Home / Opinion / KUR TË VRET POLITIKA E GABUAR ME TË GJITHA VRAZHDËSITË E SAJ

KUR TË VRET POLITIKA E GABUAR ME TË GJITHA VRAZHDËSITË E SAJ

Mund të jetë një imazh i Afrim Caka

Shkruan:  Afrim Caka

Nëpër rruget e qytetit tim takoj bashkëatdhetarë të mbushur plot ëndrra për të ardhmen e mirë “e humbur”…

Logjika dhe psikologjia e grupimeve e njerëzve të korruptuar… Kjo përmblidhet në thënien që logjika e jonë është e deformuar!

Pa dyshim!!!

Kriza ekonomike e gjysmës së viteve 1999 dhe 2020 paraqet pikën e ndërprerjes së dy proceseve të pabarabarta: ngjitja e disa partive në zhvillim dhe fillimi i rënies së një partie të pazhvilluar politikishtë. Rënia relative, sigurisht, por sidoqoftë rënie, në fund të së cilës supremacia e fuqive e partive të vjetra është përcaktuar të zhduket…

Kthimi i partive në skenen publike fillon rreth këtij njëzetvjeçari, si në vendet të pazhvilluara ashtu edhe në vendet e prapambetura politikisht dhe ekonomikishtë. Konteksti specifik i secilës parti është natyrisht i ndryshëm, por në kontekstin filozofik e politik mund të jetë i ndryshëm. Ngjitja apo rënia e disa partive të tjera sigurisht që janë dy fenomene drejtërdrejt jo të ngjashme, por janë sidoqoftë të ndërvarura ngushtësisht me militantët e tyre radikal. Dhe, në rafshin e imlikimeve të tyre fetare, shkaktojnë të njëjtin efekt destabilizues:

“Si në partit të votuara ashtu edhe në ato të pavotuara rrisin përqindjen e mjerimit real në shoqëri”.

Sa herë e urrej, urrej pjesën e vdekur të partive të cilat janë shndërruar në premiera teatrore injorantësh e shumë parakalimesh puthadorësh, sa herë dashuroj, dashuroj pjesën e gjallë të partive që mendojnë dhe veprojnë me vlera kombëtare. Përmbahuni nga veprimet e pamatura me pasoja të paparashikuara për të ardhmen e kombit.

Si mund t’i bëjmë ballë kësaj diagnoze të sëmundjes dardane. Në Dardani sëmundja e vullnetit puthadorësh është shpërndarë në menyrë jo të një trajtëshme: shfaqet më shumë e larmishme atje ku kultura korruptive ka hedhur rrënjë prej shumë kohësh. Prandaj, ashtu si mund të kuptohet me lehtësi dhe të preket me dorë çdo orë, çdo ditë, çdo javë e çdo vitë, gjërat janë kështu në Dardaninë e sotme, ku vullneti është i sëmurë rëndë; dhe Dardania, e cila gjithmon ka pasur një aftësi prej mjeshtri për të shndërruar edhe përmbysjet politike, tregon pikërisht sot, me zgjedhjet e reja, epërsinë e saj kulturore për ta luftuar krimin e organizuar.

Në partit e mbi votuara lypset të rexhistrohet një faktor tjetër, që i duhet shtuar rëndimit të mjerimit real – përball dobësimit të rolit të shtetit, individët qofshin me mjekrra apo pa të i perceptojnë gjithnjë të rolit të shtetit, drejtësisë , individët e tillë përceptojnë gjithnjë në shtetin sekular gjithnjë e më shumë fenë, veshjet arabe, ferexhe e shami si të përjetëshme.

Varianti tjetër i primordializmit lidhet me ringjalljen e paqendrueshmërisë gjatë kohëve të fundit. Sipas këtij këndvështrimi, partitë dhe kombi janë “të natyrshme”, sepse janë zgjatime të grupeve farefisnore, që janë përzgjedhur nga nepotizmi e reciprociteti dhe ngjashmëria kulturore trajtohen si një riprodhim gjenetik me anë të grupeve gjithëpërfshirëse farefisnore që e kanë hedhur anunimatin e tyre në kutit e votimit.

Në këtë sistem hynë gjithashtu “kërcënimi dhe politika” dhe deri tek mashtruesi dhe laviret, në përputhje me ligjësitë vetjake imanente të profesionit të tyre. Duke e rindezë këtë flakë, ky është qëllimi veprimi të tyre irracionale, të cilët mund dhe do të kenë vetëm vlerën e shembullit të ligjësisë.

Pse jo të mos vazhdojmë më tej me tezat antikorruptive. Dardania e jonë e sotme, teatri i një eksprimenti të pakuptim i një përzierjeje rrënjësore, të klasave politike dhe për pasojë të partive, është një skeptike në të gjitha nivelet e thellësisë dhe të lartësisë së papërgjegjesisë ndaj shtetit e kombit, herë – herë me atë skepticizëm të lëvizshëm që kërcen me padurim dhe pa turp nnga njera degë në tjetrën, herë – herë me atë zymtësi si një re e ngarkuar me pikëpyetje dhe shpesh të ngopur deri në vdekjen e vet liderit të asja partije!

Paralizë e vullnetit për ta luftuar atë: “Ku nuk nuk gjendet ulur sot ky gjymtim në trojet shqiptare”.

Një tentativë mallkimi, sepse forcat e tyre për t’u mbrojtur dhe synimi i tyre për ta fshirë këtë dardani i tejkalon kufijtë e normalë. Një kënaqësi për errësirë, për horizontin që kufizon edhe lirin, një pohim dhe thënie mirëseardhëse paditurisë – dhe gjëja bëhet më shumë e dukshme me jetëgjatësinë e sëmundjes”.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...