Home / Opinion / DHE NJË DËSHMOR JU SHTUA ATDHEUT

DHE NJË DËSHMOR JU SHTUA ATDHEUT

/Kushtuar Nënkomisarit Saimir Hoxha/
E heshtur qëndron një nënë krenare,
mes lotësh e shiut që sot s’u ndal fare!
Të birin në arkmortë ajo po e vajton,
përqafimet e fundit trimit ja dhuron!
Pa më thuaj ti o zot, vallë si duron,
këto padrejtësi në Shqipëri kur i shikon!
Nisesh për në punë e në varr përfundon,
nga krimi i babëzitur që çdo ditë lulëzon!
Ku po shkon kjo botë e çoroditur e marrë,
ç’do pëllëmbë toke me gjak është larë!
Në murin e kujtesës sot një yll u nderua,
një dëshmor i atdheut në paqe ju shtua !
Nuk jemi në luftë me armiq e të tjerë,
po na i vret pokitika e krimi ordiner!
Oficer Sajmir Hoxha kaloj në përjetësi
dhe një zbatues i ligjit la pas dy fëmi!
Edhe sa o zot do të zgjasë ky tranzicion,
se dëshmor në paqe si duhen vendit tonë!
Dhe sa fëmijë të tjerë do të mbesin jetim,
deri sa të zgjohemi e ta bëjmë Shqipërinë!
——————————————–
Genc Sefa-Lushnja. Luftëtar i lirisë! 🦅🇦🇱
Mund të jetë një imazh i 1 person
Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe monument

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...