Home / Të ndryshme / KËNGA PËR ASTRIT SULIN

KËNGA PËR ASTRIT SULIN

Mund të jetë një imazh bardhezi i Arflet Selmani

Prof. Arflet  Selmani

Kënga jonë për Astrit Sulin, është këngë e kënduar nga thellësia e zemrës dhe e shpirtit.
Gjatë këndimin përjetuam emocione të thella, njëjtë si kur këndon vëllau për vëllain e tij.
Gjaku ujë nuk bëhet, ne jemi vëllezër shqiptarë të një gjaku dhe nuk ka mundësi të mos kemi përjetime të tilla.
Astrit Suli në lulen e rinisë e fali jetën për Atdhe, e ne thjeshtë falëm disa ditë punë për ta bërë këtë këngë që e meriton pa asnjë dyshim.
Pra, puna jonë është një zero në krahasim me veprën e Astritit.
Kemi dëgjuar disaherë se; shumë të ashtuquajtur artist të “mëdhenj” të kombit e me famë të madhe, shumë familjeve të dëshmorëve ju kanë kërkuar edhe para për t’u bërë këngë djemve ose vajzave të tyre që ranë në fushë të nderit për lirinë e atdheut.
Pa pas nevojë të përmenden me emra të gjithë ata persona, por kushdo qoftë turp i qoftë. Dëshmorët e kanë paguar me gjakun e tyre çdo gjë dhe ata meritojnë të kujtohen e nderohen brez pas brezi sa të kemi gjak shqiptari mbi dhe.
Të njëjtat emocione i përjetuam kur morëm telefonata dhe mesazhe përgëzimi nga vëllezërit Bledi Suli Agim Suli dhe motra e Astritit Mimoza Suli, e cila mes shumë fjalëve të tjera të mira që na tha, njëra na mbeti në mendje e zemër. Ajo tha: që tani kam edhe dy vëllezër të tjerë e ata jeni ju Vëll.Selmani.
A ka krenari më të madhe se kjo kur dikush të konsideron dhe të barazon me vëllezërit e saj apo të tij?!
Për Besën Shqiptare nuk ka.
A ka çmim që e paguan këtë lloj krenarie?
Nuk ka.

Lavdi dëshmorit të Kombit Astrit Suli, dhe të gjithë atyre që ranë për të mos vdekur kurrë. Faleminderit shumë Genc Sefa-Lushnja për tekstin e këngës, që vetëm një atdhetar si ju apo një njeri që ia di çmimin lirisë dhe luftës për atdhe shkruan vargje të tilla!

Vëllezërit Selmani- Këngë për dëshmorin Astrit Suli
Dy vllezërit  Arflet Fatlind Selmani
YOUTUBE.COM
Vëllezërit Selmani- Këngë për dëshmorin Astrit Suli
https://smarturl.it/SubscribeusElsa Production – https://smarturl.it/ElsaProduction+383 45 697 222elsaproduction@outlook.com©2021 Elsa Production. All Rights…

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...