Home / Histori / – Stradiotët Shqiptarë në Spanjë.

– Stradiotët Shqiptarë në Spanjë.

Mund të jetë një imazh i 1 person
Ku s’kanë shkuar e luftuar Stradiotët Shqiptarë, madje deri në Spanjë! Jose Floristan përshkruan shkurt aventurat e disa prej këtyre familjeve të detyruara të largohen nga Arbëria prej kthetrave otomane.
I. Familja Alambrezi
Me origjinë nga Berati, përmenden për herë të parë në vitin 1536 në një dokument të Këshillit Shtetëror. Pesë Alambrezë, Nika, Deda, Joani, Gjergji dhe Gjomo. Prej veprave të kësaj familjeje në shërbim të spikat vetëm prania e Pedro Alambrezit në betejën Lepantos. Në këtë kohë Pedro Alambrezi i kish hedhur tutje armët e kish veshur veladonin e priftit ortodoks. Djemtë e tij shërbyen në kavalerinë e Siçilisë.
II. Familja Basta
Vjen i përmendur Pjetër Basta, që pat luftuar për Italinë në shërbim të mbretit të Francës, më pas shkoi në Venedik dhe vdiq në mbrojtje të Breshias. Me origjinë nga Epiri, në kufi me Greqinë. Më pas, njëfarë Dhimitër Basta që në vitin 1608 mbërrin në Napoli së bashku me Gjin Klosin e Lukovës, me një letër nga peshkopi i Delvinës dhe i Himarës. Nga kjo familje spikasin vetëm portreti i Gjergj Bastës dhe jeta e tij plot ndodhi. Mëpastaj vijnë të tjerë, Teodor e e Pedro Basta, Joan dhe Nikolla.
III. Familja Këpucëmadhi (Capuzzimadi)
Aleks Këpucëmadhi, Anton Komin Këpucëmadhi dhe Dhimitri, janë ata që përmenden në shërbimet e tyre të ndryshme. Pjetër Këpucëmadhi përmendet si pjesë e një kompanie ushtarësh të dukës Urbino në betejën e Lepantos kundër otomanëve. Gjergji i kësaj familjeje vdiq në sherbim të kurorës spanjolle.
Ja ku i nxorrëm dhe disa copëza interesante për historinë tonë nga punimi i Floristanit. Stradiotët luftuan e vdiqën, në këmbim morën pagën e mercenarit. U vunë në shërbim të vendeve të huaja. Sikur të ishin bashkuar për t’a rimarrë mëmëdhenë! Nëse do e bënin, me shumë siguri që do të vdisnin dhe emrat e tyre nuk do i mbante mend kush. Sa e sa emra janë të mbuluar nga terri i historisë! Ky është fati i një vendi të shkelur nga perandori të panumërta.
Përtej këtij kurioziteti historik, na mbetet t’i vëmë gishtin kokës për t’a shfarosur fenomenin e stradiotëve modernë që bëjnë po të njejtën gjë por jo nga halli i një perandoria gjakatare që u troket në derë të vatanit. E bëjnë nga qejfi, dhe u buron nga zbrazëtia vetjake. Nga ai hon i thellë shpirtëror që i shtyn të shesin gjithçka e të mos kenë asgjë të shenjtë.
(Për referencë është marrë “Estradiotes albaneses al servicio de los Austrias espanoles; familias Alambresi, Basta, Cappuzimadi” nga Jose M. Floristan. Botuar në Shejzat Janar-Qershor 1-2)
/marrë nga fcb/

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...