Home / Opinion / Shumica e re!

Shumica e re!

Shkruan: Medai Shaholli 

Kalkulimet për të formuar shumicën e re parlamentare dhe qeveritare në ‘Severnën’ tonë këto ditë në zyrat e ndërtesës qeveritare po vazhdojnë me seriozitetin më të madh për të gjetur zgjidhjen e duhur, ku më në fund llogaritë japin këtë rezultat që ktheje nga ta kthesh, zgjidhja e vetme është Alternativa, një fraksion i xhonturqëve të dalë nga lëvizja Besa katër vite më parë, ku mesa duket ata po presin pas derës për të t’i zëvendësuar besëprerët e Bilit në qeverinë e re të koalicionit.

Alternativa këto ditë po bën ca naze ndaj ftesës së premierit Zajko që mos thonë mileti se, ja këta mezi kanë pritur të hyn në qeverinë e koalicionit edhe pse një javë më parë ngritën mocion mosbesimi për ta rrëzuar pikërisht qeverinë Zajko 2.

Alternantët mezi kanë pritur rastin për t’iu bashkuar këtij koalicioni dhe se mocioni i mosbesimit kaq qenë me sa duket sajesë për t’i nxjerr nga koalicioni besprerët e pabesë.

Sido që të jetë Alternantiva e Afrimllarit do jetë paterica që do ta mbajë në këmbë qeverinë e re të koalicionit shumëngjyrësh për disa kohë.

Deklarimi i deputeti Kastriot Rexhepi ( Një ‘Hamza Kastriot’ i kohës dhe një servil i SDSM me vepra dhe me zemër)se më 14 dhjetor do të marrim ftesë për hapjen e negociatave nuk është garanci e fortë se Bullgaria nuk do ta vendos veton në Bruksel për ta penguar ‘Severnën’ e Zajkos dhe trenin e saj për të arritur në Bruksel më 14 dhjetor.

Asnjë siguri dhe premtim nuk është marrë deri sot nga Bullgaria për 14 dhjetor, përkundër sinjaleve pozitive që vijnë nga Brukseli, ku njëzëri kontatojnë se të gjithë vendet anëtare veç Bullgarisë janë pro hapjes së negociatave me Shqipërinë dhe ‘Severnën’.

Mrekullitë edhe mund të të ndodhin që këtë radhë bullgarët të lëshojnë pe, me gjithë faktin dhe përvojën e hidhur në të kaluarën ku ‘Severna’ shpesh ka marrë me vete edhe Shqipërinë si peng në rrugën e gjatë të integrimeve europiane, ndaj edhe këtë radhë të mos gëzohemi para kohe.

Në rastin më të keq nëse ndodh sërish bllokada bullgare varësisht nga rrethanat e momentit sesi veprojë qeveria Zajko 3, do të japi dorëheqje përsëri dhe do shkojmë në zgjedhje të parakohshme apo do fajësojmë bullgarët për dashakeqë dhe hakmarrës që na ngelin në klasë çdo vit që aplikojmë për të hapur negociatat me BE?!

Ankthi i 14 dhjetorit për të parë gatishmërinë e bullgarëve pro vetos apo i heqjes dorë nga bllokimi, është një ndeshtrash që do t’i jap fund pritjes së madhe për t’i hapur negociatat me BE-në, si hap i parë drejt rrugës së gjatë për t’u anëtarësuar në këtë union të shteteve europiane.

Mund të jetë një ilustrim i 1 person

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...