Home / Lajme / PAVARESIA E TRADHETUAR

PAVARESIA E TRADHETUAR

Shkruan: Dilaver Goxhaj

/ose viti i mbrapsht/
Sot eshte dita e shpalljes se Pavaresise se Shqiperise.Dihet rendesia e kesaj dite, prandaj nuk do shkruaj per te, por per nje ane te veçante te saj, per tradhetine qe ju be asaj ne muajt e pare deri ne janarin e vitit 1914, kur Kryetari i Qeverise se Perkohshme,Ismail Qemal bej Vlora, per te ruajturPavaresine u detyrua te jepte doreheqjen.
Per te realizuar qeverisjen dhe administrimin e vendit Ismail Qemali u mbeshtet dhe aktivizoi tre kategori qytetaresh, te cilet pergjithesisht kishin ndihmuar dhe kishin qene pjesemarres ne ngritjen e Flamurit Kombetar: Nje grup nga klasa e bejereve, nje grup intelektualesh qyterare dhe nje grup kreresh te fshatrave dhe te krahinave, kryesisht nga zona e Vlores dhe e Laberise. Bejleret, si Mitat Frasheri, Mehmet Pashe Derralla, Myfit bej Libohova, Esat Pashe Toptani e te tjere dhe intelektualet Luigj Gurakuqi,Pandeli Cale e te tjere moren detyrat e ministrave, ndersa grupi i prijesave popullore, si Alem Mehmeti,Sali Vranishti,Toli Arapi, Ahmet Lepenica, Thanas Beni e te tjere u caktuan me detyrat e mbrojtjes dhe te administrates lokale.
Por ne vazhdim ministrat bejlere si dhe bejlere te tjere qe nuk ishin aktivizuar dhe disa bajraktare te njohur, si Preng Bib Doda e te tjere nisen te veprojne kunder Ismail Qemalit dhe Qeverise se Perkohshme. Ata pane interesat e tyre te ngushta te prones dhe te pushtetit krahinor dhe mjaft prej tyre vendosen lidhje me segmente te Fuqive te Medha te kohes dhe me fqinjet armiqesore te Shqiperise dhe sabotonin veprimtarine e Qeverise.
Vetem kater muaj pas 28 Nentorit dhe krijimit te Qeverise nisen doreheqjet e ministrave. I pari, qe ne mars 1913 dha doreheqjen Mitat bej Frasheri, ministri i Botores, pa dhene asnje spjegim. Ai u largua ngaVlora, shkoi ne Elbasan, hyri ne lidhje ne Esat Toptanin dhe shkruante e bente kritika kunder Qeverise dhe Kryetarit te saj. Kjo ishte tradhetia e pare e madhe e tij ndaj Shqiperise. Dy muaj me pas, ne maj, u largua, githashtu pa dhene spjegime, ministri e Brendshem Myfit Bej Libohova. Pas tij u largua ministri i Luftes Mehmet Pashe Derralla, ne nje kohe kur forcat shqiptare po luftonin kunder forcave greke ne Llogora qe donin te zinin Vloren. Edhe ai u vu ne lidhje me Esat Pashen.Ne qershor, pasi qendroi vetem nje muaj ne detyre, dha doreheqjen ministri i dyte i Brendshem Esat Pashe Toptani, i cili u lidh me serbet, malazezet, greket dhe Fuqite e Medha armike te Shqiperise. Pas tij u largua nga Qeveria edhe zevendesktyetari,Dom Nikoll Kacorri. Ne fronte dhe ne krahina te tjera dolen kunder Ismail Qemalit edhe bejlere dhe kryetare te tjere fisesh(kapidane,si e quanin veten).
Nje qendrim jodashamires ndaj Ismail Qemalit,nisur nga xhelozia dhe motive te tjera, mbajten edhe kusheriri i tij i afert Syrja bej Vlora dhe i biri Eqerem bej Vlora. Ata i sollen ne qeveri edhe njeriun e tyre te afert Esat Pashe Toptanin. Ne historine e Pavaresise, veçanerisht pas vitit 1990 permenden shpesh keta individe si firmetare e “stratege”te Pavaresise, por harrohet tu permendet njolla e madhe e rrezimit te qeverise,qe ne ato kushte ishte e barabarte me dezertimin dhe tradhetine. Eshte permendur vazhdimisht emri i tyre si firmetare, madje edhe si”stratege” te Pavaresise por u mbulohet roli i tyre paresor ne krijimin e “vitit te mbrapsht”dhe te pasojave qe solli.Historia nuk i ka analizuar ne themel qellimet dhe veprimet e tyre, ndoshta edhe me “deshiren e mire”qe te ruhen disa figura historike te Pavaresise. Por gabimet dhe tradhetia nuk mund te mbulohen.
Me Qeverine e Perkohshme qendruan ministrat intekektuale Luigj Gurakuqi Pandeli Cale Jani Minga dhe Lef Nosi, si dhe kreret e fshatave e te krahinave te Vlores dhe Isa Boletini.
Tradhetia dhe largimi i bejlereve e bajraktareve krijuan nje situate te veshtire jo thjesht per Ismail Qemalin dhe per Qeverine, por per vete Pavaresine e Shqiperise. Pas largimit te tyre nisen percarjet dhe ju hap rruga te ashtuquajturit “Vit i mbarsht” ne historine e Shqiperise, qe e arriti kulmin dhe demin me te madh me rrebelimin fetar te Haxhi Qamilit e disa drejtuesve fetare muslimane te Shqiperise se Mesme.
I detyruar nga kjo situate, por edhe nga komplotet e Fuqive te Medha, Ismail Qemali dha doreheqjen, duke ia dorezuar pushtetin Komisionit te Kontrollit te atyre fuqive, te cilat e kishin njohur shtetin shqiptar dhe, per shkak te kontradiktave dhe marrveshjeve midis tyre ishin te interesuara dhe te detyruara ta mbronin. Doreheqja ishte rruga e vetme per te ruajtur Pavaresine. Ne aktin e doreheqjej shkruhet:
“Sot, me 22 janar 1914,Komosioni Nderkombetar i Kontrollit ne prani te Shkelqesise se tij, Ismail Qemal beut, Kryetar i Qeverise se Perkohshme i bindur se per t’i dhene fund perçarjes dhe anarkise qe sundon ne vend, eshte krijimi i nje qeverie te vetme per te gjithe Shqiperine dhe,meqe ne rrethanat e tanishme ky qellim mund te arrihet vetem nese e kalon pushtetin ne duart e Komisionit Nderkombetar te Kontrollit, si perfaqesues i Fuqive te Medha, ne prani te ministrave te tij ia perseriti Komisionit kerkesen e paraqitur me pare…Komisioni çmon me respekt ndhenjat atdhetare nga eshte nisur Shjelqesia e tij Ismail Qemal bej ne veprimet e tij dhe pranon kete delegim pushteti…”Nese do analizohen thelle ato ngjarje del se ndaj Pavaresise se Shqiperise dhe Qeverise se Ismsil Qemalit u organizua nje komplot i madh nderkombetar, me pjrsemarrjen edhe te mjaft bejlereve dhe bajraktareve shqiptare…
Eqerem bej Vlora ka shkruar nje liber me kujtime qe lexohet me kersheri dhe interes te larte, me nje gjuhe te paster, te shkathet e te rrjedhshme. Ai sjell,pershkrime te gjalla, ngjarje e fakte te sakta,mjaft prej te cilave si pjesemarres, te cilat hedhin drite mbi çka ndodhi. Megjithate ai nuk eshte gjithmone realist ne komentet dhe ne perfundimet qe nxjerr, veçanerisht per personat historike dhe shfaqet manipulues,tendencioz dhe me nje “qendrim klasor”.Nje perfundim kryesor qe arrin dhe thekson ai eshte bindja se bejleret e bene shume mire detyren ndaj Shqiperise dhe se e keqja asaj i erdhi nga ineltelektualet demokrate dhe nga prijesit e shtreses se mesme te qyteteve e fshatrave. Lidhur me ngjarjet e vitit 1914 ai shkruan:”Asnje bej nuk e tradhetoi princin (Vidin)dhe çeshtjen e Shqiperise se lire.Siç kishin qendruar gjate 35 vjeteve, ata vazhduan t’i qendrojne besnike atdheut,lirise dhe çeshtjes kombetare, edhe pse ato binin ne kundershtim me interesat klasore te tyre.Ata qe duhej te ndryshonin ishin klasa e mesme dhe populli.”Aq e forte eshte kjo bindje e tij, sa edhe tradhetine e Esat Pashes,te cilen ne nje fare menyre e pranon, e justifikon me karakterin e prapsht te Esatit…Ndersa kur shkruan per beun me te mire te Shqiperise, per Ismail Qemal bej Vloren nuk i gjen dot anet e mira, por thekson mangesite dhe “,zhgenjimin”e tij…
Zhgenjimi i vertete i Ismail Qemalit ishin pikerisht bejleret.Siç shkruan mbesa e tij Nermin Vlora, perpara largimit nga jeta ai u tha njerezve me te afert te tij:”Klasa e bejlereve nuk ia doli dot. Shqiperia do te behet kur ta marrin ne dore njerezit e opinges”, me te cilet nenkuptonte njerezit e thjeshte,perfshire edhe miqte dhe besniket e tij me te mire, intekektualet e shtreses se mesme dhe prijesat e fshatrave e te krahinave.
Historia e mepasme vertetoi, pergjithesisht thenien e Ismail Qemalit dhe jo perfundimin e Eqerem beut.
LAVDI 28 NENTORIT.

About admin

x

Check Also

Merr “flakë” i gjithë Beogradi nga ajo që Albini tha në mediumin kroat për Vuçiqin dhe Putinin

20.12.2021 Në një intervistë për gazetën kroate, Vecernji List, kryeministri i Kosovës, ...