Home / Histori / KRYESIA E FAQES SHQIPTARE ”DIPLOAMCIA.DK”, DEL ME KËTË:  

KRYESIA E FAQES SHQIPTARE ”DIPLOAMCIA.DK”, DEL ME KËTË:  

Përshkrimi i fotografisë nuk është i disponueshëm.

 

KOMENT

Kopenhagë, 28.nëntor 2021

Është bërë kërkesë e fuqishme, jo vetëm e kohës së sotme; por edhe kërkesë e ardhmërisë sonë që, secili shqiptar atdhetar kudo që gjendet nëpër botë të veprojë në të gjitha fushat e jetës, me të gjitha forcat fizike dhe mendore për të sotmen e dhe të nesërmen e ndritur të Shqipërisë Etnike.
– Siç po dihet, -historia, ndaj nesh u tregua dhe po tregohet tejet e pamëshirë. Atmëmëdheu ynë së shpejti po i afrohet 109 vjetorit të pavarësisë së gjysmë-shtetit shqiptar; dhe, për të mos shkuar më tutje ndër shekuj, qe kaq vite po jeton si mos më zi, i ndarë dhe i shumëvuajtur në trojet e veta.
Gjatë shekujve u masakrua dhe u ricopëtua nga shtetet sllave fqinje, – këto ishin dhe mbetën armike të përbetuara ndaj nesh, ishin dhe mbetën të pangopura në orekset e tyre shoviniste, për ta gllabëruar Shqipërinë Etnike.
Por, kjo tragjedi nuk ngjau jo sepse, ato patën mëshirë; por populli ynë shekujve gjer në ditët tona qëndroi e po qëndron i patundur në përpjekjet për liri, përparim e ribashkim kombëtar.
-Po, me të drejtë dikush mund të pyet: ”Po, pasi paska bërë dhe po bën gjithë këtë qëndresë ky popull etnik në trojet e veta, përse gjer më sot nuk i paska arritur objektivat e tij madhore”?!
-Përgjigjigjen për këtë, është zor t´a japësh në një komenti ky në emër të redaksisë sonë; -për këtë duhen një mal me letra dhe kurdoherë duke i qëndruar besnik të vërtetës dhe vetëm të vërtetës.
Ne, kryesia e diplomacisë dk, do të përpiqemi t´i mbesim besnik idealit të madh të ribashkimit kombëtar; ne, jemi të vetëdijshëm se, ky ideal madhor nuk është e mundur të arrihet me ndonjë formulë magjike apo të arrihet aq shpejt sa që do të dëshironim ne dhe shumë ithtarë të kësaj ideje, me rrënjë shekullore.
Ne, konsiderojmë që, kjo dotë mund të arrihej me përpjekje të pandërprera në të gjitha fushë-betejat e jetës duke u ndeshur kurdoherë dhe kudo me të gjithë ata që kësaj ideje i japin ngjyrime të errëta duke shkuar më tej duke e konsideruar këtë si një objektivë të paarritshme, si romantike, si nacionaliste, si të tejkaluar për kohën e sotme dhe për të nesërmen; duke hedhur ”perin e peshkimit” gjetiu; kinse se kjo ide do të arrihet që kombi ynë paraprakisht duhet të bashkohet me Evropën e pastaj kjo objektivë ”ndoshta” do t´i duhej…
-Për më keq, viteve të fundit, e në veçanti pas tri luftërave çlirimtare që bëri kombi ynë në trojet e veta; -janë ngritur zëra ”teorikësh”, reaksionarë si: Nexhemdin Spahiu, Migjen Kelmendi, Halil Matoshi e të tjerë që iu kanë marrë kokat erë tradhtie; -që, kjo ndarje tragjike kombëtare të përligjet, të çelikoset duke e ndarë kombin tonë kinse, në ”komb kosovar”; -kinse, me një gjuhë ”tjetër” e bazuar vetëm sipas gegnishtes, me një flamur laraman të Ahtisarit; -e të pranuar nga klasa politike e dështuar e Kosovës dhe më tej!…
-Po, pse erdhën gjithë këto prapakthime në historinë tonë të re, -shtrohet pyetja tejet e arsyeshme.
Erdhën, sepse burimin e kanë tek të gjitha marrëveshjet ndërkombëtare, kundër-shqiptare : në Traktatin e Shën Stefanit, Kongresin e Berlinit, Mbledhjen e Versajit, Konferencën e Londrës I, në Londrën II, Parisin, Dejtonin, Rambujenë e deri te Pakoja e Ahtisarit, këtu shihen qartas dëmet që na janë bërë e po na bëhen nga faktori ndërkombëtar…
– Erdhën gjithashtu, sepse faktorët politikë shqiptarë kanë luajtur një diplomaci tejet defensive dhe servile ”aleatëve” apo miqve të heshtur të Serbisë dhe vendeve të tjera armike të shqiptarëve.
Ne, kryesia e diplomacisë dk, ishim dhe do të jemi kurdoherë zëri i fuqishëm i kërkesave gjithëkombëtare përkrah forcave përparimtare të cilat po përpiqen që ta çojnë përpara përparimin edhe Ribashkimin gjithëkombëtar, si Lëvizja Vetëvendosje dhe simotrat e saj kudo që janë dhe po veprojnë pandalshëm.
Tani, jemi në prag festave të mëdha kombëtare, 28 e 29 Nëntorit, përfitojmë nga rasti që, të gjithë shqiptarëve kudo që gjenden brenda dhe jashtë Shqipërisë Etnike, t´jua urojmë këto festa madhështore!

About admin

x

Check Also

Merr “flakë” i gjithë Beogradi nga ajo që Albini tha në mediumin kroat për Vuçiqin dhe Putinin

20.12.2021 Në një intervistë për gazetën kroate, Vecernji List, kryeministri i Kosovës, ...