Home / Histori / PËR RRËNJËT E PËRBASHKËTA PELLAZGE-ILIRE-TRAKE TË DISA POPUJVE, NGA KAUKAZI DERI TE ALPET, ME SHQIPTARËT E SOTËM NË QENDËR

PËR RRËNJËT E PËRBASHKËTA PELLAZGE-ILIRE-TRAKE TË DISA POPUJVE, NGA KAUKAZI DERI TE ALPET, ME SHQIPTARËT E SOTËM NË QENDËR

Shkeruan: Akademik Abdulla Mehmeti

(26. XI. 2021)

Një numër i madh i burimeve historike dëshmojnë për rrënjët e përbashkëta të popujve të sotëm, dikur fiset e lashta pellazge-ilire-trake, si dhe për hapësirën e gjerë të shtrirjes së tyre, nga brigjet jugore të Mesdheut, Gadishulli i Ilirisë deri në bjeshkët e Alpeve në perëndim; nga kurora e Kaukazit në lindje e deri në Gadishullin Iberik.

Përveç burimeve të shkruara, artefakteve arkeologjike, dëshmive gjuhësore dhe traditave të lashta pagane, sado që janë falsifikuar dhe shtrembëruar një pjesë e madhe e këtyre burimeve në shekujt e mëvonshëm, kanë mbetur ende nëpër kisha e manastire, në arkiva e muze të ndryshëm anekënd botës, në traditën e lashtë të këtyre popujve edhe simbolet e tyre, sidomos nga Mesjeta të përfshira në hieraldikë, simbolet, stemat dhe flamujt e këtyre shteteve e krahinave të ndryshme, që deri në ditën e sotme e kanë ruajtur këtë traditë.

Ndër këto simbole ka qenë edhe dhia dhe sidomos koka e saj me brirë, që haset edhe në përkrenaret e disa nga kryeheronjtë e racës pellazge-ilire-arbërore, nga mbretërit e lashtë ilirë, Leka i Madh i Maqedonisë dhe mbretërit e tjerë parardhës të tij, Pirrua i Epirit, Burrabista i shtetit të lashtë të Dakisë e Trakisë, Skënderbeu i Arbërisë etj.

Një kontribut modest në lidhje me këtë temë janë stemat dhe simbolet e disa krahinave dhe fiseve të lashta, që deri në ditët e sotme janë të pranishme në hieraldikën e disa shteteve, nga përtej Derit të Zi, nga krahina e Abhazisë në Guri (Gjeorgjinë e sotme), në Shqipëri, deri në Malet Alpe, në krahinën e Istrisë në Kroaci.

About admin

x

Check Also

Merr “flakë” i gjithë Beogradi nga ajo që Albini tha në mediumin kroat për Vuçiqin dhe Putinin

20.12.2021 Në një intervistë për gazetën kroate, Vecernji List, kryeministri i Kosovës, ...