe grua, që rriti katër fëmijë jetim…), që punonte në bujqësi në Hadëraj Vlorë.., u emrua në Iballë të Pukës dhe atje shkoi pa hezitim. Djali i ndonjë ballisti apo burokrati mikroborgjez këtë emrim sot, do ta konsideronte si internim e presekutim…
Pasi mbaroi ushtrinë si ushtar i dalluar, detyrohet të punojë në Portin e Vlorës nga që “s’kish” vend pune në profesion. Më pas punoi mësues në Lapardha e në Novosel. Më 1 Maj 1976 emërohet drejtor i shkollës 8- vjeçare në Lapardha të Vlorës dhe më 1977 drejtor i shkollës së mesme Kotë. Në Kotë realizon një ndër ëndërrat e tij të mëdha, (ëndërr e rinisë së kohës), pranohet anëtar i PPSH-së. Më 1985 emrohet drejtor i shkollës së mesme në Llakatund. Gjatë kësaj kohe propozohet deri për Hero të Punës Socialiste, por ngjarjet rrodhën mbrapsht…
Pushteti popullor po shkonte drej përmbysjes… Me përmbysjen e pushtetit popullor kandidati për Hero hiqet nga arsimi sipas nenit famëkeq 24/1 dhe detyrohet të punojë si punëtor ndërtimi. Kështu e vlerësoi regjimi fashist punën e mësuesit heroik, intelektualit me karakter të hekurt, veprimtarit shoqëror, sportistit dhe etnografit, studiusit shkencor, bashkëpunëtorit të Akademisë së Shkencave në lëmin sizmiologjisë, kontribuesit në hartimin e Fjalorit Enciklopedik etj. Por Kalem Kalemi ishte njeri i çeliktë dhe nuk u thye kurrë.
Me daljen e Partisë Komuniste jasht ligjit, Kalem Kalemi është njëri ndër ata që u presekutua psikologjikisht, fizikisht dhe ekonomikisht. Asgjë nuk e ndaloi dot në rrugën e babait. Legjenda e jetës së tij mori përmasa të reja. Ai ishte dhe mbeti një ndër heronjtë e forcimit të unitetit të Partisë në luftë kundër grupazheve e fraksioneve. Jeta e tij është një roman i gjallë. Faqet e këtij romani historik shtoheshin në çdo veprimtari e aktivitet që organizonte Partia në qendër e në bazë, ku drejtoi për shumë vite Organizatën e Partisë së Vlorës…
Kalemi ka meritën se: 1- Shquhet edhe si Aktivist i Çështjes Kombëtare, duke kontribuar e marrë pjesë në shumë veprimtari të Partisë Komuniste të Shqipërisë… Në Vlorën e kuqe organizohet Kongresi i Partisë Komuniste të Shqipërisë për “Çështjen Kombëtare”, mbajtur më 23 Nëntor 2002, me pjesëmarrjen e 700 delegatëve nga të gjitha rrethet e vendit, si dhe të ftuar nga Kosova, diaspora, radhët e intelektualëve, historianë e parti të ndryshme politike, ku një kontribut të veçantë ka dhënë edhe Kalemi si drejtuesi kryesor në Komitetin e Partisë së Vlorës, ku zgjidhet Anëtar i Komitetit Kombëtar të Partisë Komuniste të Shqipërisë për “Çështjen Kombëtare”, detyrë që nuk i’u nda deri në çastet e fundit të jetës së tij…
2- Këshilli Bashkiak i Vlorës, krahas Këshillave Bashkiake Fier, Fushë Krujë e Mirditë, nëpërmjet këshilltarit komunist Ylli Meçe, shpall “Qytetar Nderi” Komandantin legjendar Adem Jasharin në fundvitin 2003…
3- Kalem Kalemi nuk ka patur përgjegjësinë si njëri ndër kandidatët për deputet në rrethin e Vlorës, por si udhëheqës i Partisë në rreth në radhë të parë, duke e renditur Vlorën një ndër katër rrethet që i ka siguruar më shumë vota PKSH-së në shkallë vendi…Bashkë me shokët ai ka drejtuar me heroizëm Partinë atje.
4- Kalem Kalemi është zgjedhur në të gjitha Kongreset e PKSH-së Anëtar i Komitetit Qendror të Partisë dhe nga Kongresi i 12-të deri në të 15-të, edhe Anëtar i Presidiumit të KQ të PKSH-së…
5- Ishte nder dhe është fat i madh për PKSH-në që në radhët e saj militonin e militojnë edhe sot katër djem dëshmorësh ndër më revolucionarët më militantët e atdhetarë si: Timoshenko Pekmezi, Kalem Kalemi, (të dy të ndarë nga jeta), dhe shokët Gjon Bruçi e Sefer Boja..!
Periudha kur drejtonin Kalem Kalemi e dhjetëra si ai, i përket periudhës së Pesëvjeçarëve Socialist, që sollën Ndryshimin e Madh. Nga zhdukja e analfabetizmit tek Akademia e Shencave; nga pisha e kandili, tek digat gjigante të hidrocentraleve; nga tharja e kënetave tek bujqësia moderne; nga zija e bukës, në një vend ku plotësonte nevojat e veta me drithëra buke; nga përmenda e plugu, tek Kombinati i Autotraktorëve; nga kovaçhanet e punishtet artizanale, tek ai Kombinati Metalurgjik e furrënaltat që prodhonin çelikun shqiptar; nga qerret me qe dhe karrot me kuaj, tek sirena e trenit dhe anijet transoqeanike që përshëndesnin 1.221.300 punonjës që punonin në të gjitha kantjeret e vendit; nga xheherat, (infermjerët popullor) dhe plakat fisnike që lidhnin kërthizat e fëmijëve e shpëtonin jetë njerzish e zhdukja e malarjes, në Shqipërinë europiane që numëronte 160 spitale, prej të cilave 58 në fshat dhe 520 poliklinika dhe ambulanca; nga qyteza e qendra urbane, u ngritën 67 qytete të reja; nga pushkët me gjalmë e armët trofe të luftës, në Kombinatet e prodhimit të armëve dhe ushtrinë moderne të kohës etj etj. …Dhe natyrshëm marrim mesazhin se: Regjizorët e mëdhenj, të këtyre ndryshimeve të mëdha, ishin heronjtë e heshtur të Armatës së Madhe të Mësuesve tanë, (që nuk shitnin diploma…), me kryeregjizorin e tyre, Shqiptarin e Madh Enver Hoxha…
– Sa bukur thoshte Viktor Hygoi (shkrimtar francez): “Deputetët e parë të popullit, janë nëna dhe mësuesit”. S’besoj se ka patur parasysh mësuesit dhe deputetët e sotëm, ku shumica prej tyre, mbartin ngargesa negative…
Padyshim, Hygoi kishte parasysh, portretin e skalitur të mësuesit në dhjetra personazhe të luajtur me mjeshtëri nga artistët e popullit në 13 filmat shqiptar, nga shkolla e parë shqipe tek Ndrec Ndue Gjoka, Ismet Sali Bruçaj etj, që si qindra e miliona yjet të Galaktikës, rreshtohen emrat e lavdishëm në Armatën e Përjetësisë së Kombeve…
Çdo kohë ka njerëzit e tij, ka protagonistët e vet. Por ka edhe protagonistë që i takojnë çdo kohe. Dhe këta të fundit i përkasin asaj kategorie njerëzish, që punuan aq shumë dhe, ndërkaq, nuk lanë mbas vetes as prona, as vila dhe as llogari bankare. Lanë vetëm emrin e tyre të mirë. I tillë ishte Kalemi! Në 55 vite pune la një shtëpi, të thjeshtë dhe jo vila lluksoze që mbijnë çdo ditë si këpurdhat pas shiut… E pra edhe Kalemi sfidoi moshën e vet, nuk e joshën jeta komode, u ngrit shumë më lart se ajo. Ai renditej tek armata e sfidantëve idealist… Ai sfidoi vetveten, nivelin e ultë arsimor e kulturor në moshën e adoleshencës dhe mori parasysh edhe plot sfida të tjera. Ai renditet tek ata intelektual që qëndrojnë si personazhë për të gjitha kohët: Sfidant me këmbë në tokë e i orientuar drejt punës së suksesshme. Të tillë duhen edhe sot e në çdo kohë…
Komiteti Qendror e ka nderuar Kalem Kalemin me çmimin më të lartë të saj: Çmimin “Enver Hoxha” …
I paharruar kujtimi i Komunistit Legjendar Kalem Kalemit..!
Tiranë më 15.01.2022 Xhemal Shehu

About admin

x

Check Also

Xhemil Zeqiri, veprimtar heroik i çështjes kombëtare shqiptare

/ Nga Arkivi i diplomcis.dk/ Epoka e Re, 24.01.2004 Prishtinë, janar – ...