Home / Të ndryshme / PËRBALLË ENVER HOXHËS!

PËRBALLË ENVER HOXHËS!

Shkruan: Fadil Shyti
(Poezi e ribotuar)
Enver Madhështorin,-Shqiptar!
Vetëm njëherë e kam parë,
E kisha afër, më pak se 100 hapa!
Dielli rrezonte, Tiranën, shkëlqesi,-freski!
Në stadiumin me emrin e flakadanit, Qemal Stafa !
Bukuritë e jetës, -atë ditë i pashë,
Madhështorin, kur me grusht e përshëndeta!
Në zemër Enverin, -si një copë DIELL e mora!
Më bëhej se Qiellin, në vjeshtën e kuqe ´79!
Me duar përqafoja,-me shpirt e kapa!
Kaluan vite me katrahura, rrebeshe historike,
Të ngarkuara me hallet shekullore…
Kurdoherë, kam qëndruar enverian!
Me idealet e shenjta liridone,
Vertikalisht, do të qëndroj, Granit,
-I pathyeshëm prore,- i vendosur gjer në Fitore!…
18 tetor, 2013

…DHE PAPRITUR ?!

Njerëzit, ecnin të shkujdesur, të qetë.
Një uturimë aeroplani, në qiellin blu,
Sokëlliu, lemeritshëm,-fuqishëm?!!!…
Papritur, e theu qetësinë.
Veç sa përfundoi një Konferencë Ndërkombëtare, tutje-tëhu…?!!!
Bota po zien, larmishëm, stuhishëm,
Popuj, të jeni vigjilentë, për lirinē!

13 Tetor, 2021

ÇUDI?!
Shelgjet, marrin hov furishëm,
Me rrënjët në këneta, 
Çudi?! Aspak, s’i pengon,
Aromë e pistë, nga kundërmuese jeta?!

18 Tetor, 2021

BEFASI?!
Sa tërheqëse duket, kjo larmi ngjyrash,
Në qetësinë e bukur natyrore,
Pa të provojmë, të ndeshemi,
Po, me këtë natyrë, të egërsuar:
Do ta kuptojmë më tej, sa është mizore.

19 Tetor, 2021

TRADHËTI SA E NDYRË JE?!

Me të gjitha lakmitë e poshtra,
“Njeriu”; turpërohet,-koritet!…
Po, për tradhêti kombëtare,
Në kupolën e jashtëqitjes,
-Përjetêsisht, “ngritet”!…
Më e keqe, se tradhëtia,
Jo, s’ka asgjë mbi dhe!…
Në humnerë të saj, bie Babëzi Gjakprishuri, që s’ka fytyrë,
Kur plancin e tij, e kujton atdhe…

20 Tetor, 2021

SHQIPËRIA NË DY SISTEME?!
Ishte epokë e ndritur,
E luftës, e punës, e nderit,
Epoka heroike shqiptare dhe njerëzore,
E, BACË ENVERIT!
Epokë, vërtet lirie,-e ndritur;
Ishte, koha e socializmit,
Kohë, tmerrsisht errësie,
Është, kohë e kapitalizmit.

21 Tetor, 2021

TIPOLOGJI?!…

E varfër është, koka idiote-për mbarësi.

E pasur është, koka-kote; për marrëzi?!
E, pa shqiptari, e, pa njerëzi!
Konstatoj, nga përvojë e hidhur me faqezinjtë…
21 Tetor, 2021

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...