Home / Lajme / NËSE VËRTET PO “MENDONI” PËR KËTË POPULL?!

NËSE VËRTET PO “MENDONI” PËR KËTË POPULL?!

(Skicê proteste,-aktuale)
Nëse ju qeveritarë, vërtet po “mendoni” për këtë popull, pse turpet dhe krimet; rreth nesh çdo ditë, po hedhin valle?!
Nëse vërtet po “mendoni” për popull, pse njerëzit po jetojnë me drojë  nga hajnat, mafiozët e sojnikë të tyre; sot të ndihen të pasigurt, vallë çfarë i pret e nesërmja?!
A po na thoni:
Nëse ju, vërtet po “mendoni” për popull,
Pse po lejohen monstrat me damka të livadhisin në vendin tonë; si në livadh të shkretë?!
Pse prej jush shpërblehen, me pak muaj apo vite “dënime” me burg?!
Pastaj, kur po dalin në liri, nuk po i sistemoni, kontrolloni, nuk po i punësoni; ashtu edhe ata/ato I shpëtoni, bashkë me viktimat e tyre; pse ju po bëni lëshime gjyqësore me vendime mortore?!
Pastaj, monstrat si në filmat horror, po i privojnë nga jeta breznitë tona; fëmijë, të rinj, burra e gra, pleq e plakat?!
Nëse ju, vërtet po “mendoni” për popull, a mund të na thoni “O të uruar,” nga pakujdesitë dhe dobësitë tuaja: sa krime si kjo e pionier engjëll Mateut; madje  kishim tragjedi edhe më të tmerrshme se kjo ; kur në një katund, u vranë 9 veta nga një lagje e shkretë; vetëm brenda ca minutash?!
-Sa  plagë keni hapur në zemrat e nënave shamizeza shqiptare të cilat jetojnë si të gjalla; vërtet gjallërojnë si të vdekura…
A mendoni sê paku një sek, se, ju jeni shkaktarët kryesor që, fëmijët e shpirtit, monstrat ua morën.
Nëse ju, vërtet po “mendoni” për popull, pse i mbyllni sytë para drejtësisë së plagosur për vdekje, nga shkelësit edhe të atyre ligjeve që, ju paskeni nxjerrë, si ligje të drejta e të posaçme, për popullin.
Nëse ju, vërtet po “mendoni” për popull,
a mund të na thoni, së paku një të vërtetë të hidhur pēr ne: pse kaq pamëshirshëm e degdiset rininë, brezin më vital dhe më të duhur për atdheun, rrugëve të botës në mërgim ?!
A e dini ju mor znj e ztr, pushtetarë dhe opozitarë, “demokratë” dhe “socialistë” e të tjerë se, mijëra mërgimtarë dhe mërgimtare shqiptarë dhe shqiptare po treten, po plagosen, po vriten, po dhunohen, po burgosen rrugëve dhe burgjeve të vendeve mike dhe armike, vetëm për mbijetesë?!!!
-E ju, me djersën dhe gjakun e popullit po bëni jetë luksoze, po talleni, duke u pasuruar jo me djersën tuaj, por krejt paligjshëm: me mashtrime, turpe dhe krime?!…
Nëse ju, vërtet”mendoni”për këtë popull të mençur, trim, punëtorë, që ju me cinizma po e keqpërdorni, jo si njerëz, por vetëm si mall dhe numra po e trajtoni;për votat tuaja, në çdo afatizim,
zgjedhjesh;gaboheni?!
Pse ja ulët vlerat, ia keqpërdorët besimin; ia plagosët krenarinë kombëtare, e keni katandisur si mos më keq këto 30 vite, “demo-kraci” më shumë se gjysmën e popullsisë e keni të revoltuar dhe në lypsarë?!..
Ikni nga kolltuqet që i keni kapur me
mashtrime e me dhunë, lërini shqipot dhe shqiponjat të  marrin frymë  lirshëm, tĕ jetojnë me punë, me çlirim, të kenë siguri rrugës në lagje, dhe në shtëpi; breznitë tona,të gëzojnë nder e lavdi të atdheut tonë të bukur, si motet, më parë.
19/11/2021

About admin

x

Check Also

Merr “flakë” i gjithë Beogradi nga ajo që Albini tha në mediumin kroat për Vuçiqin dhe Putinin

20.12.2021 Në një intervistë për gazetën kroate, Vecernji List, kryeministri i Kosovës, ...