Home / Histori / ENVER HOXHA LINDI PËR POPULLIN  DHE ATDHEUN

ENVER HOXHA LINDI PËR POPULLIN  DHE ATDHEUN

Mund të jetë një imazh i 5 persona, njerëz në këmbë dhe ambiente të jashtme

Shkruan: Qemal Cicollari

 Tiran. 16 Tetor, 2021

Partia Komuniste e Shqipërisë , sot më  16 Tetor 2021 me rastin e 113 vjetorit të ditëlindjes së Enver Hoxhës, bëri homazhe pranë vendprehjes së tij në Tiranë .

 Në emër të PKSH u vendos një kurorë me lule pranë varrit të Enver Hoxhës, nga unë me cilësinë e kryetarit të PKSH dhe Sekretari I K Q tê PKSH shoku, Petrit Kendezi .

Enver Hoxha ka meritën historike si themelues e udhëheqës I Partisë Komuniste të Shqiperisë, për afro gjysëm shekulli, e cila udhëhoqi popullin shqiptar në luftën për liri e socializëm.

Enver Hoxha ka meritën historike si udhëheqës I madh e strateg I shquar I epopese legjendare të Luftës Antifashiste Nacionalclirimtare (Revolucionit anti-imperialist e demokratik ) kundër pushtueseve fashistë italo- gjermanë dhe tradhetarëve tê atdheut ballisto – zogistë, e cila çoi në çlirimin e Shqiperisë e fitoren e revolucionit popullor.

Enver Hoxha ka meritën historike si udheheqēs I madh e arqitekt gjenial i epokës madhështore të socializmit e komunizmit në Shqiperi, për afro gjysëm shekulli.

 Në kohën e Socializmit e Enver Hoxhës :

 – pushtetin politik e kishte në dorë klasa punëtore në aleancë me fshatarësinë punonjëse, populli,;

   – mjetet e prodhimit (fabrikat , uzinat , kombinatet, hidrocentralet, toka etj ) ishin pronë e popullit .

   Në kohën e Socializmit e Enver Hoxhës:

 – u zhduk prona private dhe bashkë me të edhe klasa shfrytëzuese feudo – borgjeze;

   – u zhduk shtypja e shfrytëzimi i njeriut prej njeriut.

   Në kohën e Socializmit dhe Enver Hoxhës:

 – siguria e jetës sē qytetarëve ishte e garantuar;

 – nuk njihej fenomeni I papunësisë, puna ishte e garantuar pēr çdo punonjës;

 – arsimi ishte falas;

  – shëndetësia ishte falas;

  – u zhdukën taksat e tatimet për popullin etj, etj .

   Në kohën e Socializmit e Enver Hoxhës:

   – nuk kishte korrupsion;

   – nuk kishte krim të organizuar;

   – nuk kishte drogë;

    – nuk kishte prostitution;

    – nuk kishte trafiqe etj, etj .

Në kohën e Socializmit e Enver Hoxhës:

Shqipëria Socialiste ishte një vend plotësisht i lirë e i pavarur, dhe jo si sot në kapitalizëm ku Shqipëria është shndërruar në një vend kolonial i imperializmit euro – amerikan.

Enver Hoxha luftoi gjithë jetën për bashkimin kombëtar të Shqiperisë me Kosovën e trojet e tjera shqiptare, të ndara padrejtesisht nga fuqitë e mëdha imperialiste. Ai, është figura më e madhe kombētare.

Enver Hoxha ishte figura me e madhe e levizjes komuniste botërore të kohës së tij Ai, radhitet denjësisht pas Marksit , Engelsit, Leninit e Stalinit.

Enver Hoxha për të gjitha këto merita historike është figura më e madhe historike e popullit shqiptar.

LAVDI 113 VJETORIT TË DITËLINDJES SË ENVER HOXHËS!

LAVDI NË SHEKUJ JETËS E VEPRËS SË LAVDISHME TË ENVERIT TË MADH!

RROFTË PARTIA KOMUNISTE E SHQIPËRISË!

About admin

x

Check Also

Profesori amerikan: Dialogu me qëllim primar krijimin e Asociacionin vetëm sa i përkeqëson gjërat

Prof. David B. Kanin Lajmi i mirë për të ashtuquajturin dialog të ...