Home / Opinion / Bilushi dhe efendi Adnani, dy luftëtarët nga Llërca protagonistë në betejën e Pollogut!

Bilushi dhe efendi Adnani, dy luftëtarët nga Llërca protagonistë në betejën e Pollogut!

Nuk ka asnjë përshkrim të disponueshëm

Shkruan:  Medai Shaholli

(qyfyre elektorale)

Dy llërcalinj besëprerë, Bilushi i vogël dhe efendi Adnani, njëri kryebesatar dhe tjetri sekretar tashmë i konvertuar në politikan, në ‘betejën’ e Pollogut për zgjedhjet lokale të 17 tetorit, kanë ‘ngjeshur’ në brez koburet dhe jataganët me synimin për rrëzuar nga froni Teutën e DUI-t, duke shpresuar shumë te turkomanët e kasabasë, për ta ‘zaptuar’ në këtë betejë kasabanë e (Kalkandelen) Tetovës e për t’ia dhuruar si ‘peshqesh Mbretërisë së ëndërruar të Padishahut’.
Tabori i besatarëve xhonturqë sipas kronistëve të kësaj ‘beteje’ në vendngjarje, thonë se sot në mëngjes herët ata janë pozicionuar në hyrje të Zhelinës me synimin e mësymjes drejt kasabasë në përfundim të ditës, me shpresën e fitores në mendje dhe në zemër, duke u falur për një përmbyllje të garës në favorin e tyre që në turin e parë.
Nga ana tjetër kemi taborin kozmopolitanëve integristë të Ali Ahmetit, të cilët kanë shtrënguar radhët brenda kasabasë me qëllimin e vetëm, ruajtjen e fronit dhe rifitimin e kësaj beteje me komandanten e taborit të tyre ‘mbretëreshën Teuta’.
Ndërsa thaçistët e PDSH-së në këtë përballje për ekzitencë, janë ngujuar në kalanë e Tetovës dhe se presin vetëm urdhërin e komandantit për sulm kundër gjithsecilit që rrezikon karriget e atyre dy a tri vende këshilltarësh në këshillin e ri komunal për mos t’u zhdukur nga skena politike.
Beteja për Tetovën parashihet e vështirë ku veç kundër xhonturqëve integristët e Ali Ahmetit duhet të përballen në këtë betejë edhe kundër pseudonacionalistëve aleancistë të Selës, me komandantin e batalionit Vullnetin e stresuar, ata janë pozicionuar përballë tyre brenda kasabasë, ku të dya palët qëndrojnë të palëkundur nëpër llogore dhe thonë se do ta fitojmë këtë betejë.
Në orët e pasditës tabori i xhonturqëve do të shohin se nuk e thyen dot frontin si një nga barrierat e pakapërcyeshme të paralagjes së ‘monopolit’, ku integristët do të qëndrojnë fortë në instikamet e tyre të ndihmuar edhe nga çeta vullnetarësh qylaxhinj dhe mercenarë me pagesë, megjithëse ‘Padishahu’ ka derdhur ‘alltën e dukat’ për xhonturqit e Bilit, por ata nuk do të kalojnë.
‘No pasaran’ që në turin e parë dhe debakël në këtë betejë të madhe për kreun e komunës, xhonturqit besëprerë të humbur dhe pa shpresë ata në fund të ditës do të dalin nga istikamet, të dorëzuar para votuesve integristë e aleancistë, me bishtin ndër shalë, të sfilitur dhe të shpartalluar.
Me të përfunduar turi i parë xhonturqit e Bilit do të trajtohen si robër lufte, të cilët në këtë ‘ndeshtrash’ të garës pakompromis, do ta nënshkruajnë kapitullimin dhe më vonë do të angazhohen për të ‘plagosurit’ dhe për pasojat e betejës së parë.
Nëse do ketë betejë të dytë pas dy javësh ahere do të ngelin në këtë fushëbetejë kozmopolitanët integristë dhe pseudonacionalistët e Aleancës, një betejë e vështirë gjithsesi ku grykësit e pangopur për pushtet integristë e DUI-t, kanë një avantazh të vogël në këtë tur të dytë, sepse taborit të tyre do t’i bashkohet çeta e partizanëve të Zajkos dhe thaçistët e shpartalluar, që do t’i japin fitoren e shumë kërkuar kryekomunares aktuale.
Të gjithë kronistët e ‘akredituar’ në këtë betejë mes shumë mundësive dhe kalkulimeve të rastit i japin avantazhin në këtë betejë Teutës së DUI-t.
Gjithsesi, le të shohim pas dy javësh fituesin e kësaj gare të mundimshme që do triumfojë për fronin të kryekomunarit apo kryekomunares!

Mund të jetë një imazh i 2 persona dhe njerëz në këmbë

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...