Home / Opinion / Znj. F. Xhema, përderisa ti komenton zhvillimet tona, ne kemi guxim dhe detyrim të kundërpërgjigjemi.

Znj. F. Xhema, përderisa ti komenton zhvillimet tona, ne kemi guxim dhe detyrim të kundërpërgjigjemi.

Shkruan: Remzi Hasani

 Ferizaj: 25 Tetor, 2021

Lexova reagimin tuaj dhe përsëri vendosa të kundërpërgjigjem.

Së pari unë kam emrin turk ose arab,

të trashëguar nga trungu familjar, por mendjen gjuhën dhe gjakun e kam shqiptar dhe për këtë arsye, ne po kremtojmë për atë shqiptarin e madh, që për gjysëm shekulli e ndërtoi dhe udhëhoqi Shqipërinë duke bërë kala të pamposhtur nga çdo ndërhyrje e brendshme dhe e jashtme.

Ju na akuzoni si lëpirës të këmbëve të urinosura të ish-pushtetarëve në Shqipëri siç thoni ju; për të përfituar ndonjë bursë apo vend pune, por unë ju përgjigjem se, kremtja për Enverin u mbajt në Ferizaj të Kosovës, nëse ti e di se ku ndodhet Ferizaji?

-Dhe, se unë bursin dhe vendin e punës i kam marr në Kosovë nga Tito dhe titistët, kundër të cilëve kam demostruar nga viti ‘81 e deri në mbarim të luftës së UҪK-së, e sa u përket atyre këmbëve të uriosura keni pasur mundësi t’i keni lëpirë ju.

-Ju kujtoj se kur filloi lufta në Maqedoni në vitin 2001, Kadare deklaroi se luftën po e bëjnë këlyshët e Enverit, më kujtohet kur një analist nga Shqipëria, Kadaresë ju kundërpërgjigj: edhe ti ke qenë këlysh i Everit, veçse ndryshe nga këlyshët e tjerë ti zingjirin e ke pas të zgjidhur dhe ke lehë nëpër tërë qytetin.

-Tash që u mbaroi frika, po bëni përpjekje që të përbuzni tërë të kaluarën, sikur ajo të ishte produkt i jashtëtokësorëve.

Për pesë dekada mburreshi me Enverin, sot, kur nga ai përpos krenarisë nuk fitoni me të pasuri, gjoja po turpëroheni me të, e ku ta dijmë ne; nëse dje ose sot e kishit mirë, por një gjë po e dijmë me siguri se jeni njerëz të sëmurë dhe me degradim ekstrem moral.

-Për ata emra që ju thoni se unë i përmenda e ju për ta nuk keni njohuri, po ju informoj se, Spasoje Gjakoviqi ka udhëhequr shërbimin sekret jugosllav,-OSNA.

Pas vitit 1948 Tito në Mavrovë të Maqedonisë ka urdhëruar të krijohet qendra për demaskimin e Shqipërisë dhe Enver Hoxhës.

Mua, sot më ngjallë neveri fakti se; pse atëherë S.Gjakoviqi i ka paguar njerëzit për të vepruar kundër Shqipërisë dhe Enverit e këtë shërbim, sot ju dhe të tjerë si ju, po e bëni akoma më fuqishëm kundër vendit tuaj, pa pagesë.

-Personalisht, ta respektoj të drejtën e privatësisë, por të përkujtoj se shteti, kombi dhe historia e lavdishme e tij nuk janë në pronësi e askujt veç e veç, por thesar i një kombi të tërë.

Keni kërkuar vdekjen tonë për të ardhur ditë të bardha, por nuk kam pritur që me një goditje të vetme do të shtrihesh për dhe.

/ Pjesa e dytë/

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...