Home / Opinion / FOLE MILINGONASH RREZIK

FOLE MILINGONASH RREZIK

Mund të jetë një imazh i 1 person, ambiente të brendshme dhe zyrë

Shkruan: Afrim Caka

Dekompozimi i llojeve psikologjike e kulturore. Dobësimi i nismës e vullnetit. Rënia e kohës sonë. Zhvillimi i egoizmit. Kështu pra, skëterra kishte filluar – shpërngulja dhe mekanizmat e arratisë dymilionëshe të shtetit tonë nga liria, një pakuptimësi në dukje, të cilët askush nuk mundte ta besonte. Shkatërrimi i kombit tonë përbën për këtë popull orën e rënies së tij.
Ndërhyrja e elementit votues përbën një nga mjetet më të suksesshme për ta arritur bastardimin e tij në kutit e votimit. Faktori kryesor i arratisë dhe rënies së popullit tonë është papërgjegjësia gjatë votimit dhe dobësimi i karakterit të tij para kutisë së votimit.
Reflektimet politike që u shfaqën gjatë qëndrimit përballë kutive të votimit. Zgjedhjet përfunduan. Arratia nga liria nuk ka fund. Prandaj “na vjen keq” për arsyetimet e cekëta të disa politikanëve dhe shumë votuese që kërkojnë asgjësimin e demokracisë dhe lirisë. Po qe se ata do të arrijnë jo rastësisht qëllimit të tyre, ky do të kishte qenë një sinjal i menjëhershëm për një “luftë të tmerrshme” politike e cila prapë se prapë do të na çonte në një centralizim të ri akoma më të rëndë se sa i pari.
Mekanizmi i parë i arratisë nga liria të cilin gjendemi, është prirja për të hequr dorë nga pavarësia e unit individual dhe shkrirja me dikë ose diçka jashtë vetes me qëllim për të përfituar nga fuqia e tjetrit, shefi i tij. Në rastet më ekstreme dhe ato janë të shumta – veç prirjeve për të zvogëluar veten dhe për t’iu nënshtruar arratisë, votuesi gjen tek vetja edhe prirjen për të dëmtuar veten dhe për ta bërë kombin të vuaj. Këta “përbindësha” në miniaturë gjuajnë njëri tjetrin.
Me analizën tonë kemi ardhur deri në periudhën aktuale dhe tani do të vijojmë të analizojmë domethënien psikologjike të arratise dhe kuptimit që i jepet lirisë pas zgjedhjeve në sistemet autoritare të partive në zhdukje dhe etja për pushtet në demokracinë tonë.
Dardania si një vend që doli vonë nga terri i historisë, mundet për këtë arsye huazonim shumë gjëra negative nga robëria paraardhëse. Por izolimi i thellë në të cilin gjendemi, siç mundonim deri pak kohë më parë, ne jetonim gjithmonë dhe origjinaliteti i çuditshëm i monumenteve të saj kohe që s’kanë asnjë ngjashmëri të dukshme me të gjitha ato që kishin ekzistuar para tyre, na bënë që për një kohë të gjatë të hedhim dritë mbi hipotezat për huazimet nga robëria, largimit nga liria. Sa herë votuesi hedhë voton bëhet viktimë e robërisë duke menduar për pushtetin e skllavërisë.
Kur votuesi i ri dhe i vjetër, në moshë të re apo të vjetër, është vështirë të thuhet se cilat janë tiparet më të dukshme të karakterit të tyre përballë çështje kombëtare, injoranca e pabesueshme për sa u përket njohurive, apo paturpësia cinike e gërshetuar me një qëndrim ndaj moralit që është tepër tronditës për një moshë kaq të re dhe kaq të vjetër.
Disa prej mekanizmave të arratisë kanë një rëndësi të madhe shoqërore; ato mund të gjenden në çdo lloj shkalle individësh të shënjuar nga shqetësime të rënda mendore dhe kulturore. Në këtë shkrim do të analizojmë vetëm ata votues që nuk paraqesin vlerë nga pikëpamja kulturore dhe kuptimi i të cilëve përbën një premisë të domosdoshme në analizimin psikologjik të dukurive shoqërore, të cilët do t’i trajtoni në këtë shkrim:
“Sistemit mendor dhe i demokracisë moderne për t’u arratisur nga liria”.
Votues të pagjumë të natës. Vetӫvrasja e lirisë është objektive apo subjektive. Por ndonëse votuesi ka arritur në një shkallë jashtëzakonisht të madhe të zotërimit të natyrës së vetë. Në pamje të jashtme, ata duken se shtyhen nga interesi vetjak, por në realitet, Uni i tyre është kthyer në një instrument për arritjen e qëllimeve të arratisë së Dardanisë dymilionëshe nga liria. Të bezdisur nga mizoria orientale.
E gjithë ky predikim për vetëflijim ndjek një qëllim të qartë – votuesit duhet nënshtroheshin dhe të përulen, nëse duan të sigurojnë etjen për pushtet të udhëheqësit të tyre dhe nëse duan që “ëndrra e elitave” të tyre të realizohet.
Nëse duam një të ardhme të sigurt, të begatë, të ndershme e njerëzore si të gjithë të tjerët, ne duhet ta fillojmë nga themelet. Por këto punë nuk bëhen duke e shkatërruar e hedhur në erë çdo votë, por duke përzgjedhur atë që duhet, si duket dhe me kujdesin e vëmendjen e duhur. Duke qëmtuar e veçuar me kujdes atë që është bërë dje që është e dobishme, na duhen njerëz të betuar që të shërbejnë me mbrojtjen e duhur ligjore e me pasion të përjetshëm detyrën e tyre. Ata votues që nuk duan të jetojnë me nder mund të ikin ku të duan, por ama ata që duan t’i shërbejnë shtetit -komb, duhet ta lidhin fatin e tyre me shtetin e me kombin.
Askush përveç votuesve shqiptarë nuk do ta bëjë këtë shtet-komb. Kombi shqiptar është një komb që nuk ka shpresë sot, por duhet kthyer shpresa, me çdo mënyrë e me çdo kusht për ta shmangur nga rruga e degjenerimit, e shkatërrimit dhe e skllavërisë. Në vend që të jetojmë në një burg gjigant, mund të jetojmë në një shtet normal me norma, ligje, rregulla, përgjegjësi para kutive të votimit, e moralin e duhur. Pavarësisht pikëpamjeve të kundërta, ky “çmitizim” ekziston ende, më mirë të them, duhet të ekzistonte pasi një vend pa nder e humb, herët apo vonë, lirinë dhe pavarësinë e tij.
Kjo që dëmton pa masë, edhe kur e shihnin që kjo po e dëmtonte popullin dhe shtetin. Shumica e votuesve është kaq fëmijërore në karakter dhe pikëpamje saqë mendimet dhe sjellja e votuesve i dedikohet nga ndjenjat e jo arsyeja kombëtare. Si duket nuk ka shtrirje të gjerë, zotëron vetëm nocionet negative dhe pozitive dhe dashurisë dhe të urrejtjes, të së drejtës dhe të së gabuarës, të vërtetës dhe të gënjeshtrës që nuk ngurrojnë të përzgjedhin një pavetëdije kombëtare.

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...