Home / Të ndryshme / “Je një kokërr legeni!” Duka, mesazh në vargje Taulant Ballës: “Çfarë socialistësh jeni ju, që nga Enveri iu futen drithmat, Ahmet Zogun e keni xhan!?”

“Je një kokërr legeni!” Duka, mesazh në vargje Taulant Ballës: “Çfarë socialistësh jeni ju, që nga Enveri iu futen drithmat, Ahmet Zogun e keni xhan!?”

“Je një kokërr legeni!” Duka, mesazh në vargje Taulant Ballës: “Çfarë socialistësh jeni ju, që nga Enveri iu futen drithmat, Ahmet Zogun e keni xhan!?”

Nga: Arben Duka

Qenka Taulanti,
shumë i shqetësuar,
fotua e Enverit,
e ka përvëluar!

Pse mor qerrata,
që dridhesh si ngjalë,
kur del Ahmet Zogu,
nuk thua një fjalë!

Dita që festoni,
shoku Taulant,
Enver Hoxhën vetë,
kishte Komandant!

E kjo ditë e madhe,
shoqe edhe shokë,
s’mund të jetë pa emër,
s’mund të jetë pa kokë!

Si nuk kini turp,
more socialistë,
ishin kreu i luftës,
shokët komunistë!

Nuk qe Lumo Skëndua,
as leshi as mbreti,
që në Epope,
i gdhëndi Shefqeti!

Këto gjëra janë,
ndarë si me thikë,
po ju-o legena,
nga kush kini frikë?!

Enveri larguar,
s’është nga ditët tona,
dhe gurët e rrugës,
e duan akoma!

Nga kush kini frikë,
o kokrra legeni,
ju kujtohet vallë,
ju Avni Rustemi?!

Këtë Hero Kombi,
bir të Vegjëlisë,
e vrau Ahmeti,
simbol i tradhëtisë!

Të pyes sërish,
o Taulant nuri,
se nga kush u vra,
hero Bajram Curri?!

Gjaku i heronjve,
të gjithë luftën skuqi,
nga kush u vra vallë,
Luigj Gurakuqi?!

Vrasësit po dihen,
janë në një listë,
ose janë zogistë,
ose janë ballistë!

Po ju o qyqarë,
bëni dhe shaka,
monumentin Zogu,
në qendër e ka!

Ndërsa Enver Hoxha,
more bukëshkalë,
ju tremb me një foto,
thjesht në celular!

Na thotë Taulantua,
do verifikohet,
pastaj Bujar Çela,
rëndë do dënohet?!

Në PD-ë flamurin,
mban Enkelejd ziu,
nipi më i denjë,
i kriminel Kadriut!

About admin

x

Check Also

Merr “flakë” i gjithë Beogradi nga ajo që Albini tha në mediumin kroat për Vuçiqin dhe Putinin

20.12.2021 Në një intervistë për gazetën kroate, Vecernji List, kryeministri i Kosovës, ...