Shkruan Prof.Dr.Abdulla Mehmeti

Paradokse të botës shqiptare

PSE SHQIPTARËT JANË KAQ TË PRIRUR PËR T’U MASHTRUAR?!

Mjafton të shpërndahet një shkrim pa emrin e autorit dhe t’i shtohet nga redaksitë e portaleve një bisht në titull, siç është në këtë rast termi “Shqipëria e Madhe”, një sajesë e proapgandës serbe, që shkrimi im të shpërndahet, pëlqehet, lexohet dhe komentohet nga mijëra lexues, ndërsa shkrimin origjinal, lexuesit e kalojnë në heshtje, shumica pa e lexuar dhe komentuar, sado që ta thotë një të vërtetë, qoftë edhe për interesin kombëtar të shqiptarëve.

Çështja është: a jemi popull me prirje kaq destruktive, apo kaq lehtë mashtrohemi e bëhemi vegla të progandave të huaja, mjafton që helmin të na e japin të mbështjellë me sheqer!

Në vazhdim, lexojeni shkrimin tim origjinal, të publikuar në muajin mars të vitit 2018 dhe shikojeni numrin e lexuesve, komenteve dhe shpërndarjet e shkrimit të njëjtë gjatë muajve të fundit të vitit 2021 (3 vjet më vonë), me një bisht të shtuar në titull, me “Shqipërinë e Madhe” të propandës serbe!

Çfarë mjerimi!

(24. X. 2021)

* * *

Abdulla Mehmeti

EMRI „MAQEDONIA VERIORE“, NJË HAP DREJT NDRYSHIMIT TË KUFIJVE NË RAJON

Imponimi i emrit të shtetit „Maqedonia Veriore“ nga diplomacia ndërkombëtare nënkupton nevojën për ribashkimin e natyrshëm të kësaj pjese të rajonit gjeografik të Maqedonisë, në të ardhmen, me pjesën tjetër të „Maqedonisë Jugore“, me kryeqytet Selanikun.

Nëse faktori ndërkombëtar ia imponon shtetit të sotëm të Maqedonisë si zgjidhje emrin „Maqedonia Veriore“, me këtë e rikthen në agjendën e diplomacisë së fshehtë ndërkombëtare çështjen e mbyllur të ndarjes dhe copëtimit me dhunë të Maqedonisë, jo për t’i përmirësuar gabimet historike të së kaluarës, por për interesa aktuale gjeostrategjike dhe gjeopolitike, për përmirësimin e gabimit të mëhershëm me krijimin e shtetit të Maqedonisë „jugosllave“ në kohë të gabuar (1944) dhe në territor të gabuar, me pjesën më të madhe të territorit të shteti në trojet etnike historike dhe aktuale shqiptare, të pushtuara nga shtetet fqinje pas vitit 1913.

Diplomacia ndërkombëtare nuk do të gjejë shpjegime në të ardhmen pse e toloroi në heshtje krimin kundër njerëzimit, pastrimin e madh etnik, shkëmbimin e banorëve mes shteteve fqinje, shpërnguljen me dhunë dhe ndryshimin e përbërjes etnike në masën mbi 50%, në rajonin gjeografik të Maqedonisë pas viteve, 1913, 1919, 1923, 1938, pas vitit 1945 dhe në mënyrë sistematike më vonë.

Rajoni gjeografik i Maqedonisë, nga Mali Sharr, Fusha e Pellagonisë e deri në Detin Egje, nga periudha më e lashtë që njeh historia e njerëzimit e deri pas rënies së Perandorisë Osmane, ka qenë i dominuar nga popullsia ilire-arbërore-shqiptare autoktone, ku kanë jetuar në përqindje më të vogël edhe grekë, vllehë, hebrej, sllavë, turq dhe të tjerë.

(22 mars 2018)

/ Mar nga FCB/

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...