Home / Opinion / PËRSE KLERIKËT FETARË NUK MUND TË JENË NDRYSHE…

PËRSE KLERIKËT FETARË NUK MUND TË JENË NDRYSHE…

Mund të jetë një imazh i Afrim Caka

Shkruan:Afrim Caka

“Nuk kam nevojë për një zot; që nuk ushqen një fëmijë të uritur sot, por premton sipas hoxhallarëve parajsë për të vdekurit nesër!

“Nëse njerëzit, të cilët krijojnë një xhami, apo një kishë dhe ata që lexojnë libra të vjetër fetarë, kanë nivel të ulët e primitiv të kulturës leximore e shkrimore, ata nuk çajnë kokën për mjete të realizmit të këtij qëllimi politiko-fetar, i cili në këto raste arrihet për mes deformimeve të hapura fetare. Ky nivel primitiv i kulturës fetare, kategorit morale i përjashtojn, humanizmin e shpall “persona non grata” ndërsa racionalitetin e vret, siç e vret njerëzit e vet në tempujtë fetarë të errësirës”.

Cila është natyra e mendjes së klerikëve fetarë? Përse mendja e tyre nuk ushqehet me informacione shkencore, por me dogma fetare. Hoxhallarët jetojnë pafundësisht pa kthjellime – ja ku qendron rreziku. Për sa e mbajnë mend veten e tyre, në kokën e tyre vërviten, gjithë kohën, mendimet se si t’i mashtrojnë besimtarët. Ku është burimi i klerikëve fetarë? Ndoshta, rrënja e mendjes nuk është në qetësinë absolute, në të cilën mendja shkrihet, kur ata nuk janë pranë Perëndisë? Nuk është për t’u çuditur aspak që njerëzit e fesë janë gjithmonë të orientuar drejt të kaluarës, sepse është e vetmja gjë që kanë.

Ju klerikët fetarë bëhuni të ndërgjegjshëm, mos kërkoni të zhvilloni gënjeshtra e mashtrime. Këtu në tempujtë e errësirës po kërkoni të zhvilloni saktësisht të kundërtën: të shkatërroni ndërgjegjen, ndërgjegjen myslimane, e kristiane, budiste, xhainiste etj. Jeni duke shkatërruar të gjitha llojet e ndërgjegjes dhe të humanizmit njerëzor duke zhvilluar e rënduar edhe më shumë varfërinë – për të krijuar njeriun e ri… Nëse ne nuk arrijmë t’i ndalojmë ata klerikët me pushtetin e tyre fetarë do t’i kalbëzojnë brezat e rinj.

Mund të jetë një imazh i fëmijë dhe ambiente të jashtme

Jam çuditur se si është e mundur të gënjejnë veten… Dhe këta nuk mund të çlirohen prej kësaj shtirjeje, sepse është thesari i tyre i vetëm. Këta klerikë fetar e dinë që prapa tyre ka vetëm errësirë, zbratësia është një kompleks inferioriteti, për këtë ata kapërthehen keqas pas gënjeshtrës e mashtrimit… Ky është një problemi për të gjithë klerikët mediokër. Dinë të mashtrojnë shumë mirë. Nuk mund të tolerojnë askënd që të jenë më të të mirë se ata, vetëm më të varfër në kokë – dhe t’i mbajnë besimtarët në gjendje gjysmë përhumbjeje, sepse kjo i shkatërron iluzionin e tyre të jashtëzakonshëm.

About admin

x

Check Also

INTERVISTA/ Zef Brozi: SHBA shpalli ‘Non grata’ Berishën me informacione të tri dekadave! Tani Drejtësia shqiptare duhet t’ja konfiskojë pasuritë

Ish-Kreu i Gjykatës së Kasacionit në vitin 1994, flet nga SHBA: “Ja ...